PD: Rama i jep 15 milionë euro tendera baxhanakut të tij

28 Gusht 2018, 12:29Politika TEMA

Partia Demokratike ka vijuar edhe sot denoncimet me tenderat, që sipas selisë blu favorizohen njerëz të afërt me qeverinë.

Deputetja e PD, Jorida Tabaku në një dalje për mediat ka publikuar dokumenta që sipas saj, kryeministri për një periudhë 5-vjeçare i ka dhënë baxhanakut të tij tender 15 milionë euro.

Deklarata e Jorida Tabakut

Në Shqipëri, mund të fitosh një tender publik vetëm nëse je i lidhur me qeverinë. Rasti i Mond Begos i cili pasi ka ndryshuar katër apo pesë emra duke krijuar kompani nga hiçi për të fituar tendera publikë.

Ky nuk është vetëm konkluzioni i Partisë Demokratike, ky është konstatim i raportit të fundit të DASH, i Gjykatës Europiane të auditimit dhe strategjisë së zgjerimit. Por kjo fatkeqëisht është dhe e vërteta e publikuar nga raportet e Agjensisë së Prokurimit Publik.

Por, për të përfituar një tender publik është e domosdoshme që të jesh edhe brenda rrethit familjar të kryeministrit Rama, oligark brenda kryeministrit, ose kriminel me rekorde kriminale.

Firma ABS që Partia Demokratike po denoncon sot,  jo rastësisht është e lidhur me familjen e kryeministrit, ka mundur të përfitojë 15.6 milion euro tendera nga shtatori 2013 deri më sot.

Kompania “Advanced Business Solutions” zotërohet në bashkëpronësi nga baxhanaku i kryeministrit Armand Frangu, i cili së bashku me kompaninë B360 marrin pjesë gjithmonë në të njëjtat tendera, gjithmonë duke ndarë përfitimet me njëri-tjetrin.

Si rregull për ta bërë garën në dukje të ligjshme, por nga ana tjetër është thjesht vetëm një farsë.

Në tenderin e fundit të ofruar nga OSHEE me një vlerë prej 1.94 mld lekësh (të vjetër) kompania ABS ka pasur ofertën më të lartë dhe përsëri ka fituar.

Ndërkohë që kompania B360 shpk ka marrë pjesë në këtë tender si spectator.

Jo vetëm kaq, por Partia Demokratike këtu publikon të 27 tenderat që kjo kompani ka fituar nga shtatori 2013 e deri më sot.

Të gjitha këto tendera janë qoka që kryeministri ka rezervuar nga tepsia e parave publike, për njeriun e familjes së tij.

Tenderi më i fundit i marrë nga kompania e tij nga AKSH-i, ka një vlerë prej 1.56 miliardë lekësh dhe përsëri ka fituar oferta më e lartë.

Tenderat që i shpërndahen oligarkëve, ofiqarëve të PS-së, të inkriminuarve që mbajnë me oksigjen deputetët e mazhorancës dhe së fundi familjen e kryeministrit, janë një provë e rëndë për krimin që po kryhet me tenderat publik në Shqipëri.

Këto janë një tjetër dëshmi që provon akuzën e ngritur nga Partia Demokratike dhe faktuar edhe nga Gjykata e Auditit të Bashkimit Europian se 1 në 3 tendera jepet pa garë, 1 në 3 tendera jepet abuzivisht.

Jo vetëm kaq, shembulli i kompanisë së baxhanakut të Ramës, dëshmon edhe raportimet e Departamentit Amerikan të Shtetit që thekson se “Raportet e korrupsionit në prokurimin e qeverisë janë të zakonshme.” 

Vetëm për vitin 2017 sipas të dhënave publike të disponueshme online nga Agjensia e Prokurimit Publik, 1281 ose 26% të tenderave të prokuruar, janë dhënë me ofertën më të lartë.

Kjo I ka kushtuar buxhetit të shtetit 41 milionë euro, që mund të ishin përdorur për ndihmën ekonomike, që  mund të ishin përdorur për mirëmbajtjen e të gjitha rrugëve në Shqipëri.

Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot.

Partia Demokratike angazhohet që çdo tenderim abuziv, ta çojë përpara ligjit.

Angazhohet për të ndryshuar ligjin e konçesioneve, Ligjin e PPP-ve dhe Ligjin e Prokurimeve, për të siguruar një garë të hapur, duke besuar se vetëm me një garë të hapur mund të çlirohet ekonomia, mund të vijnë investimet e huaja, mund të rritet punësimi.

Kjo që po i ndodh sot ekonomisë është thjeshtë kapja e rradhës nga kryeministri dhe familjarët e tij.

7 komente në “PD: Rama i jep 15 milionë euro tendera baxhanakut të tij”

  1. Kalec Dega says:

    Jo sban vaki…..

    Babalia 4,thua?
    e kena KryK ma tmire te Shqipnise…

  2. Kalec Dega says:

    Te gjithe e dine we kush fshihet pas baxhanakeve…. eshte shume leht per ti mos mbajtur mend ne rast vdekje..

    Pra, militantat e dashtun, jane milionat e Rames vete….

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Te gjithe nje mut jeni. Te shkretet ne (populli).
    Vdekshit me sa me shume vuajtje, dashte zoti tju zhduki familjarish. Se na pite dhe gjakun, pervec lekeve qe na rropet.

  4. Evropa 2025 says:

    Ju jeni ambicioz, ai baxhanakut ja dhuroi jo ty dhe mua. Edhe ajo puna e charterit per te pare Juventus, takim me Ronaldon e fanelen Rama dhe dhenia strehim 20 Eritreane bij te Allahut e byrazerat e undefined.Ai me leket e miqve dhe botes u hap by thsh.

  5. hasan ziko says:

    Prandaj shet pordhe nusja e tij dhe motra e Lindes. U be surrati i palare i saj me vile tek Papuli dhe makine te re. Kurvat e vendit.

  6. Johani says:

    O tabak baxhanaku ka cofe ne gerdec mos bej sikur ke harruar,biles ai me kete rast vrau edhe 26 qytetar e plagosi qindra dhe shkaterroi shume prona,si ka mundesi qe ti se di akoma. Pune lahperash nuk foli kurre tabaku per bawhanakun e sali berishes qe e di gjithe bota por del e leh sikur do tua bej me dije shqiptareve se eshte ksajde e jo ne pushime me lulin,kerkoje baxhanakun se ndoshta do ta gjesh nese jo shko ne lazarat se ta marojne nja.

    1. Limi says:

      Po cfare te beje Edi saliu nuk la gje pa i mesuar shqipetareve si vritet si vidhet si korruptohet si zhduken personat te gjitha te keqijat qe mund te beje njeriu ai na i mesoi dhe Edi vazhdon ne rrugen e hapur prej tije te shohim a do ta kete guximin ta zhduke baxhon pasi ti jape leket!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje