Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter

28 Gusht 2018, 17:06Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Me një status disi të veçantë kryeministri Rama është munduar të shuajë polemikat që lindën pas fluturimit të tij me një çarter privat, për të parë debutimin e Krisiano Ronaldos në Torino.

Qoftë atyre që e akuzuan për shpenzmet marramendëse, qoftë të tjerëve që e qesëndisën për pasionin e parrezistueshëm prej adoleshenti në kërkim të “like-ve, ai i’u përgjigj me një arsyetim të thjeshtë.

Sipas tij, ishin të tjera pasione, si ato për artin, librat dhe filmat që e mbronin atë nga veset e pasunarëve arrogantë për makinat e shtrenjta, helikopterët apo avionët.

Në këtë arsyetim të Edi Ramës është interesant të qëmtohet imazhi që ai mëton të vizatojë për veten. Përtej vanitetit të zakonshëm për t’u auto-radhitur në pakicën selektive të njerzve të shpirtit dhe mendimit, kuriozitet përbën këmbëngulja për të mos u barabitur me një tjetër racë, atë që pëlqen jetën e shtrenjtë dhe vanitoze.

Restorantet e me tre yje Michelin, makinat e shpejtësisë, dhe avionët privatë që Rama rrefuzon, janë simbolet tipike të profilit të miliarderëve anembanë globit.

Ato përbëjnë digën që ndan sot në botë atë grusht njerëzish, që nuk janë as 1% e popullsisë së planetit, por kanë në zotërim më shumë se gjysmën e pasurisë së tij.

Prandaj shumë politikanë modernë, kanë rrefuzuar të njëhsohen me këtë simbolikë. Ndonjëri prej tyre, që ka bërë të kundërtën, ka paguar një çmim tepër të shtrenjte për këto teka. Kështu, ish presidenti francez Nicolas Sarcozy, nuk e hoqi dot kurrë nga vetja etiketën e presidentit të të pasurve, vetëm se e filloi mandatin e tij presidencial, nga jahti i një prej miqve të tij industrialistë dhe e kremtoi festën e fitores elektorale në një nga restorantet më të famshme të Champs Elyse.

Konkurenti i tij që e rrëzoi nga froni, François Holande e goditi rëndë vetëm me dy shprehje: “Unë nuk i dua të pasurit” dhe “armiku im është paraja”.

Pikërisht, rrezikun për të marrë një nofkë të tillë, pas pozave të publikuara në krah të CR7 dhe futurimit të papritur drejt Torinos, ka ndjerë edhe Edi Rama.

Prandaj ai hartoi një status të gjatë për të shpjeguar se në kohën e shkurtër që sejcili prej nesh kalon mbi këtë tokë, ai ka të tjera prioritete.

Me një vëzhgim të shkrurtër Lapsi.al ka treguar se ky pretendim i Ramës nuk është i vërtetë.

Por në fund të fundit kjo ka fare pak rëndësi. Megjithëse imazhi që krijon për veten, shembulli që jep dhe simbolika që imponon një kryeministër janë të rëndësishme, ato bëhen krejtësisht të papërfilshme përpara akteve që ai kryen.

Prandaj, fakti që ai ndryshoi Ronaldon brazilian (atëhere kur ishte tifoz me Interin) me Ronaldon portugez (tani që është bërë me Juven), fakti që ai mori avion privat për në Allianz stadium, fakti që u mburr përballë gjithë shqiptarëve me disa kënaqësi që vetëm fare pak mund ti’a lejojnë vetes, nuk është faqja më e errët e imazhit të tij.

Edi Ramën nuk e ndan nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, mania për të praktikuar veset e të pasurve, që ai sot po kundërshton. Atë e diferencon me ta vendimi për t’a lënë vendin në duar të pak oligarkëve. Janë paratë që ai u jep pa garë dhe tender atyre që djegin plehrat, atyre që bëjnë kontrollin mjekësor ‘falas”, atyre që marrin leje grataçielash në tokë publike që e bëjnë atë kryeministrin e të pasurve.

Po po ai është i tillë. Këtë e ka konfirmuar raporti i Departamenti të Shtetit që përmendte oligarkët që fitojnë politikisht, këtë e vërtetoi gjykata europiane e auditit që nënvizoi se një në tre tendera i dhurohet një klienti të pushtetit.

Pavarësisht nga sa thotë, Rama mbron vetëm interesat e pak vetëve. Ai është në shërbim të tyre. Dhe kjo, jo sepse ai ndan veset me të pasurit, por sepse ndan paratë me ta.(lapsi)

7 komente në “Andi Bushati: Kryeministri i të pasurve nuk mund të udhëtojë veçse me çarter”

  1. Bardhi Tolabi says:

    Ja I shkrove disa rrjeshta,e sigurove shperblimin per sot…
    Po as nje ballafaqim shifrash dhe faktesh nuk na paraqite per c’ka shkruan Rama ne statusin e tij edhe pse thua se nga verifikimi I Lapsi.al,nuk eshte ashtu sic shkruan Rama…
    Rama ka shume gjynahe,por ato duhen servirur prej jush popullit.Por ju nuk keni as bythe e as aftesi te hulumtonie demaskoni konkretisht…

    1. Ha? says:

      I mbaroi dhe ky demokrati i kuq pushimet!na e rrufsh trapin o andi!

  2. qazim says:

    O nipce nuk u lodhe duke ndjekur hijen e tije?Sido qe te germosh e cfardo qe te shkruash,per te je vetem nje gaztor i vockel qe kerkon te marresh ndonje monedhe duke mbajtur kapelen drejt publikut.Kuptoje(megjithse jam i bindur qe e kupton),se atije as nuk i behet vone prej zhgarravitjeve dhe qurravitjeve te
    tua,bile sa me shume shkruan ti aq me
    shume gajaset ai.

  3. Balli Kombetar says:

    Neqoftese marazi patologjik ka nje ditelindje, me siguri do te jete e njejta ditelindje me Andi Bushatin.

  4. Klea says:

    Ke te drejte kor Bushat por rames duhet me ja kuvell familjen.

  5. Doni me per Belulin.. says:

    Pse, nuk futet tek ryshfetet, udhetimi falas i Rames ne Torino? Edhe vella ta kishte Rama, xhymertin Igli Tare..
    Si mundet nje kryeminister “i majte”, te joshet kaq haptazi nga peshqeshet (mitmarrjet) e te pasurve?
    Ku i keni syte o komentues te rilindjes? Po truri a ju punon ndopak? Dilni ne ajer te paster se u qelbet..
    Mos u merrni me biografine e Andi Bushatit, por ruhuni nga bemat e shalgjatit..

  6. nexhat says:

    Or Andi ty e ke Gabim se Rama nuk di te ngas makine, edhe me dijte nuk mund te ngas nen ndikimin e kokes. Biciklet nuk dinete ngas e me cka te shkoje ne kembe. Pastaj Ai ka shku me Charterin e vellaut VUCIC te cilit I ka premtuare nje pjese te Kosoves.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje