Telushi i jep fitoren e parë Partizanit. Laçi përmbys Luftëtarin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Partizani ka gjetur fitoren e parë, teksa mposhti Kamzën me rezultatin minimal 0-1, në derbin e vogël të kryeqytetit, falë një goli të shënuar nga mesfushori Bruno Telushi, në pjesën e dytë.

Skuadra e Skënder Gegës vinte pas humbjes minimale 1-0 në Korçë ndaj Skënderbeut, por arriti të vendoset mirë në fushën e lojës dhe të marrë 3 pikë të arta, ndaj një kundërshtari aspak komod, si Kamza.

Këta të fundit nuk arritën të konfirmojnë suksesin e një jave më parë ndaj Tiranës, ndonëse krijuan disa mundësi të mira dhe humbën edhe një 11-metërsh me anë të sulmuesit kryesor, Sebino Plaku.

Fitoren e parë në kampionat e gjeti edhe Laçi, që mposhti me përmbysje Luftëtarin e Gjirokastrës, me rezultatin final 2-1. Vasil Shkurtaj shënoi për Luftëtarin në fundin e pjesës së parë, ndërsa laçjanët reaguan në 45-minutëshin e dytë, kur barazuan me Shtubinën dhe në minutën e 94-t shënuan golin e fitores me anë të qendërmbrojtësit Eglantin Gjoni.

Në këtë mënyrë kurbinasit konfirmohen sërish si një kundërshtar i fortë, pavarësisht ndryshimeve të shumta në organikë, pasi kanë marrë 4 pikë në dy takimet e para.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *