Të edukojmë brezat me frymën e gjelbër

28 Gusht 2018, 13:17Shëndeti TEMA
Të edukojmë brezat me frymën e gjelbër

 

 

Para disa ditësh, në faqet e Tema on-line botuam pjesën e parë të një cikli me tri pjesë për veprimtarinë e zhvilluar në Elbasan nga qendra « Shqipëria Europiane » në kuadër të projektit « Ambient i pastër – kulturë –qytetërim ». Në pjesën e parë treguam se si është situata e ajrit ujit dhe tokës në Elbasan. Ndërsa tani do të sjellim përvojën e një shkolle të mesme në këtë Bashki.

Pikërisht për të ilustruar këtë përvojë që është krijuar nw edukimin pwr mbrojtjen e mjedisit në atë takim e mori fjalën Msc Lidmonda Shehu, mësuese në shkollën e mesme « Anastas Çakalli », Kuqan. Ajo solli përvojën e saj nga shkolla ku punon dhe tregoi me shembuj konkretë punën që bëhet në këtë shkollë. Këtë vit tha ajo në klasat e XI u përzgjodh programi kurikular « Mbrojtja e mjedisit dhe efekti serrë » në klasat e XII kishim po ashtu një projekt tjetër : « Burimet ujore të zonës ku nxënësit jetojnë ». Në shkollën tonë, tha ajo, jo vetëm që ka një ndërthurje të kurrikulave me njohuritë për mjedisin, por bëhen shpesh edhe projekte të veçanta. Ndërkaq, një vend i posaçëm i kushtohet edukimit. Për këtë ne kemi përgatitur dhe kemi zhvilluar një fushatë sensibilizuese dhe përmes posterave dhe fletëpalosjeve kemi evidentuar slogane që kanë një peshë dhe forcë të veçantë. « Të edukojmë brezat me frymën e gjelbër », ky është slogani që frymëzon nxënësit e shkollës sonë të cilët kanë nisur të manifestojnë një ndjeshmëri tjetër në mjedisin e tyre në fshat. Projekti për burimet ujore të zonës dhe ruajtja e tyre nga ndotja që u mbështet edhe nga projekti i Qendrës « Shqipëria Europiane », u konkretizua me një aksion për pastrimin e disa burimeve dhe përrenjve të fshatit. Po ashtu, nëpër shtëpitë e fshatarëve u shpërndanë fletëpalosje në të cilat shkruhej se pa mjedis të pastër dhe pa jetën e gjelbër, të gjithë jemi të humbur. Po ashtu, në Ditën e Tokës apo në muajin e pyllëzimit nxënësit e shkollës sonë jo vetëm që kanë marrë pjesë në mbjelljen e pemëve të reja, por, për ta bërë këtë ditë më të shënuar, kanë veshur të gjithë për disa ditë bluza të gjelbërta, të sponsorizuara nga Agromed dhe qendra « Shqipëria Europiane ». Zonja Shehu paraqiti aty edhe mjaft projekte të realizuara nga nxënësit.

 

Mjedisin e zbukuron edhe kultura

Zonja Albana Drenogllava, specialiste në DRKK Durrës- sektori Elbasan (Drejtoria Rajonale e kulturës kombëtare, Durrës) u ndal në punën që kryhet nga institucioni që ajo përfaqëson për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore dhe edukimin përmes saj. Elbasani ka një trashëgimi të vyer, por sidomos harmonia fetare që gjendet e mishëruar sidomos edhe në lagjen Kala të Elbasanit e bën atë unik. Interesimi për traditën nuk përfshin vetëm kulturën shpirtërore por edhe kulinarinë, traditën e mikpritjes dhe organizimet festive me raste festash popullore siç është « Dita e Verës » që është kthyer në një festë kombëtare. Elbasani ka filluar të bëhet një vend tërheqës edhe për turistët të cilët gjejnë aty jo vetëm relike dhe artefakte të periudhave të hershme, por edhe gjurmë të shtresave të ndryshme qtë qytetërine dhe të kulturës. Në një vend mund të gjesh rrënojat e një kishe të vjetër, pastaj rrugën « Egnatia », pastaj Onufrin dhe vizita në Kala ku në një hapësirë prej më pak se 500 m2 ti ndesh një Kishë katolike, një ortodokse dhe një xhami, është vërtet një atraksion për turistët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje