Përse LSI është shpresa e vetme e Berishës!

25 Gusht 2018, 18:58Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Sali Berisha ka postuar sot një video të forumit rinor të LSI, të cilët në drekën e fundit të kampingut në Jalë, ishin duke u betuar për luftë në shtator. Ngjante paksa si një ritual i pagesës së faturës së kampingut, por që më shumë çmobilizon njerëz për luftë, se sa mobilizon.

Por ky është problem i modelit politik të LSI.

Ajo që është e pazakontë në këtë histori, është fakti që udhëheqësi shpirtëror i PD-së, ka mbetur një gjeneral që ushtarët e vetëm në horizont, shikon forumin rinor të LSI. Dhe nuk duket se ka faj.

LSI është një parti shumë më e qartë, më e strukturuar dhe më e gatshme për aksione. Nëse sot do të bënim një bilanc një vjetor të aksioneve të paralajmëruara të PD dhe fundin e tyre, do t’i japim të drejtë Sali Berishës.

Vjeshta e vitit të kaluar nisi me stuhinë ndaj Saimir Tahirit pas arrestimit të një bande vlonjatësh në Katania. Tahiri u tërhoq për të mos u bërë ngarkesë politike për PS, edhe pse deri më sot, nuk ka ende asnjë fakt nga dosja e famshme e kushërinjve të tij, që ta implikojë atë. Biles personi më i përfolur pse u ekstradua në Itali e nuk u gjykua në Shqipëri, u lirua nga gjykata italiane.

Komsioni heitmor për Tahirin mbeti rrugës dhe PD e harroi, për t’u kapur pas një flluske tjetër sapuni, që ishte “Babalja”.

Pas një inskenimi ordiner në përpjekje për të kapur vëllain e ministrit të Brendshëm, PD dhe vet Basha u investuan personalisht për ta provuar se ajo ishte e vërtetë.

Sot çështja është në Gjykatë. Prokuroria ka siguruar dëshmi nga personi që ka inskenuar ngjarjen, ndërsa “Babalja” është në Kosovë i larguar nga vendi për t’i shpëtuar drejtësisë.

Për të kuptuar se çfarë ishte ajo histori, mjafton të lexoni këto ditë replikat mes Myslym Murrizit dhe Jetmir Olldashit, njëri deputet i PD, e tjetri pjesë e projekteve të shtypit të PD për propogandë politike. Deputeti më luftarak i Lulzim Bashës, dhe kryetar i PD së Lushnjës, e akuzon njeriun e Bashës që prodhoi çështjen “Babale” si mashtrues, që diskretitoi PD me atë çështje. Pra, në fund të kësaj historie, Lulzim Basha nuk arriti t’i mbushë mendjen as Myslym Murrizit me “Babalen”.

Kështu, pasi u betua nja dy herë që Fatmir Xhafaj do kalonte mbi trupin e Bashës për në ministri, e harroi dhe u mor me godinën në krah të Xhafajt, Tetarin Kombëtar.

Duke i pëlqyer kauza e disa aktorëve për të ruajtur Teatrin e vjetër, PD u investua politikisht në një histori që nuk ka të bëjë fare me të. Si një institucion gjobëvënës, ajo filloi sulmet ndaj biznesmenit që do ndërtojë Tetarin përmes një ligji të veçantë, dhe tashmë nga çështje të aktorëve, e ka kthyer në kauzë të saj. Biles është aq banale, sa sheshi para Teatrit, është kthyer si çadra një vit më pare, ku shpalosen refleksione për programin e ri të PD, e nuk flitet më për Teatrin.

Me këtë rast, gjithë beteja e saj është përqëndruar më shumë kundër Erion Veliaj, se sa kundër Edi Ramës. Biles kundër Veliaj, po investohet dhe me incidente të pështira zjarresh të sajuara në çerdhe, me shpresë se do ta dëmtojnë para zgjedhjeve.

Kështu që këtë fillim shtatori, Sali Berisha nuk di se çfarë t’u thotë demokratëve. T’u thotë që Fatmir Xhafaj do kalojë për herë të tretë mbi trupin e tyre, ka frikë se ai kalon prapë. T’u thotë se Saimir Tahirin do ta fusi në burg gjykata italiane, ajo po liron dhe ata që u akuzuan. T’u thotë që Teatrin s’do ta ndërtojnë pa kaluar mbi trupin e Salianjit, ka frikë se do kalojnë.

Në këto kushte, Sali Berisha të vetmen gjë të qartë që ka parë këto ditë si opozitarë, ka qenë ai kori i “këmishkuqëve” të LSI, dhe e ka bërë entuziast.

Nuk ka faj. Të paktën ka parë diçka që e beson se mund të ndodhë. Tek PD me sa duket nuk shikon më asnjë shenjë. Dhe kur s’ke pulën tënde, do hash sorrën e botës.

16 komente në “Përse LSI është shpresa e vetme e Berishës!”

  1. une kaq di, po ti? says:

    Kjo eshte e vertete: kur s’ke pulen, do hashe sorren dhe Saliu kerkon te haje sorren e Monikes. Nuk e di se sa e zeze dhe e pa rruar do jete!

    1. Komentuesi says:

      Shume bukur! Saliu krkon te haj sorren e Monikes,por ka konflikt ineresi me Ilir Meten. Vall Meta do jete dakord qe Saliu te haj sorren e Monikes? Te shohim.Koha do ta tregoi,se edhe Monikes sikur ja ka qejfi t’ja jap sorren Saliut.Meta do beje sikur nuk e pa.

      1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


        Sala ka shpresë
        te kope e LëRëIsë
        se i sjell kujtimet
        e gopit të Lirisë!
        .
        Lesh dhie i veshur
        zanatin Dhiar
        përveçse të dhive
        gop tjetër s’kish par.
        .
        Dhe vërrës së saj
        iu fut me yxhym
        sa flakë i nxirrte
        i nxirrte dhe tym.
        .
        Kur pa që fërtyma
        nuk kishte më vlerë
        e dha me qera
        dhe bëri karrierë.

        P.S.
        Si shoku Enver
        Kujtimet e Vegjëlisë
        dhe Sala po shkruan
        Vrima e Lirisë.

  2. i revoltuari says:

    Faleminderit z.Baze!Nje analize teper serioze e mbreselense.Per shkrime te tilla kemi nevoje e jo per sharltanizmat e kazaneve mediatike ku gatuhen helmet per te helmuar e coroditur njeriun e thjeshte.

  3. artan says:

    Mero i sakte si gjithnje, por une nga ju,si gazetar dhe analist exelent, po pres me padurim editorialin me teme: “Ku eshte zhdukur Arta Marku”.

  4. LERINI Femijet ne Endrrat e tyre says:

    “Kemishkuqet” e LIS-it Ngjajne me ” Hitler-Jungs”…(Djemte e Hitlerit)..dhe qe u Mobilizuan per Lufte ne LDB-rore…po a Fitohet Lufta me Femije??
    o Babale-Berishovic-Lulic Bashovic-Ilir Metovic and &CO:::Leri te Rinjte ne Endrrat Femijnore…..Politiken Futeni ne Prapanicen tuaj se jeni nje Bande te Korruptuarish dhe te Shiturish te UDB-ja Serbe..lol

  5. zi says:

    Ini ju qe mbani akoma me shprese,
    funderinat.
    Ndersa une fshiva qyret me pacavuren qe na serviret.

  6. Laku says:

    O Mero,dje zbulove armikun e jashtem qe ishte Trumpi,sot armikun e brebshem qe eshte LSI.Po per keta hajdutet ne pushtet do shkruash apo sta mba bytha.Shpresoj te te kene blere me shtetnjte se Saliu ne 92shin.

  7. Iliri nga Gjermania says:

    ?I madh je,Kryeveper.??

  8. koço says:

    Sahliu ky njeriu i kobave ,vrasjeve , vjedhjeve , gjithë poshtërsive të mundeshme qe mundet të mendohen se mund të ndodjhin në këtë botë . Mbase tek ky Monster , Zoti vet, ka vendosur , te mos e mare , por të zvaritet pëe te kuptuar ky Maskara e gjithë ata që janë pale me ketë Faqe Zi ,Për të vertetuar se edhe ‘Mortia nuk ha Mut’ por ta bindëe te kuptojë , ‘ Sa e Rëndë eshtë Pesha e GJemës së Mëkatit ??? duke e lene si qyqar e ligavec ketë Qelbanik , ketë Kobë Ndjellës , trazirash e shkaterime që i ndodhëshin në pjellat e tija . atë qe ky Katil lut për këte vënd e popull .

  9. OPGJ says:

    Mero.Skandalet e politikes shqiptare kane aritur kulmin.Tani ka ardhur koha qe eshte aritur masa kritike njesoj so ne procesin berthamor.Kretini Berisha me banden e tij jashte cdo standarti Alibeja.StrazimiriVokshi etj kjo bande e ndryshkur dhe e neveriteshme kane shtuar shenjat dhe kane hyre ne rezonance me LSI drejt shkaterimit perfundimtar me Moniken Vasilin Haxhinaston etj qe perfundimin e sigurte e kane ne qelite e burgut.Por akoma po i mban gjalle ndonhe piruete e “politikanit” te thekur Rama qe ata hapur deshirojne ta marin me vehte.Pervec tragjikes shkaterimi perfundomtar i ketyre bandave te ndryshkura do te shoqerohet me gallate ku ne krye do te jete Sali Berisha qe do te mundohet tu a fuse te gjitheve.Grate duke filluar nga Liria e ne.fund te fillojne te pertgatisin cantat per ushqime e ndresa qe duhet tu cojne ne burg.Boll i trashen prapanicat me gjene e vjedhur.Qari i avokateve qe do te gezojne nje pjese te parave te vjedhura.

  10. Leon Rrapini says:

    Kjo rrodhe gjeme-ndjellese, me emerin SalBer, e tipit bishe me tentakula plote gjemba, specie e vechante e shoqerise njerezore, me koke mes tentakulave, po fillon te haje kembet (tentakulat) e veta, gardistet e kuq te Meges, vemje prej terrorit te kuq bolshevik, amtualisht aderrenca te Rrodhes Perbindeshe me tentakula qe i shtohen. Pse? Se keshtu tha Ramizi.

  11. skrapari says:

    Ne foto, duke nderuar, pash edhe disa pioniere. Po fatosat ku jane? Struktura e te rinjeve ne PP Sh ka qene :
    1. Fatosat
    2. Pionieret
    3. Rinia.
    Pse ekini shkelur strukturen rinore? Dhe te me falini se harrova. Keto jane organizata masash dhe drejtoheshin nga Partia. Po nuk me besuat mua,mundohuni e pyesni Sali Berishen ,pasi ai ka qene sekretar i Partise se Punes e i ka udhehequr keto organizata rinore. Deshmitar do te kini edhe Tritan Shehun qe ka qene sekretar i komitetit te rinise ne shkolla dhe universitet. Perseri nuk u mbushet mendja? mire at’here ,shkoni e pyesni Besnik Mustafajin si punonjes i insitutit te Markzizem -Leninizmit.
    Si perfundim Saliu ne shtator do marri briskun e do filloi te rruaje …………..

  12. robi says:

    Këta jane trupat paraushtarake me uniformen kafe te drejtuar nga Remi qe sollën ne pushtet Hitlerin,,,

  13. Romak says:

    Xhigand je zoti Merro,mezi te ka zoti Rrama,te ka PS xhevahirr ty.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje