Investimet, paratë ikin jashtë. Nga Shqipëria dolën 291 milionë euro fitime të kompanive të huaja

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kompanitë e huaja në Shqipëri nuk i përdorin paratë që fitojnë këtu për të zgjeruar më tej aktivitetin, por i transferojnë ato menjëherë në vendet e tyre.

Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa thotë: “Kjo është një gjë mjaft shqetësuese, pasi burimi kryesor i investimeve të huaja janë fitimet e riinvestuara. Ne nuk presim më që të kemi investime të reja masive, siç kanë vërshuar gjatë 30 viteve të fundit dhe burimi kryesor i investimeve të huaja mbeten riinvestimi i fitimeve që krijojnë kompanitë në Shqipëri”.

Sipas FMN-së, në Shqipëri pesha e investimeve të huaja që vjen nga fitimet e riinvestuara është vetëm 15%, duke qenë një nga më të ulëtat në Evropë.

Por, pse investitorët e huaj nxitojnë t’i transferojnë fitimet e tyre jashtë dhe nuk i riinvestojnë ato sërish? Selami Xhepa thotë se arsyeja kryesore është risku që ata perceptojnë këtu.

“Risku buron së pari nga pasiguritë politike, ndryshimet e legjislacionit, klima e biznesit në vend. Fatkeqësisht, shumë raporte të kryera nga organizata biznesi apo institucione financiare tregojnë se klima e biznesit në Shqipëri mbetet problematike”, shpjegon Xhepa.

Por, veç riskut, ka edhe një arsye të dytë, që lidhet me zhvillimet demografike dhe ato të ekonomisë: “Tregu në Shqipëri është në tkurrje. Pra, popullsia po ulet, rënia e popullsisë së bashku me rënien e fuqisë blerëse e bën tregun jo shumë interesant dhe kjo bën që kompanitë e huaja të mos shohin mundësi për zgjerim”.

Vitin e kaluar, kompanitë e huaja që kanë investuar në Shqipëri transferuan 291 milionë euro fitime në vendet e tyre ose 35% më shumë sesa në vitin 2016.(TCH)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

9 komente në “Investimet, paratë ikin jashtë. Nga Shqipëria dolën 291 milionë euro fitime të kompanive të huaja”

  1. Eri says:

    Shqiperia eshte vetem per pastrim paraje.Shume te huaj pastrojne parate dhe i fusin ne vendet e tyre te pastra dhe investimet dhe blerjet i bejne atje.Ne jemi republike bananesh.

    1. Ardit says:

      Bravo Babaxhan!

  2. Wth says:

    Jo domosdoshmerisht eshte negative. Mund te jete tregues shume pozitiv i ekonomise sone qe kompanite kane bere me shume fitim. Te besh me shume fitim eshte qellimi dhe ftesa per me shume investime ne Shqiperi. Riinvestimi nuk shikohet vetem me kete tregues. Investimi eshte perpara fitimit dhe mund te jene rritur edhe investimet. Duket se Selamiu komenton shume perciptas dhe sikur shkruhet shpesh dhe pa kuptim qe kompanite e huaja nxjerrin fitimet jashte… !

  3. Tr says:

    Ueeee,po fitimet ti lene bakshish?
    Normale qe kompanite e huaja do i marrin fitimet jashte se thjesh jane te huaj.
    Me idiotizem se termi qe perdorni qe te huajt i fusin ne xhepin e tyre fitimet,nuk ka.
    Edhe ne emigrantet,me fitimet tona bejne çfare te duam.Ankohen vendallinjet racist njelloj si ky titulli qe keni vene ju dhe qahen e thone ” obobo na iken leket jashte”… nje nder gjerat me fashiste qe degjohet nga racistet.
    Ndaj,mis u beni dhe ju njesoj.

    1. atdhetari says:

      Debil ne vendet e huaja o kafshe arixhi nuk e lejpn kete plehree huaj. Kemi te drejte te urrejme cdo te huaj se te huajt na kane shkaterruar dhe copetuar

      1. Tr says:

        “atdhetari”
        ????
        Ja futi nje te perkthyer…ne shqip po munde?!

        1. atdhetari says:

          Posi meqe je i trashe po ta perkethej une.Ne asnje vend te botes nuk lejohen keto qe behen ne Shqiperi biles dhe ne Afrike po i ndalojne.Te huajt te ulin koken kur vijne tek ne sepse kane borxhe gjigande per te lare ndaj nesh

  4. Lani says:

    Tallin bythen me shqiperina jemi me keq si kabuli .tiranes i vinte era mute e kake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *