Liverpool punëson një trajner për rivëniet anësore!!!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Dakord që futbolli është gjithmonë e më pranë shkencës me studime që po aplikohen vazhdimisht. Dakord edhe që edhe çdo aspekt, mbi të gjitha goditje standarte duhet studiohen me kujdes, sepse statistikat tregojnë se gjysma e golave vjen nga topat e ndaluar. Por ndoshta, te Liverpool, e kanë ekzagjeruar…

Skuadra e Jurgen Klopp ka shkruar një tjetër faqe të historisë “magjike” të kampionatit anglez, duke marrë në staf një trajner për rivëniet anësore. Ai është danezi Thomas Gronnemark.

“The Mirror” ka shkruar se Gronnemark ka kaluar 15 vitet e fundit të jetës së tij duke studiuar me kujdes këtë aspekt të lojës dhe është bërë një mjeshtër i vërtetë.

Ekipi  fundit ky ka punuar në Danimarkë, Midtjylland, shënoi plot 20 gola në aksione të ardhur nga rivënia anësore, si rrjedhojë e skemave të tij.

Ai vetë është specialist në hedhjen e topit botëror dhe mban rekordin me 51.33 metra distancën e hedhjes së topit. Jurgen Klopp ka mbetur i mahnitur dhe e ka afruar në staf. Tani, Liverpool do të ketë një armë më shumë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *