Kuçova dhe një shifër sa naftë ka sot nëntoka e Shqipërisë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Vlash Laçka

Referati i AKBN me një titull të madh “Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese” ishte një strategji e paplotë, pasi nuk kishte asgjë për rezervat ekzistuese të naftës e gazit. I trajtuar problemi në këtë mënyrë ka ndikuar edhe në perceptimin nga vendim-marrësit për kompleksitetin e lidhjes dhe administrimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe të zhvillimit  të sasisë së madhe të rezervave të naftës e gazit që ndodhen aktualisht nën rezervuarët nëntokësorë të vendburimeve tona (rreth 355 milionë tonë ose rreth 2.2 miliardë barela)…

****

U festua 100 vjetori i zbulimit të naftës, por ai që i vuri vulën Shqipërisë si vend naftëmbajtës ishte vendburimi i Kuçovës i futur në shfrytëzim para 90 vitesh. Historia e këtij vendburimi është historia që ka përcaktuar natyrën dhe karakteristikat e jetëssë vet qytetit dhe qytetarëve të Kuçovës, si një nga qytetet me nivel qytetarie të lartë që trashëgoi e zhvilloi edukatën e punës dhe profesionalizmin e nivelit të lartë prej italianëve e në vijim atë të vendeve të tjera me të zhvillura se ne, gjeneroi  të ardhura të konsiderueshme për ekonominë, por edhe kulturë e arte nga dolën jo vetëm inxhinierë të shkëlqyer por edhe artistë e piktorë tëmëdhenj, siguroi një punësim të stabilizuar të qytetarëve të saj dhe, krijoi një bashkësi qytetare unike ku u tretën karakteristikat me të mira krahinore të vendit. Por sot shikon një qytet ku gjen shumë pak nga gjallëria e kaluar.

Kremtimi i vakët i 100 vjetorit të industrisë së naftës, i mbajtur në Kuçovë para rreth 4 muajsh, kaloi si “era me shi”, duke lënë jashtë vëmendjes  gati tre çerekun e atyre që bënë historinë e kësaj industrie dhe i siguruan vendit të ardhura të mëdha që të “shihnin dritë” edhe zonat më të thella të vendit.  Asnjë fjalë për dinamikën dhe të ardhmen e rezervave të naftës e të gazit, as edhe për ecurinë e prodhimit të naftës e gazit, grafiku i të cilit të kujton ngjitjen në malin e Shpiragut, ku sot pritet të zbulohet një vendburim  shprese.

Referate të mbushura me një mori detajesh dhe të personalizuara në detaje për metodat e kërkim – zbulimit, ku shifrat për dinamikën e kilometrave të profileve sizmike dhe numri i puseve me metrazhin e shpuar ndër vite zunë vendin kryesor, sikur ato të përbënin statistikat dhe vlerën kryesore që kanë karakterizuar ecurinë 100 vjeçare të kësaj industrie! Kilometrat e profileve sizmikë dhe metrazhi janë mjete për të realizuar produktin me vlerë të lartë ekonomike, sepse të gjithë investimet për operacionet hidrokarbure që kryhen në naftë kanë si qëllim vetëm shtimin e rezervave dhe intensifikimin e prodhimit te naftës dhe gazit, që përbëjnë thelbin ekonomik të sektorit hidrokarbur.

Por në këtë aktivitet simbol, referati i AKBN me një titull të madh “Tërheqja e investitorëve strategjikë në kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit dhe zhvillimin e prodhimit në vendburimet ekzistuese” ishte një strategji e paplotë, pasi nuk kishte asgjë për rezervat ekzistuese të naftës e gazit dhe çfarë përbëjnë ato, asgjë për evidentimin e arritjeve në fushën e zhvillimit të vendburimeve,  asgjë  për teknologjinë që rrit rikupermine rezervave,për rrjedhojë asgjë për të ardhmen e tyre.

Nuk u evidentuan as kontribuesit kryesorë që realizuan me sukses shfrytëzimin racional të rezervave dhe zhvillimin e vendburimeve të naftës e gazit, aktivitet që e kanë udhëhequr Vangjush Kokonozi, Rodolf Sahatçi e Skender Osmani, etj, duke vendosur në baza shkencore bashkëkohore vlerësimin e kapaciteve naftëmbajtëse e naftëdhënëse tëvendburimeve dhe me Plane Zhvillimi të mirëfillta që siguronin nxjerrjen e maksimumit të mundshëm të rezervave prej tyre; po ashtu edhe ata që gjetën rrugët dhe metodat më të përshtatshme për të intensifikuar nxjerrjen e naftës në përputhje me karakteristikat e dallueshme të naftave të rënda e shumë viskoze të vendit tonë,nëpërmjet eksperimentimeve shkencore të panumërta, ku në krye kanë qendruar Milto Bano, Simon Ranxha e Kristaq Fani, etj. Po këtu duhet të veçoheshin edhe Perikli Prifti e Robert Kokonozi, etj. që përfaqësojnë modelin më të arrirrë në menaxhimin dhe administrimin me profesionalizëm të lartë të strukturave të prodhimit të naftës e gazit.

Prej organizatorëve duhej të pritej që të iniconin propozimin tek Presidenti për t’i akorduar këtyre titullin “Mjeshtër i Madh”.

Pra është rrudhosur aktiviteti i AKBN-së. I trajtuar problemi në këtë mënyrë ka ndikuar edhe në perceptimin nga vendim-marrësit për kompleksitetin e lidhjes dhe administrimit të marrëveshjeve hidrokarbure dhe të zhvillimit  të sasisë së madhe të rezervave të naftës e gazit që ndodhen aktualisht nën rezervuarët nëntokësorë të vendburimeve tona (rreth 355 milionë tonë ose rreth 2.2 miliardë barela).

Po rikthehemi tek Kuçova. Ka vite të tëra, mbi një çerek shekulli që vendburimi po konsiderohet gati i shterruar dhe nuk ka një vizion të qartë për të. Prodhimi i vendburimit të Kuçovës aktualisht nuk i arrin 20 mijë ton naftë në vit që po shkon drejt shuarjes dhe banorët e Kuçovës  po vazhdojnë ta ndjejnë këtë tani me shkurtimin e vendeve të punës, pa asnjë shpresë për nesër.

Paradoksi qendron në faktin se në bilancin shtetëror (INSTAT) për Kuçovën, si vb i dytë më i madh në vend, janë të regjistruara dhe raportohen brenda e jashtë vendit 78 milion tonë naftë (rreth 500 milion bbl) rezerva gjeologjike, nga të cilat janë nxjerrë pak më tepër se  4 milion ton (5.5 %), të provuara me shkallë sigurie 50 deri 90 %.

Për një pyetje që bëra në fund të eventit të 100 vjetorit për rezervat e vendburimeve tona e  në veçanti për Kuçovën se çfarë të ardhme kanë rezervat e mëdha të mbetura në nëntokën e vendburimit, nëse do promovohej ky vendburim e të përzgjidheshin kompanitë që zotërojnë dhe ofrojnë teknologji të avancuar, mora si përgjigje një “ngritje supesh”.

Që ky vendburim mund të rehabilitohet, këtë e vërteton në mënyrë të padiskutueshme vet historia e shfrytëzimit të tij. Në këtë nivel të ulët që është sot ka qenë prodhimi i vendburimit edhe mbi 50 vjet më parë (v. 1956 = 25 mijë ton/vit). Në fillim të vitit 1965, pak pasi isha diplomuar, pata rastin dhe fatin të më ngarkohej realizimi i studimit për rigjallërimin e tij, që e përfundova në fillim të vitit 1966 bashkë me k/gjeol. e DPPN Beqir Alia. Studimi i kryer dhe zbatimi i tij, kryesisht nga vlerësimi dhe futja e sipërfaqeve të veçanta në shfrytëzim (bashkë me inxh. Robert Kokonozin) e rritën prodhimin pas 3 viteve (1968) në 38.2 mijë ton ose mbi 50 %; mëvonë futja e shtratimeve të rinj dhe përdorimi iteknologjisë së injektimit të avullit (EOR) në vitet ’80 e ngritën prodhimin në nivelin e 91 mijë tonë naftë në vit (1986) ose mbi 3.6 herë krahasuar me vitin 1965.

Prandaj më ka ardhur keq kur, në ndonjë takim të rastit me drejtues, deputetë apo politikanë kryesorë, kam dëgjuar të thuhet se “i tillë është tipi i vendburimit të  Kuçovës dhe nuk mund të merret më tepër”, mendim i cili me siguri është servirur nga specialistë mediokër.

Që të rehabilitohet vendburimi i Kuçovës ka dy mundësi. Së pari, Marrëveshja Hidrokarbure me kompani të huaja, si rruga më e përshtatshme për të siguruar investime dhe teknologji për rekuperimin e rezervave të mbetura në vendburimet. Marrëveshja e vitit 2007 për Kuçovën me kompaninë Sherwood International Petroleum, u reduktua në 1/100 e sipërfaqes produktive të vb, nga e cila,  tani pas 10 vitesh, janë shpuar vetëm 2-3 puse me një prodhim vjetor prej vetëm 2000 – 2500 ton/vit (!?).

A ka kuptim që një marrëveshje e tillëtë bllokojë vendburimin për 10 vjet me radhë dhe të mos bëhet asnjë promovim për mbi 90 % të sipërfaqes produktive të vendburimit  që është lënë e lirë, madje kjo MH vazhdon të konsiderohet si marrëveshje e tërë vendburimit (edhe në raportet e çdo viti të EITI Albania). Çfarë kuptimi ka kjo?!

Së dyti, duhet gjetur investitori që zotëron teknologji të avancuar për rehabilitimin e vendburimeve në shterim. Sot shtetet e zhvilluara të naftës, por edhe nga ato në zhvillim kanë ndryshuar rrënjësisht strategjinë e tyre për naftën, madje e quajnë si sfida e shekullit ’21, që lidhet me inovacionet në teknologji për shfrytëzimin e rezervave hidrokarbure të njohura. Ka një përmbysje të madhe për të përmirësuar rikuperimin  e naftës nga vendburimet ekzistuese me rënie prodhimi, mbështetur në zhvillimin cilësor dhe të shpejtë  të teknologjive dhe praktikave të reja të  punës, që tek ne janë të panjohura.

Madje nga ekspertët vlerësohet se këto mundësi janë më të mëdha në vendet ku, për arsye të ndryshme, disa nga teknologjitë më të fundit dhe mënyrat e punës nuk kanë mundur të zbatohen, ku ne jemi tipik në këtë drejtim.

Aktualisht tek ne nuk ka struktura që mund ta realizojnë strategjinë e re. Sot mund të gjesh një promovim skematik në nivel drejtuesish qendror, larg atij promovimi që bënte Agjencia Kombëtare e Hidrokarbureve deri 10 vite më parë, kur u shkri Insituti i Naftës dhe,me ristrukturimin në AKBN u hoq dorë nga profesionalizmi.

Botuar në DITA

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

8 komente në “Kuçova dhe një shifër sa naftë ka sot nëntoka e Shqipërisë”

  1. D.P says:

    Pershendetje koleg, kemi punuar dhe diskutuar gjate se bashku per ato vendburime, pamvaresishte se ishim ne dy Institute shkencore te ndryshme. Ajo qe na lidhte bashke ishte profesioni dhe ato vendburime ku punuam dhe i sollem ne nivelin me te larte te mundshem, duke i vene ne maksimumin e kapacitetit prodhues te tyre. Iken ato kohe te lavdishme ne aspektin shkencor (jo politike), te punes se palodhur te brezit tone te intelektualeve dhe te mbare naftetareve qe punuam shume dhe humbem cdo gje. Me behet qefi qe ke permendur ata koleget tane naftetar ne kete artikull, jane me tere mend per tu bere heronje te naftes dhe kame ndier kenaqesi kur diskutoja dhe punoja me ta dhe si ata mund te kete edhe te tjere. Nje brez i tere intelektualesh qe nuk mendoj se mund te perseritet. Ju dhe une e dime shume miren se bota sot po kruan therrimet neper xhepa,, qe jane Vb ekzistuese, sepse zbulimet e reja jane pakesuar shume dhe risku i zbulimit eshte rritur jashte mase. Ju e une e dime qe Vb nafte te tipit te Kucoves, Patos Marinzes, pa folur per ato ne karbonate, mund te konsiderohen nder te rallet ne koren e tokes, por injoranca e pas 90′ dhe qe vazhdon akoma, nuk kishte si qellim orientimin per zhvillimin e tyre por taktiken me ogurzeze per shkaterrimin e tyre, te kesaj pasurie natyrore me vlera kolosale, te pa zevendesueshme. Kjo u duk qe ne prishjen e institucioneve shkencore, te dy instituteve te naftes, krijimit te Axhensise Kriminale te Burimeve Natyrore (sic e quaj une me te drejte), dhenien e tyre me koncensione tek kompani fantazem, pa eksperience dhe te krijuara rishtas vetem per te pervehtesuar kete pasuri kombetare me vlere te dyja palet, mafjozet qeveritar dhe ata te huaj, dhe duke na zbuar ne specialistet rrugeve te botes, qe punuam ne ato Vb. per nje kohe te gjate dhe qe e kishim lidhur jeten me to. Ikja jone nga Shqiperia, heqja nga puna e nje pjese te mire te specialisteve me eksperience dhe shkaterrimi i institucioneve te naftes ishte e qellimshme vetem per te vjedhur ate pasuri dhe nepermjet allishverisheve me kompanit koncensionare te siguronin mbeshtetjen financiare te tyre per te qendruar ne pushtet. Ne qe levizem dhe shikojme si operojne kompanit private te naftes neper bote, mesuam shume per veten tone por kjo nuk i vlene me njeriu. Kame punuar ne disa vende te botes, kame bere detyren qe kame patur ne ato projekte por kame fituar shume ne aspektin organizativ jo vetem ne kompanit private por edhe per ato me organizim shteteror. Kame vene re qe shume kompani private perdorin metoda e teknologji jo vetem te avancuara, sepse ato i perdorin te gjitha kompanit sot kudo ne bote, por qe ato ne vetevete, megjithese e kane Vb pasuri te tyre, abuzojne shume ne shfrytezimin barbar te tyre qe te marrin sa me shume profit dhe pamevaresishte sa shume rezerva lene ne rezervuar, pra per t’a ka rendesi vetem fitimi per sot. Po shume me interesant eshte gjithashtu fakti qe ne disa shtete qe e kane naften shteterore, dhe keto nuk jane pak, nuk e japin me koncension te plote vendburimin tek koncensionari por e ndajne ate midis tyre, pra me kompanin shteterore te naftes, zakonisht 60% me 40% per koncensionarin. Ne kete rast kompania shteterore ka nen kontroll cdo gje dhe i nderpritet rruga koncensionarit per abuzime. Pamvaresisht se koncensionari ka shumicen, cdo gje qe ai do te beje ose zbatoj ne Vb do marri medoemos miratimin tek kompania shteterore dhe ky lloj koncensioni behet vetem per ato siperfaqe te reja ose Vb qe sapo jane zbuluar dhe nuk jane zgjeruar, zhvilluar apo vene ne shfrytezim. Ne kete raste koncensionari do vije me mend ne koke kur te hedhi parat, te investoj sipas kontrates, dhe keshtu ju pritet rruga kompanive fantazem. Po ashtu eshte shume interesante qe nuk kame pare pasuri (Vb) te zbuluara dhe te vena ne shfrytezim me para shteterore (sic eshte rasti i Vb. tona) qe te jepen me koncension tek private dhe 100%, ato operohen vetem nga kompanit shteterore.
    Ketu p.sh mund te permend dhenia e Vb. Cak-Mollai, Ballsh-Hekal, Gorisht-Kocul dhe Delvine, nje far Tartari ne Tirane (bashkejetuesit te kesaj Vokshit qe eshte sot deputete), qe nuk kishte as kompani nafte dhe nuk ishte as specialist nafte, i cili u lidh me nje mafioze ne Greqi dhe krijuan kompanin “Strea Oil & Gas). Nuk e kuptoj cfare koncensionari eshte ky?? Kjo kompani vuri vetem disa puse ne pune, i shfrytezoj barbarisht per nje kohe te gjate keto Vb, nuk beri asnje shpim te ri ose investim tjeter, nuk pagoi asnje taks ne shtet se e raportonte kompanin me humbje, dhe kur prodhimi arriti ne piken kritike qe nuk kishin me interes, ja shiten keto Vb rreth ja 42 milion dollar nje kompanie tjeter sikur te ishte pasuria e tij. Kompania qe i bleu keto Vb., megjithese e njoh qe ishte nje serioze dhe me experience, mbasi u njohe mire me situaten e ketyre Vb dhe fitimet e priteshme, shume shpeite ja shiti nje kompanie tjeter fantazem qe nuk i dihen ende pronaret, dhe mori parat e tij. Kompanit qe lidhin koncensione per Vb. ose i blejne totalisht ato pasuri sic ndodh kudo ne bote, ose i marrin ne perdorim dhe ndajne fitimin sipas kontratave me shtetin, pra jane thjeshte operator dhe jo pronar. Keshtu ka ndodhur edhe me Patos Marinzen, po keshtu edhe me Kucoven, qe ata jane bere pronar pa i blere, i shfrytezojne si i do qejfi, nuk bejne asnje investim. Nuk paguajne asnje fitim ose taks ne shtet dhe i shesin si te duan. Pra, i dashur Vlashi keto nuk jane kontrata koncensionare te lidhura nga Axhensia Kriminale e Burimeve Natyrore, (qe une kame te drejte kur e quaj keshtu), por shkresa bakalli qe kane ligjeruar vjedhjen e tyre.
    Pra, kompanite koncensionare qe kane ardhur ne shqiperi dhe jane bere pronar te Vb, nuk kane ardhe per investime dhe per te rritur prodhimin por per te vjedhur sa eshte e mundur bashke me pushtetaret. Ato kontrata per Vb, jane lidhur nga njerz medioker (sikurse e thoni dhe Ju), une po them dhe idiot, jo specialist, partiak, dhe qe nuk e kane idene se c’fare behet me naften ose si lidhen ato kontrata neper bote, pra une i kame quajtur ato qe ne momentin e lidhjes nje gabim shume i madhe, kete ja kame sugjeruar edhe Bufit balle per balle. Pra ato jane krejtesisht gabim dhe gabimi duhet te denohet ligjerisht. Nuk kame shume kohe te shkruaj gjithe kete veprimtari koncensionare ne shqiperi, ka shume e shume probleme te tjera, por do te sugjeroja te zhduket urgjent kjo Axhensi Kriminale e Burimeve Natyrore, te forcohet Albpetroli shteteror, te ngrihet e fuqizohet Instituti i naftes, te zgjidhen kontratat e lidhura dhe tu hiqet pronesia ketyre kompanive mbi Vb dhe te dyja se bashku te marrin ne dore fatet e kesaj pasurie kombetare.

  2. Don says:

    Kompania Sherwood e regjistruar ne Calgary Canada nuk ka as mjete, as specialiste dhe as zyra. Ajo e perfaqesuar nga vetem nje njeri qe eshte Brian Gibbs. Ky mori te drejten e shfrytezimit te VB Kucove. Projektin e shfrytezimit te VBurimit Kucove Brian Gibbs e bente tek kompania e studimeve dhe projektimeve De Golier & McNaughton ne Calgary. Parate sigurisht jane paguar sa frengu pulen nga Albpetroli me cmim 10 fish. Brian pa asnje dyshke u be milioner dhe me vone te drejten e shfrytezimit te V.burimit ja shitii Bankers Petroleum nje kompani e ngjajshme me Sherwoodin e Brianit por ketu grupi perbehet nga 6 vete. Keto jane shkeljet e renda dhe vjedhjet qe jane bere dhe po behen ende nga qeveritaret ne shqiperi. Bankersi punon me dy bilance nje per taksim ne shqiperi dhe ate realin qe e ka sekret. I shtrenguar te deklaronte bilancin real perpara aksionereve Bankersi preferoi ti terhiqte aksionet dhe ti bente likujdimet nga nja kompani guacke gjoja kineze me 2 usd copa. Qorrat ne shqiperi i blene aksionet me 7 USD dhe i shiten me 2 USD. Aksioneret miq ne Kanada u lajmeruan para kohe dhe i moren parate e tyre. Keshtu Bankersi nuk kishte me detyrim te bente publik bilancet financiare sepse tani Bankersi e kishte krijuar kapitalin e vet privat. Sigurisht me te vjedhur ne bashkepunim me qeveritaret vendas.

  3. NjeQytetarOptimist says:

    Kucova u keqperdor ne menyre barbare dhe politikanet e sotem as e kane idene cfare kemi. Mjafton te marrin zarfet nga kompanite fantazem dhe kaq ju leverdis. Eshte si te te hedhin qindarkat ne togun e 100-shveve.. Politikane injorante dhe te prapambetur deri ne majat e shtetit.. Ai llaf qe thua ti mjeshter: Aq prodhim jep dhe cdo gje lihet pa asnje kerkim teknologjik..

  4. a.f. says:

    Bashke me naften edhe pasuri te tjera natyrore kombetare: Mineralet, burimet ujore, pyjet, flora, fauna, deti e bregdeti, ka mbetur gje pa u vjedhur dhe shkaterruar ne kete vend? Pa permendur pastaj, pronat dhe pasurite kombetare te krijuara nga kontributi i perbashket i shqiptareve, te cilat ja kemi besuar te gjitha, si melcite ne qafe te ujkut. Kaq te humbur paskemi qene qe brohorasim historikisht vetem ata qe na vjedhin e grabisin pasurite tona?

  5. Bogonica says:

    Te gjithe qeveritaret e pas 90 do te japin llogari per kete pasuri te madhe kombtare,qe eshte Gjaku i Shqiperise sic eshte Nafta.Tre pasuri nentoksore,Nafta,Kromi,Bakrri jane pasuri te popullit qe ja ka falur Zoti,jane pasuri qe e bejne Shqiperine vend te pasur,shto ketu dhe Pyjet, Burimet Ujore,dhe Vijen Bregdetare perbejne pasurite tona natyrore.Te gjitha keto pasuri kombtare u bene rrush e kumulla nga mafioze nderkombtafre me mbeshtetjen e hapur te qevritareve shqiptare,te cilet nga paaftesia por me teper nga makuteria per pasurim abuzivi shkaktuan atdheut nje humbje ekonomike te pa riparueshme.Prandaj e thash qe ne fillim,se shkaktaret e kesaj tragjedije qe jane shqiptare do te japin llogari,para popullit ose para shtylles se turpit te historise shitjes te intersave kombtare.

  6. E VERTETA says:

    * Sanksionet e javes se fundit te SHBA per Rusine, qe konsiderohen si me te ashperat, jane pikerisht, nderprerja e teknologjise se zbulimit dhe shfrytezimit te vendburimeve te naftes dhe gazit, qe do t thote ulja e nafes & gazit ne tregun rus.

    * Duhet te sqarohen se keto 2.2 miliard fuci nafte jane nafte ne vend apo rezerva nafte teknikisht dhe ekonomikisht, pjese e nxjerrshme nga volumi i naftes ne rezervuar?! Sic e dini faktori i nxjerrjes ne bote ne fusha e naftes tipikisht leviz nga 10 deri 60%. Mos nga tipi i naftes ne Kucove, ky faktor i nxjerrjes me efektivitet i afrohet 10-15%?!

    * Si spjegohet qe ne Shqiperi punon Shell dhe ka harxhuar mbi 150 milion USD dhe rezultatet kane qene zero apo pak mijra barrela nafte/dit ne Shpirag dhe vazhdon te shpoje shpime deri 6000m, duke shpresuar te takoje antiklinale te mbuluar nga kriprat, dhe nuk ka hedhur syte nga ky vendburim me “2.2 miliard barrela nafte”‘?! Eeshte e vertet, sic thote dhe P.D qe shkalla e zbulimeve te vendburimeve te naftes perkundrejt investimeve te kryera, ka qene nen 20%. Vertet alarmuese. Athere pse Shell nuk ve dore ne Kucove?!

    Pse nuk beni nje prezantim tek Salla e Akademise se Shkencave, qe Profesor Dr. Akademik Salvator Bushati, ka qene gjithmon i gadshem te vere ne dispozicion sallen, per te paraqitur gjetjet tuaja, qe do lejonin specialistet te bindin investioret, inkluzivisht Shell, e te tjera kompani te konsideronin Kucoven etj dhe te investojne.?.

  7. Mentari says:

    Nafta Shqiptare (Rezervat Totale,gjithsej) nuk eshte me shum se 300 milione Berrela.PO beheni si Enver K…ri,krimineli qe vrau Inxhinjeret e Naftes per Sabotim.Rezervat qe jane ekonomike dhe me kosto te leverdishme nuk jane me shum se 300 milione Berrela, 1 barrel=150 litra.O Gomare ma dhe pa samara.Keto te dhena gjenden tek Raportimet e Kombeve te Bashkuara ,Kerkime tokesore dhe Satelitore.Jetoni me Endrra dhe me shpifje se gjoja Shqiperia ka “aq” shum minerale,Nafte etj qe nuk jane te verteta.Te gjitha rezervat e nentokes shqiptare nuk jane me shum se 10% I Buxhetit total te shqiperise per nje vit. Dum Baba injorances shqiptare,njerezve me Bisht qe nuk kane asnje informacion per vendin e tyre .

  8. ALBAN DEGA says:

    AS CHINCHIZKHANI E AS SLLOBODAN MILLOSHEVICI!

    DORE E ZEZE E MILLOSHEVICIT NE SHQIPERI !

    Qysh kur Sali Berisha erdhi ne krye te PD me voten “demokratike” te revoles se Azem Hajdarit mbi tavoline, me perkrahjen e William McCart Rajersonit dhe intrigat e doren e zeze te Sllobodan Milloshevicit, Stanishicit dhe UDB-se gjakatare serbe, PDSH u kthye ne doren e zeze e Milloshevicit ne Shqiperi.
    Partia Demokratike nuk e futi Shqiperine ne shinat e Partise – Shtet !
    E futi Shqiperine ne rrugen e Nje Njeri Shtet, ku Sali Berisha urdheronte, sundonte dhe te tjeret vetem aprovonin ose poshteroheshin, demaskoheshin, flakeshin nga radhet e saj e bile edhe vriteshin.
    Nga Partia Shtet e partise se pare te Berishes u kalua ne sistemin e Njeriut- Shtet te Sales, ne sundimin absolut te tij ala Luigji i 14-te, “ Ligji Jam Une” ose sundimi i Sales , shkurt Salikraci !
    Vriteshin jo vetem me plumba si Arben Broci e Azem Hajdari, por edhe me pilula helmesh plutoni ose eutonasie hollandeze si Bashkim Gazidede, Safet Zhulali, Ali Spahia… qe dinin aq shume zezona e urdhera genocidale te Sali Berishes sa u duhej mbyllur goja pergjithmone me qetesi e dashuri qe Shtrigu i Vicidolit te mos perfundonte para Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Krime kunder Njerezimit ne Hage njesoj si padronet e tij te Beogradit Sllobodan Milloshevic, Sanisha Stanishic e co !
    Harronte marrani se cdo krim len mbrapa gjurme !
    AS SLLOBODAN MILLOSHEVICI AS CHINCHIZKHANI … as 700 dreqerit e mallkuar nuk do ja kishin bere Shqiperise si shtet dhe shqiptareve si komb zezonat qe ua ka bere Sali Berisha dhe“ Banda e Gangstereve” politike, biologjike, oligarkike dhe mediatike te tij !
    Heret apo vone ato do ti hane koken cdo krimineli!
    Askush nuk eshte mbi ligjin !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *