Gafa absurde e anglezëve, “rikthejnë” Pique në aktivitet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shumë shpejt do të fillojë Nations League dhe do të fillojë me ndeshje të rëndësishme. Mes takimeve hapëse të kompeticionit europian, në fakt, do të jetë edhe një përballje shumë interesante.

Tetë shtatorin e ardhshëm, në stadiumin e mrekullueshëm të “Wembley” do të ndeshen Anglia me Spanjën, në një ndeshje që do të jetë shumë e rëndësishme për disa arsye. Do të jetë debutimi i turneut të ri, tifozët anglezë, pas euforisë në Kupën e Botës, do të duan të kuptojnë se cilët do të jenë protagonistët e ciklit të ri, veçanërisht tani që Vardy dhe Cahill kanë vendosur të tërhiqen nga Anglia.

Spanjollët, nga ana tjetër, presin debutimin në stol të Luis Enrique, që do të duhet të hedhë në fushën e lojës një përfaqësuese pa Iniesta dhe Pique. Si? Pique nuk do të luajë? Sigurisht që jo, duke parë se ka lajmëruar tërheqjen e tij nga kombëtarja pas eksperiencës ruse. Por dikush duhet të ketë harruar t’ia thotë një gjë të tillë anglezëve.

Këta të fundit kanë përdorur imazhin e Harry Kane dhe atë të gepard Pique për t’i bërë reklamë ndeshjes që do të zhvillohet në “Wembley”. Fatkeqësisht, qendërmbrojtësi i Barcelona-s nuk do të jetë pjesë e përballjes së madhe. Ka shumë mundësi që imazhi grafik të jetë përgatitur shumë kohë para vendimit të Pique, por kjo nuk shpjegon shpërndarjen e imazhit.

Është e vështirë të mendohet se Federata Angleze e Futbollit dhe sponsorët e përfshirë të mos kenë patur mjetet e duhura për të bërë një ndryshim, ndoshta duke zgjedhur një nga lojtarët e Luis Enrique që e kanë të sigurt grumbullimin, si De Gea dhe Sergio Ramos. Një gafë e vërtetë, edhe pse katalanasi është mbuluar nga ngjyrat e flamurit spanjoll. Një detaj ky që për dikë që mbështet pavarësinë e krahinës së tij nga Madridi mund të jetë e bezdisshme. Por ndoshta jo sa injorimi i dorëheqjes nga kombëtarja.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *