Prapaskena: Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa ekip, refuzon Izraelin për një arsye befasuese

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një tjetër mbrojtës i kombëtares shqiptare që nuk ka ekip është Naser Aliji.

Lojtari i linjës së majtë luajti 6 muajt e fundit me skuadrën e Virtus Entellës në kampionatin italian të futbollit.

24-vjeçari ishte titullar i këtij ekipi në Seria B, pasi luajti 17 ndeshje, nga të cilat 14 në formacion.

Shqiptari i Maqedonisë u largua sapo u mbyll sezoni i rregullt.

Ai nuk ka gjetur ende një “strehë” të re.

Në rast se mbrojtësi mbetet sërish pa skuadër, pas 6 muajve të parë të sezonit të kaluar kur ishte pa ekip, do të ishte vetëvrasje për të.

Në vorbullën e këtyre diskutimeve, Telesport zbulon një prapaskenë merkatoje me djaloshin nga Kumanova.

Alijit iu ofrua një mundësi për të vazhduar karrierën në Izrael, por 24-vjeçari e refuzoi.

Ai nuk donte që të shkonte në këtë shtet dhe shkak u bë feja, pasi Aliji është besimtar mysliman.

Një mendim absurd duke qenë se futbolli nuk ka lidhje me “politika” të tilla, por është një sport që ka si qëllim të bashkojë njerëzit.

Vlera e Alijit në Transfermarkt.de ka rënë shumë, pasi nga 1 milion euro që e kishte kur ishte te Baseli, tani nuk e kalon 400 mijë euroshin.

Karriera e futbollistit ka qenë në zbritje dhe nuk po arrin të marrë veten.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

4 komente në “Prapaskena: Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pa ekip, refuzon Izraelin për një arsye befasuese”

  1. llazi says:

    Injoranca nuk ka kufi…..

  2. fabi says:

    Shkak u be feja? Ky qenka loqe totale! Shko luaj me diarbakir-in e kurdistanit pra.

    1. eeeeej says:

      As atje nuk shkon, se kurdet jane bektashi e jo mysla 😉

  3. Muco says:

    Po ca lesh shqiptari eshte ky ,ky eshte arab muti te veje te pirdhet ne arabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *