Rinas, në 20 ditë 9 fluturime të anuluara dhe 16 vonesa me mbi 4 orë

27 Gusht 2018, 20:32Sociale TEMA

Vonesat e fluturimeve në aeroportin e Rinasit gjatë muajit korrik dhe gusht kanë arritur shifrat rekord për vendin tonë.

Burime nga Aviacioni Civil,thanë për Ora News se nga data 1 deri me 20 gusht janë anuluar 9 fluturime dhe 16 vonesa me mbi 4 orë.

Por përveç çmimeve të larta të biletave, udhëtarët përballen edhe me vonesat e kompanive ajrore.

Në këto raste  kompanitë nuk lajmërojnë më parë klientët dhe nuk përkujdesen ndaj tyre, duke i lënë të presin në rastin më të mirë, me orë të tëra në sallat e pritjet së aeroportit “Nënë Tereza” ose në rastin më të keq, pasagjerët presin fluturimin e tyre me disa ditë.

Kompanitë ajrore, në rastet më të shpeshta nuk dëmshpërblejnë pasagjerët siç ndodh ne vendet e BE, për shkak se qytetarët shqiptarë kanë mungesë informacioni mbi rrugën që duhet të ndjekin në këto raste.

Në shkurt të vitit 2005, në vendin tonë ka hyrë në fuqi rregullorja e BE 261/2004, e cila përcakton rregullat e përbashkëta mbi kompensimin dhe asistencën e pasagjerëve në situata të caktuara.

Ky legjislacion zbatohet për pasagjerët të cilët janë duke u nisur nga aeroporte që ndodhen brenda territorit të një shteti anëtar dhe të gjithë ata që vijnë në aeroporte të tilla nga një vend i tretë, ku fluturimi operohet nga një linjë e BE-së.

Në rastini e anulimit të fluturimit, pasagjeri ka të drejtën e përkujdesjes nga ana e kompanisë siç janë telefonatat, pijet, ushqimi, strehimi, transporti për në vendin e strehimit.

Në rast se fluturimi vonohet mbi 5 orë pasgjeri mund dhe të kërkojë kompensim, nësë nuk është informuar 14 ditë para fluturimit.

Për marrë kompensimin e biletës, udhëtarët duhet të kontaktojnë fillimisht kompaninë ajrore dhe nëse nuk kanë mbetur të kënaqur me përgjigjet e tyre, atëherë mund ti drejtohen me anë të një ankesë Autoritetit të Aviacionit Civil, i cili është organi përgjegjës për të garantuar respektimin e të drejtave të pasagjerit në Shqipëri.

Deri në ditët e fundit të muajit gusht nuk ka patur asnjë masë të marrë nga autoritetet shqiptare për kompanitë ajrore të cilat anulojnë apo vonojnë fluturimet pa lajmëruar sipas direktivave të BE.

10 komente në “Rinas, në 20 ditë 9 fluturime të anuluara dhe 16 vonesa me mbi 4 orë”

  1. Miku says:

    Udhetoni nga korfuzi ohri shkupi etj etj i beni mutin atyre hajduteve se do te kurseni leket dhe kohen!cdo vit e njejta histori è kam provuar vete dhe i kam shurrosur ne bilete bluepanorama dhe flyernest!

    1. hakunamatata says:

      Mos fol budellalleqe,pse nuk thua qe te ikin kembe.Robi ka aeroportin 20 km larg baneses,ti thua merre 300 km larg.

  2. Dn says:

    Duhet thane se si duhet shkruar letra kompanise Se keni te drejte ankimimi deri ne 10 vjete , etjetj

  3. penaliteti says:

    Po ky Aviacioni Civil ca dreq roli luan, vetem per statistikat e vonesave eshte .!?
    Ashtu sic na paraqet keto statistika, te na paraqesi edhe penalitetet qe ka ndermare ky intitucion ne bashkepunim me min e infrastruktures kundrejt ketyre kompanive qe tallin bythen me udhetaret

  4. On says:

    Autoriteti i Aviacionit Civil cben apo eshte portal. Normal 26 vjec drejtor. Cmimet katastrofe sherbimi katastrofe… koncensionin nuk e rinegocuat por ja falet prape …

  5. Niku says:

    Thojini gjerat sic jane Blue Panorama dhe Fly Ernest i kane njerezit e Bashes ish drejtoret e BellAir.lexoni emrat.
    kane gjet hilen jane rregjistruar ne Itali dhe ata jane pergjegjes per licensen etj.te tjerat jane mashtrime me bisht.nga grupi Geard Etj etj

  6. Beni says:

    Likso te shkon mjekra…

  7. cr7 says:

    Autoriteti i Aviacionit Civil tash e 1 vit i stimulon pa i zgjidh problemet me vonesat dhe kompesimet ndaj udhetareve me te vetmin qellim qe te krijoj biznes dmth te hapi nje Zyre private dhe ta outsourci ( ta privatizoj) kte sherbim dhe pik. ( ktu do jemi)..Shembull eshte qe te vetmen gje qe kur u ” shit” posti i Drejtorit Ekzekutiv qe sapo mbush vitin ka hapur nje Kafene brenda Institucionit!.. Per kete thone se ka hyre sher midis shefes se tij te kabinetit dhe sekretares ( ky sher ka shkak dhe” largimin” me rreth 5800 euro ne muaj ne Bruksel te sekretares qe ska vec 5 muaj pune dhe perfaqson shqiperine apo pjese te dhomes se tregtise Shqiperi- Serbi ku ka qene e punesuar dhe shkolluar ne beograd) ..Per te tjerat vlen te permendet dhe nje tender rreth 356 miljon lek per analizen financiare te performances se aeroportit te Rinasit qe sipas eksperteve vlersohet rreth 50 miljon leke….kaq te tjerat do te vijojne..

  8. Perzerini says:

    Penalizoni kompanite ajrore, perzerini. Mos ju jepni slote per sezonin qe vjen. Beni ate qe beri Zvicra me Belle Air, nga vonesat nuk e pranoi te fluturonte ne asnje aeroport te Zvicres ne vitin2013. Perzini nje kompani shikoni si do vine ne orar

  9. Soti says:

    Ti “On” eshte e vertet qe drejtori 26 vjec po ka bere shkolle te larte ne angli,ate Eda luton kam merak e ka marre kartonin fallco te shkolles se eshte drejtoreshe.
    Eda si do ja besh se ska me as te rruga e kavajes shitje dipllomash,?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje