Jari, i shqetësuar për sherret brenda PD: Dikush kërkon të përçajë Babalen me Lymin

24 Gusht 2018, 20:03Antena TEMA

Jari ka shprehur sot shqetësimin për sherret brenda PD-së.

Pas disa polemikave të egra mes portalit të Lulit dhe Lymit, Jari ka ndërhyrë me një Twitter në shqip, për të qetësuar situatën:

“Dikush po përpiqet të na përçajë.

Duhet ta dini mirë se Lymi ka dhënë prova se partinë e ndërron, por zonën elektorale jo”

Më pas, Jari bëri sqarimin e tij:

“Të dashur demokratë. Jari ju sqaron.

Ka disa ditë që një nga portalet tona, ai që zbuloi skandalin “Babale”, po sulmon deputetin tone, Lymin, me egërsi të madhe.

Kjo që po ndodh duhet të jetë investim i Edi Ramës, për të na përçarë.

Duke sulmuar Lymin, portali jonë ngre dyshime se nga udhëheqja e lartë e PD, ka udhëzime për të goditur kuadro të veçantë.

Kjo do të ishte shumë e dëmshme.

Unë e kam pyetur Lymin se si i ka raportet me Lulin dhe ai ka thënë se ka mbaru punë me të, ja ka bë pagesën në zgjedhje.

Në qoftë se është e vërtetë, nuk besoj që udhëheqja të ketë dhënë direktivë për të goditur Lulin.

Nga ana tjetër, ka thashetheme se portali është mërzitur me Lymin, se kur ka qenë historia e “Babales”, Lymi ka premtuar që do ta paguajë ky “Babalen” nëse del me sukses.

Më pas Lymi nuk ka pranuar të paguajë, Babalja iku i mërzitur në Kosovë, kurse kunati i tij po ankohet lart e poshtë për lekët dhe i ka ngel në derë portalit.

Unë e pyeta Lymin dhe për këtë dhe më tha që vërtetë i premtova, por nëse filmonte vëllain e Xhafajt, jo të bënte film kinostudioje.

Dyshimi i tretë është se ky djali i portalit duhet të jetë deputet i Lushnjës dhe kërkon të eleminojë Lymin që tani nga lista.

Këtu e ka gabim, se Lymi ka treguar që ndërron parti, por jo zonë elektorale.

Ndaj mendoj se duhet të ndërhyjë udhëheqja për qetësimin e gjakrave.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje