Çfarë blerje! Jorginho lë në hije një ekip të tërë

Jorginho ka bërë një tjetër ndeshje për t’u mbajtur mend në sfidën e Chelsea-t ndaj Newcastle.

Lojtari i përfaqësueses italiane ka bërë një shpërndarje topash impresive dhe ka bërë 19 pasime më shumë se e gjithë skuadra e Newcastle gjatë pjesës së parë.

Jorginho ka kompletuar 86 nga 92 pasimet e tij – 93.5% – në krahasim me totalin e 67 pasimeve të Newcastle.

Mesfushori që mbërriti nga Napoli në Stamford Bridge është duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm për Chelsea-n.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...