(Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!

26 Gusht 2018, 20:09Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon i vetëm negociatat me Presidentin e Serbisë në prani dhe të disa faktorëve ndërkombëtarë për të ndryshuar kufijtë aktualë të Kosovës nën pretendimin e një procesi paqësor.

Nuk është më interesante të flasim për rrezikun e këtij hapi për Kosovën dhe as për errësirën në të cilën futet e ardhmja e Kosovës nga fillimi i një procesi që nuk do ketë kurrë fund.

Ajo që sot është e rëndë ka të bëjë me indiferencën e skajshme të klasës politike në Kosovë ndaj këtij procesi që tashmë ka nisur. Presidenti Thaçi e ka bërë hapin e parë zyrtar, ka folur publikisht në krah të Presidentit të Serbisë për këtë proces, kanë shkëmbyer konsiderata për njëri tjetrin, dhe duket se ka pas një grup politikanësh “të erës së re” të Trumpit edhe në Europë, që po asgjësojnë arritjet e epokës neoliberale, ku Kosova është shteti i parë dhe i fundit që fitoi lirinë në emër të të drejtave të njeriut nga filozofia politike e Bill Klintonit dhe Tony Blair.

Shqipëria ka mbajtur një qëndrim serioz përmes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i cili ka vlerësuar se sovraniteti i Kosovës ka një rrezatim më të gjerë se sa kufijtë e Kosovës dhe se nuk duhen harxhuar energji për mënyrën se si duhet të kompensohet Serbia.

Por ndërkohë që në Alpet e Austrisë ky proces ka nisur zyrtarisht, Kosova po ngjan si në fabulën e atij gomarit që është duke e ngrënë ujku dhe thotë “bëje zot ëndërr”.

Procesi i ndarjes së Kosovës nuk është më ëndërr. Presidenti i saj ka hedhur sot një hap zyrtar dhe Kosova duhet të ketë një përgjigje institucionale për këtë proces. Ajo ose duhet ta ndalë me Parlament, ose duhet t’i bashkohet presidentit Hashim Thaçi, për të marrë së bashku përgjegjësinë e asaj që po ndodh.

Ky proces nuk mund të ndiqet, as me humor dhe as me qesëndi nga kafenetë e Prishtinës, por me përgjegjësi nga Parlamenti i Kosovës dhe institucionet e saj. Presidenti i Kosovës nuk është duke dhënë intervista për qejf, apo duke shpalosur vizione elektorale. Ai është duke vepruar. Tani Kosova duhet ta ndajë mendjen a është me Hashim Thaçin në këtë proces apo kundër tij. Dhe këtë duhet ta bëjë jo duke bërë luftë politike me Hashim Thaçin, por duke marrë përgjegjësi për atë që do të vendoset.

Ky momenti, kur ai është duke bërë bisedime për Kosovën dhe politikanët e tjerë në Kosovë janë duke treguar barcaleta për të, e duke këputur mufka politike, është më i papërgjegjshmi i mundshëm.

Kosova ka nevojë të ketë një zë legjitim në këto bisedime dhe kjo arrihet duke i dhënë mandat ose jo Hashim Thaçit për të biseduar për kufijtë e Kosovës. Çdo gjë tjetër është jo vetëm joserioze por dhe e rrezikshme.

32 komente në “(Pa)përgjegjësia e Kosovës ndaj kufijve të saj!”

  1. Ilo says:

    Z. Mero! Jam me Ju! Ne disa intervista me te drejte Presidenti Thaci eshte shprehur: une gjykoj une propozij une kam vendosur… E quaj korrekt se nuk thote ne mendojme sepse sic thoni ju ata qe e kane zgjedhur president, dhe Qeveria po tregojne nji lloj qendrimi jo korrekt pro apo kunder pune e tyre ne filozofine qe ju keni shtruar!

    1. Skypion says:

      Ceshtja e ndryshimit te kufijve mes Kosoves dhe Serbise, nuk eshte ceshtje vetem Kosoves dhe institucioneve te saj, partive politike te Kosoves dhe liderve politike te tyre, as e vetem shqiptareve te Kosoves madje.
      Ajo eshte nje ceshtje kombetare. Qe do te thote se, aq sa eshte e atyre qe permendem me lart, eshte edhe e Shqiperise, institucioneve dhe qytetareve te saj.
      Keshtuqe, po aq pergjegjesi sa ka Hashim Thaci, ka edhe Edi Rama.
      Gazetaret e Shqiperise, mesepari, duhet te shqetesohen per rolin e Edi Rames mbi kete ceshtje. Pasi ta kene bere kete, le te merren me Thacin. Nuk duhet, pra, te ngaterrojne rendin e gjerave. Por, e bejne. Dhe me qellim. Jane gazetare ne sherbim te pushtetit te Edi Rames, prandaj edhe nuk thone asgje per perfshirjen dhe rolin e tij te madh ne copetimin e Kosoves.
      Nuk ka shqiptar qe nuk e di tashme, qe pas idese se shkembimit te territoreve, qe nuk eshte gje tjeter vecse nje eufemizem fyes per copetimin e trojeve shqiptare, eshte treshja Rama-Vuciq-Thaqi.
      Vuciq po i sherben vendit te vet, Serbise, dhe madje, nese gjerat do te shkojne keshtu sic po duan Rama-Thaci, me shume se cdo lider tjeter ne historine e Serbise moderne. Dhe, nese ia arrin, bravo i qofte.
      Rama-Thaci kujt po i sherbejne se ?!
      Ja, kjo eshte pyetja qe po bejne shume analiste kete kohe. Nje nder pergjigjet , qe duket se eshte edhe me e logjikshmja, lidhet me papergjegjshmerin e liderve te korruptuar dhe inkriminuar, qe per t’i shpetuar ndeshkimit dhe per te ruajtur pushtetin, mund te shkojne deri aty sa te bejne tregti me trojet e shqiptareve.
      Une besoj qe, pavaresisht te panjohurave te derimetanishme dhe se c’mund te dale ne te ardhmen, ne fund te fundit, kjo eshte arsyeja kryesore dhe e vetme e aktit antikombetar te dyshes Rama-Thaci.
      Para se te vente deri tek kufijte e Kosoves, Rama, vetem pak muaj me pare, beri pazar me kufijte e vete Shqiperise; ceshtja e kufirit detar me Greqine. Eshte nje pazar ky, i mbyllur tashme.
      Pasi beri kete pazar, Rama u ngjit lart ne Veri te trojeve shqitpare, ku bashke me Hashim Thacin te bente pazar me trojet shqiptare atje. Edhe ky, ashtu si po duket, na qenkesh nje pazar i mbyllur.
      Pazar me trojet shqiptare ne Jug, pazar me to ne Veri. Pazar me trojet shqiptare te Republikes se Shqiperise, pazar me ato te Repulbikes se Kosoves. Edi Rama, eshte protagonisti kryesor. Ne te dy rastet. Por, ndersa ne Shqiperi i mbyll vetem pazaret me greket – ne Kosove i ben ato me Thacin.
      Aq i korruptuar dhe i inkriminuar duhet te jete Kryeministri i Shqiperise, sa te mund te guxoje te ndermarre veprime te tilla, hapur antikombetare.
      Madje, edhe me shume se c’dime e c’kemi thene ne per te. Ai , natyrisht, qe me mire se kushdo tjeter i di krimet e tija.
      Ja shikoni bemen e fundit te tij: zemergjeresine e papritur ndaj shtetit italiane, duke ia lehtesuar barren e rende te refugjateve…..
      Te gjithe e kuptojme arsyen e ketij gjesti , qe la pamend edhe vete politikanet populiste italiane: arsye korrupsioni…
      Jane disa nga ceshtjet me perveluese te krimit dhe korrupsionit , ku jane te implikuar ministrat e Edi Rames, ato qe po hetohen e gjykohen nga drejtesia italiane. Ato qe dime, se mund te kete edhe shume te tjera, edhe me perveluese akoma; shkrumbuese fare, bile.
      Nese me paraardhesit e ketyre qe jane ne pushtet sot ne Itali, e kishte mire, me keta te fundit, jo edhe aq; madje thuhej se e kishte shume keq punen.
      Eshte pikerisht kjo rrethane e re politike italiane, qe ka panikosur Edi Ramen, dhe qe e ka shtyre ate te beje zemergjerin me refugjatet.
      Une kam bindjen e plote qe, jo vetem aq sa ka propozuar perversi i tij ne Min. e Jashtme, por do te ofrohet edhe per qindra e mijera te tjere, vetem e vetem qe ato ceshtjet e nxehta dhe perveluese te krimit dhe korrupsionit te mbyllen me ndihmen e politikaneve te nderebere.
      Duke e mbyllur, u bej edhe njehere thirrje gazetareve dhe analisteve tane ( ne Shqiperi) qe , para se te kritikojne Presidentin e Kosoves, ta bejne ate me pare me Kryeministrin e Shqiperise, Edi Ramen, si nje nder tre (3) protagonistet kryesore te copetimit te trojeve shqiptare ne Kosove.

  2. Ilo says:

    Z. Mero! Jam me Ju! Ne disa intervista me te drejte Presidenti Thaci eshte shprehur: une gjykoj une propozij une kam vendosur… E quaj korrekt se nuk thote ne mendojme sepse sic thoni ju ata qe e kane zgjedhur president, dhe Qeveria po tregojne nji lloj qendrimi jo korrekt pro apo kunder pune e tyre ne filozofine qe ju keni shtruar! Pra kur themi Kosova kush? Populli, Presidenti Parlamenti, Qeveria apo Akademia e Shkencave….

  3. Haka Tekizoti says:

    Thaçit i duhet hequr e drejta e negocimit, ose kuvendi Kosovës duhet t’i përcaktojë çfarë i lejohet dhe çfarë jo në bisedime, të cilat në secilin rast nuk mund të tejkalojnë kushtetutën e Republikës së Kosovës. Mero Baze ka shumë të drejtë sa parashtron në këtë editorial.

  4. SHQIPE-FREE says:

    Shkrimi juaj Mero eshte Real dhe Sakte..por kujti i thua??????????
    1-Ajo qe eshte “Enigme” ne kete “Lufte” PER Ndarje te Kufijeve, ose sikurese thote Thaci “Korrigjim”..PSE HASHIM THACI I VETEM KA MARRE NE DORE “Shpaten e Domekleut”,per “Zgjidhjen” PERFUNDIMTARE TE “KONFLIKTIT” Kosove-Serbi???zGJIDHJE qe sikure se na e Paraqesin
    si Vucic dhe Thaci..DO TE NA SJELLI “PAQEN” Ndermjet dy Popujve Serbe dhe “Kosovare”(Nuk do te thoja Shqipetare):::
    Pra pse na Nxitohet kaq shume Thaci???Dhe a e ka “Mandatin e Sovranit” THaci, qe tu hyje ketyre Puneve..??
    2-Problemi i Kosoves nuk eshte vetem Probleme i Thacit si “Dashe” i Politikes “Kosovare,eshte nje Problem per Gjithe KOMBIN SHQIPETARE,dhe kete e di edhe Thaci, por pse e anashkalon kete duke Marre te Gjitha KOMPETENCAT ABSOLUTE mbi VETEN E TIJE..???
    3-Serbia NUK KA BERE ASNJE PERPJEKJE TE NJOHE Kosven si Shtet,me ose pa te Drejte ajo Bene Politiken e saj, por ajo qe eshte e Rendesishme,pse u dashka qe vete Kosovaret te MBESHTESIN PLANET SERBE, kur dime se edhe me pare ka pasur dhe ka PLANE te Serbe ve per Ndarje te Kosoves.POR JO NE VIJA ETNIKE..
    4-PROBLEMI ESHTE FARE I THJESHTE DHE Nuk na Duhet “Impenjimi” i Thacit,SERBIA te Njohe Kosoven si Shtet te Pavarur me Kufijet Aktual qe ka,dhe I KA DYERT E EU-se te Hapura…pse u dashka “Loja” me Kufijet??Kur dime se Serbia nuk ka se c´fare te Ndaje, sepse behet fjale per Troje Historikisht SHQIPETARE…pra “Loja” e Serbeve ishte te Terhiqnin Thacin ne Pozicjonin e Opsjoneve te Tyre..dhe Thacit i ka “Hyre Huri ne Bythet” dhe nuk ka nga te Luaj me…dhe i bie Daulles se Ndarjes..”Korrigjime” C´fare Korrigjimesh??Kur u bene kaq “Interlokutore” Serbet, kaq te Bute??Pa komplekse e kame theksuar edhe me pare SEERBET jane shume shume Here me te Pregatitur se Thaci si ne Politike dhe Diplomaci..dhe Vete Shtetei Serbe qe eshte i Njohur ne Gjithe Boten, dhe me Mbeshtetje Russe e bene Thacin te PA PERFILLSHEM FARE NE KETE HISTORI, Thaci thjeshte eshte nje Sherbetore i Qellimeve Serbe, per te mos Thene Shqipe QE THACI ESHTE MARJONETE SERBE,dhe po Luan Lojen e Territoreve thjeshte per Interesat e tije Personale, kjo eshte shume me Bindese Kur nuk ka nje Votim ne Parlamentin KOSOVARE, qe Autorizon Thacin Kryenegocjatore te “ZGJIDHJES PERFUNDIMTARE”..Duket se Lufta e UCK-se u be kote se koti..dhe Thaci me Langot e tije DUKET SE DO TE KERKOJNE “AUTONOMI” Nga Serbia??Pse jo??Me kete Nivel Politike dhe Diplomatike qe kane, DO TE ZGJOHEN NJE DITE NEN SERBI…lol

  5. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: August 16, 2018 at 2:59:25 AM EDT

    Leter pa zarf jo vetem per Hashim Thacin

    ACHTUNG ! TOKE E MINUAR
    SERBO – RUSE !

    – Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe nga Intrigat e Moskovit !

    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Lanafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kam vetem nje keshille vellazerore per Hashim Thacin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin … e krejt politiken kosovare:
    – Ruhuni nga aventurieret ala Brenon… qe, sic po e tregon qarte gjyqi i mikut te tij Manafort, per para shesin edhe nenen e vet jo me SHBA-ne e Kosoven !
    Kujdes! Ruhuni nga aventuriere politike amerikane qe kane punuar e komplotuar me RÍA-n , GRU, te Putinit aq shume sa edhe vete Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua ti hedhe si limone te shtrydhur e vegla te ndryshkura te Putinit !
    Sapo ai i hoqi ata nuk lane gje pa thene e pa sulmuar ish- Perendine e tyre Donald Trump! Presidenti iu kunderpergjigj fuqishem sic di ai vet
    Mund te jete loje apo aventure politike, por Kosova ka boll aventurieret e saj politike qe dine per politiken aq sa di une per armet me neutron e u duket vetja Xhorxh Washington e Henri Kisinger… Gjergj Kastriote e Adem Jashare … qe i lind nena vetem nje e jo dy here !
    Hashim Thacin e ka kapluar jo vetem deliri i madheshtise qe eshte deliri dhe sindromi me i keq i marrezise, por edhe ka filluar tu besoje perrallave me mbret te shkruara e paguara prej tij sa frengu pulen me parate e korrupsionit !
    Amerika dhe NATO e fituan luften e luftes per Clirimin e Pavaresine e Kosoves ! God bless USA !
    Hashim i Thaci dhe komandaret e Rognerit e humben me turp luften e paqes…
    I shpartalloi keqazi, i zgerlaqi korrupsioni dhe lufta e berrylave dhe e sterkembeshave ndaj njeri-tjetrit, lufta “ia rrasa ketij” “ia rrasa atij” shoku lufte duke ia rrasur deri ne qyke Kosoves e popullit te saj, por edhe vetvetes !
    Rezultati final: ua rrasi deri ne gryke populli i Kosoves me voten plebishitare te 12 qershorit 2017 kunder korrupsionit dhe hajnise me cizme te tyre !
    Zgjedhjet lokale e fshine gati krejt nga harta e Kosoves partine e Thacit! Dite me te keqija pasketaj do te vijne!
    Poltronat e tyre jane ne meshiren e duart e Beogradit…. Per 24 ore Lista Srpska i con ne opozite !
    Ka edhe me keq!
    Kulisat sjellin gremisat e pasoja te pariparueshme !
    Achtung !
    Vigjilence ! Syceltesi ! Vigjilence !
    Ruhuni nga pabesia e shkaut e intrigat e Moskovit, eshte thirrja filozofike e sovranit shqiptar.
    Ruhuni edhe nga aventuriere pa asnje tager politik apo shteteror nga aleatet tane strategjike !
    Perfaqesuesit e vetem zyrtare te Donald Trumpit, Anxhela Merkelit, Londres apo Brukselit… jane ambasadoret e tyre ne Prishtine dhe delegacionet e tyre zyrtare, jane Shtepia e Bardhe, Departamenti i Shtetit,… dhe institucionet ligjore shteterore te tyre.
    Cdokush tjeter eshte dore e zgjatur e Putinit apo Vicicit, Lavirovit apo Dacicit, RIA-s apo DÍA-s se Kremlinit dhe Beogradit !
    Achtung!
    Ruhuni nga pabesia e shkaut dhe intrigat e Perandorise se 700 dreqerve te Djallit Putin !
    Edhe fytyren e ka si gjarper teper helmues, si spec super- djeges, si Djalli vet !
    Achtung !
    Kujdes: Toke e minuar serbo -ruse!
    Lojrat e minjeve jane dasma e macokut, thote sovrani i Kosoves !
    Ndaj vigjilente vellezer e motra te Kosoves!
    Hashim Thaci eshte Presidenti e jo as Mbreti absolut e as pronari i Kosoves
    Askush, as Hashim Thaci, as …. as Perendia vete nuk qendron mbi Kosoven !
    Askush nuk ka tagrin te beje pazarlleqe me trojet e te ardhmen e saj !
    Pronari, Zoti i vetem i Kosoves eshte populli, sovrani i saj. Kushdo del mbi aspiratat e vullnetin e tij heret a vone perfundon ne radhet e tradhetareve dhe plehrave te tij me te urryera!
    Askush, as Hashim Thaci nuk ben perjashtim nga ky rregull! Po te kete dyshim le te lexoje per fundin e Luigjit te 14-te apo te Nikolae Causheskut ! Sot !
    Neser eshte teper vone ! Neser eshte kurre !

  6. Thacovic says:

    Ja u solli perseri serbin tek shpia Thaci o vellezer kosovare. Keni derdhur gjak per ate toke qe Thaci po ia fal serbit. Zgjohuni se jeni shume vone.

  7. Malo Kanina says:

    Habitem me ju, zoti Baze, ç’keni që shqetësoheni dhe përhapni panik të kotë? Asgjë nuk po ndodh. Ja, shiko qëndrimin e Kryeministrit tonë, zotit Rama dhe e kupton se nuk ka më të voglën arsye për shqetsim. Pse, si jua merr mëndja juve, i nderuar zoti Baze, nëse situata do ishte shqetësuese, kish për të shkuar në Milano zoti Rama për të parë Juventusin dhe të dilte në foto me bluzën dhuruar nga Ronaldo? Ndaj, të lutem zotri, mos bëjë patriotin këtu, se nuk je më patriot se Kryeministri ti. Po ashtu, një tregues se situata është jashtëzakonisht e qetë, ishte dhe nuk di në akoma vazhdon, edhe kovaleshenca e zotit Haradinaj gjatë diskutimeve që ka kapëluar shoqërinë shqiptare në të dy anët e kufirit. Pastaj zoti Haradinaj e tha qartë, se kufijtë e Kosovës janë kufij gjaku dhe si të tillë do mbrohen me gjak. Tani pak i duket zotërisë tënde një deklaratë e tillë? Pse, si kujton ti, i nderuar zotëri, ata që derdhën gjakun gjer në gju për pavarsinë e kosovës, pra UÇK-ja, nuk qënka në gjëndje ta mbrojë kosovën nga Sërbia? Ja pra, që kot shqetësohesh zoti Baze! Ramushi këtë e zgjidh sa hap e mbyll sytë. Ndaj fli gjumë…

    1. Romak says:

      Kush tha qe KM Rama nuk eshte i shqetesuar per Kosoven?
      Nuk e shikon ti zedhenesin e tij, zotin Baze qe u be telef per mbrojtjen e tokave shqiptare,tokave dhe detrave shqiptare bile ?

    2. Qinami nga Lofkëndi says:

      Tall bythën Malo, mirë bënë. Ata që derdhen gjakun “gjer në gju” atëhere, kanë çuar mutin gjer në brez tani.

    3. Arjan says:

      Malo ku jeton ti ne afrike ,kryeministri Shqiptar eshte vec nje plehre e radhes si paraardhsi i tij Sali Kerma qe ben te fortin dhe te zgjuarin me ty dhe mua bashke.Faktet flasin me shume Se Cfare thote I madhi Edi,dhe ti I di por nuk te ben zemra ti thuash .zgjodhi nje president pa voten e popullit nje hajdut ,vendosi te ngrej varreza per ushtaret pushtues greke ne tokat e vorio-epirit , ju dha detin grekerve pa te pyetur ty dhe mua dhe Shume gjera te tjera qe nuk Po I hyj Se duhen carcafe .Kurse nga kosova Ramboja ramush erdhi ne pushtet me moton jo demarkacionit dhe si perfundim e dime cdodhi Me thuaj ti kujt ti besojme Thaqit .

  8. NjeQytetarOptimist says:

    Artikull I mire Mero.. Shpresoj qe opozita dhe partia e Thacit te ulen “kembekryq” dhe te debatojne (jo grushtohen dhe ofendohen). A ju pelqen situata qe kane apo duhet ndryshim ?!?! A duhet degjuar Serbia apo te vazhdohet status-kuoja. Politika dhe shoqeria civile ME QETESI duhet te mblidhen dhe te shihen alternativat. Thaci eshte ai qe del publikisht por duhen degjuar te gjithe. Eshte shume e rendesishme qe Kuvendi I Kosoves ME QETESINE ME TE MADHE te ulen dhe flasin. O te mblidhen te gjithe ne nje ze, ose edhe Thaci te rri urte. Une jam qe Kosova te shohi alternativa te reja. Kosova ka 20 e ca vjet qe ushqen keta luftetare te UCK-se me fondet e BE-se dhe kjo duhet te marre fund. Deputetet Kosovare duhet te flasin qe te fillojn me reforma te thella buxhetore dhe reform ne drejtesi. Kosova eshte e kapur prej fytit nga korrupsjoni dhe duhet hapur nje kapitull I ri ku deputet duhet te negocjojne per hir te nje shteti qe po perpiqet te marri forme dhe s’po ja del dot. Mero, keto negociata me Serbine per kufijn mund te mbyllen me nje po ose jo nuk eshte shume e veshtire. It is a choice. Por shif njehere “propozimet” qe te jep Serbi. Nuk na gjen gje qe te kuptojm c’fare kerkojn. Por kerkesen e tyre e kemi ne ne dore. Nuk eshte fundi I botes. Me shqeteson me shume qe Kosova nga korrupsjoni po kalbet dhe nuk eshte ne gjendje te ngri ekonomine e saj te pavarur nga shtetet e tjera. Kjo eshte me e rendesishme. Kosova duhet te kishte ngritur me shume infrastrukture dhe ekonomi qe nga 1999 e sot.. Shume me shume..

  9. mirel says:

    Ee Mero. E ke harxhuar frymen duke mbrojtur sherbetoret e Jugosllavise dhe interesat e Greqise.
    Qendrimi “serioz” i qeverise Rama, nje fjali nje minuteshe, nuk tregon as interesim qe Kosova te rrije e bashkuar dhe as kundershtim te diplomacise serbe.
    Ramut legeni pasi ka ndare pazaret me Vucic ve Loqe Bushatin te laje duart me Kosoven, dhe ketej vazhdon betejat kalorsiake me llogjaret e LSIse dhe PDse.
    Sa me shume batuta aq me i madh eshte popullariteti i Ramiut.
    Atdheu nuk mbrohet me batuta, por me diplomaci aktive, qe ne fakt Ramiu e beri, por ne favor te serbeve.
    Ja paraqiti Evropes si shtet te moderuar.
    Cfare fshihet nen tavolinat e Triestes?

  10. Durresi says:

    Ndaje shapin nga sheqeri o Mero!
    Ose Kosoven po e ha ujku, ose nuk ka rendesi se si do kompesohet Serbia.
    Dihet qe D. Bushati as te q.n dhe as te leshon, sepse tjeter kush e shalon..
    Po ti qe mbahesh per “i pavarur” do ta ndash mendjen?

  11. Baliu says:

    Edhe Robelli edhe Baze duket sikur me qellim i shtremberojne faktet, se kinse partite politike dhe kuvendi nuk jan deklaruar lidhur me “Kapitulli(mi)n e Ri” te Hashum Taqit, qe me te njejtin emer pat filluar pra nja pese vitesh me Daqiqin, kur Taqi ishte kryeministrec, dhe tash po vazhdon si prostident me homo-logun e tij Vuqiqin. Taqi po thot se kushtetuta e tu Kosovs* ia jep atij legjitimitetin te beje “korrigjime territoresh” dhe nuk ka pse te pyet njeri ne Kosove per “lojen” e tij me Vuqiqin. Haradinaj ka thene se kur Taqi ben “bisedime” eshte njejt si me qene edhe ai vet aty. Pra “drite e gjelbert” per Taqin. Edhe partneret e tjere te koalicionit qeverises (sebashku me paramilitaret partiak “te dale nga lufta”) pajtohen me “marrveshje” te dhimbeshme, nese ajo vjen nga dora e Taqit “te madherishem”. Ketu ben pjese edhe kryekurvendari Kadri Teveqeli qe e ka quar kuvendin ne pushim. Triku i sprovuar: Taqi nenshkruan, e kuvendi deshti apo s’deshti, me tubime maratonike, me gaz lotsjelles, me takime ne salla alternative edhe mbas mesnate, me bodigrada ne kuvend, e me ambasadora te huaj ne kuvend, do ti “miratoj” nenshkrimet e Taqit, dhe keshtu do ta marin “bekimin e popullit”. Vetvendosja si gjithmone eshte deklaruar kjarte se me kushtetute Kosova eshte Republike Parlamentare, e jo Republike Presidenciale. Pra separi kuvendi duhet ti jep kompetenca Taqit per bisedime me Serbine, e mandej mund ti zhvilloj ai aventurat e tije. Nese kuvendi anashkalohet dhe sabotohet nga kryekurvendari dhe partite e koalicionit qeverises, ateher parashihen protesta masive nga qytetaret. LDK-ja e cila edhe deri tash me kontributet e saj e ka mbajtur Taqin ne pushtet, me goje kinse eshte kunder “korrigjimeve”, por ne praktike po e luan ate qe din me se miri pas vdekjes se Presidentit Rugova: Ha si i gjalle e rri si i vdekur. Pra kur te ngushtohet puna, do ti votoj nenshkrimet e Taqit ne kuvend. Do te jet nje vjeshte e nxehte, a do ti digjet ftyra Taqit apo popullit te Kosoves, mbetet te shihet.

  12. Askushi says:

    Axhyba shoku Mero, pse po i bie hasha shokut Hasha? !
    Lëre qi kët punë, mos ti them Gopistit t’Nisharakut ,tua këndojë një këngë revolucionare.

  13. Al says:

    Ju t’shqipnis jeni cudi. Ma shum se ni her ju asht than me kqyr punt e juja,po snigjoni hic.

  14. Trimi says:

    Nuk e kuptoj pse negocioet me nje shtet qe ka humbur luften Serbia e ka marr shuplaken cjane ke to tollovira. Ne rast se Serbia se njeh kosoven ather shqiptarve ju lid e drejta te bejne ushtri moderne dhe te mirpresin Serbine sa ere tju kruhet bytha.

  15. Mero po thote sakte:
    -Ky proces nuk mund të ndiqet
    me humor a me qesëndi
    nga kafenetë e Prishtinës,
    por me përgjegjësi
    nga Parlamenti i Kosovës
    & institucionet e saj.
    Presidenti i Kosovës nuk është duke dhënë intervista apo duke shpalosur vizione elektorale.
    Ai është duke v e p r u a r.
    Pa tager. Kamikazi Gjarpen e ka KRY vepren tradheti kombetare, nuk ka me te lihet te vijoje te VEPROJe ne dem te madh te shqiptareve.
    Shqiptaret kane te kunderVEPROJNE, urgjentisht, ne balle Parlamenti dhe qeveria e Kosoves: -Te pergatise letrat ashtu qe
    Kamikaz Gjarpni te mberthehet,
    kaq e thjeshte:
    me 3 Shtator thaqi zbret nga Froni!

  16. Ledio says:

    Al qenke palle Cari, edhe shqipen nuk ta kane mesuar mire ne Beograd megjithese e ke studjuar per shume vite. Spiuni i juaj Hashim do nje plumbe bytheve qe ti pushoje goja, por shkerdhatat politikane shqiptar e presin edhe e percjellin me mishe e peshke ne cdo ane te Shqiperise. Nqs keto negociata i do vetem kjo administrete Amerikane me ne krye Orangutagun edhe mustaqe mutin Bolton, duhet te gjendet nje menyre qe te zvariten. Orangutangut po i ngushtohet laku. Nqs keto negociata i duan edhe Europianet (Gjermani, France, Angli) , do na duhet te gjejme nje zgjidhje te gjate, te qendryeshme edhe paqesore, por keto bisedime duhet te jene gjitheperfshirese edhe jo sic do spiuni Thaci.

  17. Drini says:

    Mire e ke o Alqir po kur ju vjen veza te bytha mesyni shqiperine per ndihme ju legena koqevar.

  18. Vedat Shehu says:

    Mos te rrahim uje ne havan. Kosova eshte funksion algjebrik me nja dy te panjohura qe zgjidhet jashte dijenive dhe kapa itetit te Klmbit te Copetuar.

  19. Virusi says:

    Pse shqetsohesh Mero, Kosova ka perfaqsues dhe strukturat e veta, shqiperia po ashtu, Ata I kane biseduar keto pune. Si Thaci qe ben bisedime dhe partite politike qe heshtin dhe Rama jane dakord. Jo cdo gje duhet ta dine gazetaret, qofte dhe si puna jote. Njerezit e thjeshte qe si pyet kush s’kane pse merakosen me shume se c’duhet, kur prej atdheut nuk kane asnje meter toke.

    1. mirel says:

      Ja ky trapi tjeter. E ka te garantuar qe asnje meter nuk i merret atdheut

  20. rindi says:

    VRITENI THAC SHKERDHATEN SAPO TE KTHEHET NGA VJENA SE PO E SHET KOSOVEN,,,,,TREGONI KOSOVARE SE JEN BURRA KANUNI,/////

  21. bujar says:

    SHTYPJANI KOKEN GJARPRIT,,,,NDYSHE JU SHITI TEK SERBI ME NENE E ME BABE,,////

  22. DRENICA E KUQE says:

    Keshtu ndodh kur Shqiperia i le ne duar te “patrioteve” shqiptare punet e veta! Nuk jane kufij te Kosoves, o mjeranet e Tiranes por jane pune te Shqiperise dhe kufij te Shqiperise Etnike. Kufiri i skajshem Verior i Shqiperise eshte te Molla e Kuqe ne lumin Danub e me Sanxhakun e Nishit…

    DRENICA E KUQE

    1. Dima says:

      Parlamenti i Kosoves te degjoje se ç’thote Gjermania.

    2. G.T says:

      Jo sanxhakun nuk e do Kastriot Myftiu te quhet Shqiptare

  23. Sit back and relaks■●▪ says:

    Do doja qe thaci te ishte gjalle kur ta shikonte se si do perfundoje me vone kosova prej trapllekun qe po ben thaci e ta varnin kokeposhte. Me sa duket kjo pune o vendos nga fuqite e medha dhe thaci e vucic thjesht po bejne lojen e te medhenjve. Po nje gje dihet me siguri, Serbia asnjehere nuk do i hynte nje valleje ku nuk del e fituar, sa here fuqite e medha kane hequr vija ne harte shqiperia ka dale gjithmone e me e vogel. Ne kete faze permbyllese te negociatave serbia ka mbrapa rusine ndersa kosova ka hajdarin.

  24. Sit back and relaks■●▪ says:

    Do doja qe thaci te ishte gjalle kur ta shikonte se si do perfundoje me vone kosova prej trapllekun qe po ben thaci e ta varnin kokeposhte. Me sa duket kjo pune o vendos nga fuqite e medha dhe thaci e vucic thjesht po bejne lojen e te medhenjve. Po nje gje dihet me siguri, Serbia asnjehere nuk do i hynte nje valleje ku nuk del e fituar, sa here fuqite e medha kane hequr vija ne harte shqiperia ka dale gjithmone e me e vogel. Ne kete faze permbyllese te negociatave serbia ka mbrapa rusine ndersa kosova ka hajdarin..

  25. A says:

    Nuk ishte e domsdoshme te perdorej shpata per te vrare mizen,mjafton pak mjalte ne majen e shpates per ta zene ate.Ky eshte celsi I diplomacise serbe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje