Shqipëria dhe Maqedonia vendet me konsumin më të ulët të alkoolit, ja kush janë popujt më “pijanecë” në botë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet me konsumin më të ulët të alkoolit për frymë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga portali Our Wolrd in Data dhe të publikuara nga Banka Botërore, konsumi mesatar për frymë për popullatën mbi moshën 15 vjeçare në Shqipëri është 6.6 litra.

Konsumin më të ulët për frymë në rajon e ka Maqedonia, ku sipas hartës interaktive të portalit konsumi për frymë në Maqedoni për të njëjtën grupmoshë të popullatës është 5.7 litra.

Konsumi i ulët i alkoolit, referuar dhe të dhënave të përpunuara nga portali i të dhënave, është tipar i vendeve më të ardhura të ulëta. Mesatarja botërore e konsumit të alkoolit në vendet me të ardhura të ulëta sipas të dhënave të Bankës Botërore (2015 është viti ku ka të dhëna të vlefshme për të gjitha ekonomitë botërore) është 4.2 litra, apo rreth 2 litra më pak se në Shqipëri.

Konsumin më të lartë për frymë të alkoolit në rajon e ka Serbia, ku sipas të dhënave është 12.9 litra, apo sa dyfishi i konsumit të tij në Shqipëri.

Më pas renditet Mali i Zi, ku konsumi i alkoolit për frymë për grupmoshën mbi 15 vjeç, me 11.5 litra për frymë dhe Bosnja me 7.5 litra për frymë (rreth 1 litër më shumë se në Shqipëri). Mesatarja e Bashkimit Europian për konsumin e alkoolit është 10.6 litra, ndërsa e vendeve me të ardhura të larta është 9.3 litra.

Kush konsumon më shumë në botë

Vendin e parë për sa i përket konsumit më të lartë të alkoolit në të gjitha ekonomitë që Banka Botërore ka mbledhur të dhëna e mban Moldavia. Konsumi vjetor i alkoolit në Moldavi llogaritet 17.4 litra. Vendet e ish- Bashkimit Sovjetik janë në krye të renditjes. Në vendin e dytë pas Moldavisë renditet Bjellorusia me 17.1 litra, më pas Lituania me 16.2 litra, Rusia me 14.5, Australia me 12.6, Irlanda me 10.9 litra, Shtete e Bashkuara me 9 litra.

Vendet me konsumin më të ulët

Për shkak dhe të kulturës së tyre, vendet e Lindjes së Mesme dhe një pjesë e vendeve të Afrikës së Veriut kanë një konsum shumë të ulët të alkoolit, nën 1 litër për frymë.  Libia është i vetmi vend ku konsumi i alkoolit për frymë është 0 litra. Thuajse i papërfillshme është dhe konsumi në Arabinë Saudite, Kuvajt, Jemen apo Pakistan.(monitor)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Shqipëria dhe Maqedonia vendet me konsumin më të ulët të alkoolit, ja kush janë popujt më “pijanecë” në botë”

  1. Flm says:

    2 vendet ne Ballkan qe mbizotron Islami.
    ###
    Nuk e di po duhet te jemi te lumtur apo te trishtuar, me keq eshte te kesh disa pijanec apo disa xhihadist ne shpqerin Shqiptare ???

  2. Genti says:

    Dmth, konsumimi I paket I alkoolit eshte tipar I ekonomiveve te dobeta, por Moldavia dhe vendet ish-sovjetike pine me shume nga te gjithe!!!!! Ajde gazeta pa lidhje

  3. Gramoz says:

    Nje pjese e kosiderueshme a alkoolit ne Shqiperi futet kontrabande. Gjithashtu shqiptaret, po ashtu si maqedonasit bejne raki ne shtepi, prandaj keto shifra jane larg realitetit. Do t’ju sjell shembullin e babait tim, qe ne nje vit prodhon vec veres edhe 100 litra raki, qe e konsumon vete dhe me familjen e tij. Shembuj te tille ka me mijra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *