Shifrat që gëzojnë juventinët, Ronaldo shënon patjetër në ndeshjen e radhës

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Të gjithë prisnin që Cristiano Ronaldo ta niste me nga tre gola për ndeshje aventurën e tij të re te Juventus. Por portugezi e kuptoi shpejt që kampionati italian nuk ngjan fare me atë spanjoll dhe se në Serie A duhet shumë punë për t’iu gëzuar golit.

Deri më tani nuk ka mundur të realizojë me fanellën bardhezi, edhe pse në ndeshjen e kaluar kundër Lazios i shkoi shumë pranë, duke u ngatërruar me këmbët e veta para portës së boshatisur e duke i dhënë një asist kolegut Mandzukic.

Megjithatë, si në ndeshjen ndaj kryeqytatasve, ashtu edhe në atë ndaj Chievos, nuk mund të thuhet që nuk e ka provuar. Portugezi ka realizuar 15 gjuajtje, ndër to 8 në kuadrat. Shifra që asnjë sulmues tjetër nuk i ka arritur në katër kampionatit kryesorë europian.

Tani vjen ndeshja kundër Parmës dhe gjithçka lë të kuoptohet se këtë herë Ronaldo do të shënojë. Nga 9 sezonet që ka luajtur te Real Madrid, në 7 prej tyre CR7 ka arritur të zhbllokohet në javën e tretë. E madje, në sezonin 2015-2016 arriti të zhbllokohej pas një thatësire prej dy javësh, duke i shënuar 5 gola Espanyolit.

Shifrat flasin qartë: Parma duhet të bëjë vërtet kujdes, pasi goli i parë i Cristianos si juventin shtë duke ardhur…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *