Jari, i shqetësuar që LSI e ka lënë jashtë skemës së luftës në shtator (VIDEO)

25 Gusht 2018, 18:05Antena TEMA

Jari sot u gdhi i mërzitur.

LSI ka premtuar një organizim ushtarak kundër qeverisë në shtator, dhe Jarin nuk e ka thirrur.

Duke qenë se Jari është i vetmi oficer profesionist nga politikanët e lartë të opozitës, kjo e mërziti shumë.

Dhe vendosi të postojë diçka rreth kësaj:

“Ushtri me burrnesha në krye s’kisha dëgjuar.

Luli nuk e meriton të fyhet kështu”

Dhe më pas vazhdoi sqarimi.

“Të nderuar demokratë. Jari ju sqaron!

Siç e patë, LSI ka lëshuar një video ku tregon përgatitjet ushtarake në Jalë për të rrëzuar qeverinë.

Unë si ushtarak i vjetër, jam i mërzitur me këtë skemë.

Mbi të gjitha, të rinjtë dukeshin të patrajnuar dhe nuk dinin të nderonin.

Plus kishte dhe të mitur mes tyre.

Edhe teksti i marshit luftarak nuk mu duk i arrirë.

Aty flitet për një burrneshë dhe jo për burra.

Nuk besoj se e kanë pas fjalën për Lulin kur thonë “Burrneshë”.

Po ashtu, jam i mërzitur nga entuziasmi i Doktorit.

Ai ka filluar gëzohet me LSI-në, e jo me PD.

Kjo nuk është shenjë e mirë.

Për të qenë i qartë me ju, po u postoj tekstin e marshit lufatrak dhe videon.

(Teksti i plote)

Çohuni djem o edhe vajza,

se rinia është e para

mbas burrneshës shkoni të gjithë,

ta rrëzojmë këtë qeveri.

 

Shitën det e falën toka,

por Shqipëria është e jona.

Në dorë të piktorit s’lihet vendi,

ai nuk është një burrë shteti.

 

Çohuni djem o edhe vajza,

e rinia është e para.

O piktor i jeshiles,

shite shokët për karrige.

 

Saje qorri ku je ti?

Edi Rama të shiti ty.

Nuk shef arsim në vendin tonë,

Shef veç parcela me drogë.

 

Shqipëri moj sa durove?

Koncesionet s’i mbarove.

Taksa k’tej taksa andej,

ky piktori po na rrjep.

 

Çohuni burra çohuni gra,

Gjithë rinia ne na la.

Thonë të ardhme këtu nuk gjejnë,

Mafie këtej mafie andej.

 

Shqipëri moj zonjë e rëndë,

ku do të shkoje ky halli jot?

Ne nuk ikim nuk të leme,

piktori këtu nuk ka vend.

Të iki ai nga vendi jonë,

është e jona Shqipëria mëmë.

 

5 komente në “Jari, i shqetësuar që LSI e ka lënë jashtë skemës së luftës në shtator (VIDEO)”

  1. Mira Kazhanji says:

    O shoku Jari, po c’jane keto gjepura mo aman?

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Rrofsh Mero
      se na kënaqe
      se dufeku
      do mustaqe.
      Punën keq
      e kanë nisur
      mustaqe
      e gop pa dirsur.
      Ndryshon puna
      për së mbari
      në udhëheq
      kapteri Jari.
      Dot s’marrshon
      e është vapë
      po mustaqet
      i lë prapë.
      .
      O Edi
      të kam një fjalë
      dil e shih
      ç’bënet në Jalë:
      Dridhu, dridhu
      Ed piktori
      LëSëIa
      kope’ nxorri
      e hedhën
      hapin të rëndë
      pa të nxuarr
      edhe këngë.

      P.S.
      LëRëI
      rini sultjashi
      gjer në Vlorë
      mba hashashi
      Ju mbaroi
      pesmediçi
      gjer në Vlorë
      mba sanduiçi.

  2. Mira Kazhanji says:

    O shoku Jari, po c’jane keto gjepura mo aman me garnizone ushtarake, njesoj si dikur lali Eri, nastradini i Bashkise?

  3. ce says:

    Leshitdhise dhe leshelise i ka ardhur fundi dhe po demonstron force me 14 vjeçare se te rinjtë po i largohen përditë. Fotoja me te rinj 14 vjeçare me pamje ushtarake te kujton ditët e fundit te Rajhut te trete kur Fyrheri përshëndetej me djem 14-15 vjeçare qe morën armët per te mbrojtur Berlinin i cili ndodhej nen rrethimin e hekurt rus dhe Hitleri i frymezonte këta te rinj mjerane qe po shkonin drejt vdekjes se sigurte.

  4. Xhipja says:

    Keta trima te cartur te LSI tu hane mutin ballistave per nga mencuria trimeria dhe oreksi.Tashti u fiksua perfundimisht e ardhmja e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje