Apple lajm të rëndësishëm “ithtarëve” të saj: Gati të lançojmë tre modele të reja iPhone, njëri prej tyre do të ketë ekranin më të madh

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Apple tha se do të lançojë tre iPhone të reja, duke përfshirë edhe atë më të madh ndonjëherë me një ekran 6.5 inç.

Lajmi është bërë i ditur nga Bloomberg, sipas të cilit kompania ende nuk ka bërë të ditur datën ekzakte se kur do të zbulojë celularët e rinj, edhe pse zakonisht e bën këtë në fillim të shtatorit.

Njëri nga modelet do të ketë një ekran 6.5 inç, ekrani më i madh për celularë.

Ndërkohë, madhësia e ekranit të modelit tjetër pritet të jetë 5.8 inç, të njëjtën madhësi si iPhone X, ndërsa modeli i tretë do të vijë me një ekran 6.1 inç.

Kjo ishte bërë më herët e ditur edhe nga raportet e analistëve që nga dhjetori 2017, të cilët paralajmëruan se Apple do të vijë me tre iPhone të rinj këtë vit.

Të gjithë iPhone-t e rinj thuhet se do të përdorin Face ID, në vend të shenjës së gishtave për zhbllokimin e tij.

Sa i takon ngjyrave të celularëve, Bloomberg raporton se ata do të vijnë në ngjyra të ndryshme, ndërsa kompania nuk ka dhënë ende asnjë koment mbi këtë.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *