Shinzo Abe, në kërkim të mandatit të tretë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka njoftuar zyrtarisht kandidaturën e tij për drejtimin e Partisë Liberaldemokrate, aktualisht në pushtet. Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen në shtator. Nëse konfimrohet në një mandat të tretë, 63-vjeçari Shinzo Abe do të bëhet kryeministri japonez më jetëgjatë në post.

“Jam i gatshëm të drejtoj kombin edhe për 3 vite të tjera, për të ruajtur traditat e këtij vendi të mrekullueshëm për gjeneratat që do të vijnë”, ka thënë ai.

Abe do të garojë për një mandat të tretë si kryeministër përballë sih-sekretarit të Partisë Konservatore, 61-vjeçarit Shigeru Ishiba. Në konferencën e shtypit ku njoftoi kandidaturën e tij, Abe ka theksuar rezultatet e arritura nga qeveria e tij në aspektin ekonomik dhe diplomatik përgjatë 5 viteve e gjysmë.

Një sondazh i kryer nga agjencia e lajmeve Kyodo nxori se Abe ka mbështetjen e 77% të anëtarëve të partisë së tij.(TemA TV)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *