Si ndikon niveli i lart dhe i ulët i sheqerit në trupin tuaj?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Niveli i lartë i sheqerit në gjak

Ju bën të urinoni më shpesh.

Veshkat duhet të punojnë më shumë se normalisht për të procesuar sheqerin e tepërt në gjak. Në këtë moment trupi juaj humbet të gjitha lëngjet e nevojshme që duhet të ketë për një funksionim të mirë.

Ju shton etjen

Për të asimiluar sheqerin e tepërt, organizmi merr ujë nga indet e veta. Me largimin e lëngjeve të domosdoshme për metabolizmin e trupit, truri merr sinjal se organizmi ka nevojë për ujë dhe për këtë arsye krijohet ndjesia e etjes.

Krijon tharje të gojës

Buzët mund të thahen ose plasariten në momentin që trupi juaj nxjerr lëngjet e domosdoshme jashtë tij. Më pak pështymë dhe më shumë sheqer në gjakun tuaj, bëjnë që të rritet mundësia e krijimit të infeksioneve. Mishrat e dhëmbëve mund të fryhen dhe mund të krijohen çarje të bardha në cepat e buzëve.

Probleme me lëkurën

Largimi i sheqerit nga organizmi kërkon një sasi të madhe lëngjesh dhe largimi i tyre si rrjedhojë çon në tharjen e lëkurës, kruarje, plasaritje, veçanërisht në zonën e  këmbëve, bërrylave, dhe duarve tuaja. Me kalimin e kohës, nivelet e larta të glukozës gjithashtu mund të dëmtojnë nervat. Kjo quhet neuropati diabetike.

Vështirësi me shikimin

Kur niveli i sheqerit në gjak është i lartë ai mund të ndikoj në zvogëlimin e sasisë se lëngjeve edhe në sytë tuaj, gjë që e bën më të vështirë aftësinë për tu përqendruar. Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të dëmtojë enët e gjakut në pjesën e prapme të syrit tuaj (retinë), kjo mund të shkaktojë humbje afatgjatë të shikimit dhe madje edhe verbëri.

 

Ngadalëson procesin e shërimit të plagëve

Niveli i lartë i sheqerit në gjak mund të prekin sistemin e qarkullimit të gjakut, arteriet dhe nervat duke ngadalësuar procesin e shërimit/mbylljes së plagëve.

Sjell lodhje

Nëse keni diabet të tipit 2 dhe nivelet e sheqerit në gjak janë shpesh të larta, mund të ndodh që të bëheni më pak të ndjeshëm nga insulina e cila ndihmon në përcjelljen e energjisë në qeliza. Një munges energjie ju bën të ndiheni të lodhur. Mund të ndiheni të lodhur edhe nëse keni diabet të tipit 1, sepse trupi nuk arrin të prodhoj sasinë e duhur të insulinës.  Nëse diabeti nuk trajtohet nivelet e sheqerit në gjak mund të qëndrojnë të larta për një kohë të gjatë.

Probleme me tretjen

Nëse niveli i sheqerit në gjak është i lartë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë nervin vagus, i cili ndihmon në lëvizjen e ushqimit përmes stomakut dhe zorrëve. Si pasojë e kësaj mund të humbni peshë sepse nuk jeni të uritur gjithashtu mund të keni probleme me refluksin, spazma, të përziera ose kapsllëk.

Niveli i ulët i sheqerit në gjak

Sjell lodhje

Nëse keni diabet, insulina është një mënyrë për të ulur nivelin e sheqerit në gjak kur ai është i lartë. Por nëse merrni sasi më të madhe insuline, ajo mund të largoj më shpejt glukozën nga gjaku duke mos e lejuar trupin ta plotësoj mungesën. Kjo ju bën të ndiheni të lodhur.  

Jep të dridhura

Sasia e ulët e glukozës në gjak mund të çrregullojnë sistemin nervor qendror, i cili kontrollon lëvizjet. Kur ndodh kjo, trupi juaj prodhon hormone, si adrenalina, për të ndihmuar në rritjen e nivelit të glukozës në gjak. Këto hormone gjithashtu bëjnë që duart tuaja ose pjesë të tjera të trupit të dridhen.

Bën që të djersiteni

Hormonet që trupi juaj lëshon për të rritur nivelin e sheqerit në gjak kur ai është shumë i ulët gjithashtu ju bën të djersiteni shumë. Shpesh është një nga gjërat e para që vëreni kur nivelet e glukozës bien shumë.

Jep uri

Papritur edhe pasi keni ngrënë keni ndjesinë e urisë. Kjo është një shenjë që tregon se trupi juaj nuk kthen ushqimin në sheqer në mënyrën e duhur dhe për kete arsye ndiheni të pa ngopur ose të uritur.

Ju bën të ndjeni përzierje

Kur nivelet e sheqerit në gjak rriten ose ulen shumë, mund të krijoj një efekt “rikthimi”. Kjo sjell një konfuzion të sistemit tretës, dhe ju jep ndjesinë e përzierjes.

Sjell marramendje

Qelizat e trurit kanë nevojë për glukozë për të punuar si duhet. Kur nuk kanë mjaftueshëm, mund të filloni të ndiheni të lodhur, të dobët dhe të trullosur. Gjithashtu mund të keni dhimbje koke.

Jep konfuzion

Kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i ulët atëherë kjo sjell konfuzion ose harresë të vazhdueshme. Kjo ndodh në mënyrë të papritur madje mund të shkaktojë dhe gjendje shoku.

Për më shumë informacion ose vizitë me mjekët tanë endokrinolog në Spitalin Amerikan kontaktoni në: 042 35 75 35 ose klikoni në:rezervime.spitaliamerikan.com

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *