Mesazhi cinik nga alpet austriake: Shqiptarët në Ballkan duhet të rrinë urtë, ndërsa Kosova mund të ndahet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

I ashtuquajturi Forum i Alpbachut tregoi se disa politikanë austriakë janë bërë kumbarë të ndarjes së Kosovës, por me një kusht: duhet të ruhet stabiliteti rajonal, sipas tyre. Domethënë: për rreth 40 mijë serbë të veriut të Kosovës hidhet në ajër Republika e tanishme e Kosovës, ndërsa shqiptarët në Maqedoni, Serbi dhe Mal të Zi duhet të rrinë të qetë.

Nga Enver Robelli

Dy presidentë, «Aleksandri» dhe «Hashimi», folën në Forumin e Alpbachut në Austri për ndarjen e Kosovës dhe pjesëmarrës të tjerë nuk i kundërshtuan. Presidenti slloven Borut Pahor duke folur në Forum në një çast tha se «jemi këtu me Hashimin dhe me presidentin Vuçiq». Kjo ishte simptomatike. Kosova përfaqësoj nga «Hashimi», ndërsa Serbia nga presidenti i saj. Negociatat mes këtyre dyve për ndarjen e Kosovës duket se kanë shkuar larg. Këtë e linte të nënkuptohej edhe toni gati familjar i komunikimit mes Thaçit dhe Vuçiqit, të cilët njëri-tjetrit i drejtoheshin me «Aleksandar» dhe «Hashim». Në një moment Vuçiq madje tha: «Hashimi është politikan më i mirë se unë», pastaj me dinakëri akuzoi vendet perëndimore që po «na pyesin se çfarë po bëjmë?» Përse duhet t’ju interesojë kjo vendeve perëndimore, pyeti Vuçiqi, i cili tha se të dy po kërkonin një zgjidhje për konfliktin mes serbëve dhe shqiptarëve.

Zgjidhja magjike quhet: «korrigjim i kufijve». Si duket kjo zgjidhje? «Aleksandri» dhe «Hashimi» nuk janë të gatshëm ta thonë. Dhe presidenti austriak Alexander van der Bellen, i cili njihet si politikan i ndershëm, në Forumin e Alpbachut zgjodhi rolin e cinikut. Ai i luti gazetarët që të mos jenë shumë kureshtarë, të mos u bëjnë pyetje «Hashimit» dhe «Aleksandrit» se për çka janë duke negociuar.

Më shumë si politikan austriak dhe më pak si komisioner i Bashkimit Europian foli Johannes Hahn, «një mik i vërtetë i Serbisë» (sipas Vuçiqit). Nëse e përkthejmë në gjuhë të kuptueshme, Hahn tha se Kosova bën të ndahet, por duhet të ruhet stabiliteti rajonal. Nëse e interpretojmë si duhet këtë cinizëm austriak të mbështjellë me fasadë europiane, kjo domethënë: shqiptarët në Maqedoni duhet ta ruajnë Maqedoninë super-multietnike, shqiptarët në Mal të Zi – duhet të rrinë urtë, shqiptarët në Luginë të Preshevës ose të rrinë urtë nën Serbi ose të shpërngulen në Kosovë. Ndërsa rreth 40 mijë serbë të veriut të Kosovës Europa e Johannes Hahnit i sheh si racë superiore, andaj, sipas tij, me fatin e Kosovës mund të bëjnë çfarë të duan «Hashimi» dhe «Aleksandri», vetëm, aman, të ruhet stabiliteti rajonal.

Presidenti i Kosovës me anglishten e tij që tingëllonte si një ekskavator në gurthyes kërkoi «përkrahje nga të gjithë» për të gjetur shpejt një zgjidhje, sepse edhe në Kosovë kërcënon rreziku nga forcat «nacionaliste» dhe «antiperëndimore». Është e qartë se në mesin e këtyre forcave ai nuk e numëron partinë e tij, PDK-në. Mesazhi i presidentit të Kosovës në Forumin e Alpbachut ishte, pak a shumë, ky: «Me Aleksandrin», tha ai, kemi diskutuar të gjitha opsionet – edhe «korrigjimin e kufijve», «kjo është serioze», por «korrigjimi» nuk domethënë «ndarje sipas vijave etnike». Kosova do të mbetet, sipas Thaçit, shoqëri multietnike». E për çka po bëhet ndarja atëherë? A do të vlejë për Kosovën e ndarë Plani i Ahtisaarit? Zonat pothuaj eksterritoriale përreth manastireve të Kishës Ortodoske Serbe? Komunat e panumërta dhe të panevojshme serbe gjithandej Kosovës? Asgjë nuk dihet. Dhe ndoshta kjo është metoda e re e Thaçit për zgjidhjen e problemeve të Kosovës bashkë «me Aleksandrin».

«Aleksandri» e nisi fjalimin e tij me një sulm ndaj një djali nga Bosnja që tregoi historinë e tij personale dhe historinë e qytetit të tij të lindjes, Dobojit, ku forcat serbe vranë dhe dëbuan boshnjakët dhe kroatët, shkatërruan pronat e tyre dhe xhamitë i hodhën në ajër. Vuçiq nuk shprehu keqardhje për atë çfarë bashkëkombësit e tij kanë bërë në Bosnjë, kuptohet nuk e përmendi as Srebrenicën, krimet serbe në Kosovë jo se jo, harrojeni, Vuçiq me ton teatral filloi të tregojë historinë e familjes së tij të vrarë nga nazistët kroatë në Luftën e Dytë Botërore. Ky rrëfim me gjasë duhej të shërbente si arsyetim për krimet serbe gati gjysmë shekulli më vonë. Kështu «argumentonte» edhe Ratko Mlladiqi duke hyrë në Srebrenicë, ndërsa përbetohej se ka ardhur dita që «t’u hakmerremi» turqve. Boshnjakët konsideroheshin turq, turqit kishin pushtuar Ballkanin para 600 vjetësh, blla, blla, blla. Narrativi ultranacionalsit serb jehoi edhe në Forumin e Alpbachut, politikanët austriakë qëndruan në heshtje ose i duartrokitën kësaj propagande, bashkë me «Hashimin».

Procesi për ndarjen e Kosovës me gjasë ka ecur mjaft. Para zyrtarëve të BE-së Vuçiq dhe Thaçi me vite janë sjellë sikur po negociojnë për «normalizimin e marrëdhënieve» mes «Beogradit dhe Prishtinës». Në prapaskenë ata me gjasë prej vitesh janë duke diskutuar për ndarjen e Kosovës. Nuk duhet të zemërohet askush në Kosovë që Hashim Thaçi ka hyrë në pazare «me Aleksandrin» për të ardhmen e Kosovës. Vetë klasa politike e Kosovës, parlamenti, partitë politike me apo pa vetëdije, heshtur apo hapur atij ia kanë dhënë mandatin për të negociuar me Serbinë pa vija te kuqe, pa limite. Tash parlamenti i Kosovës ose duhet të vrapojë pas Thaçit ose ta ndalë Thaçin. Por, ndoshta gjithçka është vonë, sidomos pasi idenë e ndarjes së Kosovës e përkrahu edhe këshilltari për siguri nacionale i Donald Trumpit.

Nën hijen e këtij debati vërtet duket kontribut i madh humoristik i Fatmir Limajt kur thotë se ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh është antikushtetuese. Tash politikanëve të Kosovës, dhe sidomos deputetëve, u ka mbetur të bëjnë sehir dhe të presin se si do t’i mbrojë interesat e Kosovës një kafexhi e pronar hoteli në Prishtinë kur të takohet me John Boltonin, këshilltarin e Trumpit për siguri nacionale. Të dy mund të gjejnë shpejt gjuhë të përbashkët: njëri dikur e ka pasur Kremlinin punëdhënës, tjetri një televizion propagandistik të Kremlinit.

E Ramush Haradinaj? Isa Mustafa? Albin Kurti? Shpend Ahmeti? Fatmir Limaj? Këta të kujtojnë atë ushtarin e Armatës Popullore të Jugosllavisë, të cilin televizioni slloven e pyeste se çfarë po bënte me shokët e tij pranë disa shkurreve pasi Sllovenia kishte shpallur pavarësinë. Ushtari, një boshnjak, u përgjigj me humor gjenial boshnjak: «Ç’të them? Ata (sllovenët) po bëjnë sikur duan të shkëputen, ne (ushtarët e APJ-së) po bëjmë sikur nuk po i lejojmë». Nëse Haradinaj, Mustafa dhe të tjerët vërtet janë kundër ndarjes së Kosovës duhet të veprojnë, nëse janë për ndarje, atëherë le të rreshtohen pas Thaçit. Fundja, LDK e ka zgjedhur president, AAK është e lumtur që falë tij Haradinajt iu plotësua ëndrra të vizitojë St. Moritzin, pardon të bëhet kryeministër.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

20 komente në “Mesazhi cinik nga alpet austriake: Shqiptarët në Ballkan duhet të rrinë urtë, ndërsa Kosova mund të ndahet”

  1. vang says:

    Nuk po marrim vesh se c’po behet.Ahtisarin vete ata i thane cfare dhe si te shkruante ,dhe sot pasi e bene prift ,i rruajne mjekren.Ne Rambuje nuk ju be asnje presion Serbise te kerkonte te falur per krimet dhe kurre here tjeter.Vetem Serbine ta kemi mire .Te tjeret ta mbyllin dhe sa per bashkimin e Kosoves me Shqiperine prap kercen lart Ahtisari me 1244.O shqiptar,mire te na e bejne.Politikanet tane ka 25 vjet qe i ka pickuar miza e pasurise.

  2. Kombi says:

    FAJIN E KA POPULLI KOSOVARE , QE SHTRENGON RRIPIN CDO DITE , DEGJON CDO DITE PER HAJNITE E KETYRE POLITIKANEVE DHE DITEN E VOTIMEVE PERSERI FALEN TEK KETA . INJORANCE TEPER E MADHE ESHTE NE KOSOVE DHE SHQIPERI BASHKE .

  3. labi says:

    po shqiptaret duhet te rrin urt gjithmon se serb e grek duhet te shtyjn kufirin sa te mundrn ,shqiptaret Jan gjysem te ndar cameria maqedoni she ne mal te zi ,Kosova nuk duhet te coi pe fare per levizje kufijsh ndersa serbicka ka hallin e antarsimit ne europ ,pa mbaruar ceshtjen me kosoven Serbia Nuk Ben hap per evrop ,Kosova Nuk e Sheh vetem ne europ per koh te gjat,Serbia e ka me ngut

  4. Ja pra says:

    Normal nuk mund te ket dinjitet shteti me te persekutumit dha antishqiptaret e rrugaçet ordiner , vendi behet me njerez qe e duan vendin e vet.

    1. P.S. says:

      Ku i gjete te persekutumit ? Politika e te gjitha ngjyrave, ne vende republika bananesh si Shqiperia, bejne gjithmone sic u thone AGALLARET nderkombetare, deri ne cdo detaj. Politike skllave 100 vjecare.

  5. xyz says:

    Perderisa shqipot bythlepirsa jane ne sherbim te me te medhejve te Botes pa kushte dhe nuk kane kurajon te kerkojne ate qe u takon, atehere kujt tjeter do ti plasi rota e k… ? Te gjithe duan qetesi dhe mireqenje dhe te drejte kane. Kurkush nuk mund te marri persiper trathtite qe shqipot u bejne njeri tjetrit per tu ngjitur ne karrrieren e me te forteve te Botes.

  6. Raif Fetiu says:

    Fajin e ka Fatos Nano e me von edhe Edi Rama qe bene skena e prapaskena per te ardh ne pushtet Hashimi te vetedijshem se gjate gjithe jetes ka qene ne sherbim te Serbise,njesoj si edhe ata .E shifni ku e ka pru situaten agjentura serbe :pas gjithe asaj lufte ,shkatrrimi ,vrasje ,dhunime ,shkatrrim te tere pasunise Kosova tani po fiton me pak teritor se qe i kane propozuar serbet para luftes.Por lufta duhej per te shit arme Fatos Nano per te fituar miljonat Hashimi me kompani gjate luftes e pas saj ,per te ardh ne pushtet hajnat kriminelet matrapazet e tradhtaret e kombit.

  7. ka te drejt austriaku says:

    ATE do bejm do rrim squk ; se si na kan katandisur politikanet antishqiptar hajdut e kriminel kto 30 vjet demokraci nuk kemi rrug tjeter , iku koha kur sna rruhej per asnje ne kte bot 50 vjet rresht , kishte çeço biçak ne at koh,ishin burra te tjer ata qe na drejtonin ne at koh , ishin ata qe kishin luftuar per kte tok.

  8. SHQIPETARI I JUGUT says:

    @@Enver Robeli :pa pasur ndonje “Simpati” per ju, theme se shkrimi juaj eshte me te verte i Mire…por ate qe nuk Kuptoj eshte ajo qe thoni Ju:Sipas Thacit “Kosova do te jete Shtet Multietnik”???????????Por per c´fare Multishteti themi kur 4-ter Komunat Serbe te Veriut te Mitrovices kerkojne BASHKIMIN ME SERBIN…
    1-Komunat Serbe te Veriut i Nderuar Z.Robeli, do apo nuk do Thaci apo edhe Qeveria e Kosoves MUNDE TE “BASHKOHEN” Me Serbine..ato ne te vertet jane te Bashkuara me Serbine, sepse nuk kane njohur asnjehere Qeverine e Kosoves,por ketu qendron edhe “Ideja” e Thacit per “Korrigjim” te Kufijeve me Serbine…dhe ku:
    2-Komunat Serbe,Bashkohen me Serbine..ATO KERKUAN AUTONOMI, nga Kosova-Shtet, Qeveria e Kosoves nuk eshte e Afte te Ndale kete bashkim,dhe nuk ka as Force..athere Hashim Thacit nuk i MBETET TJETER, POR TE KERKOJ Kosoven Lindore; Pra Presheven, sepse sa per Medvegje dhe Bujanovc, nuk ma ha mendja se e Leshojne Serbet pasi ka Popullesi te Konsiderushme Serbe..
    Pra Thaci, e ka nga “Halli” kete Punen e “Korrigjimit te kufijeve” SEPSE KA DESHTUAR AI DHE GJITHE GRUPINEGOCJATORE, kur venin dhe vinin ne Bruksel
    3-Ne Bisedimet me Serbet,Qeveria “Kosovare” ka DESHTUAR, ajo do apo nuk do ka bere Lojen e Serbeve,kerkojne serbet ZEIDENICEN ata i thane Urdhero, kerko ate edhe kete..thone PO..po..POR NUK NA THONE:C´fare kane PERFITUAR Kosovaret nga Bisedimet me SERBET????????????????? TE ME FALIN LEXUESIT, DHE ATA QE JANE SHQIPO-KOSOVARE, por Politi8kanet Kosovare kane ngrene Mutin e Serbeve, ne te gjitha Bisedimet..
    4-“Korrigjim” te Kufirit???Pse, perseri per te cuar Ujin e Serbeve po ne Ullukun e saj, Thaci kerkon peseri te Ndaje PO TERRITORE-SHQIPETARE,SERBET E BEJNE LOJEN Ne Fushen e te Tjereve, dhe hane nga te Tjeret..Shkurte NDAHET KOSOVA,sipas OREKSIT SERBE, dhe vene ata Kufirin ku te duan.
    5-Hashim Thaci dhe Langot e tije..NUK DUHEJ TE SHKONIN KAQ LARGE,Biles ata nuk duhej ti hapnin Rrugen Autonomise se Komunave Serbe qe ne Fillim, dhe ky eshte vetem Fillimi i Shperberjes se Kosoves, por nese duhet te kete NDRAJE TE PO TRUALLIT SHQIPETARE DHE NE DEME TE SHQIPETAREVE NE PERGJITHESI, athere pse u dashka QE NE SHQIPETARET TE MBAJME ME KEMBE Nje Mini-Shtet si Maqedonia, apo edhe nje Mini-shtet si Mali i Zi???
    Pra Hashim Thaci, mos te Llapi me Vucicin, dhe Dacicin , Kosova eshte Krahine Shqipetare,dhe nje “Shtet” pROTEKTROAT, qe pa Mbeshtetjen e Shqiperise meme, dhe fuqive te medha Nuk do te EKZISTOJ GJATE..
    Dhe Hashim Thaci, NUK KA TE DREJTE TE NDAJE APO PREJ TERRITORET SHQIPETARE,mbase ai do te thote se jemi te “Zote” dhe “Afte” aakoma dhe jemi “Kombi-Koqevare”, Teori te Halil Matoshit dhe Bujar BUKSHKALES dhe Segmente te tjera te UDB-se ne Kosove..AI NUK KA TE DREJTEKURRESE SI, e dime edhe “Diplomatin” e “Shquar” Enver Hoxhaj QE NA KERKONTE QE Shqiperia “Te mos Ngaterrohej” ne punet e tyre..POR JA QE KJO NUK ESHTE Puna e tyre, Puna e tyre, Tij..apo saj..eshte Brenda Shtepise se tije…AKOMA DHE JO NE OBORRIN E SHTEPISE, sepse ajo eshte Pjese e truallit TE KOM;BIT SHQIPETARE..Prandaj keta Bastarde dhe Faqezinje Mos te Hane Mut Kote..
    5-Duhet te thirret nje Komisjon MBAREKOMBETARE, nga te Gjitha Trojet Shqipetare dhe te Diskutohet ne Menyre KOMBETARE PER FATET E KOMBIT SHQIPETARE, dhe jo “Kombit-Kosovare” qe Perfaqeson Hashim Thaci..
    6-E Rendesishme eshte qe Thaci dhe Gjithe Aspekti Politike Shqipetar te UNIFIKOJ OPSJONET A..B..dhe C..si dhe TE KETE MBESHTETJE NDERKOMBETARE…
    Por a kemi ne “Kosvaret” Mbeshtetjen Nderkombetare per momentin kur vete Amerikanet thone SE AMERIKAN NUK ESHTE AJO e 1999-tes??????????????Pra shanset per “Kosvaret” jane ne DISFAVOR TE TYRE, dhe kjo me Ndihmen e Thaceve dhe Lolove te tjere ne Sherbim te Serbise me dashje apo pa-dashje..lo

  9. Pellazgos says:

    Lere Greqine zoti labi,se ka qe ne kohen e Majmunit ketu ne Ballkan,gje qe e tregon me mijera Polis te Lashta,Theatro,Agora etj.
    Shqiperia u be shtet (state) per aresyen e thjeshte te renies se Parendorise Osmane.
    Ju shqipetaret myslimane nuk kini Identitetin e te pareve tuaj,ose jini kolone osmane dhe te “shqipetarizuar” qe nga viti 1913te nga fuqite e Medha.
    Nje shtet si Albania,kur pretendon se eshte i Lashte dhe ka si simbol nje katolike misionare me qellime politike te nje pakice,atehere merret me mend se ne cfare niveli ka arritur,pamvaresisht qe shkel mbi qyteterimin Helene,ne periodhos Helenike shume shekullore.

  10. Peço says:

    Kosova le të ketë edhe përmasat e San Marinos, Andorës, Litehnshtejnit apo Luksenburgut, sa për të qënë Thaçi President, Ramushi Kryeministër, Kadria kryetar parlamenti, Limaj deputet e Kryetar Partie, Pacolli Behgjet ministër i jashtëm, pa hiç gjë tjetër nuk ka rëndësi…
    Hë, se edhe për pak harrova. Është mirë që të shtohet edhe numri i veteranëve. Kjo për faktin se i ndihmon udhëheqsit tanë të ndritur për vota për të çimentuar karriget. Ndaj vidhni zotërinj që bëtë luftën dhe tani po bëni paqen, vidhni sa më shumë. Populli të jetë i sigurt, se aq sa bënë për pavarsinë e Kosovës këta trima me fletë, aq kanë për të bërë edhe për mbrojtjen e saj.

  11. Iliria e bashkuar says:

    Ndaléni kete tradhetar e kriminel sa nuk eshte vone. Cohuni vellezer e motra sa nuk eshte vone. Po tallet Thaci, Serbi, Europa me ne.

    1. Xhixhi says:

      Po ameriqia e te tjere nuk po tallet ! Te gjithe ata qe bejne ligjin ne Bote, sot po fshijne menderen me Shqiptaret qe diné vetem te groposin vellain e tyre.

  12. Tomori says:

    Vetwm nje burre Enver Hoxhe ne 100 vjet pavaresi diti dhe pati guximin te mbronte pa frike interesat dhe integritetin territorial te Shqipwrise gjate Luftes se Dyte Boterore, ne Konferencen e Parisit (1946), ne 1948 me eliminimin e grupit projugosllav te Koci Xoxes, me pwrgjigjen ndaj provokacioneve ushtarake greko-angleze (1949), ne ballafaqimin dhe demaskimin e Hrushovit mu ne mes te Kremlinit (1960), me daljen nga Traktati i Varshaves (1968) , me debimin e ruseve nga baza detare e Pasha Limanit dhe me qendrimin dinjitoz e te paperkulur ndaj fqinjwve armiqesore te hapta te Ballkanit e madje dhe superfuqive pa ia bere syri ter. Me te vertete duket e pabesueshme!!! Te kemi mall per ato kohe te lavdishme te idealizmit dhe atdhetarise
    Sot Shqipwria nuk ka jo burra shteti, qe jo e jo, por as politikane te thjeshte. Sot kemi vete xhambaze qe ideal kane vetem pasurimin ne kurrizin tone.

  13. Tomori says:

    Ne 100 vjet pavaresi, Shqiperia ka nxjerre vetem nje burre shteti Enver Hoxhen. Vetem ai diti dhe pati guximin te mbronte pa frike interesat dhe integritetin territorial te Shqipwrise gjate Luftes se Dyte Boterore, ne Konferencen e Parisit (1946), ne 1948 me eliminimin e grupit projugosllav te Koci Xoxes, me pergjigjen ndaj provokacioneve ushtarake greko-angleze (1949), ne ballafaqimin dhe demaskimin e Hrushovit mu ne mes te Kremlinit (1960), me daljen nga Traktati i Varshaves (1968) , me debimin e ruseve nga baza detare e Pasha Limanit, etj., dhe me qendrimin dinjitoz e te paperkulur ndaj fqinjeve armiqesore te hapet te Ballkanit e madje dhe superfuqive pa ia bere syri ter. Me te vertete duket e pabesueshme!!! Te kemi mall per ato kohe te lavdishme te idealizmit dhe atdhetarise.
    Sot Shqipwria nuk ka jo burra shteti, qe jo e jo, por as politikane te thjeshte. Sot kemi vete xhambaze qe ideal kane vetem pasurimin ne kurrizin tone.

    1. Scoopi Doo says:

      Enveri mund te mbahet mend si me pak legen, nga te gjithe te tjeret e keytre 100 vjeteve te fundit i Shqiptareve.

  14. Olimpia says:

    Pse behen bisedime nga pozita inferiore?Kosova te vere kusht.Ne se Serbia nuk njeh Kosoven,nuk ka bisedime .Por edhe bisedimet cfare vlejne,,,?Perse nuk bisedojne serbet me ish republikat per popullsine serbe jashte Serbise qe edhte mbi 1 milione ,nderkohe.qe bisedojne me Kosoven per 70 mije serbe..Perse nuk bisedojne ruset me vendet ku banojne rreth 30 milione ruse ,por kane problem nje hrusht serbesh ardhacake ne tokat.Ilire?Nuk eshte shaka…ketu ka tradheti burra…Edhe pse ulerijme si idiote ..aleate strategjike… nuk kemi asnje aleat te vertete .Disa kane vdekur me kohe ,Wilson ,Stalin,Mao..disa nuk kane me pushtet Klinton ,Blair…Nderkohe Putin shkon ne dasem te ministres se jashteme austriake,italianet bejne zhurme per 180 emigrante ,Trump po lufton per mbijetese ,Merkel.eshte ne perendim te pushtetit,Erdogan luan me zjarrin..Pra ne keto kushte jo te favoreshme ka vetem nje rruge….ruajtja e gjendjes aktuale Cdo levizje tjeter do te jete katastrofe.Sepse momenti eshte ne favor te sllaveve.Prandaj shqiptaret duhet te kerkojne ruajtjen e kufijve ,ndryshe duhet te lene te kuptojne se po u hap loja,nuk do te kete vetem nje korigjim…do te kete nje levizje per bashkim.Prandaj Robelli ka te drejte.Duket diplomacia perendimore ka harruar se ngjarjet e medha tronditese nuk parshikohen.Ka shume forca komplekse qe veprojne jashte klisheve politike dhe sallave luksoze .Askush nuk i kuptoi pranverat arabe ,renien e Europes Lindore dhe BS ,tmerret e Hitlerit,…Hostoria njerezore nuk eshte matematike,jo me kot Anshtaini thoshte se politika eshte me e veshtire se shkencat e sakta.

  15. Qerimi nga Lofkëndi says:

    Sërbët janë budallenjë. Duan që sërbia dhe kosova të jenë bashkë? Kjo ka vetëm dy rrugë për tu realizuar, por mjerisht të dyja mbështeten në përdorimin e forcës. Njëra është ajo tradicionalja, që me forcë Sërbija të pushtojë Kosovën. Dhe e dyta është që Hashimi dhe Ramushi të mobilizojnë gjithë veteranët që marrin shpërblim si ishluftëtar të UCK dhe të pushtojnë Sërbinë. Ndërsa rruga e parë nuk ka një përfundim të qartë, rezultati i kësaj të dytës është një sukses të padiskutueshëm. Ja pra, u bashkuan. Kaq.
    Faza e ditë është pjekja, më falni, është pushteti. Kush do të sundoj dhe si do sundoj. Nëse pushteti duhet të jetë në duar të sigurta të qeverisë,më i mirë është Ramushi. Jo po deshën të bëjnë zgjedhje demokratike se ndryshe nuk i lë Koreja e Veriut, atëhere le të bëhen. Me shumicë serbe dhe ndërhyrje ruse në zgjedhje fiton Vu-çiçi. Me kaq merr fund çështja sërbo-kosovare dhe sigurohet qetësia në ballkan…..
    Zot! Më budallenj se sërbët dhe kosovarët nuk gjen kund në rruzullin toksor. Dy popuj që pranojnë të sundohen nga kontigjentet me mëndje më të neveritshme nga gjiri i tyre, të cilët nuk dinë gjë tjetër veç ti fryjnë zjarrit të urrejtjes dhe armiqësisë së përjetshme. Dhe kjo me të vetmin qëllim, të vjedhin në mënyrë të pambarimtë fondet publike që ju janë lënë ti administrojnë.

  16. demokrati says:

    Jo shqiptaret, por kosovaret si ti Robelli duhet te rrine urte. Kur Serbia sulmonte luftetaret e lirise ti ishe heshta e saj. Kur serbet nxisin trazira ne Shqiperi ti je heshta e saj. Lufta jote nuk ishte shteti i Kosoves, por kosovarizimi i shqiptareve, deshqiptarizimi i tyre. Fundi i enderres tende te kosovarizimit eshte i njejte me endreen e tyt eti per jugosllavizimin. Shqiptarizma nuk mund gte jete me mbruroje e qellimeve tuaja dhe shqiptaret dhe Shqiperia nuk mund te paguaj eme per ju. E gezofshi Serbine e re.

  17. Jak Boston says:

    Shqiptaret ne Kosove duhet te ngrihen ne kembe i madh e i vogel dhe te rrezojne Thacin dhe ta arrestojne dhe tia dorezojne Hages. Kurse Serbise ti thone qe asgje nga bisedimet e deritanishme nuk qendron dhe nuk zbatohet pasi kane qene te korruptuara.
    Nderkombetareve dhe Serbise ti thone se serbet do kene aq te drejta ne Kosove aq sa do kene shqiptaret ne Serbi.
    Dhe per se fundi pakoja e Ahtisarit u hodh ne plehra nga serbet dhe miqte e tyre nderkombetar dhe ajo smund ta kufizoje me shtetin ne Kosove.
    Ceshtja shqiptare dhe trojet shqiptare jane te shqipetareve dhe te askujt tjeter.
    Miqte na ndihmojne, kurse armiqte na pengojne.
    Secili eshte i lire te pozicionohet si te doje pasi miku me zor nuk behet dhe armiku pa arsye nuk behet.
    Forcat patriotike te te gjitha kraheve ne trojet shqiptare ne rajon duhet te bashkohen dhe te marrin situaten ne dore dhe te mos ia lene ne dore fatin e kombit tone Vucicit te Serbise me ndihmesat e tij Rama ne Tirane dhe Thaci ne Prishtine.
    Ata qe luftuan lind pyetja e per cfare luftuan?
    Per Thacin apo per Kosoven?
    Nese keni luftuar per Kosoven atehere meqe e vrate qenin tani keni per detyre ta hidhni ne perrue.
    Atehere e keni mbaruar punen ndryshe ju jeni aq patriote dhe atdhetare sa cjane ata pensionistet 300 eurosh te greqise ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *