Luftë e egër brenda demokratëve, portali i financuar nga PD sulmon ashpër deputetin demokrat: Është dënuar për korrupsion

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Në Partinë Demokratike gjërat nuk janë duke shkuar edhe aq mirë.

Përveç faktit që në sondazhe janë shumë prapa PS-së dhe rrezikohen nga LSI, në PD ka plasur edhe një luftë e brendshme mes klaneve të partisë.

Prej disa ditësh, portali i financuar nga PD, që drejtohet nga gazetari që nxorri përgjimin e “Babales (thuhet se financuesit e portalit janë pikërisht deputetët që denoncuan në media “aferën Babale”, duke publikuar përgjimin) ka nisur një sulm të egër ndaj deputetit demokrat, Myslim Murrizi.

Ky portal e akuzon Murrizin se është dënuar për korrupsion.

Shkrimi i plotë i Boldnews

Myslim Murrizi, deputeti-biznesmen i Partisë Demokratike, i cili mburret se pasurinë e tij e ka fituar nga burime të ligjshme, në fakt rezulton se ka krijuar para edhe në forma jo-ligjore, në kohën kur ushtronte funksionin e zyrtarit të lartë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Madje, ai rezulton i dënuar me 3 vjet burgim për “mitmarrje” nga Gjykata e Apelit të Durrës, dënim i cili i është konvertuar në shërbim prove.

“Boldnews.al” ka siguruar vendimin nr. vendimin nr.3099, date 14.09.2006 të Gjykatës së Apelit Durrës, e cila ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë Durrës, për dënimin e deputetit të sotëm, Myslim Murrizi.

Fabula është e thjeshtë dhe tipike për realitetin shqiptar, ku një zyrtar publik, në këmbim të favoreve administrative, merr para nga personat të gjendur në shkelje.

Myslym Murrizi, në krye të një grupi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në muajin Shtator 2003, ka përfunduar kontrollin në Degët e Doganës Qafë-Thanë dhe Durrës. Nga ky kontroll, ndër të tjera, ështe shpallur debitore shoqëria “Agroteks” sh.p.k. Lushnje, me pronar Qemal Kozare, për nje detyrim doganor, në shumën 627.000 lekë, për praktikat e importit të viçave për vitin 2002 dhe tre mujorin e parë të vitit 2003.

Ka rezultuar se, në fillim të vitit 2004, pra disa muaj pasi kishte përfunduar kontrolli dhe akti përkates ishte depozituar, i pandehuri Myslym Murrizi ka takuar në Durrës të pandehurin Qemal Kozare, prej të cilit ka marrë një shume prej 750.000 lekë të reja. Sipas spjegimeve fillestare të dhëna gjate hetimit nga Qemal Kozare, kjo shumë është marrë për të mbyllur shkeljet e kryera në Doganën e Qafë-Thanës. Më pas, midis Myslym Murrizit dhe Qemal Kozares kanë lindur mosmarrëveshje për faktin se, meqenëse Myslymi nuk e ka mbyllur problemin në Doganën e Qafë-Thanës, i pandehuri Qemal i ka kërkuar të pandehurit Myslym që t’i kthejë lekët e dhëna prej tij.

Më pas, Qemal Kozare, në datën 14.04.2006, i është drejtuar me një kërkesë Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave, ku, ndër të tjera shkruan se “I kam dhënë bakshish Myslym Murrizit për të mbyllur veprimin e gabuar, nga i cili kishte lindur detyrimi doganor”.

I pandehuri Myslym Murrizi, kur ka marrë dijeni për këtë shkresë të hartuar nga Qemal Kozare, ka bërë kallëzim penal ndaj tij për veprën penale të “Shpifjes për shkak të detyrës”. Mbi bazën e këtij kallëzimi, Prokuroria e Rrethit Tiranë ka nisur procedimin penal. Pas kryerjes të disa veprimeve hetimore, kjo prokurori ka shpallur moskompetencën e saj, duke ia kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Durrës, me arsyetimin se duhen të vazhdohen hetime për veprën penale të “Mitmarrjes” për të pandehurin Myslym Murrizi dhe meqenëse vepra penale është kryer në Durrës, kompetente eshte ajo prokurori.

Prokuroria e Durrësit kreu hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim, ku Murrizi dënohet me 3 vjet burgim, të konvertuar në shërbim prove, për veprën penale të “Mitmarrjes”. Ky vendim lihet në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Durrës.

Por çështja gjyqësore nuk përfundon këtu. Myslim Murrizi ushtron rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila, me vendimin nr. 423, dt. 25.04.2007, vendos pushimin e çështjes. Me një argumentim absurd, Gjykata e Lartë pranon ekzistencën e mitmarrjes, pranon edhe faktin që Myslim Murrizi i ka kthyer një pjesë të parave Qemal Kozares, pas presioneve të këtij të fundit për shkak se nuk i kishte “mbaruar punë”, ka administruar edhe mesazhet ndërmjet dy personave, ku flisnin pikërisht për kthimin e shumës që Kozare i kishte dhënë Murrizit dhe, sërish, Gjykata e Lartë ka vendosur pushimin e çështjes.

Në shpjegimin e saj, Gjykata e Lartë shprehet se çështja duhet të pushohet, për faktin se, edhe nëse Myslim Murrizi ka marrë paratë, siç pretendon Qemal Kozarja, ai gjithësesi nuk do të kishte mundësi të ndryshonte rrjedhën e procedurave administrative, për faktin se akti i konstatimit të shkeljeve ishte dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe ai nuk mund të tërhiqej më pas.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga Kristaq Ngjela, kryetar, Besnik Imeraj, relator, si edhe anëtarë Fatos Lulo, Ylvi Myrtja dhe Spiro Spiro. Nga kjo pesëshe gjyqtarësh, 2 prej tyre janë larguar për shkak të Vetingut (Besnik Imeraj me dorëheqje dhe Fatos Lulo me shkarkim). Ndërkohë, gjyqtari Spiro Spiro ka qenë kundër pushimit të çështjes ndaj Myslim Murrizit dhe ka kërkuar shpalljen fajtor të tij.

Pra, Murrizi ka “shpëtuar” në Gjykatën e Lartë nga dy gjyqtarë të larguar nga Vetingu dhe me një gjyqtar kundër, gjë që e shndërron vendimin e pushimit në një akt të cënueshëm moralisht, por, pse jo, edhe ligjërisht.

Fakti që vendimi i Gjykatës së Lartë ishte absurd konfirmohet edhe nga argumentat e gjyqtarit në pakicë, Spiro Spiro, i cili është deklaruar tërësisht kundër vendimit të pushimit të gjykimit kundër Myslim Murrizit.

Ja si argumenton gjyqtari në pakicë:

“Nga aktet rezulton se, si Gjykata e shkallës së parë, ashtu edhe ajo e Apelit Durrës, kanë pranuar të provuar se, i gjykuari Q. Kozare, president i shoqërisë tregtare ″Agroteks″ sh.p.k. me qëndër në qytetin e Lushnjës, për të mbyllur një ″problem″ që i kishte dalë në përfundim të kontrollit që ishte ushtruar nga grupi i kontrollit të K.L.SH.-së, në përbërje të të cilit është edhe i gjykuari M. Murrizi (i cili kryente detyrën e përgjegjësit të sektorit për doganat në departamentin sistemit fiskal), i dha në formë mite këtij të fundit, shumën prej 750 mijë lekë. Kanë pranuar gjithashtu të provuar edhe se, pasi ″problemi″ i krijuar në disfavor të tij, nuk u mbyll, i gjykuari Q. Kozare kërkoi t’i ktheheshin të hollat, të cilat mbas disa presioneve (një pjesë e të cilave nëpërmjet telefonit celular), edhe iu kthyhen në fakt nga ana e të gjykuarit M. Murrizi”.

Më tej, gjyqtari Spiro Spiro vijon argumentimin e tij:

“…Vetëm fakti i marrjes dhe kthimit mbas presionit (fakt, ekzistenca e të cilit nuk mohohet edhe nga shumica), përderisa u provua që kjo shumë të hollash iu dha të gjykuarit M. Murrizi në kohë, mbas kontrollit të ushtruar dhe iu kthyen dhënësit të gjykuarit Q.Kozare), jo me dëshirë, por mbas insistimit dhe, për më tepër, presioneve të bëra prej tij, për shkak të ″mospërfundit″ të angazhimit të marrë përsipër për mbylljen e ″problemit″ (fakte këto të pranuara, të provuara nga gjykata mbi bazën e mesazheve të regjistruara në celular), ky fakt duhet të shërbente për shumicën, të paktën, që duke zbatuar nenin 375 të K.Pr.Penale të vendoste lënien në fuqi të vendimeve përsa i përket deklarimit fajtor…”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

17 komente në “Luftë e egër brenda demokratëve, portali i financuar nga PD sulmon ashpër deputetin demokrat: Është dënuar për korrupsion”

  1. Kalec Dega says:

    Dakort e muarrem vesh se ky eshte nje tjeter kriminel i Bandes Hajdareve , tani na tregoni per :

    Babaline Xhafajt
    Audin e Tahirit
    Tojoten me Euro
    Avionat ne Divjake


    dasmen e lalii erit
    bunkerin er ames
    vilat e ilir metes
    shperblimin e pallatit te shembur te lulzimit nga Rama…

    1. Lola says:

      Karkalec provoje dhe nje here see ksaj radhe e dhjeve.Bej pak pushim Po qe lodhur.Ne te kuptojme po nuk kullundrise gje dhe heren e dyte.Nga llumi nuk dalin xhevahire.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Tani fol
        ore pis pisi
        halabak
        Mutsim Murrizi
        hap halenë
        ç’të mba fisi
        karagjoz
        Mutsim Murrizi
        sa zullum
        të mba kurrizi
        katunar
        Mutsim Murrizi
        kush të polli
        kush të ngjizi
        moçalor
        Mutsim Murrizi
        ik siç hidhet
        çamçakizi
        mbeturinë
        Mutsim Murrizi!

    2. Franci says:

      Me pare duhet ti Kallec Dega te na tregosh per 26 te vrare dhe 230 te plagosur ne Gerdec, 3000 te vrare ne 97- ten, 4 te vrare ne 21 janar, vrasjet e Remzi Hoxhes, Trebickes , Olldashit e dhjetra te vrare ne Tropoje.Keta jane fakte te tmerreshme jo barceletat qe permend ti.
      Je ne anen e krimit babale.

  2. uskania says:

    Ky palaço dhe kokbosh do e nxjerre nje dite fytyren e tij te vertete.

  3. Ky fshatari me kostum e ka te shkruar ne balle qe eshte hajdut.
    Ketij turkoshakut myslym an nuk i ka ik era kuajve.

  4. Zigur Qarri says:

    Vetem ai që është i inkriminuar,mund te gjej gjuhën e përbashkët me Rilindjen.Deputeti Murrizi, demokrati “i flaktë” që
    flirton me të majtët për milionat e tij.Pasi gjykata urdhëroi sekuestron e “TV-BLU” dhe përmbaruesi bllokoi asetet dhe
    aksionet e biznesit të Murrizit, AMA, në mënyrë të “çuditshme”, vendos të tërhiqet nga vendimi i saj. Vetëm pak ditë pas
    Murrizi ishte ulur në karrigen e deputetit, Autoriteti i Mediave Audiovizive vendos të shfuqizojë vendimin e saj për gjobitjen
    e biznesit të Murrizit.Në dt. 29.09.2017, AMA i dërgon një shkresë zyrtare përmbaruesit, ku i kërkon të heqë sekuestron
    ndaj aseteve dhe aksioneve të “TV-BLU” të Myslim Murrizit. Këtë kërkesë, AMA e argumenton se ajo ka vendosur që të
    shfuqizojë vendimin nr. 18. Dt. 14.02.2016 për gjobitjen me 10 milionë lekë të televizionit të deputetit demokrat.Është
    tërësisht e paqartë se përse AMA, e drejtuar nga “i majti” Gentian Sala vendos të tërhiqet nga një vendim i saj, i marrë
    rreth 18 muaj më parë, për më tepër që ka ndjekur edhe rrugën gjyqësore për të siguruar arkëtimin e shumës së gjobës
    të vendosur ndaj biznesit të Myslim Murrizit. A ka pasur lidhje kjo tërheqje me faktin që Myslim Murrizi u bë deputet?
    Dhe, nëse po, çfarë i është kërkuar Murrizit, në këmbim të heqjes së gjobës?Natyrisht, përgjigjet e këtyre pyetjeve i ka
    vetëm deputeti “i djathtë i flaktë” Myslim Murrizi, i cili, mesa duket, për të ruajtur milionat e biznesit të tij, nuk e ka aspak
    problem të gjejë “kompromisin” me ata që në rrjete sociale dhe lokale i konsideron si “armiqtë e majtë”.

    1. Berti says:

      Opaaa doli si gjithmone ne skene dhe vrasesi Zigur Qarri.

  5. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    me rradhe e me sere ,ne verre te semes te tere.e tha luja dje,te gjithe,bashke me ferren murriz

  6. Arber ilirii says:

    E pabesueshme.duhet te ndiqen penalisht.

  7. Alboz934 says:

    Sa mire keto deputet te P .D se gjen jo vetem hajdutat e P S se qe keto nuk munden me gjet hajdutat e vet por i gjen P. D ja dhe gjithashtu tash kan fillu te gjejne edhe hajdutet e vet kaq eksperience kane jane mjeshtra ne kete profesion .

  8. USA says:

    KY BAJGA DO SHKOJ NE GOP TE ASAJ QE E KA BERE PLERA

  9. Karbunara says:

    Ligji i Dekriminalizimit vepron ne kete rast? A e ka deklaruar denimin e formes se prere te Apelit?

  10. Ky hajdut eshte dhe deputet,mama mIa e va fanculo me gjithe kete halabak,partine e tij qe eshte e mbushur me kesi plehrash.

  11. Shaba says:

    A te keqen e mindereve qe paske myslym! Te rri bytha rehat aty! Are po i heqin opingat ata qe vijne ne shpi??

  12. ILYRIA says:

    Burgu i Ri , i hapur para disa Javeve afer Shkodres , s`ka filluar akoma te funksionoje……..
    Kam degjuar qe “Biznesmeni” Murrizi eshte “goxha i gojes” , por edhe kam degjuar se atje jane te punesuar Psikologe…….
    Do i sygjeroja , meqe eshte momenti i pershtatshem ( se me vone edhe Psikologet nuk do kene shume kohe ) , te shkoje me deshiren e tij ne BIRRUCE dhe le ta kaloje ate 3-vjecar me biseda e konsultime…….ndoshta e ndihmojne ….
    Ai ndoshta nuk i lexon keto rreshta se ka ” Angazhime Partiake ” , por do ja sygjeroja seriozisht dhe per te miren e tij taktikisht……..se qe do e vizitoje ate BURG per kete skam fare pikpyetje….
    TUNG

  13. ILYRIA says:

    Burgu i Ri , i hapur para disa Javeve afer Shkodres , s`ka filluar akoma te funksionoje……..
    Kam degjuar qe “Biznesmeni” Murrizi eshte “goxha i gojes” , por edhe kam degjuar se atje jane te punesuar Psikologe…….
    Do i sygjeroja , meqe eshte momenti i pershtatshem ( se me vone edhe Psikologet nuk do kene shume kohe ) , te shkoje me deshiren e tij ne BIRRUCE dhe le ta kaloje ate 3-vjecar me biseda e konsultime…….ndoshta e ndihmojne ….
    Ai ndoshta nuk i lexon keto rreshta se ka ” Angazhime Partiake ” , por do ja sygjeroja seriozisht dhe per te miren e tij taktikisht……..se qe do e “vizitoje” ate BURG per kete skam fare pikpyetje….
    TUNG

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *