Princi saudit e pëson keq në ishullin grek, hajdutët i marrin valixhet me 1.2 mln euro

26 Gusht 2018, 20:55Rajoni TEMA

Mykonos, ishulli me mondan dhe tregtar nder ishujt greke, nuk është destinacioni veror vetëm i personazheve të njohur botërorë por edhe i hajdutëve dhe hakerave, të cilët përpiqen të përfitojnë nga njerëzit e pasur që mbledh ishulli.

Në të njëjtën kohë, ankesa të shumta ka për veprimin e bandave të ndryshme në ishull, të cilat janë aktive në shërbimet e … mbrojtjes, trafikimit të qenieve njerëzore tek vizitorët e pasur apo trafikimit të narkotikëve.

Megjithatë për hajdutët duket se ka qenë një verë e artë. Viktima më e fundit e tyre ishte një princ saudit.

Anëtari i familjes mbretërore e pësoi vetëm pak orë para se ti thoshte lamtumirë
Wind Island ku ai kaloi pushimet e tij prej 15 gushtit dhe të nisej drejt Parisit.

Princi qëndroi në një vilë në zonën Kalafatis, në të cilën kishte lënë tre valixhe  në të cilat kishte 60 orë të shtrenjta, 3 unaza diamanti dhe varëse ari.

Nuk dihet sesi grabitësit kanë mundur të çajnë sigurimin, ku krahas 15 personave të angazhuar për sigurimin personal të princit saudit, vila ruhej dhe nga një kompani private sigurimi, raporton Ora News.

Megjithatë, hajdutët me gjasë e dinin se rreziku do të shpërblehej dhe dyshohet se hynë në vilë nga një derë e hapur e ballkonit, duke marrë valixhet me sendet e çmueshme në vlerën e 1.2 milion eurove.

Të gjitha skenarët janë duke u hetuar nga autoritetet.

Princi saudit e denoncoi vjedhjen në Mykonos dhe u nis për atdheun e tij teksa policia greke  po kryen kërkimet për të gjetur autorët.

Në të njëjtën kohë, kryetari i bashkisë së ishullit ankohet se policia në ishull është e paplotë, duke cënuar sigurinë e vendasve dhe pushuesve.

11 komente në “Princi saudit e pëson keq në ishullin grek, hajdutët i marrin valixhet me 1.2 mln euro”

  1. SHQIPE-FREE says:

    Mire ja kane Bere..duket se Princi eshte Trafikante Oresh…pse jo??60-te ore ne Valixhe pse??
    JU UROJ FATE ATYRE QE I VODHEN,ne funde te fundit nuk eshte Hallexhi..lol

  2. AC/DC says:

    Kane dore sunitet.Sunitet vjedhin sunitin ahah
    Tju behet gjak e dhamje

  3. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Mire ja keni Bo hajdute “te ndershem” grreke
    Ci donte xhingrrat me vete ai
    Si ndonje gru kurve

  4. Nik says:

    Besoj eshte nje trillim gazetaresk! 60 ora?!?!
    Nik

  5. Shaba says:

    Te lumte dora or trim! Ja paske hedh fukarallekut.

  6. Krio says:

    grupi i hajdutve duhet te kete edhe nje hajdut trim qe patjeter do jshte shqiptar kurse te tjeret do ishin hajdut grek
    ose mos i ka harru ne arabi dhe ja fut kot
    ose ndo nji nga dashnoret
    ka shum pista
    policia apo i ndjek te gjitha
    po s ka njerez keshtu qe kur te mbarojn pushimet do mirret ne kte pune

  7. gezimi says:

    Kanë bërë shumë mirë sepse edhe ai para të vjedhura i ka.Mos i ka nxjere duke punuar token apo duke punuar ne miniere.Temzen tja hanë këty njerzëve të pasur vetë viktima mos kete..sepse të gjith hadutë jane te njerzëve të thjeshtë…

  8. Mireiabëri says:

    Per keta hajdute te del urimi. Te lumshin duart. Sa e kishte oren e punes ai çallma qe nuk ka puniar nje dite ne jeten e tij

  9. ROLAND BADEMI says:

    Ky legen Princ , është pranë falimentimit .Dhe ky si ato putanat 16 deri 18 vjeç Angleze , që shkojnë në ishullin grek të Zakinthit ,në zonën Lagana , për tu zhbirilu nga të gjitha vrimat , pasi kanë zbrazur portofolët , pasi kanë shitur dhe brekët , si mbetet gjë tjetër, dhe denoncojn se i Vodhën .Por historia nuk mbaron këtu e me kaq. Princi i Leshit, dhe Kurvat e preshit , bëjn këto denoncime , me një qëllim tjetër. Që të DËMSHPËRBLEHEN nga firmat e siguracioneve , që kanë bërë me kohë.Do me thënë këtu ka vetëm vjedhje virtuale , jo orgjinale

  10. Pashai says:

    Me siguri duhet të jet dora e vëllezërve të tij “Grek” bythë-zijë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje