FAKTET: Zbardhet intriga ruse, ja kush fshihet pas shkrimeve kundër vetingut në “Washington Times”

24 Gusht 2018, 20:44Politika TEMA

Në një koment të publikuar këtë të premte në “Washington Times”, gazetari L. Todd Wood shkruante se procesi i vetingut është përdorur nga Kryeministri Rama për të zhdukur kundërshtarët e tij politikë.

Ky në fakt nuk është artikulli i parë që shkruan në Washington Times, kundër reformës në drejtësi, gazetari amerikan L.Todd Wood. Një ditë më parë, po në Washington Times shkruhej se “qeveria aktuale e vendit është e zhytur në trafikimin e drogës e krimit dhe se e majta në SHBA ende e mbështet atë”. Gjithashtu, në Shkurt të vitit 2017, Todd Wood, shkruante se ambasadori amerikan Donald Lu, po destabilizonte Shqipërinë sipas linjës së George Soros.

Siç duket, gazetari Wood është konseguent në tre konstatimet e tij përmes të cilave sulmon vazhdimisht Shqipërinë: reforma në drejtësi, lidhja e supozuar Soros – Donald Lu dhe ndikimi i Kryeministrit Rama.

Natyrshëm lind pyetja se pse një amerikan ka kaq shumë interes për të shkruar vazhdimisht mbi Shqipërinë, i kapur fort pas të njëjtave argumenta që vërtiten rreth teorisë konspirative se George Soros ndikoi reformën në drejtësi e se ambasada amerikane në Tiranë mbështeti Edi Ramën për kapjen e drejtësisë.

Pse një ish-pilot amerikan i Air Force i konvertuar në gazetar, si Todd Wood, me vendbanim në Moskë, është i interesuar të “godasë” vazhdimisht Shqipërinë?

Le t’i marrim të gjitha faktet një nga një:

Todd Wood është jo vetëm një autor librash dhe korrespodent i gazetave të ndryshme. Ai është gjithashtu themelues dhe drejtues i websajtit rus “Tsarizm”.

Së fundmi, mediat amerikane e kanë vënë këtë portal në qendër të sulmeve si një pasqyrë e pështirë e propagandës pro ruse. Kjo jo pa arsye. Shkaku është bërë një emër i veçantë, që është anëtar bordi i këtij websajti dhe bashkëautor i shumë artikujve që fabrikohen aty: Yuri Vanetik, mik dhe bashkëpunëtor i Tod Wood.

(shih foton numer 1 nga websajti Tsarizm).

Vanetik, i lindur në Rusi është një emigrant në SHBA me profesion financier që në Shkurt të vitit 2017 u emërua bashkë-kryetar i financave të Partisë Republikane në SHBA. Ajo që pak dihej për Vanetik ishte veprimtaria e tij si lobues në kongresin amerikan për llogari të politikanëve fillimisht nga Ukraina dhe aq më pak, për lidhjen e tij të thella me rusët.

Por si doli në dritë lidhja e Vanetik me gazetarin Wood?

Vanetik është sot nën akuzë për shkelje të ligjit amerikan për lobimin. Pak pasi Yuri Vanetik ishte në krye të fushatës “Great Amerika”, një fushatë e mbledhjes së donacioneve në mbështetje të presidentit Trump në zgjedhjet presidenciale (gjatë vitit 2016 ai ndihmoi në mbledhjen e mbi 30 milion dollarëve për fushatën Trump), rezulton se në mënyrë ilegale ai ka lobuar për dy politikanë ukrainas përmes firmës së tij të lobimit “ “Medowood Management LLC”

“Në shtator të vitit 2017 ai organizoi takime private midis lidershipit të Partisë Republikane ku shërbente si financier dhe Serhiy Rybalka, deputet i partisë radikale ukrainase i cili është nën hetim për evazion fiskal, pastrim parash dhe i cili mbështet separatistët rusë përmes shkeljes së bllokadës tregtare të vendit”, shkruajnë mediat amerikane (shih linkun) https://medium.com/@Erinlank/americas-friendly-neighborhood-foreign-agent-1f177aabf72b).

Vanetik nuk u rregjistrua në departamentin e drejtësisë si një agjent i huaj për këto aktivitete lobimi deri në 7 Tetor 2017 dhe vazhdoi të punonte me ukrainas të tjerë përpara se të nënshkruante sipas ligjit, një kontratë pune me ta.

Për më tepër, përmes portalit rus të Todd Wodd, ai fabrikonte lajme në favor të klientëve të tij. Madje një të tillë e kishte shkruar me emrin e tij edhe Todd Wood, ku kundërshtonte arrestimin nga qeveria e Ukrainës të Yrina Savytskaya, për lidhjet e saj me opozitën e vendit. Asokohe Wood u tha gazetarëve se nuk kishte marrë lekë nga Vanetik për këtë shkrim, por pranoi se po, kishte një marrëdhënie shumë të afërt me Vanetik. (shih foto nr.2)

Vanetik, me lidhje të shumta në administratën Trump për shkak të pozicionit të tij në fushatën e Trump, pranon hapur që është një mbështetës i Presidentit Rus Valdimir Putin, duke postuar edhe në rrjetet sociale, fotot e Putin. (shiko foton nr.3 ). Kështu, bashkë me Todd shkojnë të dy pas rrymës pro ruse.

Emri i Vanetik përmendet në raportimet e mediave ndërkombëtare si pjesë e takimeve të politikanëve e oligarkëve rusë që synojnë të rrisin influencën ruse në SHBA.

Çfarë i lidh këta dy njerëz me Shqipërinë?

Gjithkujt i kujtohet skandali që shpërtheu para pak kohësh me paratë e dyshimta të lobimit të partisë demokratike. Investigimet zbuluan se PD kontraktoi lobuesin Nick Muzin për t’i mundësuar jo vetëm takime me zyrtarë të administratës Trump, por edhe intervista e artikujt propagandistikë, kundër qeverisë Rama, në websajtin e krahut të djathtë, Breitbart News.

Për ata që nuk e dinë, websajti është pronë e Andrew Breitbart, konservatorit amerikan për të cilin mediat amerikane kanë zbuluar se ka qënë mik i afërt me Vanetik, gjatë viteve të studimit në të njejtën klasë, në Institutin Claremont të Programit të Bursave Lincoln. (SHIH FOTON NR.4, 5)

Trinomit Muzin – Breitbart – Vanetik i shtohet edhe një tjetër emër i përfolur për aferat ruse në SHBA, Michael Flynn. Michael Flyn, ish këshilltari për sigurinë i Presidentit Trump doli para gjykatës për akuzat që rëndojnë ndaj tij, pasi gënjeu agjentët e FBI-së që po hetonin ndërhyrjet e Rusisë në zgjedhjet e 2016-s.

Pak pasi la këtë detyrë, Flyyn nisi detyrën si drejtor i strategjisë globale për një firmë të re lobimi në Washington, me emrin “Stonington GLOBAL”.Media amerikane ka zbuluar se në fakt, firma e re është thjesht emri i ri i një firme të vjetër, “Muzin Capitol”, në pronësi të Nick Muzin.

Mediat amerikane sjellin në vëmendje se si Vanetik, ashtu edhe Muzin kanë kryer të njejtat shkelje ligjore në aferat e tyre të lobimit. Vanetik shkruante artikuj në portalin e Wood pro politianëve ukrainas, pa i deklaruar ato si veprimtari lobuese në Departamentin e Drejtësisë Amerikane. Të njejtën gjë ka bërë Flyn në emër të shtetit turk.

Flynn nuk u regjistrua si agjent i huaj dhe gënjeu qeverinë për pagesat e tij nga Turqia. Si pjesë e shërbimeve të tij, Flynn siguroi publikimin e një editoriali të favorshëm për qeverinë turke. Artikulli i tij “Turqia jonë aleate është në krizë dhe ka nevojë për mbështetjen tonë”, u botua në “The Hill” në ditën e zgjedhjeve.

Kujtojmë se në vitin 2016 këshilltari për siguri kombëtare të presidentit Trump, Michael Flynn ka patur një kontratë lobimi me qeverinë turke për rrëmbimin e Fetullah Gulenit nga SHBA , kontratë me vlerë 15 milionë dollarë. Flynn dhe djali i tij, Michael Flynn Jr., thuhet se u takua me zyrtarë të qeverisë turke në dhjetor 2016 – pasi Michael Flynn ishte zgjedhur tashmë si këshilltar i sigurisë kombëtare – dhe u diskutua “Mundësia e transportit të z Gulen në një avion privat në burgun turk në ishullin e Imrali.

Flyn, miku dhe partneri i biznesit të Muzin është gjithashtu miku i Vanetik dhe i një emri tjetër që në këtë investigim në afron më shumë me Luzlim Bashën, Kemal Alptekin.

Sipas gazetës “The Wall Street Journal“, “Njësia e Regjistrimit të Agjentëve të Jashtëm” ka nënshkruar një marrëveshje me biznesmenin turk Kamil Ekim Alptekin, mikun e Luzim Bashës, “për të mirën e Republikës së Turqisë”.

Kamili, që nënshkroi kontratën me Flynn në emër të shtetit turk, është një shok universiteti i Lulzim Bashës që ka përfunduar studimet në Utrecht, për ligj dhe ekonomi. Në kohën që Lulzim Basha ishte Ministër i Jashtëm e emëroi Qemalin Konsull nderi të Shqipërisë në Turqi, ndërkohë që ai rriste aktivitetin e tij në botën e biznesit, lidhjet me ushtrinë turke, dhe kompanitë off-shore.

E gjithë kjo skemë shpjegon si arriti Lulzim Basha deri të Yuri Vanetik e gazetari i tij Todd Wood.

Nga Kemali që nënshkruan kontrata për favor të Turqisë me Flynn, te Muzin, nga Muzin te Andrew Breitbart, miku i fakultetit të rusit Yuri Vanetik, shkelës i ligjit amerikan, për të përfunduar te dritarja e propagandës së tij, Todd Wood, i cili shkruan paralelisht në Washington Times me të njejtën gjuhë që Lulzim Basha përdorte kundër ambasadorëve të huaj në vendin tonë.

26 komente në “FAKTET: Zbardhet intriga ruse, ja kush fshihet pas shkrimeve kundër vetingut në “Washington Times””

  1. trumpistovic says:

    Lul Basha,Ilir Meta,Sali Berisha keta anti-shqiptare te qelbet qe bashkepunojne me Putinin kunder kombit shqiptar. Ptuuu felliqesira.

  2. ALBAN DEGA says:

    NJE PACAVURE E BLERE SA FRENGU PULEN

    – 100 000 dollare te vjedhura
    shqiptareve per nje tacibao
    berishiste …

    Themelues i saj eshte koreanojugori Sun Myung Moon, drejtues i nje sekti te padeshirueshem ne shumicen e vendeve te Botes.
    Abonimet dhe shitjet e saj jane me pak se 1/250 e “ The Washington Post” dhe 1/350 e “ The New York Times “.
    Sipas te dhenave konfidenciale, vetem per kete pacavure ala tazibao leifeniste, Partia Babale ka paguar rreth 100 000 dollare nga parate e vjedhura nga 600 milione eurot e plackitura nga Autostrada e Kusarise se Kombit, nga gjaku i Gerdecit, CEZ-i, ARMO, Rapiscani etj .
    Hajde besoju pacavureve te tilla qe nuk e lexojne as botuesit e saj ! Nje nivel qesharak, gerdites pa adnje fakt pervec parullave dhe rrenave te peshtira te SHQIP-it .
    Sic e theksova edhe dje ne komentin direkt per kete shpifje te paguar nga SHQUP-i , me pseudonimin e vete gazetes ne fjale, Blue Heart, pasi nuk doja te hapja llogari falas me te, ajo ngjante si dy pika uje me Fake News te RIA-s, GRU-se dhe Sputnikut te Putinit
    Ajo qe ra ne sy ishte lukunia e komentuesve kamikaze te Partise Babale qe derdhen gjithe rrenat dhe helmin e Sali Karaxhicit, Lulezim Bashicit, Mul Stanishicit, Enkeled Gebelsit, Edi Palokarit… “Bandes se Gangstereve “ politike, biologjike e mediatike te Berishes kunder Shqiperise! ?
    Aresyeja dihet: tmerri dhe lemeria e Vetingut dhe Reformes ne Drejtesi qe po perparojne duke prishur folene e genxave dhe kucedrave te korrupsionit te tyre!

  3. Kalec Dega says:

    Paska te drejte ky Todd..eshte e vertete qe Rama po perdor Vetingun per spastrim politik se e ka tmerr nje veting te vertete, se ka frike nga drejtesia, se ka vjedhur dhe shkelur ligjin dhe tradhetar ashtu si Fatosi, Saliu e Ilir Meta.

    1. Dyrrahu says:

      Ti more karec mos i fut ne nje thes ata qe e shkaterruan Shqiperine me ata qe po mundohen ta bejne ate.
      Çdo veprim i Sali Berishes e i Lulzim Bashes eshte zhdukja e teritoreve, e vlerave te Shqiperise.
      Çfare thot gazetari i shitur te ruset mos na trego sepse ai per llogarite e tradhetareve shqiptare punon.

    2. Mehmut Elezi says:

      TE LUMTE SUMA !

      As Stanishici nuk do e kishte shkruar me bukur!
      Sallate ruse me salce serbe !

  4. mario says:

    Inteligjenca ne maksimum. Zeri i Popullit alias tema ja u cori masken komplotuesve, ata ne gryke te pushkes ne gop te meros poshte imperialistet. Rrofsh tema se na ndricove

    1. Vk says:

      Po ti sndricohesh kollaj o arusha, rri ne shpell ose kthe andej nga ke dal, rro.ka.i

  5. miri me.... says:

    Lulezim bashovici bashk me ca si ai strazimiri qe e kan rrahur sa her qe i ka ngren suma, me ca bardhi, alibeja qe duket si xhepist autobuzesh, ca paloqe e salianuca e me radh te gjith te partise te horrave te ashtu quajtur (DEMOKRATIKE) nuk jan vec tjeter, se llummmm plerash qe imagjinoni tju japesh celsat e shtetit ketyre fundurrinave qe cfar nuk bejne e sajojne lloj lloj makinacionesh si esi per te shpetuar nga ndeshkimi i krimeve qe kan ber ketij vendi bashke me regjizorin e tyre mizor sali vicidolovic berishovic.. ae kuptoni o njeres me ca kemi te bejme, o zot na rujt………..

  6. miri mecos says:

    O tema pse nuk e publikoni komentin qe bera pak me pare

  7. qejfliu says:

    Ore kete e kapem ne, nuk ka rendesi si do ishte ky Wood se ne cdo rast Tema do e nxirrte nje lidhje si personazhi i Antenes Gimja e puros.

    Pyetja magjike eshte: Washington Post pse ia boton?

    1. Yyyyt says:

      Eshte Washington Times or loku jo Washington Post eshte njesoj si gazete Farihut

  8. Thanasi qe ta plasi says:

    Bravo çuna e gjetet armikun e jashtem. Armikun e brendeshem e gjeti Rama paradite. Sado qe perpiqen keta armiq, populli yne heroik nuk u ze bese se e di mire qe Shqiperia nuk eshte vendi i kanabisit, nuk eshte vendi ku vetingu eshte nje deshtim dhe nuk eshte vendi ku parlamenti eshte i mbushur me kriminele. Shqiperia nuk eshte vendi ku ministri i brendeshem e ka ne burg te vellain si trafikant droge, nuk eshte vendi ku ministria e arsimit ka nje diplome masteri te UFOS, nuk eshte vendi ku financat drejtohen nga nje njeri qe ka studiuar jo ekonomi por gjuhe angleze. Keto te gjitha jane shpifje le te plasin armiqte e jashtem e te brendeshem.

  9. Turi says:

    Bravo, kushdo qe in nxorri ne shesh keto ndyresilleqe qe bejne esadistet. Kjo eshte karakteristika e esadisteve; bashkepunojne me djallin per interesat e tyre ekonomike dhe politike. Aleati i tyre ka qene Rusia dhe Serbia (permendim ketu se si Zogolli i nipi i Esat Pashe Toptanit erdhi ne fuqi me mbeshtetjen e Rusise dhe Serbise dhe (ju fali Serbise Shen Naumin e te tjera) qe derguan forcat e tyre ushtarake te rrezonin shqiptarin e shquar, kryeministrin Fan S. Noli). Ndersa per vete Esat Pashe Toptanin te gjithe e dime se si perfundoj i vrare ne Paris nga Avni Rustemi (mer ta liumsha doren) per tradheti kombetare. Toptani ju fali Serbise e Malit te Zi toka shqiptare per te ardhur ne pushtet. Dhe shqiptaret e vertete ja prene koken. Sot nuk ka dale akoma nje Avni Rustem qe t’ju prese koken Lulzim Bashes dhe Sali Berishes qe ju dhane detin Greqise per te mbajtur pushtetin e tyre. Pikerisht ate qe beri Esati me tokat e veriut, keta sterniper te Esatit bene me detin e jugut te Shqiperise. Tradita e ketyre gjak-esadisteve vazhdon perderisa ne do ti leme te qarkullojne njerez te tille. Ku je more Enver qe ti varje ne litar sepse per fat te keq Edi Rama nuk ka kohe sepse po ben plazh dhe litarin e perdor per ushkuret e brekusheve te tij. Z. Rama jam nje perkrahes i forte i joti, por nuk me pelqen qe je nje udheheqes laissez-faire (qe i le gjerat te kalojne). Te keshilloj te shikosh serine televizive ‘House of Cards’ te mesosh sado pak nga politika amerikane dhe forca qe duhet te karakterizoje nje udheheqes te forte. z. Rama Babalen e le te shkoje, Lulzimin dhe Berishen po i le te shkojne. Ke kaq shume fakte. Denoncoji keta esadiste. Pajtohem fort qe me se fundmi i quajte me emrine vertete, ESADISTE. Por duhet te besh dicka per kete, jo ti lesh te lire te shkojne. Sepse keta kurre nuk do te ndalen (sebashkun me gjarperinjte e tjere esadiste – qe parane kane per Perendi) derisa sa ti nxjerrin fundin Shqiperise me ndihmen e ruso-skllaveve. PFTUU MASKARENJ!

    1. Naumo says:

      Turi ke te drejte.Komdnt shume i mire por Rama edhe pse nuk ka bere denoncime per kriminelet e medhenj si Saliu Basha etj dhe opozita e akuzon se ka kapur drejtesjne.Ata Kane para te madhe dhe blenne cdo gje.Fakti j fundi me artikullin e gszetarit amerikan qe akuzonte amasadorin amerikan apo ate europian si dhe Edi Ramen se na pengojne vetingun. Keto Jane parat qe derdhen lum nga pd.per te rrezuar kryeministrin e ligjshem Edi Rama dhe ti ven flaken shqipetise.Sot per sot Rams nuk mud te bej ashje persa Saliu dhe Basha kan kapiur drejtrsine.Prandaj dhe vetingu po ecen nga dal se e pengom opozita qelbur.

  10. Luli says:

    SA QESHARAK QE JENI BERE O TEMA E MEROS.SHQIPTARET PO HIKIN SIKUR TE JETE LUFTE,JU MRONI HAJDUTET E POPULLIT ME TE VARFER NE EUROPE.BOLL SE LATE NAM

  11. ceni says:

    Me pak fjale “te dhjere por krenare”,keshtu do ta quaja miqesine shqiptaro-kineze!Kjo eshte edhe aresyeja se perse Salija nuk do t’ja dije fare se ate e ka pjelle “nena dhja”!Rrofte miqesia shqiptaro-kineze!

  12. Dyrrahu says:

    Shqiptare,
    Ruajuni nga deklaratat, shikoni te bemat.
    Lulezimi ku shkoi mu. e beri.
    Sala sa ishte tradheti beri, pra mos i besoni se çfare deklarojne, shikoni se çfare bejne.
    Njeri vret e pret, vjedh e shet, tjetri merret me armiqte e kombit, lobon e bashkepunon per ta shkaterruar Shqiperine e brisht.
    Ah, sikur te kisha fuqine qe te beja gjyqin ne sheshin Skenderbe.

  13. Illyria-Shqiperia says:

    Cfare do te shkruajne horrat amerikane apo ruse a turke, nese populli nuk e do Lulzim Bashen, ne pushtet ai kurre nuk do te vije. Shembull eshte Armenia, ku as shba as Rusia nuk paten fuqi te dalin para qindra mijreva te cilet kerkonin ndryshim. Luli ska per te ardhe ne pushtet sa te kete memorie ky popull.

  14. Leo says:

    Nuk ju paska zone gjumi tere naten per tja shpjeguar popullit. Sic duket presioni nga lart per te zbuluar armikut e partise paska qene goxha I madh.

  15. Klea says:

    ??? sa kom qeshe. E zbardhi Mero rrezikziu intrigen. Ahhhh sa poshte kemi rene. Rama eshte pjedha e keqe qe fundosi kete vend.

    1. Cop mishi says:

      Rama e fundosi eeee hajde pyk hajde, salihu e kishte nxjerr ne maj shqiperine dhe ky po e fundos eee ncncnc te vetmit qe po fundosen jane Salihu Lulqimi Muna Hajduti Floririt & Co.

  16. lushnja says:

    Vuani nga obsesioni per te gjetur nje komplot kunder Edit te shqiperise. Rrotullohet rrota.

  17. Akiro says:

    X tema, komplimente per analizen.
    X lexuesin, washington times nuk eshte Washigton Post (kjo e fundit world wide, e para shume modeste)
    Kur flitet per lidhje russe.. ndihet edhe nga reagimi

  18. Hapni syte says:

    Ore eshte The Washington Times dhe JO Washington Post se late nam. Shikoni mire se cburim eshte dhe pastaj vleresoni saktesin. I gjith lajmi eshte nje nga turpesite e rradhes te porositura nga opozita me keto lobimet pro Shqiperise qe na e zbatdhin faqen na e ndrisin. E bukura eshte qe ky Washington Times dhe lajmi i tij per Shqiperine lexohet vetem ne Shqiperi se ne amerike se njeh njeri kte lloj medie

  19. Nik says:

    Tè gjitha komentet pothuajse kundèr opozitès dhe elitès qè i drejton, po zbulimi dhe shèrbimi sekret shqiptar nuk ka asnjè faj?? Ambasada ruse nè tiranè èshtè shtèpia e berishès dhe lulit,investon me mijra dollar nè kulturè,propagand pozitive ndaj rusève,agjensi promovimi pèr turizèm ,pèr politikèn berishes etj .
    Harruat kur luli la çadrèn dhe hyri nè ambasadèn ruse nè tiranè ku bisedoj me ambasadorin ??
    Nèqoftèse do tè funksiononte magjistratura dhe prokuroria atèher mund tè merrnim njè pèrgjigje nga luli pèrse shkoj nè ambasadè dhe ku i gjeti mijra dollar tè lobonte me agjentèt rusè kundèr shtetit shqiptar.rasti nè fjal shèrben si pèr PS èn por nè veçanti pèr PD èn pèr tè pastruar partin nga kèta lepuj qè shiten falas tek rusèt dhe besoj se nè PD ka energji dhe forcè pèr tè rinovuar nga themelet .Tè marrim leksione se çfar ndodhi nè mal tè zi,maqedoni nga spiunazhi rusè.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje