FOTOT/ Veliaj inspekton punimet tek shkolla “Kosova”: Bashkia e kaluar donte ta bënte pallat, ne e kthyem në identitet dhe e bëmë sërish shkollë

28 Gusht 2018, 13:15Sociale TEMA
FOTOT/ Veliaj inspekton punimet tek shkolla “Kosova”: Bashkia e

Kur ishte kryetar bashkie, Lulzim Basha e kishte përcaktuar truallin e shkollës “Kosova” për ndërtimin e një pallati. Madje, ideja për ta kthyer truallin në një shesh ndërtimi, në shërbim të interesave të ngushta private, kishte ecur aq shume sa qëllimisht godina e shkollës u tentua disa herë të digjej dhe të lihej ne degradim, si shkak për t’i hapur rrugën pallatit të parashikuar.

Pasi u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, në qershor 2015, Erion Veliaj u premtoi qytetarëve të kryeqytetit se shkolla “Kosova” do të rindërtohej nga e para, duke mos e lejuar planin e paraardhësit për të bërë pallat aty. 3 vjet më vonë, premtimi i Veliajt u bë realitet.

Për pak ditë shkolla e rindërtuar “Kosova” do të presë deri në 400 nxënës, si shkolla më e re dhe më e bukur e Tiranës.

Kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh i emocionuar se shkolla e rindërtuar do të çelë dyert në shtator, ndërsa solli ndërmend pikërisht faktin se shkolla “Kosova” i rikthehet sot nxënësve, por pak vite më parë ishte parashikuar të bëhej pallat. “Kjo ishte një shkollë, e cila u prish në një mënyrë të paprecedentë. Bashkia e kaluar donte të ndërtonte pallat, por ne e kthyem në identitet, e bëmë sërish shkollë. Në fund të ditës nuk janë llafet e gam-gamet ajo që tregon çfarë vendimesh kemi marrë, por projektet që ngelen në fund.

Projektet tregojnë se për çfarë parimesh qëndrojmë; nëse qëndrojmë për një qytet ku s’u ndërtua një shkollë, një kopsht e një çerdhe, apo nëse qëndrojmë për një qytet që do të trashëgojë nga kjo administratë një “pajë” të paprecedentë në infrastrukturën arsimore”, tha Veliaj.

Ai theksoi se kjo është shkolla e katërt e re që i shtohet Tiranës, pas shkollës “Betim Muço” në Kombinat, “Hasan Tahsin” në Njësinë 8 dhe “Ardian Klosi” në Njësinë 4, të cilat pritën nxënësit shtatorin e kaluar. Gjithashtu ai u shpreh se shkolla e re “Kosova” vjen tashmë si një shkollë 9 vjeçare, duke bërë të mundur që në disa prej shkollave të tjera në Njësinë 2 të ulet numri i nxënësve në klasa, si dhe të shmanget mësimi me dy turne.

“Shkolla e parë që çlirohet nga turni i dytë është shkolla ‘Kosova’, shkolla ime e vjetër, shkolla e shumë personazheve në Tiranë. Ka disa lajme të mira që vijnë me shkollën e re: nga 4-vjeçare ajo bëhet shkollë 9-vjeçare; kemi shumëfishuar hapësirën, pra jo vetëm me 18 klasa, por ka mjedise për psikologun, për dentistin, hapësira për evente dhe organizime, ka një palestër shumë të madhe, që nuk e kishte më parë, ka rampat për personat me aftësi të kufizuar.

Po ashtu, kemi fituar edhe një trotuar të ri në Rr. e “Elbasanit”, ku më parë ishte si një shteg dhish, ku prona ishte e kufizuar me llamarinë, por mbi të gjitha shkolla përfaqëson një filozofi të re”, tha kryebashkiaku. Gjithashtu, kreu i bashkisë theksoi se standardi dhe cilësia e punimeve që janë realizuar në këtë shkollë janë një garanci më shumë se edhe godina e re e Teatrit të ri Kombëtar, do jetë një godinë moderne dhe që do të pëlqehet nga të gjithë.

“Nëse dikush do të na bashkohet për ditën e parë të shkollës dhe është skeptik se çfarë do të ndodhë me teatrin e ri, mjafton të krahasojë shkollën e vjetër “Kosova” me shkollën e re “Kosova”, për të hapur vizionin e tyre se çfarë potenciali ka, që në vend të një teatri të vjetër, të rrënuar, të kemi një teatër të ri. Besoj për të gjithë ata që kanë prekur me dorë dhe kanë parë punët në Tiranë, nuk mund të thonë dot mos ma prek atë, mos ma prek këtë.

Gjërat ndryshojnë kur i prek me dorë, kur vë dorë, nuk ndryshojnë duke ruajtur karakatina të cilat s’kanë asnjë vlerë dhe gjithnjë e më shumë po e largojnë publikun nga institucionet, qofshin këto arsimore apo kulturore”, u shpreh Veliaj. Shkolla 9-të vjeçare “Kosova” është një godinë me 4 kate, 3 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, ku është vendosur biblioteka e shkollës, një sallë leximi, si dhe një zonë për ruajtjen e librave.

Gjithashtu, disa ambiente të shkollës, si auditoriumi, do të jenë edhe në shërbim të komunitetit. Shkolla ka laboratorë dhe të gjitha lehtësirat e tjera për procesin mësimor, ndërsa tarraca është e gjelbëruar, kurse fasadat janë veshur me elementë hidroizolues dhe termoizolues.

9 komente në “FOTOT/ Veliaj inspekton punimet tek shkolla “Kosova”: Bashkia e kaluar donte ta bënte pallat, ne e kthyem në identitet dhe e bëmë sërish shkollë”

  1. alphade says:

    Te lumte Erion ! Vota ime pe Ty ! FLM !

  2. Ilir says:

    More SHKERDHATE kryebashkiak,,,,PO shkon PER TE inaguruar shkollen kosova,,,,,,PO kendin e lojrave TEK rruga e elbasanit PSE e prishe, ,,,ATY shkonin TE gjithe femijet e RRUGES TE elbasanit dhe xhamllikut,,,,ku TE shkojne TANI ATA tek shpia e edi RAMES ne surrel,,,,SHKERDHATE NJERI. ….hajt SE KE PER TE MARRE vota PRAPE. …

    1. Ilir 2 says:

      Se ça lidhje kon kalamojt e Rurges se Elbasonit me ato te xhomllikut vetem i Zot e di…

    2. Dhiz iz a mirraklle... says:

      Qetesohu Liro,kend lojarsh do jete prap larte,nderkohe nen toke do jete parkim. Po halli yt nuk eshte kendi po babale partia.

  3. oo says:

    Po prit se mos fitojne gjyqin te zotet, pastaj dil e fol.

  4. Liri says:

    Urime Erion. Edhe nje mandat te kutem.

  5. Martini says:

    Ti hane ….. Erjonit te pelcasin.hajdutet dembelat dhe zhulsat.Njeriu qe do dhe di te punoje e te flase si orator qe nuk ndan fjalet nga veprat si te tjeret skane ci bejne sepse.ate.e duan me shume qytetaret e forces kundershtare politike se.te.vetet.Vitin qe.vjen e meriton te mare lejen e zakoneshme dhe te pushoje ne muajin e fundit te ketij 4 vjecari.Mundesisht ta theke mire qe te dyfishoje rendimentin ne 4 vjetet e ardhshem ne krye te popullit te Tiranes

  6. e verteta says:

    Shkelqyeshem? Te lumte Erjon! Keshtu duhet te punojne te gjithe , nese e duan Shqiperine.
    Dicka dua te pyes: A do te sigurohen dritaret e palestres qe te mos thyhen nga goditjet e topit?

  7. anjeza says:

    SHKOLLE PA OBORR PER KALAMAJTE KU TE BEHET ORA E FISKULTURES ,,,DHE PA PARKIM MAKINASH,,ME SA DUKET DHE PA SISTEM ANTIZJARRIT,,PO ASHTU PA PEDANE PER NXENESIT ME KARROCA,,,VETEM NE ALBANISTAN KA,,,,ISHE MIRE O ZOG GOMARI DUKE SHIT FIQ,,, Q’TU DESH POLITIKA TY MOR TRONGULL I IDHET.////

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje