“Trump-istët” në politikën shqiptare duhet të flasin!

24 Gusht 2018, 20:45Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Tanimë është e qartë se pas lëvizjes së presidentit Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, për ndarje të Kosovës, qëndron një grup radikal i këshilltarëve dhe administratës së presidentit Trump, të cilët po marrin përsipër me papërgjegjshmëri, eksperimentin më të përgjakshëm në Ballkan, që në fakt i hap rrugën modelit të zgjerimit rus në Lindje, deri në Ballkan.

Sali Berisha dhe PD janë të vetmit që e sulmuan presidentin Thaçi për idenë e tij, dhe si zakonisht për shkak të steriotipeve që kanë në kokë, e konsideruan atë “plan të Sorosit”.

Tani është e qartë dhe e zbërthyer nga shtypi ndërkombëtar. Bëhet fjalë për një ndarje të fortë mes Europës dhe administratës së Trump, dhe se liderët problematikë të Ballkanit, po përpiqen ta shfrytëzojnë këtë situatë për të qenë faktorë personanlisht në këtë vorbull, për arsye të tyre personale.

Pyetja interesante nuk është ajo që dikush ngre ndaj qeverisë, përse hesht për këtë situatë. Qeveria vazhdon të mbrojë politikën e mos ndryshimit të kufijve të Kosovës, ndërkohë që Edi Rama është identifikuar si kritik me presidentin Trump, qysh para zgjedhjes së tij.

Kosova ka qeverinë e saj dhe Presidentin e saj, dhe paternalizmi i Shqipërisë vetëm sa i bën dëm. Ajo për të cilën duhet të flasin udhëheqësit politikë pro Trumpit në Shqipëri, është të shprehen pro apo kundër planit të tij, dhe të mos merren me Hashim Thaçin, pasi halli i tij kuptohet që në mëngjes.

Ajo që po ndodh në Kosovë, është zhbërje e projektit Perëndimor për Kosovën, çka ishte dhe rreziku kryesor që kanë paralajmëruar, të gjithë ata që nuk e donin Trumpin për President nga shqiptarët.

Ai po e zhbën praktikisht. Nëse plani avancon, Trumpi do të hyjë në histori si Presidenti që varrosi ëndrrën shqiptare në Ballkan, duke e coptuar atë dhe duke hedhur poshtë investimin amerikan dhe europian për lirinë e saj.

Sali Berisha (Lulzimi) dhe Ilir Meta, si dy mbështetës zyrtarë të Trumpit, nuk kanë pse flasin për aktin e Thaçit, pasi për të do të vendosë Parlamenti i Kosovës Ata duhet të flasin se çfarë mendojnë tani për Trumpin dhe a e mbështesin politikën e tij të re për zhbërjen e Kosovës.

Ky është debati politik që duhet të bëjnë ata. Për dialogun në Kosovë do të vendosë Parlamenti dhe Hashim Thaçi nuk besoj se merr mandat për këtë “mandatë” që po i ofrohet Kosovës.

Por politika në Tiranë duhet ta ndajë mendjen nëse do të jetë në anën e politikës Perëndimore që vazhdon ta mbrojë Kosovën, apo në anën e disa aventurierëve të ekipit të presidentit Trump, që duan ta çojnë deri në fund bastin për pazaret me Rusinë në Ballkan.

25 komente në ““Trump-istët” në politikën shqiptare duhet të flasin!”

  1. trumpistovic says:

    Robt Trump-it dhe te gjithe bastardeve Putiniane qe e mbeshtesin ne Shqiperi. Anti-shqiptare te qelbet.

    1. Vjosa.al says:

      Me ne fund Mero, fillove zbritjn me kembe ne toke per autoresine e vertete te deklaratave Thaci-Vucic per kufijte Kosove-Serbi dhe hoqe dore nga editorialet e thua te meparshme per kete ceshtje ku qesendisje zerat qe theksonin pikerisht kete qe ti e pranon sot, pa kerkuar ndjese gjithesesi per qendrimet e tua te mepareshme.
      Ky duhet te jete vetem fillimi, ne fakt.
      Ceshtja ne fjale eshte madhore, jetike dhe imperative per Kosoven, per Shqiperine dhe per kombin shqiptar ne Ballkan ne kete shekull.
      Kjo eshte sot kryeceshtja shqiptare, qe tejkalon cdo ceshtje tjeter, sado madhore qofte te skenes sone politike, ekonomike, sociale, perfshire edhe vetingun dhe reformen ne drejtesi.
      Kjo eshte sot ceshtja me jetike shqiptare, qe jo vetem tejkalon cicmicet pozite-opozite per pushtet dhe dominance te skenes sone politike, por qe ben apel per unitet qendrimesh, per bashkim forcash, perpjekjesh dhe resorsesh mbareshqiptare, andej e ketej kufijve, per te kundershtuar qe nje Dejton i ri Trump-Putin, te mos preke Kosoven dhe ceshtjen shqiptare ne Ballkan.
      Kjo eshte sot ceshtja qe ndan shqiptaret nga tradhetaret e ceshtjes shqiptare, qe ndan shqiptaret nga UDB-ashet, nga agjentet e pansllavizmit dhe te ortodoksise shoviniste serbo-greke.
      Eshte koha zoti Mero qe, duke afruar prane gazetes tende bashkpuntoret me te afte dhe me autoritet e influence ne opinionin publik, te formesohet nje front dhe nje ze i perbashket per ti thene vendosmerisht nje Jo! historike ringjalljes se praktikave kur nen influencen ruse, shqiptaret ishin monedha e tregut dhe e kembimit per interesat gjeostrategjike te te medhenjeve.
      Ne gazetes tende zoti Mero, qe ndiqet cdo dite edhe nga nje shumice dermuese e emigranteve shqiptare te Amerikes, duhet te jehoje me force thirrja qe keta emigrante, te ushtrojne presion me te gjithe format e mundeshme ligjore, me thirrje telefonike, me peticione, me tubime, me takime me perfaqesuesit e tyre ne Kongres apo ne Senat, me lobime dhe mbledhje fondesh perfshire dhe perdorimin e votes se tyre ne zgjedhjet e aferta “midterms” te Nentorit, ne menyre qe t’i beje te qarte Administrates se zotit Trump se elektorati shqiptar ne Amerike eshte vendosmerisht kunder ketyre insinuatave dhe percapjeve te segmenteve te kesaj administrate per te luajtur me ceshtjen shqiptare ne flirtim me Putinin dhe per interesat ruse ne Ballkan.

  2. Ilo says:

    Se ku ka Trampiste ketu ka vetem hajdute qe per perfitime te pushtetit jane gati te behen edhe me diallin

  3. Shqipe says:

    Trumpi vet është mbrapa idesë së ndarjes së Kosovës sepse do të kënaqi putinin. …politikanët shqiptarë duhet të rezistojnë dhe të presin një president usa më pozitiv për Shqipërinë

  4. Titi says:

    O Mjero,kur e ke degjuar administraten e Trumpit te shprehet per Kosoven?Boll lepive bythen e Sorrosit o derzi se le nem,je bere me keq se Fari Balliu.

  5. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: August 16, 2018 at 2:59:25 AM EDT

    Leter pa zarf jo vetem per Hashim Thacin

    ACHTUNG ! TOKE E MINUAR
    SERBO – RUSE !

    – Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe nga Intrigat e Moskovit !

    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje keshille vellazerore per Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin … e krejt politiken kosovare:
    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !
    Kujdes! Ruhuni nga aventuriere politike amerikane qe kane punuar e komplotuar me RÍA-n , GRU, te Putinit aq shume sa edhe vete Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua ti hedhe si limone te shtrydhur e vegla te ndryshkura te Putinit !
    Sapo ai i hoqi ata nuk lane gje pa thene e pa sulmuar ish- Perendine e tyre Donald Trump! Presidenti iu kunderpergjigj fuqishem sic di ai vet
    Mund te jete loje apo aventure politike, por Kosova ka boll aventurieret e saj politike qe dine per politiken aq sa di une per armet me neutron e u duket vetja Xhorxh Washington e Henri Kisinger… Gjergj Kastriote e Adem Jashare … qe i lind nena vetem nje e jo dy here !
    Hashim Thacin e ka kapluar jo vetem deliri i madheshtise qe eshte deliri dhe sindromi me i keq i marrezise, por edhe ka filluar tu besoje perrallave me mbret te shkruara e paguara prej tij sa frengu pulen me parate e korrupsionit !
    Amerika dhe NATO e fituan luften e luftes per Clirimin e Pavaresine e Kosoves ! God bless USA !
    Hashim i Thaci dhe komandaret e Rognerit e humben me turp luften e paqes…
    I shpartalloi keqazi, i zgerlaqi korrupsioni dhe lufta e berrylave dhe e sterkembeshave ndaj njeri-tjetrit, lufta “ia rrasa ketij” “ia rrasa atij” shoku lufte duke ia rrasur deri ne qyke Kosoves e popullit te saj, por edhe vetvetes !
    Rezultati final: ua rrasi deri ne gryke populli i Kosoves me voten plebishitare te 12 qershorit 2017 kunder korrupsionit dhe hajnise me cizme te tyre !
    Zgjedhjet lokale e fshine gati krejt nga harta e Kosoves partine e Thacit! Dite me te keqija pasketaj do te vijne!
    Poltronat e tyre jane ne meshiren e duart e Beogradit…. Per 24 ore Lista Srpska i con ne opozite !
    Ka edhe me keq!
    Kulisat sjellin gremisat e pasoja te pariparueshme !
    Achtung !
    Vigjilence ! Syceltesi ! Vigjilence !
    Ruhuni nga pabesia e shkaut e intrigat e Moskovit, eshte thirrja filozofike e sovranit shqiptar.
    Ruhuni edhe nga aventuriere pa asnje tager politik apo shteteror nga aleatet tane strategjike !
    Perfaqesuesit e vetem zyrtare te Donald Trumpit, Anxhela Merkelit, Londres apo Brukselit… jane ambasadoret e tyre ne Prishtine dhe delegacionet e tyre zyrtare, jane Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit,… dhe institucionet ligjore shteterore te tyre.
    Cdokush tjeter eshte dore e zgjatur e Putinit apo Vicicit, Lavirovit apo Dacicit, RIA-s apo DÍA-s se Kremlinit dhe Beogradit !
    Achtung!
    Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe intrigat e Perandorise se 700 dreqerve te Djallit Putin !
    Edhe fytyren e ka si gjarper teper helmues, si spec super- djeges, si Djalli vet !
    Achtung !
    Kujdes: Toke e minuar serbo -ruse!
    Lojrat e minjeve jane dasma e macokut, thote sovrani i Kosoves !
    Ndaj vigjilente vellezer e motra te Kosoves!
    Hashim Thaci eshte Presidenti e jo as Mbreti absolut e as pronari i Kosoves
    Askush, as Hashim Thaci, as …. as Perendia vete nuk qendron mbi Kosoven !
    Askush nuk ka tagrin te beje pazarlleqe me trojet e te ardhmen e saj !
    Pronari, Zoti i vetem i Kosoves eshte populli, sovrani i saj. Kushdo del mbi aspiratat e vullnetin e tij heret a vone perfundon ne radhet e teadhetareve dhe plehrave te tij me te urryera!
    Askush, as Hashim Thaci nuk ben perjashtim nga ky rregull! Po te kete dyshim le te lexoje per fundin e Luigjit te 14-te apo te Nikolae Causheskut !Sot !
    Neser eshte teper vone ! Neser eshte kurre !

  6. korca says:

    PERCA dhe sundo ,,,,divida e impera.///THACI duhet te shkarkohet nga funksioni…..

  7. Peço says:

    Jashtëzakonisht mirë e ke zoti Mero! Ja, psh, Taulant Balla duhet të flasi, ashtu siç foli kur Tramp mburri fjalimin e shokut Rama në samitin e NATO-s. Atëherë Balla doli dhe tha se, sipas presidentit Tramp, fjalimi i Edi Ramës ishte më i miri që u mbajt në takim. Duket, kjo sipas Ballës, në atë takim krerët e NATOS-s ishin mbledhur në një garë për të treguar kush fliste më bukur. Dhe shoku Edi kish dalë fitues…
    Të gënjen mëndja Mero, se Trampit po i shkasin këmbët dhe hajt edhe ti bashkohesh me ata që duan ta largojnë, për ti dhënë një të shtyrë e për ta qëruar. Vallahi pordhë të madhe i ke caktuar bythës për të nxjerrë këtë radhë o shoku Mero! Kosovën nga Trampistët do ta mbrojë 50 mijë e kusur veteranët e luftës, sepse kot nuk e marrin shpërblimin ata, ja, për këtë ditë. Do ta mbrojë dhe veterani i luftës së Kosovës shoku Luan Rama, deputeti i LSI, pas takimit dhe fotografisë me Putinin. A të kripsha trutë o Mero, për teoritë e konspiracionit që na shtjellon në artikull. Po na del europianist i kulluar dhe kundërshtar i amerikës së Trampit. Do tna bindësh këtë radhë se janë disa aventurjer rrotull Trampit që janë kundër Kosovës. Por kur ta do puna thua se Amerika ka politikë zyrtare dhe nuk influencohet nga individë të veçantë. Jo Mero. Sot dhe fëmijët e dinë se armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë dhe Kosovës janë politikanët që sundojnë në të dy vëndet. Janë këto dy banda që kujdesen vetëm për sundim dhe zhvatje që po i përgatisin varrin kombit tonë. Plehrat tanë që na sundojnë nuk dinë të jenë të urtë, të sjellshëm dhe të ndershëm në mardhënije me askënd. Vetëm për ti hypur në qafë dhe mos i zbritur kurrë nga zverku këtij populli fatkeq, vetëm për këtë dinë të kujdesen këta bastardë. Dhe për ta realizuar këtë përdoron masha si puna jote zoti Mero, që në mënyrë të sforcuar përpiqesh të na bindësh për rrezikun amerikan që na kërcënon. Por si hipokrit që je, kujdesesh të veçosh Amerikën si vënd nga drejtuesi i saj për ty dhe për socialistët i papërgjegjshëm.

  8. Ramazani says:

    Kur u zgjodh Trampi president,bota sllave ne Serbi dhe Rusi e festoi me tam-tame alegriesepse me ne fund arriten te conin ne shtepine e bardhe njeriun e tyre.

  9. Ramazani says:

    Kur u zgjodh Trampi president,bota sllave ne Serbi dhe Rusi e festoi me tam-tame alegrie sepse me ne fund arriten te conin ne shtepine e bardhe njeriun e tyre.

  10. Leon Rrapini says:

    Kosova dhe Metohija nuk mund te mos jene dy krahina te bashkuara ne shtet sovran i quajtur Kosove, pavarsisht kembimit te pjeses veriore te serbezuar me Presheve-Bojavnocin pjese e saj e shkeputur. Amerika dhe BEja e ndeshkuan Serbine dhe e futen ne udhen e demokratizimit. Kjo ishte fitore kolosale per chlirimin e Kosoves nga tutela shovene dhe futjen e saj si shtet sovran ne OKB. Truphi ngre ne nje nivel te Ri EuroAtllantikun ne kuadrin e Epokes Globale te Shekullit 21. Epoka e luftes majtas-djathtas e pasqyruar ne Shqipri me aventurizmin Bolshevik Rus ka marre fund. Fillon si domosdoshmeri Epoka e Re Globale e. Demokracise Konsekuente.

  11. Leon Rrapini says:

    Kosova dhe Metohija nuk mund te mos jene dy krahina te bashkuara ne shtet sovran i quajtur Kosove, pavarsisht kembimit te pjeses veriore te serbezuar me Presheve-Bojavnocin pjese e saj e shkeputur. Amerika dhe BEja e ndeshkuan Serbine per uten demokratizimin e Ballkanit. Truphi ngre ne nje nivel te Ri EuroAtllantikun ne kuadrin e Epokes Globale te Shekullit 21. Epoka e thirrjes per Revolucion tip i aventurizmit Bolshevik ka marre fund. Fillon si domosdoshmeri Epoka e Re Globale e. Demokracise Konsekuente.

  12. Illyria-Shqiperia says:

    Nese kjo ndodh, Kosova do te kthehet ne nje Palestine te dyte. Ne asnje menyre nuk duhet te ndodhe, ne asnje menyre!!!! Dhendri I Trump eshte nje Hitler I 2 qe urren cdo popullsi muslimane si cifut qe eshte.

  13. papadontpreach says:

    I pari duhet Te flase — Trampisti — Spartak Kico Ngjela. A do guxoje Taku Te polemizoje me Mero Bazen? Jooooo … . Sepse ….. .

  14. Skypion says:

    Jo zoteri, jo! Nuk mund t’i shmangeni keshtu pergjegjesise qe keni si gazetar, per te komentuar perfshirjen e Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, ne copetimin e Kosoves.
    Jo zoteri! Nuk mund ta kaloni ne heshtje kete krim qe po i behet kombit, nga Edi Rama. Shume mire po thoni per Thacin, por per Ramen si nje nder tre protagonistet e gjemes antikombetare pse nuk flisni?!
    Gazetaret dhe analistet ne Tirane, duhet te komentojne rolin e Kryeministrit te Shqiperise. Por, shume nga keta, edhe pse e dine qe Edi Rama eshte nje nga ideatoret dhe protagonistet kryesore te copetimit te Kosoves, nuk po e bejne, sepse i sherbejne atij.
    Shihni sesi eshte percudnuar mjedisi mediatik ne Shqiperi! Arrijne deri atje, qe per aktet antikombetare te Kryeministrit te Shqiperise, Edi Rama, ta kerkojne fajin tek ShBA-ja, tek Presidenti amerikan…!!!
    Me kete logjike perverse, edhe sikur Rames t’i shkoje ne mendje te ndaj toka te tjera per fqinjet rreth e rrotull Shqiperise, mercenaret e tij mediatike, do ta justifikojne se me kete eshte dakord edhe ShBA-ja!
    Po nese shqiptaret duan vete te falin toka, pse duhet te jete kunder dikush, kushdo qofte ky dikush?! Aq me teper kur kjo mund te zgjidhe ndonje problem per keta dikusher, kushdo qofshi ata!
    Jo, – do te thoshin mercenaret e Edi Rames, – nuk eshte faji i Rames se pse po ben pazar me territoret shqiptare, sepse …. edhe nderkombetaret jane dakord me kete…!!!
    Ja, kjo eshte logjika perverse e gazetareve te Rames.
    Te flasin Trumpistet, thote zoti Baze!
    Po te flasin me pare Ramistet, o zoteri!
    Pse nuk flisni?

    1. katarakti says:

      Ti e vajtur per lesh me kohe. Dhe kulmi eshte se e mban veten per te zgjuar! “Kryeministri Edi Rama, pergjegjes per copetimin e Kosoves?! Ideator dhe protagonist”! – Ku e ke pare. Ku i ke faktet?! Mos ke ngaterruar ilaçet?!

      1. Bureto says:

        Edhe djalli i zgjuar (kupto dinak) është, po mu për këtë është DJALL!
        Sa i përket problemit në fjalë për mua ka vetë një rrugë, Kosova nuk ndahet. Nga çdo anë që ta shikosh problemin, gjithë ai investim i paimagjinueshëm ndërkombëtar nuk mund të shfryhet si tullumbace. Kosova është në rradhë të parë investim i SHBA-ve dhe jo i një presidenti, kushdoqoftë ai. Gjithsesi skenarët (hamendësimet) trampiste, putiniste, sorroiste etj etj janë një tatim pulsi drejt gjithë skenarëve realistë që do të pasojnë. Ronxhobonxhot e politikës shqiptare këndej e andej kufirit, kurrë nuk do të guxojnë të venë në satër ‘kokën’ e Kosovës. Po as të mëdhenjtë euroatlantikë zor se ndërmarrin hapa të tillë të rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por shumë më gjerë. Koha do të na ndriçojë mendjet edhe ne, popullit shqiptar.

    2. Alban Dega says:

      SKYPION APO SKORPION …. AKREP
      VICIDOLI !?

      Ke marre sindromat e Sali Karaxhicit, Lul Fazlicit, Mul Stanishicit. dhe Gebelsit: Genje e genje se dicka mbetet!
      Ministri i Jashtem i qeverise Rama shprehjen qarte kunder ndryshimit te kyfijve dhe bisedimeve me Beogradin per kete ceshtjes qe hap Kutine e Pandora’s ne fucile e barutit Ballkan…
      Ti diten per Diell akuzon Edi Ramen per copetimin e Kosoves!
      Te ka kapluar zhegu afrikan tani ne fundgushtin me te cilin eken dhe vapa !
      Apo ngaterron Edi Ramen kryeministrin me atdhetar, me qytetar e me proamerikan e properendimor qe ka pase Shqiperia ne historine e saj.
      E ngaterron Edi Ramen me Sali Berishen qe e furnizoi Beogradin dhe makinen e tij te luftes e genocidit antishqiptar me nafte e me arme, me dosjet e agjentures se tij ne Shqiperi, me rrembimin, torturimin dhe zhdukjen e kufomes se sakatuar te atdhetarit Remzi HoXha njesisoj si gorillat fashiste te Pinochetit, Videles e Baba Dokut ne Ameriken Latine !?
      Me thicken pas shpine ndaj luftetareve per lirine e pavaresine e Kosoves dhe ndaj Gandit te Ballkanit Ibrahim Rugoves ne kulmin e ofensives se Milloshevicit per krhimin e saj ne nje komuniste serbe e toke te djegur !?
      Me grusht shtetin fashist te Sali Berishes nebashkepunim me Sllobodan Milloshevicin e Stanishicin me 14 shtatorit e zi 1998….
      Ti nuk din as te genje sh e shpifesh! Pseudonimi jot eshte Skypijon, por ne fakt ti nuk je veces nje Skorpion, nje akrep Vicidoli me gjak e shpirt shkau!

    3. Alban Dega says:

      SKYPION APO SKORPION …. AKREP
      VICIDOLI ME GJAK SHKAU!

      Ke marre sindromat e Sali Karaxhicit, Lul Fazlicit, Mul Stanishicit. dhe Gebelsit: Genje e genje se dicka mbetet!
      Ministri i Jashtem i qeverise Rama shprehjen qarte kunder ndryshimit te kyfijve dhe bisedimeve me Beogradin per kete ceshtje qe hap Kutine e Pandora’s ne fucine e barutit Ballkan…
      Ti diten per Diell akuzon Edi Ramen per copetimin e Kosoves!
      Te ka kapluar zhegu afrikan tani ne fundgushtin me te cilin omen dhe vapa !
      Apo ngaterron Edi Ramen kryeministrin me atdhetar, me qytetar e me proamerikan e properendimor qe ka pase Shqiperia ne historine e saj.
      E ngaterron Edi Ramen me Sali Berishen qe e furnizoi Beogradin dhe makinen e tij te luftes e genocidit antishqiptar me nafte e me arme, me dosjet e agjentures se tij ne Shqiperi, me rrembimin, torturimin dhe zhdukjen e kufomes se sakatuar te atdhetarit Remzi HoXha njesisoj si gorillat fashiste te Pinochetit, Videles e Baba Dokut ne Ameriken Latine !?
      Me thiken pas shpine ndaj luftetareve per lirine e pavaresine e Kosoves dhe ndaj Gandit te Ballkanit Ibrahim Rugoves ne kulmin e ofensives se Milloshevicit per krhimin e saj ne nje komune serbe e toke te djegur !?
      Me grusht shtetin fashist te Sali Berishes nebashkepunim me Sllobodan Milloshevicin e Stanishicin me 14 shratorin e zi 1998….
      Ti nuk din as te genjesh e shpifesh!
      Pseudonimi jot eshte Skypijon, por ne fakt ti nuk je vecse nje Skorpion, nje akrep Vicidoli me gjak e shpirt shkau!

  15. Arben says:

    Per shqiptaret nuk ka patur kurre rendesi kush ka drejtuar ne SHBA, e majta e djathta, Klintoni, Bushi, Obama apo Trampi, te gjithe sistemin amerikan e kemi patur ne krahun tone, prandaj jane naive krahasimet per emra presidentesh apo krah politike ne interes te vendit tone. Problemi kemi qene dhe jemi ne vete. Nuk Besoj se i merr shume kohe presidentit Tramp apo stafit te tij se cfar thote Berisha per Ramen apo anasjelltas, Basha e Meta per LU apo Soros. Situaten tek ne e kane parasysh mjaft mire mundesisht edhe atehere kur kemi qene te izoluar,sic e kane ne gjithe planetin.

  16. Termal says:

    Ore Skypion ,sa mire qe te ka rene ndermend ta kthesh te bardhen ne te zeze. Patjeter qe fajin per kete e ka Edi Rama sepse vetem ai “ka fuqine te marre vendime (qofte edhe per mjedisin shqiptar) qe trazojne tere boten” Keshtu, me kete marifet qe ben ti, edhe Rames i varr nje gur ne qafe, edhe Saliun , i cili u shpreh hapur kunder nenshkrimit prej shqiptareve ne Rambuje ,me qellim qe perendimi te mos bombardonte Serbine,e nxjerr fare llagar.Fundja po te ishte bere sic deshironte Saliu yt ,sot Kosova nuk do te egzistonte fare si shtet i pavarur ,keshtu qe gjithe keto” telashet e sotme” nuk do te egzistonin fare.Mire ben edhe kur thua edhe qe” antikombetari Rama ,po dhuron territore shqiptare” Fundja shqiptaret” budallenj jane ” dhe e kane harruar marreveshjen e detit me greket. Sa per fakte per ato cfare shkruan : kujt i plasi per fakte?.A nuk ka tridhjet vjet Saliu qe mbijeton e ben ligjin, vetem duke derdellitur,e duke kthyer te njejtat gjera mbare e prape e perseri mbare e prape, sipas interesit te dites , pa paraqitur kurre fakte, madje edhe kur ato i ka terresisht kunder tij si edhe ne kete rast ?

  17. ts says:

    Ngrini shqiptar xhami ngrini ,se te gjitha ne byth do i kini ! ….
    , faljuni sulltanit Erdogan
    Tju ….. nonat ,Trump Putini me kallam
    Tju vejn zjarrin mrena n shpi
    97 ten ta keni zili…
    Fleni gjum shqiptar fleni
    se te keqen mren e keni.
    tradhtin coni maj pushtetit
    syt ti qisni njani tjetrit
    Nalt beshtyni pa merak
    se ju bie mbi surrat
    Hak e keni tuf me plena
    tju qerojn si pulastrena
    Per Komb Atdhe sdoni me dit
    Shpirtin Dreqit ja keni shit……

  18. Vjosa.al says:

    Moderator, ku eshte komenti im?

  19. Bureto says:

    Edhe djalli i zgjuar (kupto dinak) është, po mu për këtë është DJALL!
    Sa i përket problemit në fjalë për mua ka vetë një rrugë, Kosova nuk ndahet. Nga çdo anë që ta shikosh problemin, gjithë ai investim i paimagjinueshëm ndërkombëtar nuk mund të shfryhet si tullumbace. Kosova është në rradhë të parë investim i SHBA-ve dhe jo i një presidenti, kushdoqoftë ai. Gjithsesi skenarët (hamendësimet) trampiste, putiniste, sorroiste etj etj janë një tatim pulsi drejt gjithë skenarëve realistë që do të pasojnë. Ronxhobonxhot e politikës shqiptare këndej e andej kufirit, kurrë nuk do të guxojnë të venë në satër ‘kokën’ e Kosovës. Po as të mëdhenjtë euroatlantikë zor se ndërmarrin hapa të tillë të rrezikshëm, jo vetëm për Kosovën, por shumë më gjerë. Koha do të na ndriçojë mendjet edhe ne, popullit shqiptar.

  20. ts says:

    O Neti ! Jan “ngathtesuar” kta miqt e Temes ! O harojn o vonojn sdi pse !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje