Zbulohen shënimet e Dritëroit: Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur

23 Gusht 2018, 08:33Kulturë TEMA
Zbulohen shënimet e Dritëroit: Jam pa perëndi. E kam gjoksin e

Viteve ’90 po u vinte fundi dhe një tjetër fund ndihej në ajër. Diktatura, si një kafshë e plagosur, shkaktonte viktimat e fundit.

Por kishte jetuar gjatë dhe pasojat dhe varret që kishte hapur ishin të thella, ndoshta të pashërueshme. Varfëria e njerëzve nuk mund të mbulohej dot më. Por po aq e dhimbshme ishte edhe varfëria shpirtërore. Ndalimi i besimit fetar qysh në vitin 1967, u kishte mohuar shqiptarëve të kishin shpresë, të besonin përtej së prekshmes.

E ndonëse Dritëro Agolli besonte te letërsia, dukej se e vuante mungesën e besimit në Zot. Kështu shkruan ai në shënimet e mbajtura mes viteve 1988-1990. “Unë jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur”. Asokohe e kishte të ndaluar ta thoshte hapur këtë, ndaj e mbajti ndryrë në shënimet e tij, të publikuara nga e bija, Elona.

SHËNIMET

Ai e kishte vështrimin e mprehtë. Gazetaria ishte profesioni i tij, por syri i gazetarit e ndihmonte edhe në shkrimtari, në ndërtimin e ngjarjeve, vizatimin e karaktereve… Ishin detajet ato që e bënin diferencën. Dhe prej këtij vrojtimi dhe ndjeshmërie, veprat e Dritëro Agollit janë aq të pasura, me ngjyra të gjalla, si të shikoje vetë jetën.

Dritëro Agolli pati mundësi të botonte shumë në gjallje dhe ta thoshte të vetën nëpër biseda e faqe të shtypit, por duket se s’kanë të sosur shënimet e Dritëroit. E bija, Elona, teksa vazhdon të rrënojë nëpër shënimet e të atit, herë pas here ndesh nëpër blloqe e fletore, gjëra të atilla dhe nuk i reziston dot tundimit që t’i ndajë me të tjerët.

Thuajse çdo ditë, ajo boton poezi e faksimile të shënimeve të Dritëroit, aq sa duket sikur ai është i pranishëm më shumë se kurrë. Dje, ajo ka publikuar disa copëza shkrimesh, që datojnë përpara rënies së komunizmit. Ndonëse ishte i majtë në bindje, madje për shumë vite kishte drejtuar Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, një organ me shumë autoritet përpara viteve ’90, ai nuk e kishte të vështirë të shquante problematikat.

Ato i haste kudo ku shkonte me bllokun e gazetarit dhe mbante shënime nga ato që shihte apo ia tregonin. Elona i ka quajtur “thagma të komunizmit”, sepse të atilla ishin në atë kohë dhe vazhdojnë të mbeten. Madje, sot, marrin edhe më tepër një karakter qesharak dhe të pabesueshëm.

“Thagmat e komunizmit në shënimet e Dritëroit. Blloku shënjon në faqen e parë ‘Shënime, 1988- 1990’. I ruajtur së bashku me blloqe të tjera të vogla: shënimet e gazetarit, shënime udhëtimesh, ngjarje për tregime, aforizma e thënie (syresh mjaft të guximshme për t’u shkruar e ruajtur) shënime me kuriozitete nga shtypi ndërkombëtar apo lajmet e ATSH, etj”, shkruan Elona Agolli.

Përmes këtyre shënimeve shprehet shqetësimi i Dritëroit për gjithfarëlloj temash, që kishin të bënin me jetën në fshat, me kulturën, vëzhgime që lidheshin me përditshmërinë e shqiptarëve, me mungesën e kulturës shëndetësore… “Në vendin tonë shpenzohen një milion e gjysmë tubeta dhëmbësh në vit. D.m.th, gjysmë tubete në vit për frymë. Aq pak sa s’bëhet!”, shkruan në fletoret e tij Dritëroi.

“THAGMAT E KOMUNIZMIT”

Si një devolli, bir fshatari, që nuk e mohoi asnjëherë lidhjen me vendlindjen dhe me tokën, Dritëro Agolli duket se ishte i shqetësuar për atë që ndodhte në fshat. Edhe për atë ishte e pakuptueshme se si fshatarit t’i hiqej e drejta mbi tokën, të prodhonte, të mbillte e të korrte, të rriste shpezë në oborr.

Këtë dëshmojnë edhe shënimet në fletoret e tij, të shkruara mes humorit dhe keqardhjes. Ndërsa e vlerësonte shumë punën që pa gdhirë, mirënjohje që e shpreh përmes këtë aforizëm: “Zgjohet dielli mbi pikën e parë të djersës”, shkruante ai.

“PULA E DETIT”

Ishte ndaluar të mbaje në fshat pula e gjela deti. Njëri e mbante fshehurazi. E mori vesh kryetari i këshillit dhe shkuan me dy-tre veta për t’ia hequr.

-Është klloçkë. Është mbi vezë!,-tha i zoti i shtëpisë.

-There! S’duhet ta mbash.

Donte, s’donte, e theri në sy të tyre dhe e hodhi, pasi klloçka nuk hahet. (Panorama)

(Gegë Gjoka -Troshan, Lezhë)

6 komente në “Zbulohen shënimet e Dritëroit: Jam pa perëndi. E kam gjoksin e zbrazur”

  1. vang says:

    Ashtu e paskeni kuptuar ju boshllekun e shpirtit te Driteroit????.NUK paska boshlleqe shpirterore tek te gjithe njerezit per probleme nga me te ndryshmet.????? Epo mire kemi IMAMET pa boshlleqe.Boshlleku i Driteroit ishte zhdukja e shpreses dhe perspktives e atij sistemi qe ai i kishte besuar tere jeten,

  2. ELIOT says:

    EDHE DRITEROI ISHTE NJERI I ZGJUAR … DHE POET I MADH …POR FRIKA PE JETEN PE FAMILJEN E BERI TE MBYLLEJ PERBRENDA DHE TE MOS E NXIRRTE GJITHE TALENTIN E TIJE SI SHKRIMTAR ….. KAM UDHETUAR NJE HERE ME DRITEROIN DHE VAJZENE TIJE TE BUKUR ELONA … PAR HAZAR .. DO TJU TREGOJ NJE HISTORIE TE CUDITSHME POR REALE … ISHIN VITET E FUNDIT TE KOMUNIZZMIT …. ISHA TEK NJE KURSHERI I IME QE ISHTE USHTAR NE NJE FSHAT TE KAVAJES ..U NISA NE MENGJEZ NGA TIRONA DHE ARITA NE DURRES… POR NUK KISHTE AUTOBUZA PER NE FSHATRAT E KAVAJES ..ISHTE E DIELE DHE … U NISA NE KEMBE ..3 OSE 4 K M DHE MBASI ECA ECA ME NE FUND ARRITA …. I LODHUR POR MALLI PER USHTARIN E RI .. E MORA NGA REPARTI DHE ECEM NE FSHATIN E HUMBUR BISEDONIM DHE DOLEM GJATE RRUGES KRYESORE ….. PAME NJE RESTORANT … SHKUAM DHE PIME NGA NJE BIRRE …. DHE NE RESTORANT ISHTE DRITEROI ME SHOFERIN E TIJE DHE GOCEN … NUK I NJHJA .. DHE BISEDONIM …KUR PASHE VAJZEN E BUKUR ELONEN QE PO ME SHIKONTE .. DHE I THASHE C KEMI KOMSHIJE ..PA E DITUR KUSH ISHTE …. DHE AJO ME PA DHE ME PYETI PO TI CBEN KETU .. I THASHE SE KAM ADHUR TEK KURSHERIRI IM QE ESHTE USHTAR KETU ..POR TRENI VJEN NE OREN 7 TE DARKES ..DHE DUHET TE PRES ….NE FAKT KISHTE NJE TREN DURRES ELBASAN QE KALONTE ANDEJ POR NUK E DINJA … DHE E BUKURA ELONA SI TIRONSE QE ISHTE I THA …BABI ESHTE NJE KOMSHIU YNE KETU MUND TA MARRIM ME NE SE TRENI ESHTE SHUME VONE .. DHE DRITEROI ME PA QE NGA KEMEBT NE KOKE DHE I THA SHOFERIT E MARRIM ….. UNE U GEZOVA DHE BISEDOVA AKOMA PAK ME ELONEN .. DHE MBASI HENGREN …. ME MORREN NE MIKROBUZIN E VEJTER TE AKADEMISE QE NGA KATUNI I KAVAJES DERI NE QENDER ..PAGOVA SHOFERIN DHE I THASHE SE SHPEJETI KOMSHIJE ..NUK I NJIHJA ATEHERE …POR ME KUJTOHET DRITEROI I GJATE ME FLOKET …. DHE E KAM AKOMA NE MENDJE ATE PAMJEN E TIJE SIKUR DONTE TE ZBULLONTE CFARE FSHIJA NE MENDJEN TIME DHE DUHET TJU THEM SE ISHA I VESHUR PAK ME MODE …DHE KATNARET ME SHIKONIN ME HABI … DHE DUKEJ QE NUK ISHA BOLSHEVIK…LEXONJA SHUME SHKRIMATERE TE BOTE KUR ISHA I RI POR JO DRITEROIN KADAREN .. PRANDAJ PER MOMENTI E MORRA PER SHKRIMTAR BEDRI DEDEN OSE NDONJE TJETER … POR KUR E PASHE ME VONE NE GAZEAT MU KUJTUA SE ISHTE AI …. DHE NUK MUND TA HAROJE ELONEN E BUKUR ..GOCE TIRONE KINGE .MERCI

  3. katarakti says:

    Na merzitet me keto broçkulla. Nuk kane me asnje vlere. Driteroi ka qene komunist i bindur. I ka sherbyer Partise se Punes me devotshmeri. Dhe ka qene nje nga te privilegjuarit e atij regjimi. Se bashku me Kadarene, Dhimiter Shuteriqin etj etj. Prandaj mos na e ktheni tani ne nje “pellumb paqeje”. Keni filluar te na reviziononi biografite! Sikur nuk e njeh bota ish – kryetarin e Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise.

  4. Don says:

    Te mburresh me Driteroin dhe ta shndrosh ate nga shkrimtar i komunizmit ne mendimtar dhe filozof te kohes tone eshte nje idiotesi dhe varferi intelektuale. Driteroi ska thene gje sepse skishte tru te thoshte. Ai ishte gatuar ne govaten e drunjte te ideologjise se kohes se bolshevizmit.

  5. a.f. says:

    Mos u harxhoni kaq shume me te vdekurit.. kur te gjallet po bejne kerdine..

  6. Arber Iliri says:

    Lerjani historise Driteroin, me keto shenime te 88-90 duket edhe me keq.Komunisti nga devolli qe solli trasten me balte ne lidhjen e shkrimtareve e ka bere balte per 50 vite.Lereni ate pune nashti Kjo gaca e vet te flase per ate cunin qe kishte te dashur ne gjimnaz dhe qe e kercenoi shteti se nuk ishte rangu i Driteroit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje