Po të mos ishte Migjeni

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Artan Lame

Si sot 80 vjet të shkuara vdiq Millosh Gjergj Nikolla.

Po e kujtoj duke risjelle një shkrim të botuar në gazetën Shqip më 31.08.2011.

Po të mos ishte Migjeni

Më të shumtit prej nesh sot, kur ulemi të shkruajmë për varfëri e për mjerim, na pëlqen t’i zbukurojmë shkrimet tona me nga një thënie a frazë të Migjenit. Ndonjëherë, kur ja kemi ngenë të thellohemi, na bën përshtypje dhe e vëmë edhe në dukje se sa të vërteta mbeten edhe sot e gjithë ditën shkrimet e përshkrimet e Migjenit. Në fakt, kjo nuk është ndonjë meritë e Migjenit, por e jona, e shqiptarëve në përgjithësi, që vazhdojnë të notojnë në të njëjtin llum e ndyrësi, të cilën e përshkruante dikur Migjeni. Kështu që nuk ishte Migjeni profeti – shkrimet e të cilit mbeten të vlefshëm edhe sot – përkundër, jemi ne të paaftë të ndryshojmë, duke e lënë këtë vend të vuajë të njëjtat sëmundje dhe duke i bërë kështu të kurdovlefshme vargjet e Migjenit. Nëse ne do ishim francezë a hollandezë, do ja kishim dalë ta ndryshonim fatin e vëndit dhe kështu vargjet e Migjenit do mbeteshin në muze të historisë.

Shkodranët nuk e duan Migjenin. Nuk them për njerëzinë e thjeshtë – ata që heqin e vuajnë për të bukën e gojës dhe për të mbyllur ditën e punës, se këta s’ia kanë ngenë të merren me filozofira e me shkrime – as të sotmit e ca më pak me ata të para një shekulli. Më e holla punë intelektuale që bëjnë këta, është t’u përgjigjen thirrjeve të partive për mitingje dhe të thërresin sa më fort, me shpresë që t’i shohë kryemitingashi. Ndaj, s’e kam fjalën për ata për të cilët shkruante Migjeni, se këta të mjerë, sikur ta dinë se sa u ka kënduar e u ka qarë hallin poeti, do ta shpallnin kryetar partie, meqë tjetër kategori nderimi nuk dijnë.

Migjenin nuk e duan as ata që kanë shkollë, e që i mbajnë për të dijshëm e për elitë të qytetit. As e kanë dashur në të gjallë, e ca më pak e duan sot. Në të gjallë nuk e donin sepse e shihnin si rrezik për veten e tyre, ndërsa sot nuk e duan se janë edhe më injorantë të padijshëm sesa njerëzia e thjeshtë. Njerëzit e thjeshtë, lënda e parë e shkrimeve të Migjenit, nuk i quaj dot injorantë, por thjesht të pakultivuar që jeta dhe hallet nuk u ofruan luksin e diturisë, ndërsa elita është vërtet injorante se, megjithë që u shkollua e u përkëdhel nga fati, mbeti po aq injorante dhe pazot të lartohet moralisht.

Kështu pra siç thashë, shkodranët nuk e donin Migjenin. Të parët e mbi të gjithë, nuk e donin priftat. Kleri shqiptar, e veçan ai katolik, i kish bërë shërbime të paçmuara shqiptarizmës, ruajtjes së gjuhës shqipe e dëshmimit të traditës malësore. Të gjitha këto, i shërbyen fort ëndrrës rilindase të formimit të kombit por, në vitet ‘30 kjo ëndërr ishte realizuar. Shqipëria ishte krijuar, tani duheshin krijuar shqiptarët, siç thoshin përfaqësonjësit e neoshqiptarizmës. Këtu kleri ngeci dhe nuk bëri dot përpara. Konservator për vetë natyrën e vet, kleri vazhdoi të himnizonte shqiptarin trim e kreshnik, të pamposhtur e krenar, që vigjëlonte i ngrysur në malet e paafrueshme; të mbrujtur me kanune e me zakone burrash.

Mirëpo Migjeni e shqeu gjithë këtë fasadë false, të dalë mode dhe të panevojshme në shekullin e ri, duke ju përplasur dhe vënë përpara syve një realitet të turpshëm. Realitetin e malësorit që lyp misër, që shtrin dorën për bukë, të malësores që është gati të shesë trupin, të murgeshës që ofshan, të qytetit që i bishtnon modernizimit, të fëmijës që vuan për bukë ndërsa don të vazhdojë shkollën, të tregëtarit që bën adetet e fesë por mbetet i pashpirt, e gjithë ç’ka tjetër që ende na zukat në kujtesë nga vargjet e tij.

Migjeni me këtë grisje të maskave të kohës së vet, na shpëtoi fytyrën morale përgjithmonë. Nëse ai nuk do kishte shkruar, neve sot do të kishim vetëm poetët që u këndonin Zanave të Malit, ndërsa ndërsa varrezat mbusheshin me fëmijë të vdekur urie. Dhe kur të uleshim të analizonim këtë kundërshti, do të akuzonim paraardhësit se qenë të pashpirt e të pamoral që u këndonin zanave e maleve, ndërsa fëmija s’kishin tullumba e vajzat shisnin nderin.
Migjeni është gati i vetëm midis morisë së shkrimtarëve që denoncuan mjerimin. Ishin edhe një grusht djemsh të dijshëm, përfaqësues të neoshqiptarizmës, por ata qenë më shumë filozofë se sa poetë dhe morali ka nevojë edhe për poezi, pa le pastaj po të jetë “me nji grusht t’fuqishëm”. Sikur të mos qe Migjeni, ne nuk do kishim përfaqësues të brezit të madh të denoncuesve të realitetit; do të qe sikur Franca të mos kishte patur Balzakun apo Anglia të mos kishte Dikensin. Ne e patëm por s’e duam.

Kaq për shkodranët e atëhershëm.

Por edhe shkodranët e sotëm nuk e duan Migjenin. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që gati druhen t’i zënë emrin me gojë; që më tepër se një here kanë dashur t’i heqin emrin nga Teatri; që i kanë thyer bustin, e i kanë harruar varrin midis plehrave të qytetit; që i kanë zhdukur çdo shenjë të ekzistencës së tij në qytetin e Madh të Veriut, shtëpi, dhomë, muze, e gjithshka tjetër.

Sërisht janë edhe priftat, që nuk e duan e s’mund t’ia falin atë ç’ka i bëri ai klerit të kohës kur qe gjallë. Në fakt, Migjeni duhej të konsiderohej si aleat i klerit në përpjekjen e kahershme për drejtësi sociale e barazi shoqërore, por kjo nuk ndodhi as në gjallje të tij e aq më pak sot. Kisha katolike në momente të vështira të shekullit XX, përgjithësisht ja ka dalë të rreshtohet në anën e të dobtëve, duke ju rikthyer vokacionit të shekujve të parë të ekzistencës së vet; por për fat të keq kjo nuk ka ndodhur gati askurrë në Shqipëri. Kleri shqiptar ka nxjerë plot martirë të fesë si Gjon Gazulli, por ndoshta askurrë martirë të njerëzve, si Romero i Salvadorit.

Zoti më ndjeftë se ndoshta e rëndova dorën pak si shumë mbi kurriz të priftave, kur më shumë se ata, përgjegjësi për këtë harresë ka vargani grotesk që i thonë vetes “zotnit e sotëm të Shkodrës”. Këta, të dal nga hiçi e të bërë zotnij veç prej lekut a prej karriges, as mund të pritet të duan dikë që ju zbulon rrënjët.

Për fat, “sikur”-i i vënë në krye të këtij shkrimi, nuk mund të ngjasë, pasi ne e patëm Migjenin. E duam a s’e duam, ai është aty për të treguar me gisht pisllëkun e kohëve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “Po të mos ishte Migjeni”

  1. RILINDJE E MJERIMIT MIGJENIAN says:

    HIPOKRIZIA E RILINDJES:
    RILINDIM TEORIKISHT EMRIN E MIGJENIT.
    RILINDIM PRAKTIKISHT MJERIMIN E SHQIPTAREVE.

  2. Alban Dega says:

    AH SIKUR …. !!!???

    Ua thua….
    Po kujt ua thua o Artan Lame mendjendritur e pende flori !
    Kujt !?
    Ah sikur te kuptonin!
    Ah sikur te vepronin !
    Ata qe kane ne kurriz barren e rende te mjerimit!
    Jo keta qe kalerojne mbi kurrizin dhe mjerimin e tyre!
    Kafshate e rende eshte o vella mjerimi !
    Ah sikur te….
    Shqiperia do ishte zonje e rende!
    Zonje mbi zonjat!

    1. @ says:

      Ky Alban Dega do te ishte nje “enverist” i thekur. Fatkeqesi qe hyzmeqaret e pushtetit i kemi me shumice..

  3. vang says:

    Migjenin nuk e mohojne dot sado te perpiqen.Migjeni demaskoi pabarazine shoqerore dhe fene qe e perkrahte kete pabarazi ”NEN KISHAT DHE MINARET E LARTA,SHTEPITE TONA PERDHESE”. Shkodra djepi i kultures dhe talemtit sic e kane cilesuar,nuk nderohet nga qendrimi ndaj Migjenit Rrethet klerikale nuk dominojne shtetin dhe shkollen laike.A ka bashki ne shkoder??/Aka ndonje celule shkrimtaresh dhe artistesh??/Ne se shkodranet harrojne dhe mbytet ne plehra varri i Migjenit .koka tu plasi bashke me cipen e ballit dhe turpi i mbulofte.Prifti tu lehtesoje dhimbjen njerezve atje ne kishe.Sado te perpiqen,mesjeten nuk mund ta sjellin prapa, ai legjion i reaksionit.

  4. zi says:

    Homo-sapiens, do te thote te duash veten,
    e,si ka mundesi qe nje shoqeri e perbere nga njeres qe s’duan veten,
    te adhurojne,respektojne dhe te duan nje gjeni, qe jo vetem donte veten por dhimbej deri ne skaj per njerzit reth tij.
    Te dashurit e vetes fillon nga njofja e vetvedit [thone shkodranet],njofja e vendit,kultures,ligjeve,bashkesise,Atdheut.
    Shpellaret dhe kafshet s’kane Atdhe,s’njohin ligje,s’kane kulture,s’bejne pjese ne bashkesi,
    s’bejne perpjekjen me te vogel per te njohur vetvedin,vendin dhe si pasoje
    s’munt te duan veten apo te tjeret dhe aq me teper te respektojne nje perendi si Migjeni.

  5. IVONI says:

    Migjenin as ju nuk e doni zoti Lame , pasi idete e “bijve te shekullit te ri ” i hodhet poshte ..! .. TURP ..!

  6. Durim says:

    Mor, po ti e njeh dhe e do Migjenin? Një sharlatan që pi si këpushë mbi trupin e një vendi te sëmurë? Fshihu diku, ul kokën e ngjëro groshë të trasha larame, pa lëng nga vorba e rradhës.

  7. duno says:

    KY QENI Artan L ame kelyshi i kryehetuesit te diktatures qenit te birit te qenit Qemal Lame , eksponent i rendesishem i te rendesishmes rilindje qe po qeveris prej pese vjetesh kete vend , a ndihet ndopak pergjegjes per kete realitet Migjenjan qe eshte ulur kembekryq ne kete vend ?Ky i pafytyre , ky i pashpirt , ky hipokrit qe ulerinte si cakall pernate studiove te televizioneve per nje peme te prere apo per ca kangjella te vjetra , sot kur Tirana po humbet cdo identitet nga babezia per para e rilindasve , ky miteber nuk thote gjysm fjale por ri e shijon milionat qe perfiton nga legalizimi qe i ben grabitjes se pronave te ish pronareve . Akuzon ky pleher Shkodren se nuk e do Migjenin , a thua se ky Migjen nuk u lind nuk u edukua nuk u frymrzua e nuk krijoi ne kete qytet . Meqe kete shkrime ka shkruar kur ishte ne op[ozite , sot qe kane pes vjet ne pushtet a ja kane ringritur muzeun , busti ,apo varrin ? NQS jo ateher pse e riboton kete shkrim hipokrit .

  8. sali says:

    Migjeni, o zoti Lame, ishte 27 vjec kur shkroi ato vargje e ide qe te paskan magjepsur. Ti besoj i ke kaluar te 40-tat e jo vetem qe duket se nuk i ke kuptuar por as te dukesh, sikurse besoj se e ke synimin, nuk di! Lere me qe nuk te shkon ty te shkruash per te kur partia jote, apo edhe ajo pocaqeja tjeter e vetequajtur demokratike, po te jetonte sot Migjeni, perseri ne Puke do ta kishit internuar, njesoj si atehere. Dhe nuk ishin shkodranet apo prifterinjte qe e sulmonin por pseudo-intelektualet.

  9. Lee lee says:

    👍 Se prisja nga Lame

  10. Don says:

    Ti je kepusha e rilindjes qe nuk ngopesh me gjak populli. Te pakten mos dil ne media se me ate surratin si kukuvajke duket sikur do na keputesh ndonje cope mish.

  11. Viron Xhavara says:

    Ti zoti Lame duhet te besh shkrime, se kur do te perfundoje shqyerja dhe shqepja, qe ti me ustan tend, dhe parardhesit tuaj, po i beni Shqiperise dhe shqiptareve,dhe jo shkrime, qe ju mendoni se shqiptaret nuk marin vesh se ku, ti e ke hallin, ose taktika qe ju perdorni per te fshehur shqyerjen dhe shqepjen, eshte e pa kuptushme.Edhe njehere zoti Lame, shqiptaret, e dine shume mire, demin qe ju i keni shkaktuar dhe po vazhdoni ti shkaktoni,e dine qe jane edhe ne kurth, por ju, keni nje talent te jashtezakonshem qe shqyerja dhe shqepja vazhdon kaq gjate,aresyeja qe vazhdon eshte se, disa nderkombetare ju i keni paguar ndersa disa te tjere i keni hutuar.Une e kam provuar ne kurrizin tim per cfare thashe me siper,per nje problem prone, ku direkt ti zoti Lame, po tenton te me grabitesh pronen time, qe eshte banesa dhe toka ku eshte ndertuar banesa,dhe qe ndodhet ne zonen e skeles ne Vlore,ku une kam kam komunikuar me ju me Emaile per te me dokumentuar pronen, dhe qe eshte banese para vitit 1990, dhe ti si gangster ordinere,nuk me paise me te.Por mos mendo se Shqiperia do te jete pergjithmone pa shtet,por ne momentin e berjes se shtetit ,ti dhe tjeret qe keni qene pjese tragjedise shqiptare,do te perfundoni ne burgjet shqiptare dhe do te dorezoni cdo gje qe i keni grabitur shqiptareve.

  12. naimi says:

    Sikur të mos ishe tash pesë vite në krye të një institucioni gjobëvënës, do të isha prekur nga shkrimi. Meqenëse është ribotim dhe meqenëse boshti nuk mund të them që nuk qëndron, mbeten lotë krokodili. Medet që sot mungon një pendë si e MIGJENI-t që t’ju çjerrte maskën ty e kryerilindësit tënd, që vratë edhe shpresën e subjekteve te Migjenit. Keni gojë dhe e përdorni pale..

  13. gjok totaj says:

    Ik ore idiot e merru me ato ç’legalizimet qe te caktuar detyre korruptive Rama,se ku e gjen kohen te merresh ti me pordhe letrash…injorant !

  14. tom says:

    Te mban nje pasuri te tere peng per mbi 20 vjete nuk te jep dokumentat te jep leksione per varferin mjere kush bie ne dore te ketyre mashtrusave hipokriteve qe nuk paskan te ngopur.

  15. Gjuha Shqipe says:

    … nuk e donin priftat.

    nje prift shume prifterinj
    nje gjarper shume gjarperinj
    nje kalli(gruri) shume kallinj(gruri) etj

  16. Ali babushi says:

    O llapaqen, ore sy krokodil, ore laraman burec, ore servile I pushtetit, ore ,ore, ore, ……… Na u zhduk nga syte se merove kalamajt……..ore maskara.

  17. Fieraku nga Ferrasi says:

    Lame po’ Tani Ca’ behet?
    A nuk mbledhin kanoce
    Dhe vajzat 15 vjece shesin nderin neper motele
    Me ju zengjinet e rinj?

  18. mik says:

    Keshtu zoti Lame !!! Kujtove se do kishe perkrahje publike me kete shkrim komunist ?
    Nepermjet “ dhimbjes “ per Migjenin, aludove edhe per At Fishten ! ! Sa i marre je !!!
    Qellimi nuk ishte Migjeni, por c’vleresimi i Shkodres. Kaq shume je i vetkenaqur, sa kujton se mundesh !!!
    Disa komentues te pershkruan tamam ashtu sic je. Cdo mendim tjeter asht i panevojshem.
    PS : Migjeni ishte poet i madh, e sikur ta kishte jeten e gjat, do ishte edhe ma i madh.
    Prap, pelqimi i shkrimeve te tij, asht shije, e jo i detyrum.

  19. Pellazgos says:

    Si mund te jesh Francez apo Hollandez zoti Lame kur nuk kupton qe Alfa betai fillon nga Alfa?
    Francezet i thone Balzakut ne emer,kurse ju antishqipetaret e kamufluar nuk e therrisni Millosh por ne Psevdho Onoma “pseudonim” Migjeni!
    Dhe vetem nga ky veprim mund te nxjerresh conkluzion se cfare eshte Albanistani.
    Po ashtu edhe Llazari i Sotirit ne Lasgush!
    Po ashtu Aleksandrin e Stavros nga Drenova ne Asdreni!
    Ketu eshte akoma Turqi sa edhe Agios Saranden e quajne Sarande,Argjiro Kastron “Castell e Argjirose” ne Gjirokaster,Agios Vasileos ne Shenvasi ne bregdet.
    Moskopolis i djegur nga Saliu i Butkes ne Voskopoje!
    Ilisus te Ilyreve ne Lezhe te (myslimaneve) apo fashisteve.
    Meqenese “Shqipetari” zoti Ngjela e consideron Pirron “Shqipetare” kur gjithe historia e botes e consideron Helene atehere per nder te Tij te quanit nje Polis (jo qytet) ne emer te gruas se Tij Antigoni te shkaterruar nga “miqte” tuaj Romake.
    Keto krime kombetare jane prodhim i atyre qe e quajten Jeorgios Kastriotis Orthodhoks ne Gjergj!
    Ky vend i degjeneruar,po nuk u clirua nga armiqte e Pirros fashistet apo Turqia nuk mund te behet.
    Nacionalizmi si nje semundje (sickness) te verbon dhe nuk shikon (see) ku shkon dhe kur nuk di ku shkon mos u habisni zoti Lame “Pellazgu”.

  20. Bragjinbisha says:

    Lame,me pelqeve sot!

  21. NNP says:

    Migjeni nuk ka nevoje per Shkodren Shkodra ka nevoje per Migjenin pasi MIGJENI ma se pari eshte dibran dhe formimin kulturor e genet i ka nga Dibra dhe e dyta Migjeni i perket gjthe shqipetareve kudo qe jetojne e punojne Koha ka treguar e po tregon se Ai pamvaresisht nga dashakeqesia e klerit katolik e injoranca e cmira e krahut jugor te shkrimtareve shqiptare Migjeni eshte ZEUSI i pamposhtur i letrave shqipe. Is Kadari as ne ender nuk mund te dal para Tij.

  22. Lili says:

    Pak mbas pazqrit iu ra nder mend Rilindaseve me na kuntuar Migjenin….Sidomos ajo qe kemi kishe ne krye te kultures ,asaj as nuk i shkoj mendja tek Migjeni,e lere me te tjeret..
    Kryeministri po na e kuntojdisi Migjenin duke na treguar se po sot jetojme nje realitet migjeniane fale politikaneve tone qe jane ba millionera duke grabit popullin.
    Di gje KM sa milliona ka tash kumbaro brekgrisur dje ?
    Apo vete ai.sicili millione e kane ba jo to prodhuar dicka po to vjedh
    Pra fol me pushtetaret e tu o kelysh i tyre,atyre tregohu cka thot migjeni se per ju jane fjalet e tin.
    Demagogjise i ka arhur fundi se ma keq nuk keni ku shkojni.larguhet gjysmen e kombit edhe si gjeli mbi pleh na flitni prape per sukseset !

Lini një Përgjigje te Lili Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *