Saimir Tahiri, siç nuk e keni parë kurrë më parë në lartësinë 2.122 metra mbi nivelin e detit

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka zgjedhur majat e larta për të pushuar gjatë verës, madje i veshur edhe në një mënyrë të pazakontë.

Larg zhurmës politike të kryeqytetit dhe akoma më larg nga veshja zyrtare, apo qoftë edhe sportive, ai shfaqet mbi majën e Kendrevices në Labëri, 2.122 metra mbi nivelin e detit, i veshur me një kostum kamuflazh dhe duket se ka vënë edhe mjekër.

Saimir Tahiri dorëzoi pak kohë më parë mandatin e deputetit të PS-së, për t’i lënë vend hetimeve pas akuzave se ai ka qenë i përfshirë me grupin e Habilajve, që u arrestua në Itali për trafik droge.

Ai qëndroi disa kohë në arrest shtëpi, për të fituar më pas lirinë e plotë.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...