Lobimi i PD në SHBA: Elisabeta Imeraj përballë Lulzim Bashës

26 Gusht 2018, 19:11Politika TEMA

Më 1 gusht 2018 prokurorja e  Krimeve të Rënda Elisabeta Imeraj u emërua në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Prokuroria më e madhe në vend, ka në duart e sa një sërë çështjesh “të nxehta”, që presin drejtësi.

Tashmë sytë e gjithë opinionit publik janë drejtuar nga kryeprokuroja e re e Tiranës, Elisabeta Imeraj, e cila zëvendësoi Dritan Rreshkën e shkarkuar nga Vettingu.

Njëra prej çështjeve të nxehta dhe më të debatuara në opinionin publik është lobimi i PD në SHBA.

A do të përdorë dorë të  hekurt kryeprokurorja Imeraj, ashtu si në rastin e Saimir Tahirit për ta hetuar këtë rast?

Kujtojmë se hetimet kanë nisur pra 11 muajsh.

Konkretisht, në muajin Nëntor të vitit 2017, Prokuroria e Tiranës njoftoi se  ka nisur verifikimet për kontratën e Partisë Demokratike me disa kompani lobimi në SHBA, të cilave u janë paguar nga selia blu 1 milion dollarë për të siguruar mbështetje politike nga Uashingtoni.

“Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin kryesisht për veprat penale të parashikuara në nenet 190 dhe 257/a të Kodit Penal, në vijim të publikimeve mediatike mbi kontrata lobimi të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë. Në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të nevojshme proceduriale”, thuhet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë.

Prokuroria reagoi pas publikimeve në media të dokumenteve që zbuluan kontratën dhe pagesat e Partisë Demokratike në SHBA, para fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

Kujtojmë se në muajin Maj 2018,  Prokuroria e Tiranës ka dërguar një letërporosi drejt Skocisë për llogari të hetimit të nisur pas dyshimeve të ngritura për mënyrën e financimit të kontratave lobuese të Partisë Demokratike në Uashington.

Përmes kësaj letërporosie pala shqiptare ka kërkuar informacion për kompaninë “Biniata Trade”, kompani e regjistruar “Off shore”, por me aktivitet në këtë vend.

Në kërkesën e drejtuar autoriteteve skoceze Prokuroria kërkon të marrë dijeni në lidhje me aksionerët, apo aktivitetin e kësaj kompanie.

Kjo letërporosi është e dyta në radhë gjatë këtij hetimi. Më herët prokuroria i kërkoi informacion në rrugë zyrtare SHBA-ve në lidhje me lobuesin Nick Muzin.

Partia Demokratike e udhëhequr nga Lulzim Basha, në prag të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit lidhi dy kontrata me lobistin e saj në Uashington, “Stonington Strategies”, në mënyrë që të siguronte takime të nivelit të lartë me administratën e Presidentit Donald Trump.

Basha akuzohet se është financuar nga kompani ruse, ndërkohë që njëra prej transfertave rezulton të jetë bërë nga një kompani guaskë me aksionarë anonimë e regjistruar në parajsa fiskale.(CNA.al)

9 komente në “Lobimi i PD në SHBA: Elisabeta Imeraj përballë Lulzim Bashës”

  1. Hazbi Kadriu says:

    Kjo nga pamja , trupi , bukuria, duket prej Tropoje, me nje fjale cike malsore si Arta e shoket e tjere te Prokurorise zbritur nga shpellat e dragobise dhe bejne ligjin ne Tirane e mbare Shqiperine.ne krye te Prokurorise. Dmth, cecenet e Salit qe tani i sherbejne Rames do bejne shtetin e se drejtes ne Albaniston.

  2. Lajm koti says:

    Do kalohne edhe 11 muaj te tjera qe te ket nje lajm qe nuk lajm te ri.
    Ketu eshte cdo gje qesharake.

  3. Kulufi says:

    Karhazbiu, nuk ke pa gjo hala.

  4. Komentuesi says:

    Te shohim sa burrnesh do jete kjo prokurore e re e Tiranes.Do jete burrnesh me pantallona apo me ndonje cope fustan te zhelosur.Do kete frike nga ujqerit e pd-ke apo do jete trime qe tu tregoi vendin qe u takon.

  5. alphade says:

    Tallen me shqiptaret e shkrete anonime qe presin ndonje mrekulli,
    jo nga bandat mafioze shqiptare ,te krimbura ne korrupsion ,por
    mbase ambasadori Lu dhe ambasadorja Vllahutin qendrojne edhe
    disa kohe qe t’i japin nje shtyse ,qofte edhe me “dhune” qe te pakten
    te cojne para Drejtesise “Peshkaqenin e Madh” Saliserb Berishen,tra-
    dhetarin me te madh te kombit shqiptar,kryemafiozin dhe krkykrimi-
    nelin me te eger te shqiotareve.

  6. Sokoli says:

    Mos prisni ndonje rezultat.Do te fillojne akrobacirat duke e cuar ceshtjen ne kalandrat greke.Kjo palo prokurore dihet boterisht qe i perket klanit berishist.

  7. skrapari says:

    Puna matetme rezultat. pa dal rezultati ,s’kemi te drejte te marrim nepe goje kryeprkurorene Tiranes. Ato fjalet jana nga Tropoja apo nga Puka ,s’tregojne gje tjeter vetem nehilizem. Po pse prokuroret nga Tirana ,valle mos kane dhen e drejtesi ? Sterr kane qene. Per mua si qyetar LOBIMET duhet te ndalohen me ligj. Pse doli ne foti Xapo Y me nje amerikan,gjerman apo Anglez dhe u be i mencur,nuk eshte hajdut? Vetem idiotet e pranojne kete mendim .se Xapo Y e perkrah Amerika dhe na qenkerka i
    Mbrekullueshem. TE mos harrojme thenien e popullit ,te cilat jane postulat : ” Fshati qe duket nuk do kallaus” ! Edhe drejtuesit tane nuk kane nevoj per kallauser qe t’na mbushin mendjen . I shohim me syte tane. Si thot populli : ” Nga shtati eshte yll,po nga mendja Fyll “

  8. LORA says:

    Informacion pa lajm.

  9. SALA says:

    ASGJE SKA PER TE NDODHUR KJO RRUSPIA EDHE PER TE BERE SHURREN MER LEJE TE BERISHA KJO ESHTE NJE COP INJORANTE KJO ÇDO GJE MUND TE BEJ. VETEM PROKURORE JO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje