Jari shpjegon domethënien e fotos së Ramës me Ronaldon

26 Gusht 2018, 18:17Antena TEMA

Buja e madhe që ka bërë fotoja e Ramës me Ronaldon e shqetësoi sot Jarin.

Ndaj vendosi që postimin e sotëm t’ia kushtojë kësaj fotoje.

Mesazhi është i qartë.

Rama do ta fitojë lojën me lojtarë të blerë shtrenjtë.

“Mesazh i ndyrë për votuesit shqiptarë.

Me avionin e armikut dhe me lojtarë të blerë do të fitojë pushtetin”, shkruan Jari.

Dhe më poshtë vazhdon shpjegimi i tij:

“Të dashur demokratë. Jari ju sqaron!

Udhëtimi i Ramës me avion privat për në Torino, ka një mesazh të dyfishtë pervers.

E para, ai që bën si tifoz i Juventusit dhe pranon të shkojë ta shikojë ndeshjen me avion të paguar nga Lacio, pra nga ekipi i tij kundërshtar.

Çfarë do të thotë kjo?

Kjo do të thotë se ai po na jep mesazh ne, që po përdor opozitën për punët e veta.

Njësoj siç udhëtoi drejt Torinos me avionin e kundërshtarit të vet për në ndeshje, ashtu jep mesazh se do shkojë drejt zgjedhjeve duke udhëtuar me avionin tonë.

Kjo duhet të na risë vigjilencën, pasi mesazhi është i qartë.

Mesazhi i dytë i tmerrshëm është takimi me Ronaldon.

Juve e ka blerë shtrenjtë Ronaldon për të fituar Champions League.

Mesazhi i Ramës është i qartë.

Ai është duke na thënë se do ta fitojë betejën duke blerë shtrenjtë një nga lojtarët tanë.

Unë për vete ju siguroj se nuk shitem për asgjë.

Por Rama nuk e çon kot këtë mesazh.

Duhet të jemi vigjilent se dikush është duke u shitur shtrenjtë në emër të opozitës.

Ai po jep mesazh se do ta fitojë betejën me lojtarë të blerë.

Kjo është mëse e qartë.

Këto janë dy mesazhe perverse që duhet t’u kundërvihemi fort.”

3 komente në “Jari shpjegon domethënien e fotos së Ramës me Ronaldon”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Jo, nuk shitet
    jo, Bujari
    s’do me dit
    sa ësht’ pazari.
    Në Antenë
    plasi gallata
    vlen më shumë
    se CëRëShtata.

    Rron Bujari
    për nji nder
    shkon punon
    prapë banakjer
    nga pak ujë
    në shishet hedh
    pijedashsit
    fort i vjedh.
    Ajo tjetra
    ësht’ torturë
    kur i vjedh
    në gramaturë.

    P.S.
    Mos ja vini
    re kapterit
    e ka lodh
    busti Enverit!

  2. Bolearti says:

    Osht shit lojtari me agresiv i PD, osht shit e osht bo sheet vete Sala. E din vet ai se pse.

  3. Geri says:

    Mesazhi i fotos ishte, na mbushni me te zinje afrikane kundrejt konventave nderkombetare per emigracionin dhe kaq duam ne kembim, nje foto me Ronaldon. Uroj te kesh fatin e Ditemirit dhe ti Mero te te mbeshtesi fort ndonje pac eritreas me veglen e madhe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje