Jari, i shqetësuar që LSI e ka lënë jashtë skemës së luftës në shtator (VIDEO)

Jari sot u gdhi i mërzitur.

LSI ka premtuar një organizim ushtarak kundër qeverisë në shtator, dhe Jarin nuk e ka thirrur.

Duke qenë se Jari është i vetmi oficer profesionist nga politikanët e lartë të opozitës, kjo e mërziti shumë.

Dhe vendosi të postojë diçka rreth kësaj:

“Ushtri me burrnesha në krye s’kisha dëgjuar.

Luli nuk e meriton të fyhet kështu”

Dhe më pas vazhdoi sqarimi.

“Të nderuar demokratë. Jari ju sqaron!

Siç e patë, LSI ka lëshuar një video ku tregon përgatitjet ushtarake në Jalë për të rrëzuar qeverinë.

Unë si ushtarak i vjetër, jam i mërzitur me këtë skemë.

Mbi të gjitha, të rinjtë dukeshin të patrajnuar dhe nuk dinin të nderonin.

Plus kishte dhe të mitur mes tyre.

Edhe teksti i marshit luftarak nuk mu duk i arrirë.

Aty flitet për një burrneshë dhe jo për burra.

Nuk besoj se e kanë pas fjalën për Lulin kur thonë “Burrneshë”.

Po ashtu, jam i mërzitur nga entuziasmi i Doktorit.

Ai ka filluar gëzohet me LSI-në, e jo me PD.

Kjo nuk është shenjë e mirë.

Për të qenë i qartë me ju, po u postoj tekstin e marshit lufatrak dhe videon.

(Teksti i plote)

Çohuni djem o edhe vajza,

se rinia është e para

mbas burrneshës shkoni të gjithë,

ta rrëzojmë këtë qeveri.

 

Shitën det e falën toka,

por Shqipëria është e jona.

Në dorë të piktorit s’lihet vendi,

ai nuk është një burrë shteti.

 

Çohuni djem o edhe vajza,

e rinia është e para.

O piktor i jeshiles,

shite shokët për karrige.

 

Saje qorri ku je ti?

Edi Rama të shiti ty.

Nuk shef arsim në vendin tonë,

Shef veç parcela me drogë.

 

Shqipëri moj sa durove?

Koncesionet s’i mbarove.

Taksa k’tej taksa andej,

ky piktori po na rrjep.

 

Çohuni burra çohuni gra,

Gjithë rinia ne na la.

Thonë të ardhme këtu nuk gjejnë,

Mafie këtej mafie andej.

 

Shqipëri moj zonjë e rëndë,

ku do të shkoje ky halli jot?

Ne nuk ikim nuk të leme,

piktori këtu nuk ka vend.

Të iki ai nga vendi jonë,

është e jona Shqipëria mëmë.

 

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...