Rama poston videon: Gati flota e aeroplanëve ‘Air Albania’

23 Gusht 2018, 08:38Sociale TEMA

Sot kryeministri Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook një video, ku shihen punimet për ndërtimin e avionit “Air Albania”.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë moment mbresëlënës të përgatitjeve të fundit të AIR ALBANIA, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama

Shumë qytetare ankohen per cmimet e kripura te avioneve.

Më parë është bërë e ditur se mjeti do të jetë një Airbus 319 dhe fillimisht do të nisë punën në linjën Stamboll-Tiranë-Stamboll brenda javës së parë të Shtatorit.

Nga video duket qartë se avioni do të mbajë ngjyrat e flamurit shqiptar si dhe shqiponjën dykrenare.

Sipas një vendimi të qeverisë,  51% e aksioneve të kompanisë “Air Albania” janë shqiptare, ndërsa 49% i takojnë kompanisë turke të fluturimeve “Turkish Airline”.

2 komente në “Rama poston videon: Gati flota e aeroplanëve ‘Air Albania’”

  1. durresi says:

    Shpresoj qe borxhet qe do krijoj ne te ardhmen kjo shoqeri te mos ti paguaj shteti shqiptare.

  2. florence says:

    ik o plehre shekullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje