DOSSIER/ Historia e hartuesit të legjislacionit modern shqiptar që përfundoi si shitës cigaresh në diktaturë, ja si e persekutoi regjimi gjakatar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga burgu i Burrelit në internim në Kuç të Kurveleshit… Si e persekutoi regjimi komunist një ndër personalitetet më të spikatura të fillimshekullit të shkuar në fushën e jurisprudencës.

Baltazar Benussi është hartuesi i legjislacionit shqiptar të periudhës së Monarkisë. Është një ndër personalitetet më të spikatura të fillimshekullit të shkuar në fushën e jurisprudencës. Baltazar lindi më 6 janar të vitit 1897, në qytetin e Shkodrës. Studimet e para i kreu në Kolegjin Saverian të këtij qyteti.

Baltazar Benussi ndërpreu studimet në këtë kolegj për t’i vazhduar katër vitet e fundit në Kolegjin Jezuit të Peshtit në Hungari. Pas përfundimit të studimeve atje, më 1916 u kthye në vendlindje.

Në vitin 1920 iu aprovua e drejta për të ndjekur studimet në degën e Jurisprudencës pranë Universitetit të Romës në Itali.

Benusi Baltazar u diplomua në vitin 1924 pranë universitetit të Romës. Më vonë vazhdoi studimet duke mbrojtur gradën shkencore, Doktor në Jurisprudencë. Është një nga hartuesit e Legjislacionit modern shqiptar të periudhës së Monarkisë shqiptare.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ai ushtroi profesionin e avokatit për pak kohë. Në vitin 1947 u arrestua në qytetin e Beratit, i akuzuar për agjitacion e propagandë dhe si pjesëmarrës në organizatën «Bashkimi Demokrat».

Më 30 mars 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor me akuzën: « Ka marrë pjesë në mbledhje të ndryshme dhe ka hapur parulla, me qëllim që të ulin prestigjin e Shtetit dhe të ngjallin pabesim ndaj masës së popullit» dhe e dënoi me 15 vjet heqje lirie, humbjen e të drejtave civile e politike për 5 vjet kohë, si dhe me konfiskimin e gjithë pasurisë së tij, të luajtshme e të paluajtshme. Por një muaj më vonë, më 21 prill të po atij viti, Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake ia ktheu dënimin në 5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të gjysmës së pasurisë.

Më 20 gusht të vitit 1948, Komiteti Ekzekutiv i K.P. të rrethit të Tiranës vendosi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Si pasojë e këtij vendimi u sekuestruan tre vila luksoze në Tiranë, kurse familja e tij u nxorr me përdhunë nga shtëpia vetëm me petkat e trupit dhe u dëbua nga Tirana për në Shkodër.

Dënimin e plotë e vuajti në burgun e Burrelit. Pas lirimit, në vitin 1956 u internua për katër vjet në Kuç të Kurveleshit. Dymbëdhjetë vitet e fundit, për të siguruar bukën e gojës, u lejua të shiste cigare në një kinkaleri në qytetit të Shkodrës. Vdiq në vitin 1982 në Shkodër.

Familja Benussi me origjinë nga Rovignio d’Istria e Italisë

Origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi është nga një provincë italiane afër qytetit të Triestes e quajtur Rovignio d’Istria, që në atë kohë ishte nën Perandorinë Austro-Hungareze dhe sot ndodhet në territorin e Kroacisë. Ajo provincë italiane prej nga është dhe origjina e hershme e familjes shkodrane Benussi, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore kaloi nën administrimin e ish-Jugosllavisë dhe pas shpërbërjes së saj në fillimin e viteve 1990-të, ajo kaloi nën juridiksionin e shtetit Kroat në të cilën ndodhet edhe sot. I pari i kësaj familje është quajtur Giorgio Bernardo Benussi dhe ka lindur në atë provincë të Italisë në vitin 1801.

Giorgio u diplomua në Akademinë Navale (Detare) të Triestes aty nga viti 1823 dhe punoi për disa vjet si marinar pranë Flotës Ushtarake Italiane, në specialitetin e udhëtimeve të gjata për të cilën dhe ishte diplomuar.

Pasi kishte shërbyer për disa vjet pranë asaj marine, aty nga viti 1828, atij i erdhi një kërkesë nga Veziri turk i Shkodrës, për të ardhur në atë qytet si specialist i armës së Artilerisë së rëndë. Giorgio Bernardo Benussi iu përgjigj pozitivisht ftesës së Vezirit të Shkodrës dhe aty nga shtatori i vitit 1828, ai la vendlindjen e tij Triesten dhe erdhi në qytetin e Shkodrës së bashku me bashkëshorten e tij Terezën e dy vajzat, Antonian dhe Giovanën.

Nga dëshmi të ndryshme gojore të trashëguara në disa breza, thuhet se Veziri turk i Shkodrës i bëri një pritje të ngrohtë Giorgio Benussit dhe i ngriti atij një shtëpi të mirë aty ku sot ndodhet lagjia Perash, në pjesën e banuar nga katolikët.

Po kështu lidhur me ardhjen e Giorgios në qytetin e Shkodrës ka dhe një version tjetër, ku thuhet se ftesa nga Veziri i Shkodrës iu bë atij pasi ai kishte ardhur në atë qytet si vizitor, ku dhe u njoh personalisht me Vezirin.

Pasi shërbeu për disa vjet si specialist i Artilerisë së rëndë pranë Vezirit të Shkodrës, Giorgio Benussi u largua që andej dhe hapi një farmaci private në qendrën e qytetit, për të cilën thuhet se ka qenë dhe e para farmaci që është hapur në Shkodër.

Po kështu, krahas aktivitetit të tij tregtar farmaceutik, me të cilin kryesisht merrej bashkëshortja e tij italiane Terezina, Giorgio hapi dhe disa kurse të gjuhës italiane me pagesë, ku mësonin kryesisht fëmijët e aristokracisë së qytetit të Shkodrës, të cilët përgatiteshin për të ndjekur studimet në Itali dhe shtete të tjera të Europës. Aty nga viti 1850-të, teksa Giorgio Bernardo Benussi vazhdonte të banonte në qytetin e Shkodrës, i lindi dhe një fëmijë tjetër i cili u quajt Gasper.

Giorgio jetoi deri aty nga viti 1869 dhe pas vdekjes së tij me aktivitetin farmaceutik u mor djali i tij Gasperi, i cili u shkollua në Kolegjin Saverian të qytetit të Shkodrës, që ishte fare pranë shtëpisë së tyre.(kujto.al)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

25 komente në “DOSSIER/ Historia e hartuesit të legjislacionit modern shqiptar që përfundoi si shitës cigaresh në diktaturë, ja si e persekutoi regjimi gjakatar”

  1. Virusi says:

    Ky vend nuk I do te diturit. Eshte mbeshtet perhere te injorantet dhe marifetcinjte. Dhe meqe perbejne shumicen injorantet kane fituar, kane eleminuar te diturit dhe ne jemi ketu ku jemi.

    1. ec aty says:

      Ky vend nuk i ka dashur KURRE kolaboracionistet e pushtuesve, qofshin keta shqiptare apo te huaj! Kur populli shqiptar ka patur fuqine ne duar, ja u ka treguar mire vendin ketyre plehrave historike, qofshin keta te shkolluar apo analfabete. Kur ne pushtet ka qene vete kjo race e ndyre kolaboracionistesh, keta jane majmur me pasuri duke perfituar nga pushteti.
      Edhe sot po te pyesesh shqiptaret, jane 99% dakort qe kasta e sotme politiko-juristo-biznesmene te zhduken nga faqja e dheut, sepse jane te gjithe hajdute dhe korrupsioniste, Shqiptaret sot jane dakort qe kesaj kaste t’u merren te gjitha pasurite dhe te denohen, madje nuk jane dakort fare qe t’u jepet mundesia “te shesin cigare” por te shkojne ne te Theodhoriut ….
      Atehere ishte PUSHTETI I POPULLIT dhe ketyre vemjeve “te ditura” ju a shtrine kabllin ashtu sic e meritonin 😉

  2. ELIOT says:

    AKOMA NJE KRIM Q E KANE BERE BOLSHEVIKET E ENVERIT …PRAPE NJE FAMILJE E SHKATERRUAR NGA KRIZAT E GJELOZISE SE ENVERIT ….SE ISHTE TYC SE BERI SHKOLLEN NE FRANCE .DHE INTILIGENCA I BENTE HJE … JA ULTE VLERAT E COBANIT … CDO DITE LEXOJ PER MASAJRAT QE I BERI HITLERI SHQIPERISE … DHE JAM I SIGURTE SE GJUATESIT ISHIN COBANE PA 2 KLASE HKOLLE VETEM SE SHIN SPIUNA QENTAT E ENVERIT …NJERIU ME I UET I SHQIPERISE ENVER ZGJEBSI DHE NEXHMIJE KURVA QE BEN SIKUR ESHTE BUDALLAQE SPERGJIGJET PER KRIMET .. KULCEDRA E NANAVE TONA … BUSHTRA E FEMIJEVE ……. RRACE E QELBET RRCE KATNARES QE U BEN SI …

    1. Epirotet says:

      Mes te shkruash shqip o jevgjit se nuk te morem vesh.

      Hitleri nuk ka bere ndonje masaker ne Shqiperi, lere me te mbushet media shqiptare me krimet e Hitlerit.

      Nese Hitleri do kishte fituar luften, Shqiperia do ishte 3 here me e madhe sot, nuk do kishim as problemet ekonomike dhe sociale qe kemi dhe serbet do ishin shfarros nga faqja e dheut.

      Cifutet qe kontrollojne ameriken mundohen te bejne te pamunduren ta paraqesin Hitlerin si pushtues , por njerezit harrojne qe perendimi ishte ai qe i shpalli lufte, ose njerezit nuk dine se Polonia po vriste me qindra gjermane para se Gjermania ta sulmonte. histori e gjate kjo une….

      1. Pyetje nga salla says:

        Po mirë, nje pyetje kshu kot: po serbet (ose cilido popull) pse u dashka zhdukur nga faqja e dheut ?

      2. ELIOT says:

        EPIROT PEDERASI SJJAM JEVG POR JAM RRACE PRINCI PLAKU IM ISHTE PRINC POR …… PO TE TREGOJ NJE HISTORIE SE QENKE BUDALAH ….KOQE GOMARI … HITLERI KISHTE NJE SHOK GENERALIN ERWIN ROMEL NUK E DI A KE DEGJUAR NDONJEHERE SE SDIN TE LEXOSH MA HA MEDNJA …ISHTE GENREALI MI I SHKELQYAR I HITLERIT …NE AFRIKE BERI SHUME FITORE..NE NORMANDIE .. AI E KISHTE IDENE PLANIN E MURIT TE ATLANTIKUT …SKE DGJUAR NDONJEHERE SE JE COBAN TE SHPJEGOJE NJE HERE TJETER MURINE …. TANI TE VIME TEK MIKU HITLERIT GENERALI I MADH ERWIN ..NE 44 DISA OFICERA NAZISTA I BEN NJE ATENTAT … DHE GENERALI ROMEL E DINTE SE PO PREGATITEJ NJE ATENTAT KUNDER MIKUT TE TIJE HITLER ..POR NUK E HAPI GOJEN ..BERI SIKUR NUK E DINTE … DHE KUR ATENTATI DESHTOI U BE ….POR HITLERI SHPETOI … GESTAPO I KAPI PUCISTAT DHE I TORTUROI … DOLI QE EDHE GENRAL ERWIL ROMEL E DINTE ….. HITLERI E MORRI VESH DHE I COI SHEFIN E GESTAPOS ME 4 TIPA ….I THANE OSE VRIT VETEN DHE SHPETON FAMILJEN OSE JU VRASIM TE GJITHEVE ..TU ME SUIS .. TETE DE BITE …DHE GENERALI VRA VETEN . NE BACEN E TIJE … HITLERI LA TE LIRE GRUAN DHE CUNIN …. E KUPTON…. ENVERI JUAJ I MIRE .MIR QE E VRAU NE GJUME MEHMETIN ..POR EDHE FAMILJEN JA VRAU GRUAN CUNAT FEMIJET TE GJITHE I SHPARTALLOI …. TANI JU SI TE ZGJUAR ME THONI …KUSH U TREGUA ME BURRE HITLERI ..APO ENVERI …. MENDOHUNI MIRE PARA SE TE PERGJIGJENI MERCI E BON LECTURE …HEJ EC ATY NUK ESHTE PER TY SE JE TYP SI KUPTON KETO GJERA T..JANE TE COMPLIQUARA PER TRUNIN TEND PREJ KAUCUKU ?.

  3. Realiteti esht ky says:

    Regjigjim qe shkoj ishte gjakatar per kuislinget kolaboracionistet e nazifashizmit dhe tradhtaret e vendit , per ne te tjeret ishte partia punes dhe e ndertimit te vendit dhe e mbrojties se sovranitetit.ishte partia e popullit qe punonte dit nat per popullin.

    1. VFLP-ja says:

      Pershendetje!

  4. Kiri says:

    Coc kishte ngrene nje corbe te prishur italiane edhe ky Benusi.
    Qe te bindesh, ja shiko: kushuriri i pare i tij, Luigj Benusi, mbahej pedagog i imunologjise ne fakultet tw Mjekesise tw Universitetit te Tiranes.
    Ishte i nderuar dhe i respektuar nga ai regjim komunist.

  5. "papa don't preach" says:

    Pra, ky zotnia, na qenka hartuesi i legjislacionit qe favorizonte pushtetin e Mbretit dhe Italise Fashiste Pushtuese te cilat – sic dihet kudo ne bote – punonin ne dem te interesave te popullit shqiptar. Legjislacionin qe mbolli varefrine, mjerimin Migjenian, analfabetizmin 90% popullsise, malarjen, paditurine epokale… ; qe i hapi dhe asfaltoi rrugen sundimit fashist Italian.
    Nese mediokracia e massmedia nuk e pranoni kete arsyetim – i bie qe: Monarki + pushtim Fashist Italian = Demokraci !!!
    Gjithe sa mesiper eshte njelloj sikur djali, ne sy te babes vet, te falenderoje dashnorin e mamase tij per sherbimin e papertuar seksual qe ky i ofron asaj…… !!!??? . Heshtja eshte kapak floriri – thote Populli.

    1. Ela says:

      Papa don’t preach, Faleminderit per kete koment. Eshte e rendesishme dhe kaq ngushelluese te gjesh njerez si puna juaj perballe injorances dhe mediokritetit te ketyre shkrimeve..
      Keto jane shkrime dhe gazeta te denja dictatures ku pasqyrohet vetem njera ane e historise.

  6. IVONI says:

    .. paski qene vertet te cmendur ..!Vazhdoni , vazhdoni ..! More me hajdutlleqet e sotme c`behet ? Do hyje ndonje ne burg , do kete konfiskime ? me ish shoqeruesin e saliut c`behet ? Apo e futen ne burg per te mos dale kurre ? Me ata te cmendur qe pregatisin revolte c`behet ? M..e prodhimet bujqesore , ku ministri Pe leshi mban vendin e dyte si shume rezultatif . a ka populli uje te pijshem , buke , drita . me kanalizimin e ujrave te zeza ne fshat , flas per ato fshatra qe jane me urbanistike te rregullt , me ambientet shlodhese , kulturore , te kalojne njerezit depresionet e nje jete “kot “, me krenarine kombetare c`behet , me muziken kombetare , ku eshte zeri i pa harrueshem i Vace Zeles , Ema Qazimit , Parashkevi Simakut , Bashkim Alibalit, Francesk Radit Luan Zhegut , Sherif Merdanit , te persekutuarit , ETJ ETJ .. ku jane, te na “ngrohin jeten “..! Jetoj ne B.E. POR ME DIGJET SHPIRTI PER ATO REALIZIME NE KRIJIMTARINE LETRARE , MUZIKE , TEATER , KINEMATOGRAFI , NGJARJE HISTORIKE , AKTIVITETE ARTISTIKE , SPORTIVE , TE GJITHA MBREKULLI , ATO QE JETOVA ATJE ..! TANI NA TREGONI HISTORIRA QE BJENE “ERE ZI ” PER NJEREZIT E ZINJ ..! PRA , ZI NE MES TE ZISE SE VERTETE ..! .. APO DO TE NDALONI ME LIGJ PROPAGANDIMIN E TYRE , SIKURSE SHPREHEN DISA IDJOTE , QE NUK E KUPTOJ SE SI QENDROJNE NE PARLAMENTIN SHQIPTAR ..!

  7. Shkodrani i paster says:

    Shkodranet katolik jane ajka e shqiperise dhe evropes. Iroj qe BE kurr te mos i fuse muslimanet ne evrope se do pendohen. Ata mund te shkojne te erdokari ne azi andej nga edhe kane ardhe.

    1. Epirotet says:

      Asnje Shkodran katoli nuk flet kunder shkodraneve te tjer myslimane.

      E njoh Shkodern shume mire.

      Ti je bir kurve serbe, nga ato serbet qe Enveri jua qiu robt dhe i shqiptarizoi me zore…

      Lere Erdokarin ti, se Erdogani ka byth e i del kunder Amerikes, bijt e kurvave serve si ty as qe ika ne mendime.

      1. I.Hoti says:

        Eshte nje anonim ..nje zvarranik serbo-grek . Nuk ka shkodran katolik…kurren e kurres qe perdor fjalorin e kafshes me pseodonimin ”’shkodrani….’ Ky qelbesire duhet te laje gojen e qelbur para se te perdore.. emrin e shkodranit pra edhe te shqiptarit!

  8. Epirotet says:

    Ne 1828 ne shkoder sundonin Bushatllinjte dhe nuk kishte ” vezir turk”.

    Qe ketu duket sesa i sakte eshte ky dokument, nuk dini ende ABC-ne e historise se Shqiptareve.

  9. Alban says:

    BALTAZAR BENUSSI-Eshte ze ne Fjalorin Enciklopedik Shqiptar (2), botim I vitit 2008, faqe 208, shkruar nga juristja Ksanthipi Begeja. Ky dijetar eshte nje figure tipike e te Perndjekurve Politike nga regjimi komunist dictatorial I Enver Hoxhes. Eshte denuar se mbronte per nje llaf goje se I dhimbsej profesioni I itj qe po merrej neper kembe nga injorantet e emeruar me kurse 6 mujore tek Plepat e Enverit , metode e kojuar nga diktatori kriptokomunist Sali Berisha. Per saktesi, Benussi ka qene avokat edhe pas kthimit nga internimi, ne vitet 1960-1967, kur regjimi I diktatorit Hoxha e hoqi fare rolin e Avokatit Mbrojtes.

  10. Krol says:

    NE SHQIPERI HENGRI HANE DHE DO TE HAJNE NJEREZ SI SALI BERSHA ILIR META DHE LULZIMI. TE SHKOLLUARIT GJITHMON KANE IKUR JASHTE VETEM NGA KETO VUAJTJE QE VASHDOJNE EDHE SOT E KESAJ DITE.

  11. buj says:

    TI SHKODRANI `I PASTER` NUK KE LIDHJE ME SHQIPTARINE PO ME FENE TE CILES FONDEMENTALIST I SHERBEN, NUK KE ASGJE ME PAK MADJE ME SHUME SE TALEBANET ANDEJ NGA JANE … SHQIPTARET KANE ATDHE AJO ESHTE FEJA TYRE!.. ZOTIT I LUTEN SECILI SIPAS RRUGES SE TIJ SHPIRTERORE PO ATDHE KANE NJE SHQIPERINE!… TE GJITHE! TI JE PA ATDHE SE JE KLYSH PERCARES, MATUF

  12. Viro says:

    Isuf Luzaj ka qene bashkekohes I Enverit, si student ne France dhe profesor ne Korce. Ja cfare thote per Enverin: “Ai qëndroi 11 vjet në Francë dhe nuk e fitoi diplomën. I jepte para kunati i tij, sepse do të fejohej e martohej me motrën e tij. Kur ai vajti dhe pyeti në Universitet dhe mori vesh se s’ka dhënë asnjë provim, ia ndërpreu ndihmat. Enveri më vonë mbeti pa burim të financimit dhe u fut në Partinë Komuniste, sepse ajo u jepnin të huajve dreka e darka, ushqim e strehim. Mbante një çantë të madhe, për t’u paraqitur para të tjerëve se kishte libra në të. Ndërroi disa fakultete, por nuk u diplomua kurrë”.
    Enveri s’kish si ti donte te mencurit kur vet ishte I paarsimuar. PS e vrau kete Juristin, sepse I bente hije dhe ne vend te tij vuri cobenet per ta dhjer perfundimisht kete vend. Ky birbo u be kreu shqiptareve me ndihmen e jugosllaveve. Mgjse I masakroi, I vrau, u mori pronat, I rrethoi me tela me gjemba e I genjeu tere jeten te tredhurit vdesin akoma per te.

    1. eej says:

      Xhelozia e mediokrit nuk eshte argument 😛

  13. NNP says:

    Ti Eliot -je njeri kot- zgjidh se cje -mut a idiot.

    1. eej says:

      Mos e shaj mutin duke e krahasuar me Eliot katunarin 😀 😀 😀 😀

  14. Isuf says:

    Per Enverin flisni kot keq se nuk ju beson njeri.E verteta eshte se te gjithe ata qe u goditen ne ate kohe kishin plane te erreta dhe dhe i kishin shitur shpirtin djallit.Enveri i mbajti dhe i trajtoi me respektin e duhur te gjithe ata intelektual dhe profesioniste qe pas luftes i vune ne sherbim te njerezve dhe vendit njohurite dhe profesionin e tyre pavaresisht se ishin pa parti.

  15. shkodran i ndyt prej shkodragjinit, shko flej me derra fliqsin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *