“Zakonet, traditat, mikëpritja dhe respekti ndaj gruas”, media britanike artikull për Shqipërinë që… nuk është më

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Le Radical”, ka botuar, të enjten e 8 gushtit 1912, në faqen n°3, shkrimin e medias britanike, “Morning Post”, mbi traditat dhe zakonet shqiptare, në të cilin hasim trajtimin e temave të ndryshme si përdorimi i armëve, mikpritja, rrespekti për gruan apo rritja (edukimi) i fëmijëve.

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip.

Zakonet shqiptare

Londër, 7 gusht. – Morning Post jep, në vijim, detaje interesante mbi traditat dhe zakonet e popullit shqiptar :

Nuk ka asgjë moderne te shqiptarët përveç armëve të tyre, të cilat janë të shkëlqyera sepse në këtë fushë ata janë njohës të vërtetë. Ceremonia vjetore e bekimit të pushkëve, në fisin e mirditorëve, është shumë mbresëlënëse. Një fis shqiptar drejtohet në mënyrë arbitrare nga një udhëheqës, i cili ka të drejtën të vendosë për jetën dhe vdekjen e anëtarëve të këtij fisi.

Frika është një ves i panjohur te shqiptarët sepse, që nga lindja, ata kanë jetuar në një atmosferë luftimi dhe përleshjet e tyre me fqinjët janë më të shpeshta se ndeshjet e futbollit në Angli.

Ushqimi i tyre është shumë i thjeshtë. Ata janë shumë mikpritës.

Burrat, në përgjithësi, janë të mëdhenj, dhe sytë e tyre janë jashtëzakonisht të gjallë ; gratë, me një karakter më të butë, kanë një shprehje të thellë ; durimi dhe butësia e nënës shqiptare për fëmijët e saj nuk mund të tejkalohet.

Ajo nuk keqtrajtohet, sepse personi i saj është i shenjtë për gjininë dominuese. Shqipëtari e shfryn zemërimin e tij mbi armikun dhe nëse harron e godet një grua, ai do të dëbohet nga fisi.

Për një fjalë përbuzëse apo një poshtërim disi të dhunshëm, ai duhet të japë llogari përpara pleqve, dhe nëse familja e gruas e merr vesh, kjo mund t’i kushtojë jetën.

Nëna shqiptare zbaton të njëjtin kujdes, me të cilin është rritur, për fëmijët e saj. Goditja e një fëmije konsiderohet një mëkat monstruoz, dhe mohimi i diçkaje, derisa ai të arrijë moshën e arsyes, nuk shihet me sy të mirë.

Ky trajtim njerëzor nuk duket se e llaston (përkëdhel) të riun shqiptar. Ai rrallëherë bërtet, dhe kërkesat e tij janë të thjeshta.

Beteja e tij e parë është dita e madhe që ai pret dhe për të cilën përgatitet sa më shpejt që të jetë i aftë të mbajë një pushkë.(darsiani)

 

6 komente në ““Zakonet, traditat, mikëpritja dhe respekti ndaj gruas”, media britanike artikull për Shqipërinë që… nuk është më”

  1. Aldo says:

    Rrespektimi familjes gruas fisit komshiut jane tradita osmane dhe mentalitet osman. Ne i kemi hedhur poshte keto tradita. Ne fillim kur hyri komunizmi ku vellai u be spiun per vellain. Komshiu u be hajdut per komshiun. Dhe sidomos tani qe kerkojme te behemi pjese e BE-se ku shumica e shqiptareve kerkojne ti dergojne nenat e baballaret e tyre neper azile ose i kane braktisur krejt duke i lene ne mjerim te plote. Tani ose me kohen e Turqise ose me BE-ne. Por sic duket per familjen shqipetari ska me rrespekt. Me shume dashuron qenin e macen se sa prinderit qe e kane rritur. Keshtu qe rruga drejt BE-se eshte e pa shmangshme.

    1. ben says:

      Aldo-vertet e ke qe shkruan keto hajvanlleqe qe gjoja respekti per per gruan apo familjen jane tradita osmane?
      Ne ka kombe qe gruan e kane me vlere zero, ato jane myslimanet. Kete e percuan edhe tek ne qe ne shume familje myslimane, gruan e trajtonin si placke qe shitej e blehej. Artikulli ne fjale flet per vitet e lufterave ballkanike dhe per ato zona ku turku nuk u fut dot se i mbeteshin poturet neper ferra. Historikisht, gruaja ka patur nje vend te vecante ne familjet shqiptare. Roli i nenes permendet ne pothuaj gjithe folkun shqiptar. Mjafton te lexosh legjendat e Mujit dhe Halilit qe te marresh vesh se cfare respekti kishin shqiptaret per nenat e tyre. Nese ti nuk nderon nenen tende, kjo nuk do me thene se si ti jane te gjithe shqiptaret. Persa me perket mua, nena ime eshte gruaja qe me lindi e me rriti dhe qe sebashku me babane me edukuan qe te jem njeri i ndershem dhe te respektoj te tjeret. Keto tradita qe na lane te paret tane dhe ne vecanti nenat dhe gjyshet tona te mencura, do ja leme trashegim femijeve dhe niperve e mbesave tona.

  2. Sal demokrati says:

    Shkrim i profilit romantik.
    Domosdo!
    Shekulli i pajtonve karroca.
    Çajlld Harolld,Lejmontov,Esenin..Pushkin…dranafilla dhe karajfilla…
    Zogj qe flutrojn
    Qiej blu…
    Shqiptar i pafrik!!
    Te kthehemi ne realitet:
    “e njef friken shqiptari
    Ashtu sič njef pajdhin kaori”
    Thot populli.
    “e njef maloku friken
    Sic njef rusi ameriken”
    Ose:
    “e njef friken maloku
    Si pellgun njef patogu”
    E kap frika shqiptarin
    Si kurva kur kap kaorin
    E njef maloku friken
    Si pajdhi kur han tyten.

  3. Nora says:

    Nuk Jane tradite osmane Jane tradite shqiptare o idiote turkoarab

    1. Aldo says:

      Nora po perse nuk mi keto tradita??Hajde ma thith nje here se mbase te vijne mend.

  4. Patokpeshk says:

    Ben, me gjithë mend e ke që turku nuk hyri në Mirditë!?, po atëherë pse burrat e asaj anë luftuan në shumë luftëra për Sulltanin, apo për sport 🤣.
    Respekti për gruan tek shqiptaret nuk ndryshon se çfarë feje kan por është individuale, pra tek shqiptaret flas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *