Emigrantja shqiptare që mundi Greqinë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dhurata Sulçe prej 14 vitesh lufton për të gjetur vrasësit e vëllait të saj në Greqi, por betejën e saj të parë e fitoi në Gjykatën e Strasburgut.

Megjithëse familja e Luan Bërdëllimës nuk u informua asnjëherë nga pala greke se çfarë fati patën hetimet ndaj një polici të dyshuar për krimin, përmes monitoruesit grek të Helsinkit ata ngritën padi kundër shtetit grek dhe në vendimin e Strasburgut thuhet se secili nga të afërmit e Luan Bërdëllimës, një emigrant i rregullt në Greqi i vrarë në moshën 36-vjeçare, duhet të dëmshpërblehet nga shteti dhe përpos kësaj shteti grek duhet të ndërmarrë masa për përshtatjen e ligjit të brendshëm.

“Duam që fajtori të gjykohet, mos të lihet i lirë si në këto 14 vitet e fundit. Të hapen sërish hetimet”, thotë Dhurata.

Gjykata e Strasburgut thotë se hetimet paraprake zgjatën mbi 4 vjet dhe gjatë viteve 2005-2006 nuk u ndërmor asnjë veprim hetimor, dhe se dëshmitarët, të cilët u larguan nga frika, nuk u pyetën.

I vetmi i dyshuar u mor në pyetje dy vjet pas vrasjes së emigrantit, por ndonëse çështja kishte të dhëna për një oficer policie, autoritetet nuk treguan zell për ta zbardhur, thotë Gjykata e Strasburgut.

“Vëllai im u vra kot, ishte në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar aty”, thotë Dhurata.

Si shkelje evidentohet edhe fakti që familjarët nuk u përfshinë si palë civile.

Motra e të ndjerit, edhe pse ishte në listën e dëshmitarëve, nuk u thirr asnjëherë në gjykim.

Gjykata evropiane thekson se autoritetet greke ishin të detyruara të informonin kërkuesit për vijueshmërinë e procesit dhe të hetimeve, por edhe tu vendosnin në dispozicion aktet si edhe dëshmitë mbi përfshirjen e një oficeri policie në vrasje.

Pas fitores në Strasburg, Sulçe shpreson edhe në ndihmën e autoriteteve shqiptare për rihapjen e dosjes:

“Ministria e Jashtme shpresoj që të bëjë diçka tani sepse atëherë nuk bëri asgjë”.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Emigrantja shqiptare që mundi Greqinë”

  1. shqiptar me tru në kokë e këmbë në tokë says:

    Handikapët e Meros, si gjithmonë me tituj bombastikë idiotësie e pordhacërie… ! “Emigrantja shqiptare që mundi Greqinë”…???!!! Hahahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaa…çfarë debilash…!!!

  2. Flm says:

    Bravo nje vendim qe qeteson shpirtin e viktimes dhe qe fuqizon edhe me shume demokracin e Hellades, qe mban ne gjirin e saje 1 miljon nevojtar Shqipetar.
    ####
    Perseri nje Grek (monitorusi Grek i Helsinkit), bashk .
    me motren e viktimes i dhane drejtesi nje krimi. Sigurisht se ne Greqin Europiane funksionon Ligji dhe te drejtat e njeriut.
    ####
    Por a e mendoni ne Shqiperi sa krime me masive dhe me te tmershme, nga vet Shqiptari tek Shqiptari nuk kane gjetur rrugen e drejtesis.
    ####
    Keto me siper i shkruaj, per disa “Papagaj te ligesis”, qe thjesht nuk i intereson viktima, por thjesht te baltosin, c’te mundin nga Greqia dhe te shfryjne dufin e ligesis dhe te shkerdhatllekut te tyre.

  3. Nik says:

    Titulli èshtè mè se kuptimplot.Qytetarja shqiptare fiton kauzèn ndaj nazi-fashistève grek falè avokatit grek qè ka ndjekur çèshtjen .Sensibilizimi i gazetès ndaj akteve barbare tè policis greke duhet tè zgjoj pèrshmb opozitèn e pèrgjumur por edhe shoqèrin civile pèr tu ngrit dhe mbrojtur jetèn e çdo shqiptari .Ka patur mè shumè se njè rastè ku policia greke ka duart e saj tè gjakosura me gjak shqiptari kur diplomacia jonè ulur nè tavolinè bisedimesh me grekèt kanè vite na diskutojn problemet botèrore?(Jo e lagu jo se lagu bregu Korfuzin apo Sarandèn)Njè orè e mè parè mashtruesve dhe vrasèsve grekè t’iu kèrkohet llogari pèr jetèt humane shqiptare,nèqse shqiptarèt mblidhen tè majt e tè djathtè ,patriotè dhe njerèz tè ndershèm nè greva pèrpara ambasadès greke nè tiranè pèr tu demostruar se ka ardhur ora tè pèfundojn me pisllèqet shekullore qè luajn nè shpinèn e shqiptarève.

  4. Nipi-uk says:

    Shteti grek eshte fatkeqsija e europes. Dhunon te drejtat e refugjateve dhe i trajton emigrantet si Hitleri hebrejte.
    Ato zoti i ka ndershkuuar deri tani greket jane budallejne dhe kane lidhje me shtetet islamike terroriste.

  5. Gazi says:

    Politika eshte me poshte se njerezit e thjeshte.Njerezit duhet te vihen ne levizje vete se nga politika asgje nuk mund te pritet.Kur politika ben sikur leviz dhe hap “driten jeshile”te jeni te sigurt qe ka qene e detyruar nga njerezit dhe opinioni publik.

Lini një Përgjigje te Nik Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *