Trump dhe Merkel bisedojnë për çështjen e kufijve Kosovë – Serbi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Çështja e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, ka qenë temë diskutimi e bisedës telefonike të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të hëne mes Kancelares gjermane Angela Merkel si dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Këtë e ka bërë të ditur për mediat e huaja, zëdhënësi i Angela Merkel, Steffen Seibert, njofton Klan Kosova.

Sipas Reuters, zëdhënësi i Merkel nuk ka dhënë më tepër detaje se çfarë është diskutuar gjatë kësaj telefonate, megjthatë sipas tij dy liderët botërorë kanë disktuar edhe për Ukrainën si dhe çështjet tregtare duke mos përjashtuar dhe situatën në Siri veçanërisht rajonin rreth Idlibit

Kohë më parë Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi haptas se është kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor, temë që po diskutohet pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se do ta shtrojë si çështje në dialogun me Serbinë.

Ndërsa John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Trump, tha se SHBA-së nuk do t’i pengonte aspak shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse pajtohen të dyja palët, njofton Klan Kosova.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Trump dhe Merkel bisedojnë për çështjen e kufijve Kosovë – Serbi”

  1. ganiu says:

    Nuk duhet te preket teritori I kosoves,,,,TREPCA miniera me e mire ne kosove eshte ne kosove dhe lufta per kete miniere behet,,,,,populli I kosoves te shkarkoi dhe arrestoi gjarprin thaci qe don te shesi vendin,,,,ose futini nje plumb kokes qe ti rregullohet pak mendja.//

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *