Jari u shkruan të rinjëve të LRI: “LRI …LRI, ja vdekje, ja liri”

27 Gusht 2018, 20:35Antena TEMA

Jari ka vendosur t’u dërgojë sot një mesazh solidariteti të rinjëve të LRI, që janë betuar për luftë ndaj Edi Ramës.

Në një postim të tij, Jari shkruan: “LRI …LRI, ja vdekje, ja liri”

Dhe pas këtij postimi vijon letra e Jarit për LRI:

“Të nderuar LRI-ista. Jari ju sqaron.

Akti i betimit tuaj për luftë kundër qeverisë së narkotrafikut të Edi Ramës, është lajmi më i mirë që kam marrë kohët e fundit.

Ajo që shikoj tek vullneti juaj, është vendosmëria e pazakontë për të qenë ushtarë të revolucionit të ri demokratik.

Por revolcioni ka dhe ligjet e veta.

Së pari, është disiplina ushtarake.

Unë jam në dispozicion tuaj për t’iu dhënë disa leksione të thjeshta të organizimit ushtarak, komandave për t’iu mbledhur “në rresht për një”, apo “kolonë për dy”.

Nga ana tjetër, me sa shikoj keni nevojë për një trajnim fillestar për ecjen me hap rreshtor, mbajtjen e uniformave dhe nderimin.

Nderimi me dorë lart nuk më duket shumë simbolikë e jona.

Ne duhet të nderojmë me dy gishta të bashkuar kur e vendosim në anën e majtë të kokës, ose me dy gishta të hapur kur jemi të lirë jashtë rreshtit.

Uniforma duhet të jetë unike dhe këpucët duhet të jenë të lyera me bojë.

Është mire të mbajmë një qafore, e cila simbolizon higjenën dhe tregon që ne jemi të disiplinuar.

E dyta, mendoj që është përmbajtja e stërvitjes.

Ne duhet të stërvitemi që të thyejmë kordonin e policisë.

Për këtë duhen përdorur shumë taktika.

Dihet që policia mund të përdorë bomba tymuese me gaz lotsjellës.

Për këtë duhet që paraprakisht t’i çmobilizojmë ushtarët, duke marrë me vete hashash dhe duke e ndezur para syve të policëve.

Ata do trullosen dhe do bëhen paqësorë me ne.

Pastaj skalioni i dytë që është larg tymit hidhet në sulm duke çarë skalionin e parë, ndërsa skalioni i tretë merr krahët dhe futet në dyert e Kryeministrisë.

Së treti, duhet t’i kushtojmë kujdes dhe figurës së protestuesve.

Në rresht të parë duhet të vendosim njerëz të panjohur, ose me emër shumë të mire, që të krijohet ideja që jemi një ushtri serioze.

Në reshtin e dytë duhet të vendosim njerëz me përgatitje të fortë fizike, kurse në rreshtin e tretë ata që do depërtojnë në godinë të jenë ish- kuadro që njohin korridoret e Kryeministrisë.

Për të gjitha këto jam gati të jap përvojën time si ish- ushtarak.

Parrulla duhet të jetë: “LRI…LRI, ja vdekje, ja liri”.

Kjo është dhe pak komuniste, dhe pak demokratike, dhe i shkon shumë koalicionit tonë.”

1 komente në “Jari u shkruan të rinjëve të LRI: “LRI …LRI, ja vdekje, ja liri””

  1. Martini says:

    BRAVO BRAVO Mero ke gjetur komandantin e pergjithshem me ideal per kete karagjoze.Jari dhe ta me kujtojne ushtrine.Brankaleon te De.Sikes.Do besh mire te lajmerosh.Shtabet.OTAN dhe.Departamentin.e.Shtetit se kjo ushtri me duket e perbere e drejtuar prej trimash e trimereshave te cartura.Sidomos komandar.JARI dhe inati i tyre jo vetem rezon Edi Ramen Olten me gjithe Pandeliun por mund te.shkaktoje nje katastrofe boterore.pak a shume me efektet.e nje lufte TERMOBERTHAMORE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje