Kush do të jetë pasuesi i Draghi-t në BQE? Ja cilët janë kandidatët pretendentë për Guvernator

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Pavarësisht se mandati i presidentit të Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi përfundon në tetor të vitit 2019, ka nisur puna për zëvendësimin e tij. Pjesa më e madhe e spekulimeve se kush do të drejtojë BQE-në vitin e ardhshëm janë përqendruar te një njeri: Jens Weidmann. Por, pyetja që shtrohet është: Nëse Gjermania nuk shtyn kandidatin kryesor, kush do të jetë Guvernatori i ri i BQE-së?

Jens Weidmann

Presidenti i Budensbank prej kohësh është parë si një kandidat kryesor për këtë post, por mesa duket prioritet e Angela Merkel për poste në Bashkimin Europian janë diku tjetër, pasi kancelarja shpreson që një gjerman të zgjidhet presidenti i radhës i Komisionit Europian vitin e ardhshëm.

Benoit Coeuré

Benoit Coeuré, francezi 49 vjeçar është një tjetër kandidaturë që mund të drejtojë BQE-në. Pikëpamjet e tij janë bërë gjithnjë e më shumë të ‘gjera’, ku ai ka ‘shtyrë’ herë pas here BQE-në që të reduktojë mbështetjen në epokën e saj të krizës sa nuk është ende vonë. Por shanset për përzgjedhjen e tij mund të zbehen nga një rregull i emërimeve të brendshme që nuk lejon anëtarët e bordit ekzekutiv të BQE-së të bëhen Guvernator . Coeuré ka mbajtur këtë post që nga vitit 2012. Po ashtu, përzgjedhja e tij do të varet njëkohësisht edhe nga mbështetja që do të ofrojë presidenti i Francës,  Emmanuel Macron për kandidaturën e tij.

Ardon Hannson

Një ekonomist ‘i stërvitur’ në Harvard, Hansson ka qenë shefi i bankës qendrore të Estonisë që nga viti 2012. Ai konsiderohet si një kandidat ‘i egër’, por vjen nga një shtet anëtar i ri në Bashkimin Europian. Sipas një diplomati të BE-së, Hansson ka vetëm një shans të jashtëm dhe ka të ngjarë të mbështesë një kandidat gjerman, nëse ka një të tillë.

Klaas Knot

Guvernatori i bankës qendrore holandeze është një zgjedhje e natyrshme për ata që kërkojnë një alternativë jo gjermane ndaj Weidmann. Holandezi ndan pikëpamje të ashpra me presidentin e Bundesbank mbi shumë nga politikat e BQE-së. Megjithatë, Knot ndryshe nga homologu i tij gjerman, mbështeti premtimin e Draghi-t për të bërë ‘gjithçka që duhet’ për të mbrojtur euron. Ky premtin përfshinte një angazhim për të blerë obligacione qeveritare në sasi pothuajse të pakufizuara për të kundërshtuar spekulimet e tregut që monedha mund ‘të shembet’.

51-vjeçari ka drejtuar De Nederlandsche Bank që nga viti 2011 dhe më parë ka shërbyer në Ministrinë e Financave të vendit. Shanset e tij mund të zbehen nga fakti se një holandez, Wim Duisenberg, tashmë ka mbajtur presidencën e BQE-së. Kryeqytetet e Evropës Jugore janë të shqetësuar se Knot është “më Weidmann se Weidmann”, siç shprehet një diplomat i BE.

Christine Lagarde

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar është e vetmja femër, emri i të cilës përmendet shpesh nga diplomatët si një nga kandidaturat e cila ka një shans që të drejtojë BQE-në. Pavarësisht nga pozita drejtuese e FMN-së dhe rolit të saj të mëparshëm si ministre e Financave të Francës, mungesa e përvojës së politikës monetare të Lagarde, me shumë gjasa mund të jetë një pengesë.

Philip Lane

Guvernatori i bankës qendrore të Irlandës që nga viti 2015,  Lane është shumë i respektuar në këshillin drejtues të BQE-së. 49-vjeçari është cilësuar si një kandidaturë e mundshme për të marrë postin e Guvernatorit të BQE-së. Një ndërlikim i mundshëm është Sharon Donnery, një nga zëvendësguvernatorët e bankave qendrore të Irlandës, i cili ka aplikuar për t’u bërë kreu i departamentit të mbikëqyrjes bankare të BQE-së dhe nuk ka gjasa që Irlanda të jetë në gjendje të sigurojë dy pozita të nivelit të lartë.

Erkki Liikanen

Një veteran i politikëbërjes monetare të eurozonës, 67-vjeçari ishte guvernatori i bankës qendrore të Finlandës për 14 vjet përpara se të tërhiqej në korrik dhe cilësohet si një figurë më pak polarizuese se sa Weidmann. Ai gjithashtu ka përvojë të gjerë ndërkombëtare, pasi ka shërbyer si komisioner i Finlandës në BE. Disavantazhi i tij kryesor është mosha e tij, pasi Liikanen do të jetë 77 vjeç në fund të mandatit të presidentit të BQE-së.

Olli Rehn

Guvernatori i sapokrijuar i Bankës Qendrore të Finlandës whstw njw tjetwr emwr i lakuar i cili mund të marrë drejtimin e BQE-së. Rehn është guvernatori i sapokrijuar i Bankës Qendrore të Finlandës. Së bashku me Holandën dhe Gjermaninë, Finlanda është në mesin e vendeve të eurozonës që dëshiron që BQE të ulë masat e saj ‘të luftimit’ të krizës së kohës së emergjencës. Rehn ka shërbyer si komisioner i BE-së për çështjet ekonomike gjatë viteve më të këqija të krizës. Pengesë e tij kryesore shihet mungesa relative e përvojës bankare qendrore. 56-vjeçari iu bashkua Bankës së Finlandës vetëm në 2017 dhe u bë guvernatori i saj në korrik.

François Villeroy de Galhau

Guvernatori i bankës qendrore të Francës, Villeroy de Galhau la BNP Paribas të marrë përsipër në Bankën e Francës në vitin 2015. Kandidatura e tij mund të jetë në disavantazh nga fakti se Franca tashmë ka pasur një president të BQE-së: paraardhësi i Mario Draghi, Jean-Claude Trichet.(Scan)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *