Për çfarë ka nevojë ‘korrigjimi i kufijve’

28 Gusht 2018, 21:00Blog TEMA

Nga Zef Mazi

Ka disa kohë që media është e mbushur me analiza, ide, supozime, mendime nga gazetarë, të njohur si analistë, komentatorë, etj., të fokusuar te kufijtë e Kosovës dhe te Thaçi! Kufijtë, domethënë territoret e përcaktuara prej tyre, janë çështje tepër delikate në marrëdhëniet midis shteteve. Ato ngërthejnë si aspekte politike, ashtu edhe të së drejtës ndërkombëtare. Për shkak të tyre janë bërë historikisht luftëra që kanë shkaktuar dëme kolosale në botë.

Duhet kujtuar se Evropa qendrore-lindore ka qenë gjithmonë e përbërë nga grumbuj popujsh me pretendime konfliktuale bazuar në gjuhën, etnicitetin, ekonominë, gjeografinë, konsideratë ushtarake, lidhjet historike etj. Prandaj, dhe për më tepër, shtetet e reja që dolën nuk ishin në asnjë rast homogjene. Për shembull, emri Jugosllavi nuk mundi të fshihte rivalitetet brenda mbretërisë të asokohe të Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, le pastaj edhe të shqiptarëve, pasi dhanë si shpërblim, ia „ngjitën“ atyre territoret shqiptare.
Me këtë logjikë mund të vazhdohet: çekosllovakia lindi nga një aleancë që akomodonte pak a shumë sipas oreksit çekët, sllovakët dhe rutenët; Polona historike rroku ukrainas, gjermanë, lituanezë dhe hebrej që flisnin Yidish. Shkurtimisht, Ballkani dhe Evropa qendrore, apo ballkanizimi i të gjithë këtij territori, ngriti po aq shumë konflikte dhe mosmarreveshje politike sa edhe zgjidhi, duke krijuar shumë shtete të vegjël shumëkombëshe në vend të disa perandorive. Thjeshtë, sot nuk mund të gjesh një shtet që është etnikisht i pastër në Evropë apo gjetiu.

A do të ketë apo nuk do ketë “rregullime” të kufijve midis Kosoves dhe Serbisë? A do ta shtyjë përpara këtë ide Thaçi apo jo! A është mirë apo është keq nisja e kësaj rruge? A është konsultuar gjerë me spektrin politik, përfshirë atë ndërkombëtar? A janë bërë analiza të thella se cilat janë favoret dhe disfavoret, shanset e suksesit, çfarë mund të fitojmë e çfarë mundet të humbim, pra, edhe rreziqet e daljes më keq sesa ishim para këtyre bisedimeve?

Kur flitet per ndryshim kufijsh, së pari, kërkohet njohje e thellë e ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, përvojë në negociata ndërkombëtare, njohje të organizatave ndërkombetare dhe e funksionimit të makinerive të tyre. Ndryshe lehtë mund „të shkelësh në dërrasë të kalbur“ dhe krijosh më shumë konfuzion.

Para se të hyhet në të tilla „ndërmarrje“, ose si cilësohet nga disa, në të tilla „aventura“, duhen studiuar shumë mirë më parë të gjitha anët e favorshme dhe jo të favorshme, nga ekipe profesionistësh të vërtetë (jo thjesht cilildo që është në një zyrë të caktuar), dhe pa u ngutur. Njëkohësisht, duhet mbështetje e plotë politike institucionale dhe, sipas nevojës, duke bërë transparencë por duke ruajtur edhe konfidencialitetin, me një balance të kujdesshme.

çështja e kufijve, kudo, për çdo shtet, si më parë ashtu edhe sot, është shumë e ndjeshme. Ajo ka të bëjë me dimensionin e vendit edhe kur “rregullimet” duken sikur janë të vogla, të papërfillshme. Nëse rregullimet vërtetë do ishin të papërfillshme, atëherë përse t‘i hyhet kësaj meseleje!?
Dimension në këtë kontekst do të thotë peshë, forcë, influencë, ndjekje më mirë dhe me sukses e interesave. Të tjerat, si multi-etniciteti, toleranca, hapja e kutisë së Pandorës, dakordësite ndërmjet palëve, etj., hidhen më shumë si pretekste për të penguar ose për të shtyrë përpara, për të mbrojtur dhe kamufluar atë që është nën të – interesin real.

Në ditët e sotme duket se jemi në një periudhë që kurrëherë më parë nuk ka qenë e tillë që nga Lufta e Dytë Botërore: nëse dëshiron të informohesh, duhet të ndjekësh mediat, por nëse ndjek mediat dizinformohesh! Kjo periudhë është e ngarkuar me të pavërteta, me gjysmë të vërteta dhe çerek të vërteta. Ndoshta kështu është edhe për çështjen e kufijve të Kosovës që ka iniciuar Thaçi.

A do të lëvizen kufijtë midis Kosovës dhe Serbisë? A mundet ta bëjë këtë gjë presidenti i Kosovës vetëm, pa e pyetur dhe pa miratimin e Kuvendit? Apo pa referendum – nëse e lejon kuadri „kushtetues“ që ka. A do të ishte e pranueshme mundësia e ndryshimit të kufijve në emër të „rregullimeve të vogla“?

Nuk është e panjohur se si janë përcaktuar historikisht apo përcaktohen kufijtë:

a) me luftë, dmth., njëra palë ushtarakisht, me forcë, arrin t‘i zgjerojë ndërsa tjetra palë i ngushton territoret që kishin respektivisht para luftës;

b) kufijtë trashëgohen nga një entitet tjetër por në linjë vijimësie, ose

c) kufijtë janë ato që trashëgohen nga kufijtë e brendshëm të pjesëve formuese të shteteve federale që shpërbëhen, etj.

Rasti i Kosoves është kombinimi i pikave (a) dhe (c) më lart. Kosova, si krahinë autonome në kuadër të RFSJ-së, ka pasur po këto kufi që ka edhe sot! Edhe shtetet e tjera që dolën nga ish RSFJ kanë trashëguar po ato kufij të brendshëm që kishin.
Kosova është shpallur shtet i pavarur, por nuk është ende i njohur ndërkombëtarisht, nuk është ende subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Kosova nuk është anëtare në asnjë organizatë ndërkombëtare të sistemit të OKB-së, ajo nuk ka nënshkruar asnjë konventë që është nën kujdestarinë apo për të cilën është depozituese OKB-ia apo Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në përputhje me Konventën e Vjenës mbi Ligjin e Traktateve, i cili në paragrafin 2 (1)(b) përcakton çfarë do të thotë „hyrje“!

A mundet, pra, Kosova të ketë të drejtën e plotë juridike, në kuadër dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare – të hyjë në negociata për „rregullime“ kufijsh të saj me një shtet tjetër që subjekt i së drejtës ndërkombëtare?
Nëse po, automatikisht del çcështja e barazisë, e reciprocitetit, sepse bëhet fjalë për bisedime midis dy palëve të pabarabarta, ku thelbi është – njëra palë nuk njeh tjetrën! Nuk ka asnjë siguri që nesër, kur supozohet se teorikisht do mund të ketë „rregullime kufijsh“, kjo palë do t’i njohë kufijtë e ndryshuar të Kosovës; por edhe sikur t‘i njihte, sepse do i interesonte rezultati, përsëri mund të mos e njohë politikisht palën tjetër!

Nëse ka „premtime“ se po u arrit të bihet dakord midis „palëve“ të bëhen „rregullime“, dmth., të lëvizin kufijtë, atëherë do të ketë „njohje“, është habi sesi nuk janë kërkuar të jepen „premtime“ të ngjashme për njohje para se të pranohej të hyheshe në bisedimet e deritanishme?! Mirëpo jemi mësuar të dëgjojmë rëndom – kështu na thanë aleatët tanë të mëdhenj!

E thënë troç, kjo do të thotë që kanë gjetur një palë të dobët, të molepsur, të korruptuar, të papërvojë, të pa mirëinformuar, të pa integritet dhe dinjitet dhe pa largpamësi e ndershmeri tek interesat VETëM të vendit. Dhe është luajtur dhe vazhdon të luhet teatër – kaq dinë, kaq kuptojnë, kaq mund të bëjnë, kaq meritojnë, kaq na duhen, boll e kanë edhe kaq sa u është dhënë!
Deri dje dëgjonim të thuhej nga „komuniteti ndërkombëtar“ – pavarësisht çfarë nënkuptojnë këto terma – se kufijtë e Kosovës janë të qartë dhe të palëvizshëm. Sot gradualisht shtohen zërat që dëgjojmë të thuhet se jemi dakord me atë që bien dakord palët. Kjo do të thotë që tani pranohen bisedime për këtë çështje në kundërshtim të hapur me atë çka është thënë deri tani, për çka është bërë lufta!

Çudi, Kosova ndryshon kufi – i ashtuquajturi demarkacion me Malin e Zi, Kosovës i ushtrohet trysni dhe ajo pranon Gjykatën Speciale, dmth pranon t‘i vihet shenja e barazimit … me luftë-nxitësin e gjithë turbullirave në Ballkan, dhe egzakt në kohën kur mbyllet rrufë Gjykata Speciale e OKB-së për Krimet e Luftës në Ish-Jugosllavi. Mos vallë Kosova nuk ka qenë pjesë e ish-Jugosllavisë? A nuk mundej që gjithë të dyshuarit për krime, pa asnjë përjashtim, të ishin dërguar fare lehtë tek ajo gjykatë!

Kosova u duhet si territor dhe pa turbullira të mëdha, të voglat janë të pritshme dhe menaxhueshme! Po kështu edhe Ballkani më gjerë. Lëvizje dhe ndryshime të mëdha pozicionesh, „harresë“, konturime të reja interesash, „lënie në baltë“ do thonin të vjetrit – të gjitha këto nuk janë gjëra të reja, që nuk kanë ndodhur gjetiu dhe asnjëherë. Përkundrazi! Sa keq nëse nuk llogariten mirë gjërat dhe futen të gjitha vezët në një shportë, sa keq kur nuk ke këllqe që të zgjedhësh në drejtim njerëz të ndershëm.
Kam dëgjuar se ish Presidenti italian, Sandro Pertini, ka pasë thënë një shprehje brilante për shtetin: Për të ndërtuar një shtet civil, duhet pak ndershmëri.

Ish-ambasador i Shqiperise ne OSBE dhe ish-asistent i posaçëm i Drejtorit te Agjencise Berthamore

(Javanews.al)

10 komente në “Për çfarë ka nevojë ‘korrigjimi i kufijve’”

  1. "Pshatari"..qe te PERMBLEDHE says:

    @@Zef Mazi RESPEKT per Shkrimin..por kujt i thua???
    1-Euforia apo “Arroganza” E Qeveritareve te “Shtetit Kosovare”;Solli ne kete Pike, edhe Zhvillimet e Reja…per Palen “Kosovare” do te thoja dhe jo Shqipetare.
    2-Thacet, dhe Lolot pas tije si Enver Hoxhaj(miniter i JASHTEM):QE DEKLARONTE SE Kryeministri Shqipetare “Nuk duhet” te Flase per Kosoven; DHE gJITHFARE iDJOTESIRASH TE Tilla,Inferjoriteti perpara Serbeve,dhe Agenda e Dobet Diplomatike ne Bisedimet e Brukselit, solli ata qe dihej Serbet kane Fituar ne te Gjitha Drejtimet…Projekti ZAIDENIZA,qe u jepe Komunave Serbe TE GJITHA TE DREJTAT deri ne Kerkesen e Fundit per AUTONOMI,per te mos Then Bashkim me Serbin(De fakto)JANE NENE Shtetin Serbe4-ter Komunat ne Veri te Mitrovices.-Bene qe “Heroi-Thaci” TE KERKOJ “korrigjim-Kufijesh” thjeshte se nuk ka nga tja Mbaje…e di qe i ka Humbur Komunat ne Veri te Mitrovices si te tille dhe Trepcen qe ndodhet nene-Token e Mitrovice..dhe per Mbijetesen e tije Politike PO “KERKON” Kosoven-Lindore.
    3-Po na Shesin neve Miletit Gjasme “Marreveshje-Historike”me Serbet….ja dhe po e “Besojme”:::por SA TE BESUESHEM JANE SERBET NE ZBATIMIN E KETYRE MARREVESHJEVE????
    @@Po sikur neser Serbet. te marrin c´te duan nga “Kosova” dhe ti thone Thacit…”Jabem”(ik qihu)?????????????
    Probemi i Kosoves ka qene Problem MBAREKOMBETARE QE NE FILLESAT E SHTETI SHQIPETARE,u be Problem Europjane me Diktatorin Miloshevic…U BE NJE LUFTE MBAREKOMBETARE DHE ME MBESHTETJEN UNIKALE NE BOTE TE NATOS-s…Tani na Deli ne Hashim Thachi DHE Na e bene Problemin e Kosoves “Problemin e tije, pra te Thacit”???????????????????
    Tingellon, shume keq ne Veshet e c´do Shqipetare te Ndershem dhe Atdhetare..kjo “Kosova e Thacit”::DHE “korrigjimi” i Kufijeve…c´fare “Korrigjimesh”???Fare Thjeshte:Serbia Njehe Kosoven Shtet ne kete Territore qe ka..dhe Kerkon Njohjen e Kosoves edhe me Ulje ne OKB..dhe Maarreveshja Historike u ARRIT, dhe Serbia i ka te Hapura Dyert e EU-se.,…Pse u Dashka Kosova te Jape Territoret e saj ,per Serbet?????

  2. Artan Sejko says:

    Analize e shkelqyer Zef. Cilia eshte zgjidhja?

  3. Alban says:

    Kater komunat ne veri te Kosoves jane te populluar me 95% serbe dhe kane lidhje direkte me Serbine
    Tre komunat shqiptare ne Serbine Jugore po boshatisen ose po asimilohen nga serbet.
    Pra, nese nuk rregullohet kufiri midis Serbise dhe Kosoves ne do te humbasim bashkekombasit tane ne Serbi dhe do te mbajme shejtanet serbe brena Kosoves. Duke pasur serbe Brenda Kosoves Multietnike , ne nuk do te kemi te drejte te shpallim bashkimin e Kosoves me trungun ame – Shqiperine
    Zef Mazi tregon se I njeh problemet e kufijve pasi ka 40 vjet qe bredh boten; por nuk jep asnje variant shkencor per problemin qe kemi ne tryezen e bisedimeve me ndermjetesine e BE.

  4. uskania says:

    Zef, perjashtimi perben rregullin. Tani qe nderkombetaret çliruan Kosoven ne dime te bilbilojme. Por, kur u shkeput Kosova, a nuk e preken kufinjte, a nuk u shkel ligji nderkombtar? Le te leme te nxjerrin njehere projektin, pastaj te flasim.

  5. behar says:

    Duhet ta kesh kopjuar nga ndonje maturant i vjetshem nga Kosova!

  6. Lee lee says:

    Dakort o zoti Zef.Atdheu nuk jane malet e bukra dhe uji i burimet por jeta e njerzve te perditshem.Nje zgjidhje duhet per shqiptaret ne serbi dhe per serbet ne kosove.Eshte budallik kjo qe behet…se di por ne bisedime me dekada smund te vazhdohet.Kur kosova ka bere regres dhe jo progres ca behet.

  7. arban shmili says:

    INJORANCA e PËRGJITHSHME

    Kosovën e kanë në dorë injorantët, jo vetëm politikanë por edhe ata nëpër institucionet parodike shkencore.

    Sa jam gjallë është diskutuar për sinorë të mundshëm…

    Kaq punë serioze dhe gjithë ato cirqe universitare, si nuk u ra ndër mend (si do iu bie – kur janë produkt fabrikash për diploma!) të hartojnë disa studime INTEGRALE ose MULTIDISIPLINARE për cështjen e kufinjve shqiptarë. Sa është numri i universiteteve tona? C´pune na bëjnë? Sa i kushton popullit ky cirk?

    Mbi Gjysma e popullit shqiptar jeton jashtë kufinjve shtetëror. Përvec dërdëllisjeve, nuk doli kush me një studim, qoftë edhe hipotetik, mbi kufinjtë, përfitimet, pësimet parë në perspektiva e alternativa të ndryshme.

    Është koha e kollareve. Autoriteti “shkencor, politik, njerëzor” e ka ekuivalencën materiale – vetura, pallate, dashnore, orgji, zgërdhirje para kamerash, snobizëm, provincializëm, primitivizëm, gjoksrrahje, defilizëm dasmor.

    Të merr malli të lexosh një ese serioz. Cdo gjë përshkohet nga improvizimet

  8. e deshpruara says:

    Komentus te nderuar,a nuk ju duket apsurde mosdeklarimi i kryeministrit shqiptar,dhe politikanve ne pergjithsi,akademikve ,historianve,e besa edhe popullit shqiptar?derisa e gjithe dipllomacia evropjane e botrore,mediat,historian politolog analist te mbar botes jane perfshi te habitur e shastrisur me at qe po ndodh me kufit e Kosoves.”nena shqiperi”as gek as mek.gjatoshi lajmerohet nga gjiri lalzit i lumturuar qe marrveshjet tinzare me beogradin po zbatohen.o perendi po popull naiv i prapambetur e me servili ne bote.nuk besoj qe ka komb ma servile ne kete rruzull.po mos rstesisht po doni te thoni qe serrbia na paska te drejte me shume se shqiperia,mos doni te na thuani se vetem 2 % e kolonve serrb qe jetojn ne Kosov pasken te drejte ,e shumica shqiptare ne Maqedoni qe minimizohet nga vet politikanet shqiptar nuk ju intereson ju jo.kush dreqin jeni ju qe i delni krah serrbit,perse u dashkan tokat tona te grabitura e te coptuara po nga kta “miqt tane”prape te na i ricoptojn.kshtu veproi shteti shqiptare edhe kundrejt malit te zi ,maqedonis,fal greqis .jeni vertet shqiptare???????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje