Nga mali përsëri në det, Meta sugjeron “guidën” e radhës për shqiptarët: Jam në Sarandë, mirëmëngjes nga pishina

Presidenti Ilir Meta prej kohësh duket se ka marrë përsipër edhe rolin e guiderit për të sugjeruar dhe promovuar destinacionet turistike në vend.

Ai ka zgjedhur që këtë fundjavë të pushojë në qytetin e Sarandës ku ka bërë edhe një përshëndetje për shqiptarët.

Me anë të anë të një postimi në Facebook, Meta na tregon se ka nisur ditën herët duke notuar në pishinën e një resorti.

“Mirëmëngjes nga resorti Gjiri i Bukenvileve, Sarandë! Ju uroj një të dielë të mbarë!”shkruan Meta. (TemA)

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...