Opozitës nuk i del inati me Donald Lu dhe sulmon zëvendësen e tij të përkohshme, me një shkrim të paguar në SHBA: Po punon në mënyrë djallëzore

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

“Washinton Times”, një faqe periferike në SHBA, iu është rikthyer sulmeve ndaj Donald Lu.

Gjë që nuk përbën më lajm, pas sulmeve ndaj këtij të fundit gjatë miratimit të reformës në drejtësi, me shkrime të paguara nga opozita.

Por ajo që të bën përshtypje, është fakti se ajo ka sulmuar gjithë punonjësit e Ambasadës amerikane në Tiranë dhe madje edhe zëvendësen e përkohshme të Lu, se punojnë kundër Donald Trump.

Është një shkrim aq i egër, aq sa as “RD-ja” e PD-së nuk do ta bënte.

Shkrimi i paraqitur në formë opinioni, nuk ka autor, gjë jo normale për mediat perëndimore, pasi analizat dhe opinionet kanë gjithmonë emrin e dikujt si autor.

“Ambasadori i mëparshëm i SHBA në Shqipëri, Donald Lu, ishte i njohur për ndjekjen e një axhende për popullin shqiptar, duke vepruar si një Car, duke mbështetur qeverinë socialiste nën drejtimin e Xhorxh Soros, në një nga vendet më proamerikan në botë. Ne kemi dokumentuar me herët qendrimet e çuditshme të këtij ambasadori.

Mandati i zotit Lu si ambasador përfundoi kohët e fundit dhe në mënyrë interesante u emërtua në ambasadën e Kirgistanit, një situatë që kërkon analiza të mëtejshme në një artikull tjetër.

Megjithatë, duket se anti-Trump-ët, të majtët, të emëruarit e Obamës në Departamentin e Shtetit janë akoma aktivë në Shqipëri, duke njollosur me hundët e tyre presidentin amerikan, pasi ata punojnë dhe raportojnë me kënaqësi atje ku nuk duhet edhe pse ata janë në një detyrë administrative jashtë shtetit për qeverinë amerikane.

Lejla Moisiu-Ones është aktualisht kreu i përkohshëm i Ambasadës deri sa ambasadori i ri të mbërrijë më vonë gjatë vitit.

Postimi i saj fundit në Tëitter vë në dukje axhendën e saj djallëzore për të kapërcyer shefin e saj. Ajo i bëri repost një postimi të ish kreut të FBI, i shkarkuar në mënyrë të turpshme, James Comey, i cili kishte shfryrë ndaj Presidentit Trump.

A mund të imagjinoni kreun e Ambasadës amerikane në një vend të huaj që, në mënyrë aktive minon axhendën e presidentit të Shteteve të Bashkuara? E dimë për fakt që të gjithë politikanët shqiptarë e kanë parë këtë postim. Si mendoni se do t’i trajtojnë ata deklaratat e politikës së jashtme nga Shtëpia e Bardhë, nëse ambasada e tyre nuk do t’i zbatojë kurrë ato dhe, madje, do të nënvleftësojë çdo iniciativë të ardhshme presidenciale në Shqipëri?

Shqipëria, vend anëtar i NATO-s po kthehet në një vend strategjik duke qënë se kohët e fundit marrëdhëniet midis Turqisë dhe SHBA-ve po vihen në dyshim. Qeveria aktuale është e zhytur në trafikimin e drogës dhe në krim dhe e majta në SHBA ende e mbështet, madje duke mbyllur një sy ndaj sjelljes së paligjshme të kësaj qeverie. Pasja e punonjësve të pabesë në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë është një problem i madh”, shkruan kjo faqe.

Me sa duket opozita ka nisur punë për t’i bërë presion ambasadores së re të SHBA-së.(TemA)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Opozitës nuk i del inati me Donald Lu dhe sulmon zëvendësen e tij të përkohshme, me një shkrim të paguar në SHBA: Po punon në mënyrë djallëzore”

  1. Ciku says:

    Nuk vijne ne pushtet kta serbet se populli nuk i voton me!

    1. Kalec says:

      Pamvaresisht se kane paguar hajdaret e PDse, djallezisht po i lepihen Trumpit, e dime te verteten qe jeniceret e Obama Kenianit, nuk mund ta mbulojne urrejtjen ndaj Trump.

      Ky artikull , i sponzorizuar apo jo, i paraqet Demonkratet si lepires dhe ne nevoje, qe jane gati te sakrifikojne jo Shqiperine por dhe mamas per pushtet.
      Tani na nxirrni pak mallin me ate fushaten kundra Trump nga Edvin Ramuti.

  2. Vincent says:

    Turp per ne, keta Jane bere si Republikanet ne Amerike. Mendjethyer, inatci e perbaltje Duke perdorur forma propagande te ish bashkimit sovjetik

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nc nc nc, sa dore te gjate qe ka kjo opozita shqiptare mor aman, deri ne Washington paguan gazeta per te share Donald Lu. Pyetje: cfare provash keni ju qe ka paguar opozita shqiptare per kete artikull? Se ne fakt edhe une nuk kam prova qe juve ju paguan PSja per keto lloj artikujsh.

  4. Haka Tekizoti says:

    Dikush do t’i zbulojë sponsorët e këtij artikulli, që janë qartësisht të nënkuptueshëm, dhe do publikojë faktet. Këtë e di edhe sponsori, por ai mendon se deri atëhere i ka siguruar perfitimet e sulmit. Por është thjesht një shpresë idiotësh, sepse administrata e ShBA nuk mund të ndikohet nga shkrime të tilla të qëllimta e njëherazi dashakeqe ndaj Shqipërisë dhe ndaj ShBA.

  5. Koli says:

    E nisi mire Lu, pastaj u be krahu i djathte i Rames. Minoi ate qe ngriti vete, paragjykoi cilesine e reformes duke insistuar ne nje kryeprokurore qe eshte marionete e Rames.
    Mos te harrojme pisllekun me Bankers…

  6. Alban Dega says:

    NJE KESHILLE PER DITEN !

    THE WASHINGTON TIMES DHE THE WASHINGTON POST nuk jane adgje te perbashket me njera tjetren.
    Gabimisht ne fund te botimit te plote te shkrumitvte paguar sa frengu pulen nga Partia Demokratike me parate e vjedhura ( 600 milione euro ) nga Autostrada e Kusarise se Kombitme parate e gjakun e Gerdecit, me hajni ne e CEZ-it, te ARMO-s, Rapuscanit….
    The Washington Post eshte gazeta e dyte me madhe dhe me e lexuar ne SHBA mbas The New York Times,
    The Washington Times eshte nje gazeten qe nuk e lexojme asa ata qe e botojne. Eshte nje sibije e Sputnikut te RIA-s, GRU- se se Vladimir Putinit.
    Nje pacavure 24 karat ala Fake News !
    Ndaj korrigjojeni kete gabim!

  7. Alban Dega says:

    NJE KESHILLE PER DITEN !

    THE WASHINGTON TIMES dhe THE WASHINGTON POST nuk kane adgje te perbashket me njera tjetren.
    Gabimisht ne fund te botimit te plote te shkrumit te paguar sa frengu pulen nga Partia Demokratike me parate e vjedhura ( 600 milione euro ) nga Autostrada e Kusarise se Kombitme parate e gjakun e Gerdecit, me hajni ne e CEZ-it, te ARMO-s, Rapiscanit….
    The Washington Post eshte gazeta e dyte me madhe dhe me e lexuar ne SHBA mbas The New York Times,
    The Washington Times eshte nje gazeten qe nuk e lexojne as ata qe e botojne. Eshte nje sibije e Sputnikut te RIA-s, GRU- se se Vladimir Putinit.
    Nje pacavure 24 karat ala Fake News !
    Ndaj korrigjojeni kete gabim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *