“Babale di Bianku”!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Mero Baze

Qeveria shqiptare nuk e ka fshehur shqetësimin e saj për atë që ndodh në Gjykatën e Strasburgut me pronat. Së paku prej vitit 2014, përfaqësuesi i shtetit shqiptar në atë Gjykatë, Ledio Bianku, dhe një grup avokatësh që më parë kanë qenë në krye të Komisionit të Kthimit të Pronave në Tiranë, kanë krijuar një rrjet trafiku, duke u përpjekur të çertifikojnë në Strasburg, abuzimet që kanë bërë me kthimet apo mos kthimet e mundshme të pronave në Tiranë, d.m.th me katrahurën shqiptare të pronave.

Faktet janë publike dhe emrat e personave, nëse duhet të ndërmerret një hetim, janë konkretë. Fatura spekulative që ata po prodhojnë për shtetin shqiptar është falimentuese, dhe mbi të gjitha, e padrejtë, pasi nuk është diçka që vë në vend drejtësinë për pronat, por një përpjekje për të legjitimuar katrahurën e pronave të krijuar nga të njëjtët zyrtarë në Shqipëri, që tani janë atashuar në Strasburg.

I  njëjti lobing, përmes njohjeve me gjyqtarin Bianku, ka bërë që gjyqin për pallatin e Lulzim Bashës në Vlorë, të prishur me vendim qeverie dhe të dëmshpërblyer, ta  kalojë për tre muaj në Strasburg, ndërkohë që mijëra dosje presin në radhë.

Nga ana tjetër, kjo dosje është gjykuar për një objekt, i cili nuk ka qenë objekt gjykimesh më parë në Tiranë, pasi këtu pallati është prishur si shpronësim publik, ndërsa çështja është gjykuar si prishje e paligjshme.

Ledio Bianku, i emëruar në atë post si baxhanak i Genc Pollos, është i vetmi problem moral për Gjykatën e Strasburgut.

Këtij problem i shtohet dhe banaliteti i regjistrimit të bisedës me një zyrtar të shtetit shqiptar, Denar Biba, i cili nuk e fsheh shqetësimin e qeverisë për situatën e krijuar me çështjen  e pronave në Strasburg.

Nga aq bisedë e copëtuar sa ka dalë në publik, regjistruar nga Ledio Bianku në mënyrë vulgare, është e qartë që Denar Biba përcjell shqetësimin që ekziston realisht në qeverinë e Tiranës për këtë çështje.

Nuk ka ndonjë problem personal në kërkesën e tij. Biles më tej ai pretendon se ka dhe gjëra që mund ta zhbëjnë gjithë bisedën e montuar të Biankut.

Por të qëndrojmë tek ky vulgaritet që është bërë publik.

Sforcimi i opozitës për të bërë kauzë një gjest vulgar të një gjykatësi që përgjon kolegët me të cilët ulet në tavolinë, dhe që reflektojnë shqetësimet e shtetit të tyre, është dëshpëruese, pasi  tregon se shpresa e fundit e saj ka mbetur të falimentojë qeveria me gjyqe në Strasburg, në pamundësi për ta rrëzuar me vota në Tiranë.

Ndërkohë që Ledio Biankut i ka mbaruar mandati dhe qeveria po dështon të emërojë një kandidat të ri të pranuar në Strasburg, kjo periudhë po mbushet me shërbimet e fundit politike të Biankut, për t’i lënë vend vetes për një karrige në selinë e SHQUP.

Mendoj që këtu si ka keq punët. Kunatit dhe vjehrrit të Lulit, i ka dhënë rreth 15 milionë dollarë. Selia e SHQUP në tërësi është e mbushur me njerëz të Genc Pollos, dhe do ndjehet si në shtëpi të baxhanakut të dikurshëm.

Dhe mbi të gjitha, ka të vetmen aftësi, që është shumë e zhvilluar në SHQUP së fundmi, audio-përgjimet. Për kaq ja vlen ky vulgaritet që ka bërë sot. Është një “Babale” me aksent Perëndimor: “Babale Di Bianku”!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

38 komente në ““Babale di Bianku”!”

  1. Azio says:

    Ha ha ha.
    Nuk mund te bej koment.
    Eshte thene e tera ne drite te diellit.
    Te lumte mendja dhe dora Mero Baze.

    1. ben says:

      1) ky bianku paska qene profesori I ketyre qe bejne shantazh
      2) ka 5 vjet qe timonieri dergon lloj lloj emrash dhe gjykata e strasburgut ja kthen mbrapsht dhe vazhdon te mbaje biankun
      3) gjykata e strasburgut eshte gjykata me profesionale dhe me e drejte ne bote.
      4) ndikimi I papershtatshem ne punen e nje gjyqtari denohet me burg ne te gjithe boten.
      5) cdo ish pronar e di urejtjen e rilindjes per ish pronaret sepse ka 5 vjet qe kur kjo bande ka ardhur ne pushtet qe komisioni I pronave nuk ka dhene asnje vendim te vetem .
      6) nje bande qe I ben presion dhe mundohet te kompromentoje tempullin e drejtesise ne europe dhe ne bote imagjinoni ca I ben drejtesise ne vendin e vet.
      Perfundimi eshte I qarte
      Me gjithe keta bandite trafikante dhe grabites pronash e lekesh publike nje bande nuk mund te vazhdoje gjate pa kontrollin e drejtesise.

    2. Skypion says:

      Per shkak se jemi mesuar me skandale spektakolare te Qeverise socialiste, skandali i radhes, per opinionin e gjere publik e kam fjalen, nuk duket kushedi se cfare.
      Bile, po te mos ishte per coroditjen e madhe qe ka shkaktuar ky skandal te qeveria dhe Edi Rama, si burim i tij, do te ishte kaluar si nje ndodhi e rendomte e jetes politike te vendit.
      Mirepo, ky eshte ,mbase, skandali me i madh i socialistave, qe kur e moren pushtetin 5 vite me pare, edhe pse si fakt ka ndodhur vetem nje vit pasi ata moren pushtetin.
      Ky skandal nxjerr ne drite te diellit sesi funksionon pushteti mafioz i socialistave me ne krye Edi Ramen. Eshte si ajo gllenjka e mjaftueshme, per te mesuar se c’mban buti, pa qene nevoja ta pish te gjithin.
      Shantazhi eshte mjeti kryesor i organizatave mafioze, kur behet fjale per politiken. Ne rastin tone, meqe pushteti eshte vete mafia, eshte ky qe e ben shantazhin.
      Ajo qe eshte shume e rendesishme ne kete rast, ka te beje me faktin qe Qeveria socialiste shantazhon gjyqtarin. Kjo eshte kryesorja. Kjo eshte thelbesorja. E ka bere kete qe ne 2014, pra.
      Dhe, sa e sa here te tjera. Jane denoncuar, por jane tallur me denoncimet. I ka denoncuar , sidomos, Sali Berisha, ky nemesis i socialistave; jane denononcuar raste te vecanta, me emra te pervecem, shantazhuesish dhe te shantazhuaresh. Eshte denoncuar sa e sa here protagonisti kryesor i ketij skandali, shantazhuesi : Engjell Agaci…!
      Me dhjetera e dhjetera, e mbase me qindra here, e e ka denoncuar Sali Berisha kete skuthin Engjell Agacin. Ne faqen e tij ne internet, ne intervistat televizive, ne emisione televizive, por edhe direkt ne Parlament.
      Engjell Agaci – thoshte Sali Berisha – eshte autori kryesor i gjithe pislleqeve qe behen me urdher te Edi Rames.
      Pakekush e besonte. Socialistet dhe mediat e tyre, natyrisht talleshin… si ne rastin e avioneve me droge…! Ka rreshkitur Saliu – thoshin – e shikoni, po akuzon edhe nje burre te urte e te bute si Engjell Agaci…!!!
      Ja qe Saliu, si edhe ne rastet e denoncimeve te meparshme te bujshme, na paskesh pasur te drejte, per plasjen e socialistave. Jam i sigurte, qe shume syresh thone me vete, por ka edhe shume qe nuk kane mundur te mos e thone me ze dhe publikisht: c’na eshte qepur ky Saliu, qe e vrafte zoti!
      Posi, posi, ta vrase zoti pse denoncon mbrapeshtite, pislleqet dhe krimet tuaja, o rrace e felliqur!
      Mbajeni me shendet tani Engjell Agacin! Mbajeni me shendet kryeqehajane e Rames; bashke me te edhe Ramen. Dhe, bashke me keta te dy edhe vete Reformen ne Drejtesi.
      Po pse more prosnjake, keshtu doni te behet Reforma ne Drejtesi ju, me shantazhe mafioze ?! E di qe shumica prej jush, pikerisht kete do. E thote hapur cdo dite. Dhe, cdo dite shpreh deshiren per rikthimin e drejtesise se dikurshme popullore.
      E kam per ate pakicen qe, edhe pse socialiste dhe mbeshtetese e socialistave, megjithate e kupton qe kjo eshte nje gje shume e ndyre, per t’i mbyllur hundet dhe duruar.
      E imagjinoj kete pakice socialistash ( ketu e kam fjalen, si per ndonje politikan, qe eshte shume i rralle, por edhe per intelektuale dhe qytetare te thjeshte), perhere me duar tek hundet … kuterbimi i “elites” se sojit te tyre eshte aq i madh!
      Jo se kam respekt per ta. Aspak madje. Sepse, po shoh qe po bejne perpjekje te stermundimshme per ta duruar zullumin e ”udheheqjes”, dhe kjo te pret cdo deshire per te patur sadopak keqardhje apo respekt.
      E keqja ne qeverisjen e Edi Rames dhe socialisteve te tij, jo vetem qe eshte banalizuar, por ka arritur nje nivel te ri, te panjohur me pare: eshte bere komike… komike per te gjithe, sidomos per denoncuesit, qe jane denuar te perserisin te njejten gje ( te denuar themi, sepse, eshte e pamundur te mos thuhen gjera te ndryshme, per skandale te te njejtave permasa) !
      A nuk po thuhet, pothuaj cdo dite pas skandalit te radhes, se ky eshte skandali me i madh dhe qe, me kete, Qeveria socialiste dhe Edi Rama, e kane mbushur kupen?!
      Pas ketij skandalit te fundit , a mundet me qe Opozita te beje opozite normale ne keto kushte?!
      Eshte pyetje qe eshte bere edhe me pare, dhe disa here; por tani merr nje peshe dhe vlere te re. A mund te behet opozite normale, politike normale, qofte edhe ashtu sic eshte bere deritani, me nje kundershtar politik qe perdor metoda te mirefillta mafioze?!
      Padyshim qe jo.
      Ky eshte rast i arte per Opoziten, qe duhet ta shfrytezoje ne maksimum. Ky eshte si ai treni qe permend biba i Agacit qe eshte per vete biba i Rames, ne audiopergjim. Opozita duhet ta kape patjeter ate.

      1. Grigor says:

        Fakti që Edi Rama mund të jetë maskara, arrogant, dhe i korruptuar, nuk ka te beje fare me faktin tjeter që ti SI Skypion I Saliut, Saliu vetë me gjithë Shqupasit, dhe ai gjykatesi qen bir qeni ne Strasburg, jeni shkerdhatat e mijevjeçarit.
        Sa per dijeni, populli nuk eshte budalla.
        Populli e di qe Edi Rama edhe vjedh, edhe korrupton.
        Por ama, nga do që ta kthesh, nga do që ta kapesh, PDja, Saliu, Lolo Basha, tere kompania që u vjen mbrapa, edhe ti bashkë me ta, jeni si ajo bajga që oak ta ngacmosh, vjen era mut dhe bajge.
        Si do që te jetë Edi Rama, ai ka shfrytezuar faktin që ju jeni bajga dhe e ka shfrytezuar mire.
        Keshtu qe ju nuk keni çfare shfrytezoni.
        Sado inat ta keni Mero Bazen, jua ka nxjerre bojen jaq shumë, sa populli ju tregon me gisht.
        Prandaj mor Skypion, edhe sikur tre fakultete te kesh mbaruar, nuk mund ta pastrosh ate bajgen PD. Me vjen keq, se dukesh që di te shkruash, por e ke dhjere zgjuarsine duke u bashkuar me bajgat.
        A je me Saliun? Budall je.
        Do thuash ti që mut Saliu, kake Rama. Dakord jam. Por ti nuk e thua. Unë e them, se nuk me plasi bytha per Ramen, ndersa ti nuk e thua dot see nuk ke bythe te shash Saliun. T’i tredh koqet.

      2. Gjoni.shkoder says:

        Po mire o schifoz,rrezojme kete qeveri po si do te ja bejme mbrapa.Te kthejme ne pushtet baben tend Salukun ,vrases,hajdut e mashtrues.Armik i shqiptarve.Me te rreshtu maskaraden qe Saliu i ka ba shqiptarve duhen shume net dimri.
        Per mua Edi Rama eshte po aq schifo sa ti por ne krahasim me kupolen kriminale te strakonsumuar te p.d eshte i vetmi “shpetimtar”i shqiptarve.
        Mbaje mend mire:Me kete team p.d eshte e destinuar te zhduket dhe shume ma shpejt se e mendon ti……e besoj se edhe Rama nuk do te vonoje ta ndjekin.

    3. Adi says:

      Po mire me mero kjo qeveri qe per dy vjet nuk con dot nje kandidat te pranueshem nuk ka ndonje problem?!!! Po eshte turp mer burre

  2. Iliri nga Gjermania says:

    😂 “Babale Di Biancu e pezzi di merda.
    I madh je😂😂😂

  3. Pensionistet ankohen e bertasin se nuk po i shtohet pensioni.
    Babale di bianku i jep dollar vjehrrit te lulushes qe mori paret e piramidave dhe ja mbathi ne Holande.
    Babale di leshi i jep milionat foolhanit te bankes.
    Babalet i japin rroga shume njerezve qe jane heq nga puna dhe paguhen 2 veta per nje vend pune..
    Babalet e kontrollit te shtetit kane 28 vjet qe zbulojne abuzime me paret e shtetit.
    Te persekutuarit marin para disa breza si dikur deshmoret dhe brezat e tyre ,dhe ceshte me e keqja se ankohen cdo dite.
    Shpellaret pushtuan tokat dhe u legalizuan falas dhe tani na del cdo dite lista e shperblimit te ish pronareve qe paguhen nga taksat e atyre qe nuk pushtuan asnje cop toke.
    Pra te gjithe po xhvasin dhe shteti rri e veshtron,por paskemi qene vend i pasur qe po perballojme gjithe keta babale berishiane.
    Dhe do perballojme edhe nje revolucion te berishes dhe monikes sic perballuam nje 97 vellavrasese te saliut.

  4. Franci says:

    Si ka mundesi qe dy baxhanake per koicidence te dy llum e plehra te shoqerise shqiptare.
    Thirje per te gjitha çiftet……ne darke mbyllni mire dritaret e dhomes se gjumit pasi…….PD pergjon!

  5. gloria says:

    Eshte e turpshme qe ky Bjanku qenka ne nje nivel me Babalen, e ka treguar veten qe eshte homo se paraqitnen e ka fiks fare…..

  6. ALBAN DEGA says:

    FIRST TO COME
    FIRST TO GO !

    Lulezim Basha nxori sot shpatem e mizave dhe me nge ton qe me solli ndermend Don Kishotin e Mances iu versul Denar Bibes dhe nje miku te tij gjykates ne Gjykaten e Strasburgut , qe nuk kishte fare te bente me nje ceshtje pronesie ne ate gjykate ne nje bisede krejt shoqerore.
    Duke zgjedhur pjese te shkeputura prej brendise Lul Babalja, qe i shpetoi burgut me nje raport te rreme te nje kamikazi te Berishes per mbi 600 milionet e vjedhura ne bashkepunim nacional e internacional te Autostrades se Kusarise se Kombit dhe nuk u gjykua kurre per urdhrin makaber te ekzekuimit te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem!
    Partia Babale me stlin banal te Babales se Vlores tani perdori nje Neritanhale per te krijuar stuhine ne gote te radhes…
    Edhe nese gjithcka rreni Lulushka Babale dhe telallja Banale e Partise Babale te ishte e vertete kjo jo vetem nuk e ul por ngre autoritetin e qeverise Rama qe perpiqet te loboje per te shmangur penalizimin e shtetit dhe popullit shqiptar nga vendime teper te renda qe paguhen me taksat e shqiptareve.
    A nuk perfitoi vete Lulezim Basha dhe vjerria e tij piramidale ala Gjalica 18 milione euro per nje pallat te ngritur ne kundershtim dhe shkelje flagrante te ligjit vetem per idiotllekun e nje avokati lope qe perfaqesonte qeverine ne ate gjyq te Strasburgut !?
    Toni prej triumfatori i Lulezim Bashes ishte nje ton prej idioti cdo shqiptari qe kupton sado pak anglishten!
    Behet fjale per shprehjen amerikane:
    First to come first to go !
    Shkurt : Me radhe o p… mashkull!
    Jep llogari ti i pari per 600 milione eurot e vjedhura ne bashkepunim te Autostrades se Kusarise se Kombit !
    Per 4 protestuesit e ekzekutuar pa urdher e vendim gjykate e ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e Shqiperise me 21 janar 2011!
    Kryekusar e kryevrases shkerdhate parazit 24 karat P…. jeshke mashkull !

    1. Mali says:

      I mjeri ti per mendet e tua!

      1. Mul Noka dhe Paloka says:

        Ti nuk je Mal..
        Shikoje mire regjistrin, sepse emrin e ke Kodra mbas Bregut.

  7. Emigranti says:

    b0b0, ci kan punuar e po i punojn qindin shqiptareve, keta kusar e zagar. esht kjo sjellje mafjoze, e ketyre batakcinjeve, qe ne vend te perfaqesojn qytetaret e shqiperis, perfaqesojn e mbrojn oligarket, pushtearet e drejtusit e rinj e te vjeter te pd me berishen, bashen.kusar e zagar qe i kan pir gjakun shqiptareve, duke e len ne ate gjendje , ku sot renditet ne vendet me te varfra te ballkanit.
    falemnderit njemij her zoti mero baze, per ndricimin qe i beni keti problemi kaq madhor per vendin ton.
    binaku, apo dinaku i kunmati i genc pollos, mendon e vepron, jo ne interes te shteit shqiptar e qytetareve , por si tu plotesoi deshirat pushtetareve te pd qe e cuan ne ate post dhe tani kryeministri rama,ne vend qe ti japi ulitimiatum per largimin e tij, e le te demtoi akoma shtetin dhe tu sherbej oligarkeve te pd, qe kur te kethehet te zer vend pellumbash, per sherbimet qe u beri duke i pasuruar me njmij e nje makinacjone, deri sa ti pin edhe piken e fundit te gjakut.
    me sjellje e veprime te tilla , keta soi mezi presin qe shteti te falimentoi fare, qe ta diskreditojn qeverin aktuale si fajtore te gjendjes se shokut dhe tu thon shqiptareve, na votoni neve, se ne dim te qeverisim. harojn te shkretet, se shqiptaret u njohin dhembet e dhemballet, sepse kan qen ne pushtet per vite te tera dhe e kan ber shqiperin lesh arapi

  8. Komentuesi says:

    U bene bajat fare keta te pd-ke.Pika qe nuk u bje.Gam,gam si qeni tere diten e tere naten.

  9. xx says:

    Ceshtja eshte shteterore e aspak private.Le te ngopen me…….

  10. Sokol says:

    Tani e perceptoj Goebels ,
    Lexoj Bazen dhe arrij te kuptoj c’ndodh ne psikiken e nje burri qe adhuron nje theter burre.

  11. Xhike says:

    Po pse e cuan ne Str kete se qe baxhanaku Genc Pollos apo qe pilot i Pd
    Bravo njeri tjetrin e mbani ju.te PD
    Po populli kupton
    Ai eshte dhe gkyqkar ka bere cimken kur Berisha si kish qejf cimkat
    Cimke mikut?? i.pabese e ka emrin
    Po cbehet me keta ushtare te rrumpalles

  12. d.didani says:

    Ja si qenka puna!Te shkatrrosh qeverine tende ne Strasburg qenka pune patriotike,ta mbrosh qeverine tende ne Strasburg qenka korrupsion i poshter…! Hajde c’vete !

  13. Franci says:

    Bo bo çfare niveli intelektualesh ka dergu PD ne institucionet nderkombetare si ky Ledio Bianku !Pergjon mikun e tij per tu rikthyer pas skadimit te mandatit ne skenen qesharake SHQUP.
    O shqipetare, o intelektuale….rriteni pak nivelin !!!!

  14. On says:

    Nuk kuptoni qe Bianku do rrije atje … ky ishte qellimi strehim politik. Djale i keq. Por politikisht eshte djegur.po

  15. Ĺori2 says:

    O me te lumte o Mero. Fantastik! Por dhe komenti i “Referendumit…” nuk bie poshte. Sakte dhe qarte!

  16. ?????????? says:

    Javash o Mero javash! Ky Denar Biba eshte zyrtar i shtetit shqiptar per votat jo per lronat! C’ne zoteria merr udhen deri ne “Alemanje” si dhaskal Todri ne vaktit per tw shprehur shqetesimin e tij zyrtar per pronat?!?!?!?? C’ne zyrtari i votabe sekser modis sekretarit kryeministror Agaci dhe gjykatesit shqiptar te Strasburgut?!?!?!?! Mjaftojne tre pyetjw qe arsyetrimi juaj o Mero te shkoje per lesh bubi!

  17. Pensionisti says:

    Na jepni ca emra konkret nga populli qe kane perfituar pronat ne strasburg .Deri tani kane perfituar vetem pushtetaret.

  18. @autori says:

    Nuk marr persiper te mbroj “baxhanakun e Genc Pollos”, sepse as e njoh dhe as nuk kam dijeni per punet e tij. Por nga faktet qe kane dale ne publik, lindin natyrshem disa pyetje, per te cilat Meroja nuk jep shpjegime. Cfare lidhje ka Denar Biba (kryetar i komisionit qendror te zgjedhjeve ne Shqiperi) me Ledi Biankun (gjyqtar ne Strasburg)? Nuk ka shteti shqiptar institucione per te komunikuar me gjykaten e Strasburgut? Nese ky gjyqtari i Strasburgut nuk po respekton drejtesine, shteti shqiptar mund te ankimoje punen e tij ne rruge shteterore dhe jo me telefonata private.

    1. Gjoni.shkoder says:

      O autor.Po me vjen keq per ty.S’paske pi kurre nji kaffe ne bar me ndonji mik.
      Ta shpjegoj une. Kur rrin ne bar me nji mik mund te diskutohen shume tema.Aq ma shume duke mos ditur qe bashkefolesi jot eshte nji babale..

  19. çeço Selimi says:

    Mos ja futni kot: GENC POLLO , nuk e njeh fare baxhanakun , ashtu si Sali Berisha nuk njihte baxhanakun e Gerdecit !!!!?

  20. Scorpyon artan presidenti na flet pe skandalet e Rames! Asnje i rrahur! Asnje te vrare! Ky ishte saliu krimineli nga Vici-doli!

  21. EMY says:

    E zeme se eshte i vertet pergjimi i Biankut( une nuk e besoj ne fakt se keta te pd jane katandis shume keq e vetem opozite nuk jane), po ai tjetri , i pergjuari taksat tona donte te mbronte njerez. A e vrisni cik mendjen apo jo?! E kuptoni ku jemi katandis?! Ti lutemi menderes se Biankut te bej detyren e tij per te cilen paguhet nga taksapaguesit shqiptare e ne mes te Strasburgut. Opozite leshi. C’le prej maceje gjuan per minj thote populli.
    Tungggg

  22. Shqiptari nga Kosova says:

    Te lumte Mero. KJO ESHTE E VERTETA.

    1. mirel says:

      Mero genjen si kurvat.
      Shperblimi i Bashes u be ne fillim nga qeveria Rama si mareveshje per te hyre ne zgjedhje. Basha doli nga cadra kur mori 11 milion euro.
      Qeveria..dmth Ramiu, i dha pa zhurme, dhe gjithcka u be e ditur vetem kur shperblimi i apelua ne Strasburg, i cili shqyrtoi qe qeveria Rama e kishte njohur prishjen e pallatit si nje shkelje dhe demtim te prones private, dhe per kete arsye e shperbleu, por jo me nje shume te kenaqeshme, keshtu qe sipas argumentave te paraqitura Strasburgu shtoi diku te 3 milion euro te tjera.
      Pra, gjykimi u be mbi fajesine e pranuar te qeveruse karshi Bashes.
      Qeveria nuk pati asnje argument kunder as kur u be gjykimi ne gjykaten shqiptare.
      Ajo nuk ishte ceshtje shpronesimi publik, por duhet te kishte shpallur te paligjshem ndertimin qe ne momentin e pare qe do fillonte procesin kunder Bashes.
      Ne te vertete, Ramuti vetem sa lozi pak si macja me miun me mustaqemiun e Vlores qe i dha lejen Bashes, pastaj u bene miq prape dhe ceshtja e lejez se dhene per ndertim nuk u trahtua me si e paligjshme. Qe ketu eshte qeveria qe i dha legjitimitet Bashes.
      Drejtesia fillonte me burgimin e Gjikes qe dha lejen.
      Tani gjeja me e shemtuar, qe shqiptaret e hane sa krahu ate te gjatin, eshte se duke ditur qe shperblimi i Bashes do conte ne pakenaqesine e popullit, eshte Ramiu ai qe ne heshtje e ka servirur vete ceshtjen ne Strasburg, me qellim qe faji ti ngelej Strasburgut, dhe jo skandalit qeveritar qe shperbleu Bashen para Starsburgut.
      Dhe tani gajaset Ramuti sepse fajin e mer ky Ledio askushi, qe gjasme po na beka kerdine kunder shtetit ne Strasbourg.
      Strasburgu gjykon vendimet shteterore dhe jo pretendimet e krimineleve.
      Ne kete rast ai thekson qe keni shtet hajdut dhe kriminel, qe po ju vjedh pronat.
      Shqiperia eshte kthyer e gjitha ne prone private te qeveritareve.
      Ish pronaret po vijne verdalle rrugeve, kur vilat e politikaneve shtrihen anembane ne tokat me te mira dhe turistike.
      Per kete e paska fajin strasburgu?
      Pse nuk jane ne burg, Basha, Berisha, Meta etj..
      Pse tokat nuk ju jane kthyer ish pronareve?
      Sepse keni nje bande hajdutesh ne Parlament dhe ne qeveri qe po vjedh sa mundet, dhe kane hall se nuk do u ngelet leke me teper nese paguajne gjobat e Strasburgut.

      Mero bajga eshte pjese e skemes dhe zagar i qeverise se radhes.

      1. Illyria-Shqiperia says:

        Mirel, jam dakord me mendimin tend.

    2. mirel says:

      Mero genjen si kurvat.
      Shperblimi i Bashes u be ne fillim nga qeveria Rama si mareveshje per te hyre ne zgjedhje. Basha doli nga cadra kur mori 11 milion euro.
      Qeveria..dmth Ramiu, i dha pa zhurme, dhe gjithcka u be e ditur vetem kur shperblimi i apelua ne Strasburg, i cili shqyrtoi qe qeveria Rama e kishte njohur prishjen e pallatit si nje shkelje dhe demtim te prones private, dhe per kete arsye e shperbleu, por jo me nje shume te kenaqeshme, keshtu qe sipas argumentave te paraqitura Strasburgu shtoi diku te 3 milion euro te tjera.
      Pra, gjykimi u be mbi fajesine e pranuar te Qeveriise karshi Bashes.
      Qeveria nuk pati asnje argument kunder as kur u be gjykimi ne gjykaten shqiptare.
      Ajo nuk ishte ceshtje shpronesimi publik, por duhet te kishte shpallur te paligjshem ndertimin qe ne momentin e pare qe do fillonte procesin kunder Bashes.
      Ne te vertete, Ramuti vetem sa lozi pak si macja me miun me mustaqemiun e Vlores qe i dha lejen Bashes, pastaj u bene miq prape dhe ceshtja e lejez se dhene per ndertim nuk u trahtua me si e paligjshme. Qe ketu eshte qeveria qe i dha legjitimitet Bashes.
      Drejtesia fillonte me burgimin e Gjikes qe dha lejen.
      Tani gjeja me e shemtuar, qe shqiptaret e hane sa krahu ate te gjatin, eshte se duke ditur qe shperblimi i Bashes do conte ne pakenaqesine e popullit, eshte Ramiu ai qe ne heshtje e ka servirur vete ceshtjen ne Strasburg, me qellim qe faji ti ngelej Strasburgut, dhe jo skandalit qeveritar qe shperbleu Bashen para Starsburgut.
      Dhe tani gajaset Ramuti, sepse fajin e mer ky Ledio askushi, qe gjasme po na beka kerdine kunder shtetit ne Strasbourg.
      Strasburgu gjykon vendimet shteterore dhe jo pretendimet e krimineleve.
      Ne kete rast ai thekson qe keni shtet hajdut dhe kriminel, qe po ju vjedh pronat.
      Shqiperia eshte kthyer e gjitha ne prone private te qeveritareve.
      Ish pronaret po vijne verdalle rrugeve, kur vilat e politikaneve shtrihen anembane ne tokat me te mira dhe turistike.
      Per kete e paska fajin strasburgu?
      Pse nuk jane ne burg, Basha, Berisha, Meta etj..
      Pse tokat nuk ju jane kthyer ish pronareve?
      Sepse keni nje bande hajdutesh ne Parlament dhe ne qeveri qe po vjedh sa mundet, dhe kane hall se nuk do u ngelet leke me teper nese paguajne gjobat e Strasburgut.

      Mero bajga eshte pjese e skemes dhe zagar i qeverise se radhes.

  23. Rezi says:

    Mirel shume dakort me ty :), problemi eshte se ne Shqiperi akoma nuk po kuptohet qe njerezit e kane sa krahu brenda nga te dy anet e politikes, keta qe mbrojne Ramushin mbase e kane edhe me thelle……me kujtohet ajo beratesjane ne nje variant te ri: “Ne drita s’po ju kerkojme, ne uje s’po ju kerkojme, ne buke s’po ju kerkojme……duam vetem nje foto te Edit me Ronaldon”!
    Ne fund Mero gelbaza qe po lepin me keq se kushdo………

  24. Sit back and relaks■●▪ says:

    O Mero, leri politizimet se gjykata e strasburgut nuk eshte gjykate shiptare qe ma trajton ne artikull sikur drejtohet nga gjykates plepash. lexo ligjin cfare thote Mero dhe pastaj shkruaj. Posti i personit eshte post profesionisti jo post politik, pra nqs ke ndonje ankese duhet ta trajtosh si profesionist e jo si kunat i pollos apo djal i kristaq rames apo nip i spirdho kolekes. kapish??????

  25. cezma e Hamzos says:

    Vazhdoni komentet o Shqiptare ” te mencur”. Denoni veprimet e ketij juristi qe paguhet per te mbrojtur te drejtat e shtetit dhe ai vepron kumder tij kuptohet per perfitime teper te majme. Por bukurija o byrazere qendron ne ate se keto materiale sherbejne per te mbushur dosjen e azilit poltik si “babalja” ne Kosove
    Lekat i vuri per tre breza, plotesoi nje kasete me pergjime te ” mikut” dhe mbas 4 vjeteve e hodhi ne treg per te mbledhur klikime sikur ne Shqiperi do ta varin per kembesh, bile prit kur te vere ndonje shashke ne makine
    Ky vete duket si buf por ketu eshte mendja e dhelpres se kuqe Pollaqi qe e ngrysi jeten vetem me djallezira. Dhe Rama dergon pamje nga fshatrat per ti pare Shqipot qe po hikin nga syte kembet.

  26. Life is game says:

    E moj Ledi! Po pse kaq shume te kruhet! Shif tash gallate me vehten! Cdo veprim ka kunder veprim. Ky “shoku a miku” qe tradhtove dhe preve ne bese, thone qe eshte jurist i zoti. Ky, gazetaret, do fillojne te germojne! Dhe ti perdite ne faqe gazetash. Nofken e pare ta vune” Babale di Bianko”. Me siguri edhe ti duhet t’ i nenshtrohesh vetingut. Lere pastaj po shpertheu ndonje skandal korrupsioni. Llogjika e Meros funksionon. Edhe nje fjale, degjoj njrez neper kafene qe te perflasin si bese thyer, spiun, mashtrues, ne teresi gje e ndyre! Zagar hesapi!

  27. Gri says:

    Skypion s’po te lexoj sot! Ke shkrujt gjate, mbushur me gomarrlleqe!

Lini një Përgjigje te Shqiptari nga Kosova Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *