Rasti Trump: Çfarë është impeachment-i?

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nisja e procedurës për pengimin e ushtrimit të funksioneve (impeachment) ndaj presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, duket më e mundshme pas një interviste, në të cilën vetë ai e përmendi një mundësi të tillë.

Por çfarë do të thotë impeachment?

Sipas fjalorit të Oksfordit, folja “to impeach” do të thotë të akuzosh dikë për tradhti apo një krim të kryer ndaj shtetit dhe në realitetin amerikan kjo përdoret kur i referohemi një zyrtari të lartë publik.

Sipas fjalorit Collins, në thelb, kjo fjalë ka kuptimin e fajësimit të një zyrtari publik për një krim që e bën të papërshtatshëm për detyrën të cilën ai ushtron, por ka edhe kuptimin thjesht të akuzosh.

Në sistemin gjyqësor amerikan, ka edhe kuptimin të vësh në dyshim besueshmërinë e një dëshmitari.  Të gjithë fjalorët tregojnë se origjina e kësaj fjale është termi i frëngjishtes së vjetër “empeechier”, që vetë rrjedh nga fjala romake “impedicare”.

Impedicare vjen nga impedire e latinishtes dhe ka kuptimin bllokoj ose “i lidh këmbët” dikujt. Dhe në fakt, qëllimi i impeachment-it është pikërisht bllokimi i aktivitetit të zyrtarit të lartë publik, duke e penguar të vijojë të ushtrojë funksionet e tij.

Termi tipik për realitetin politik amerikan lidhet shpesh me figurën e presidentit të Republikës së Shteteve të Bashkuara, por në të vërtetë mund të aplikohet për çdo person që ushtron një funksion publik.

Versioni anglez i Wikipedias, që i dedikohet kësaj çështjeje, shkruan se procedura ka nisur fillimisht në Angli dhe rasti i parë i impeachment-it ka qenë në Londër në shekullin XIV kundër Baronit të Latimerit.

Në vitin 1376, Uilliam Latimer u gjykua për përvetësimin e parave që duhej t’ia kishte dorëzuar mbretit. Ai u dënua, por më pas u fal brenda të njëjtit vit.

Në SHBA, procedura e impeachment-it u iniciua në 16 raste.

Sipas një analize të bërë nga Business Insider, ajo është ndërmarrë ndaj një senatori, një sekretari ministror, dy presidentëve dhe 12 gjykatësve.

Rasti i parë i përket vitit 1797 kundër senatorit William Blunt, i akuzuar për konspiracion me anglezët për të përcaktuar kontrollin e Floridas dhe Luizianës.

Dy presidentë ndaj të cilëve nisën procedura të tilla janë Andrew Johnson, në vitin 1868, dhe Bill Clinton në vitin 1998 për skandalin Levinski.

Të dy u liruan nga akuzat falë votimit në Senat (Johnson ia hodhi me një votë plus), prandaj për asnjë president në historinë e Amerikës procedura nuk ka shkuar deri në fund.

Richard Nixon e shmangu një procedurë të tillë duke u dorëhequr.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

1 komente në “Rasti Trump: Çfarë është impeachment-i?”

Lini një Përgjigje te undefined Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *