Edi Rama në ndeshjen Juventus-Lazio, Endri Fuga sqaron udhëtimin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Deputeti i PD, Edi Paloka përmes një statusi në Facebook pasditen e sotme akuzonte Ramën se kishte udhëtuar nga Vlora në Rinas me një helikopter Cougar dhe më pas për në Torino me një charter për të parë ndeshjen Juventus-Lazio.

Por drejtor i Komunikimit të kryeministrit Rama, Endri Fuga sqaron si qëndron e vërteta e udhëtimit të Ramës në Itali.

Akuzat e Edi Palokës:

Pak minuta me pare , ekzaktesish me 13.44 , kryeministri i vendit me te varfer ne Evrope, pasi ka mberritur ne aeroportin e Rinasit nga Vlora me helikopter Cougar, eshte nisur per ne Torino me nje charter tip Cesna 550, te Serbise YUBTB. Arsyeja; ndeshja Juventus-Lazio qe zhvillohet ne oren 18.00 Kushdo qe e ka mundesine, gazetare ose jo, le ta verifikoje.

Reagimi i Endri Fugës-Drejtor i Komunikimit te kryeministrit Rama

Eshte plotesisht e vertete qe kryeministri Edi Rama ka udhetuar sot drejt Torinos, se bashku me Drejtorin Sportiv te Lazios, Igli Tare. Ata jane nisur nga Rinasi me nje avion te prenotuar nga klubi i Lazios per drejtorin sportiv, Igli Tare. I cili pasi ka kaluar disa dite pushime ne jug ne Shqiperise, eshte kthyer sot ne detyren e tij.

Kryeministri eshte i ftuar nga presidenti Agnelli, per ndeshjen e pare ne shtepine e juventineve dhe do te kthehet neser ne mengjes. Per ata qe perpiqen te luajne luftash me avione e me helikoptere, sqarojme se udhetimet e kryeministrit te vendit i kane kushtuar shume me pak buxhetit te shtetit, sesa ato te paraardhesit. Kryeministri udheton ne Economy Class dhe po keshtu edhe ministrat.

Buxheti i shtetit nuk ka paguar asnjehere per asnje udhetim privat apo familjar te tij. Per kedo qe nuk e di se kryeministrat si rregull i kane shfrytezuar helikopteret gjate oreve te detyruara vjetore te fluturimit qe keto mjete kryejne (per arsye teknike mirembajtjeje), informojme se udhetimet e kryeministrit me helikopter gjate kohes se tij ne detyre, numerohen me pak se sa gishtat e duarve.

Ka me siguri njeqind rruge e arsye per te bere opozite me Edi Ramen e me qeverine e tij! Por nese do me kerkonin te zgjidhja nje absurditet mes plot te tilleve ne listen e akuzave ndaj kryeministrit, eshte akuza se Edi Rama eshte i dhene pas luksit, veseve e parave. Nje budallallek me brire!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

16 komente në “Edi Rama në ndeshjen Juventus-Lazio, Endri Fuga sqaron udhëtimin”

  1. kasem gahinji says:

    qe sa i nxjerr nga goja paloka,strazo,fytyrdosa vokshi ,salijani,boll-iu ,etj,qe ne ate moment humbasin vleren e se vertetes.njeriu ben i tia leverdise me paret e veta.le te vertetojne qe jane nga paret e shtetit,te kerkoje hetim e fund te fundit.,por jo medekarata dhe thirrje.denoncim ne prokurori,ne klsh.bujari i klsh eshte i tyre.ose mos i bijen legenit per zhurme.

    1. Kalec Dega says:

      Nuk mund te sqaronte Kryministri kete udhetim se ai ishte ne Itali dhe ne u bindem nga zyra e tij propogandistike dhe u gezuam shume per kryeministrin .Thone qe do kthehej nga Italia me 20 Sudaneze qe neser duan nuse dhe per fat te mire i duan muslimone.

  2. Shqiptari optimist says:

    Fug, Bere mire qe ua tregove vendin opozitareve te paafte per te qene opozite.

  3. Piloti digjital says:

    Ju vërtetoj hamendësimin e zotit
    Paloq…Paloka ( nuk punon kumbia e
    fshirjes). Jo vtëm kq, por kishte me
    vete dhe një pko të madhe të madhe
    Të mbështjellë me natriband nghyrë
    Lejla.Ç’të kishte brenda vallë. Të shikohet se vinte nga Vlora!
    Ps. Ju lutem anonim.

  4. florence says:

    crendesi ka, jeni te gjithe hajdute si majtas djathtas qender, nuk keni lene gje pa i vjedhur atij populli fukara.

  5. Toni says:

    KM i vendit nuk mund te fluturoje me avione private. Ai eshte ne konflikt interesi me poziten qe ka. Kuvendi duhet te pergatise nje ligj qe ju ndalon administrates se vendit te blihet nga shtete apo klube te huaja dhe pastaj tju beje favore per favoret qe po u bejne. Ne Kanada u be nami pse KM Trudeau fluturoj ne nje ishull privat me avionin e pronarit te ishullit. Kerkoj falje dhe nuk e perseriti me. Eshte e jashteligjshme te fluturosh me avione private kur je ne detyren me te larte shteterore. Kryeministri i vendit nuk mund te blihet! Dhe mos udhetoni si varfanjake neper Europem me ekonomy class. Nuk eshte dinjitoze sepse humbisni dinjitetin neper kancelarite e botes. Perpos qe eshte femijnore qe KM i vendit ka mbetur gjimnazist! z. Rama fillo punen dhe leri pushimet e sterzgjatura. Vendi po digjet dhe ju bridhni plazheve dhe stadiumeve. Nuk ke kohe per te humbur. Vendi duhet ndertuar! Ju kemi besuar voten! Mos na zhgenjeni! Po ju jepni kocka qenve te SHQUP-it qe te gezohen dhe te te hedhin poshte autobuzit. Humbje e madhe ne opinionin publik. Jemi votuesit tuaj por mos na zhgenjeni me levizje te tilla te pamatura, si nje gjimnazist i papjekur dhe i perkedhelur. Koha e bllokmeneve qe per trend ishin tifoze me nje skuader europiane ka ikur! Rritu dhe trego qe je burre shteti! E kujt i rruhet nese Juventusi humbi apo fitoj!? Ti ke shume per te bere. Nuk duhet te te zere gjumi per popullin qe te votoj dhe jo te lakatredhesh neper plazhe dhe per futboll. Ne plazhe me pushime te stergjatura. Merr shembull nga Erion Veliajn qe po ju nderton rruget e Tiranen qe pas Veres te ktheheni ne nje Tirane me te bukur. Eshte sistemi amerikan qe e ka edukuar dhe jo ai francez apo europian qe se rruan bythen per popullin e vet. Nuk eshte model i mire! Naimi i jone i madh na ka thene: Pune, pune nate e dite qe te shohim pakez drite!

  6. Zigur Qarri says:

    “Te gjith lajmet qe dalin nga Endri Fuga,jo vetem per Ramen,por edhe per kundershtaret e qeverise,jan 100% te verteta”.
    Rama ka probleme ortopedike,dhe udhetimet e gjata me makine i perkeqesojn shendetin,prandaj edhe perdor disa here
    ne Jave helikopterin.E ka porosi nga Mjeku,keshtu qe eshte i justifikuar.

  7. Luli says:

    Po Merua çfare mendimi ka,se kurva Fuga na e mbushi mendjen.Thuaj nje fjale o Mero,behu burre.

  8. Fadil says:

    Duket qe Rama nuk e ka kuptuar akoma detyren e kryeministrit.

  9. Komentuesi says:

    Edhe Edi Rama eshte si gjithe te tjeret dhe mund te leviz i lirshem kudo pavaresisht se eshte kryeminister.Por me sa duket EDI POLOQJA i qenka ngjitur si muti pas kepuces kryeministrit dhe na dhenka lajme “sensacinale” .O mortja qe nuk e hengri palok thuthuqin.Keta te pd u bene bajat fare,sa nuk i degjon dot.Pa le ajo buze lopa Vokshi qe ta shpif kur thoshte se Erion Veliaj nuk ka bere asgje per Tiranen.Na plasi neve se nuk i shikon Vokshi,mjafton ti shikoi populli i Tiranes,te cilin e vlereson si kryebashkiaku me i mire deri sot.

  10. Futjani pordhes says:

    Pse beni keshtu!! Ca beri me helikopter ushtrie udhetoi! E pa qe po kalonte heljkopteri nga Vlora ky i ngriti doren me auyostop dhe helikopteri tha hajde mos e ruaj se po bej udhetim per aryse teknike dhe e mori! Biles mori edhe nja dy pasagjere te tjere ne Lushnje!
    Pastaj ne Rinas takoi rastesisht Iglin dhe ky i tha hajde do vish me me mua te shohesh Juven se ti ske leke vetem 3 mije euro kursime nga gruaja ke! Une me aq ha dreke i tha Igli!
    Nderkohe eshe presidentitn e Juves Anjelin e takoj rastesisht ne stadium! Asgje e paraorganizuar aic thoni ju! Rastesi we nga helikopteri e deri tek Ronaldo! Jo po la per fjysem mbledhjen e qeverise!!!! Ca jane keto katelliqe! Ate e vazhdoj talunt Palla!

  11. erion brace i verteti says:

    ate vellain e Iglit e paguan akoma qeveria?

  12. Doni me per Belulin.. says:

    Sqarimet e E. Fuges na “sqaruan ” se kryeministri i sotem eshte me i lire se sa ato te meparshmit.
    Aq i lire, sa shifrat nuk mund te tregohen me goje, por Endri i ka numeruar vec me gishtat e dores..
    Gjate “sqarimeve” harroi te na sqaroje nese Igli Tare do ta shoqeroje ose jo gjate kthimit ne atdhe..
    Sa per mbledhjen e Qeverise ne Vlore, e ka thene tamam nje komentues me lart: Kemi Taulantin..

  13. Doni me per Belulin.. says:

    Sqarimet e E. Fuges na “sqaruan ” se kryeministri i sotem eshte me i lire se sa ato te meparshmit.
    Aq i lire, sa shifrat nuk mund te tregohen me goje, por Endri i ka numeruar vec me gishtat e dores..
    Gjate “sqarimeve” harroi te na sqaroje nese Igli Tare do ta shoqeroje ose jo gjate kthimit ne atdhe..
    Sa per mbledhjen e Qeverise ne Vlore, e ka thene tamam nje komentues me lart: Kemi Taulantin.

  14. Alban Hamzai says:

    Pse genjeni kur thoni se ne Shqiperi rrogat jane te ulta. Ja,merrni nje shembull . Kryeministri yne ,vetem me rrogen e tij,pasi ai nuk ka asnje burim tjeter te ardhurash ,nderton vilen ku banon,hap eksozita me pikturat e tij kudo ne bote ,boton libra me batutat e komunikimit gju me gju me popullin ,gojet e liga thone se ka kursyer e ka neper bangat e botes rreth 200milione euro ,udheton per te pare nje ndeshje etj.etj. I lumte qeverise shqiptare per kete nivel te larte pagash per shtetasit e saj .

  15. Moralisti says:

    NJEREZ EDI RAMA NUK ESHTE AS ME SHUME E AS ME PAK SE VELLA I PARAARDHESVE TE TIJ FATOS NANO E SALI BERISHA. ESHTE NJE PERZIERJE E VESEVE TE KETYRE TE DYVE VEÇSE ME I MODERUAR DHE KY ESHTE NDRYSHIMI MIDIS TYRE. NUK ESHTE AQ I DREJTEPERDREJTE SA SALIU NE SHFRYTEZIMIN E PUSHTETIT PER INTERESAT E VETA, NE VEND TE XENIT TE SALIUT KA ZGJEDHUR TE VELLAIN OLSIN PER TA ATASHUAR PRANE FAJDEXHIUT TE ÇDO PUSHTETI GAZ DEMIT NE OPERACIONE TE PASYRIMIT TE PARAVE. NGA FATOS NANO KA MARE QENIEN LIBERAL DHE HAKMARRJEN PAS SHPINE, PA ZHURRME E BUJ SIÇ BENTE SALIU… NE KONKLUZION TE PERGJITHSHEM EDHE EDI RAMA ESHTE NJE MASHTRUES MODERN, NJE I KORRUPTUAR NGA PUSHTETI, QE SI RRALLE KUND NE BOTE EDHE PSE ESHTE NE PUSHTET ESHTE PJESE AKSIONARE E NJE BANKE TE HUAJ FARE HAPUR, NJE DESPOT SALIIST QE NUK NDALET TE SULMOJE KEDO QE E KUNDERSHTON, NJE I PAEDUKATE DHE PERDORUES FJALORI VULGAR, NJE SHPERDORUES DHE PERFITUES ASETESH PUBLIKE. FYTYRA ME REALE E KETIJ PERFAQESUESI TE ARISTOKRACISE KOMUNISTE ESHTE ILIR BEQAJ, I HARUARI I PROKURORISE, ESHTE DAMJAN GJIKNURI, ARBEN AHMETAJ ETJ. PJESTARE TE KABINETIT QE E FURNIZOJNE ME PERQINDJEN E PARAVE TE KORRUPSIONIT DOGZBORUN E TYRE SHQIPTARE EDI RAMA. MJERE SHQIPTARET JO MILITANTE NE DUART E KUJT GJENDEN.

Lini një Përgjigje te Shqiptari optimist Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *