VIDEO/ Njihuni me shqiptari që thotë se shkoi të shpëtonte John McCain të kapur rob në Vietnam

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një shqiptar nga Kosova i cili prej disa dekadash jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shprehet se ka bërë shumë për senatorin John McCain.

Ai quhet Muharrem Maralusha dhe thotë se është një nga ata që shkoi ta shpëtonte atë, kur si pilot ishte kapur nga forcat armike në luftën e Vietnamit ndërmjet viteve 1968-1970.

Kosovari nga Prizreni ishte njëri nga ushtarët që rrezikoi jetën e tij duke marrë pjesë në operacionin për gjetjen e McCain, i cili më vonë do të bëhej senator dhe kandidat për president të Amerikës.

Ai ka treguar për këtë aksion për Klan Kosovën.

Pavarësisht se ky aksion nuk rezultoi i suksesshëm, McCain shpëtoi i gjallë dhe iu kthye vendit të tij.

Kontaktet mes McCane dhe Maralushës vazhduan edhe më vonë.

Ky i fundit thotë se bisedat gati gjithmonë kishin të bënin me Kosovën dhe situatën në Ballkan.

Angazhimi i senatorit republikan për Kosovën vazhdoi edhe pas pavarësimit të saj.

Megjithatë sipas Maralushës, McCain donte që shteti i ri të ishte më ndryshe.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “VIDEO/ Njihuni me shqiptari që thotë se shkoi të shpëtonte John McCain të kapur rob në Vietnam”

  1. Nuk ka vend për dekorata says:

    Malarusha ishte ushtar o zoti gazetar dhe nqs ka marrë pjesë në një operacion ushtarak nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar urdhrat e eprorëve duke mos pasur asnjë alternativë tjetër pra nuk ishte në dëshirën e tij të rrezikonte jetën e vet për të shpëtuar jetën e një piloti vetëm për faktin se ai ishte djali i një gjenerali.
    Nuk është heroizëm të zbatosh urdhrat në ushtri por detyrim
    Malarusha dhe shokët e tij ishin mish për top në atë luftë nga e cila ushtria amerikane iku me bisht ndër shalë

  2. Nuk ka vend për dekorata says:

    Malarusha ishte ushtar o zoti gazetar dhe nqs ka marrë pjesë në një operacion ushtarak nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar urdhrat e eprorëve duke mos pasur asnjë alternativë tjetër pra nuk ishte në dëshirën e tij të rrezikonte jetën e vet për të shpëtuar jetën e një piloti vetëm për faktin se ai ishte djali i një gjenerali.
    Nuk është heroizëm të zbatosh urdhrat në ushtri por detyrim
    Maralusha dhe shokët e tij ishin mish për top në atë luftë nga e cila ushtria amerikane iku me bisht ndër shalë

  3. Peja says:

    Një matuf gënjeshtar. Gazetaria ka mbaruar, për klikime shkruajnë çdo bruqkull.

  4. Al says:

    Pls stop with idiots like this. Mos e dhi muhabetin me budallenj of this kind.
    Please

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *