TAP drejt mbarimit, 99% e tubacionit të gazsjellësit në Shqipëri është përfunduar

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
Konsorciumi Trans Adriatic Pipeline (TAP) deklaroi se ka përfunduar 99% e rrugës së projektit të tubacionit të gazit në Shqipëri.

“Rreth 213 km nga 215 km të rrugës TAP në Shqipëri dhe Greqi janë përfunduar tani”, bëri me dije konsorciumi.

“Rreth 210 km tubacione tashmë janë futur në Shqipëri”, shtoi TAP.

Zbatimi i projektit dhe hapja e Korridorit Jugor të Gazit do të jetë një hap historik drejt arritjes së sigurisë më të madhe energjetike dhe diversifikimit të furnizimeve me gaz natyror në Evropë, vuri në dukje konsorciumi.

Duke u lidhur me tubacionin Trans Anatolian (TANAP) në kufirin me Greqinë me Turqinë, TAP do të shtrihet përgjatë Greqisë veriore, Shqipërisë dhe Detit Adriatik, përpara se të arrijë në bregdetin e Italisë ku do të lidhet me rrjetin italian të gazit natyror.

TAP është pjesë e Korridorit të Gazit Jugor, i cili gjithashtu përfshin Gazsjellësin Jugor të Kaukazit (SCP) që kalon Azerbajxhanin dhe Gjeorgjinë dhe TANAP.

TAP do të jetë 878 kilometra në gjatësi (Greqi 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).

Aksionerët e TAP janë: BP (20 për qind), SOCAR (20 për qind), Snam S.p.A. (20 për qind), Fluxys (19 për qind), Enagás (16 për qind) dhe Axpo (5 për qind).(monitor)

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *