Pjesa dërrmuese, të ardhura konsumi. 1% e shqiptarëve, me mbi 50 mijë euro

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum dhe nuk ia dalin dot të kursejnë para.

Top Channel publikon të dhënat zyrtare që tregojnë se sa para kanë shqiptarët të kursyera në banka dhe se si ndahen këto kursime.

Analiza e Agjencisë së Depozitave tregon se individët shqiptarë kanë në total 2.4 milionë llogari bankare.

Por, pjesa dërrmuese e tyre janë llogari pagash ose depozita të vogla. Vetëm 24 mijë shqiptarë, ose më pak se 1% e totalit të popullsisë, ka kursime bankare më të larta sesa 50 mijë euro.

Në depozitat bankare shihet 80% i totalit të kursimeve të familjeve shqiptare, ndërsa pjesa e mbetur janë fondet e investimeve dhe letrat me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017, totali i depozitave që familjet kanë në banka arriti në 922 miliardë lekë, ose thënë ndryshe në 7.5 miliardë euro.

Numri i pakët e individëve që kanë më shumë se 50 mijë euro kursime tregon se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum e kësisoj, e kanë të pamundur të kursejnë mjaftueshëm para, në mënyrë që të mbrohen nga situatat e vështira ekonomike.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Pjesa dërrmuese, të ardhura konsumi. 1% e shqiptarëve, me mbi 50 mijë euro”

  1. perkthyesi says:

    Keto statistika tregojne dhe nje here varferine ekstreme qe ka pllakosur 99 perqint te shqiptareve, si dhe paaftesine apo keqdashesine qe ka klasa jone politike per popullin e saj!

  2. Kta jan pasaniket says:

    Nji perqind jan politikanet deputetet punonjsit e bashkive doktorret gjyqtarete avokatet analistet dhe gazetaret.te tjeret shajn njoni tjetrin nga nona dhe Enverin dhe han mender nje mut te ter rrin pa pun iks dysha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *