Shkrimet e “Washington Times”, reagon Rama: Paguani shkrime nëpër botë, paguani, shani e mallkoni nga dritarja e shtëpisë suaj publike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shkrimeve të sponsorizuara nga opozita, të botuar në një portal periferik në SHBA, me emrin “Washington Times”.

“Paguani paguani artikuj nëpër botë kundër Vetingut!

Shani e mallkoni në sa gjuhë të mundeni Reformën në Drejtësi!

Na akuzoni sa të doni për imoralitet nga dritarja e shtëpisë suaj publike!

Ne do ta pastrojmë me rrënjë drejtësinë s’e s’kemi frikë nga drejtësia e vërtetë #Derinëfund👊”, shkruan Rama.

“Washington Times” prej kohësh boton shkrime kundër qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama, që prej nisjes së reformës në drejtësi.

Janë shkrime me akuza edhe më egra se vetë “RD”-ja apo mediat pranë LSI-së.(TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...