Telegrami nga Hollywood-i… mbretit Zog i’u kërkua që motrat e tij të luanin në filmin ‘Graustark’

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar, të mërkurën e 23 marsit 1938, në faqen n°5, telegramin e producentit të njohur në Hollywood, z. Samuel Goldwin, i cili dëshironte asokohe që motrat e Ahmet Zogut të luanin në filmin e tij “Graustark” dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar autorizimin e mbretit të shqiptarëve.

Çfarë ka ndodhur më pas ?

Motra e mbretit Zog, eksperte prej etikete apo yje kinemaje ?

Ky është propozimi që u bëri një firmë prej Hollivudi :

Hollywood, 22 mars.

Z. Samuel Goldwin, drejtor i një firme të madhe në Hollywood, sapo ka dërguar telegramin e mëposhtëm tek ministri i Shqipërisë në Uashington :

“Dëshirojmë të diskutojmë me ju dhe princeshat mbretërore mundësinë për të marrë mendimin e tyre si eksperte për realizimin e “Graustark”, një film ku ngjarja zhvillohet në një mbretëri të vogël mitike të Evropës Qendrore.”

“Dëshirojmë gjithashtu të diskutojmë për mundësinë që princeshat të shfaqen vetë në filmin e personazheve mbretërore. Në rast marrëveshjeje, dëshirojmë të kemi autorizimin e mbretit Zog.”

 Gazetarët u nxituan menjëherë në kërkim të tri motrave të mbretit Zog, të cilat kanë qenë në Amerikë për njëfarë kohe. Por këto, të frikësuara nga të gjitha zhurmat që tashmë janë përhapur rreth tyre, refuzojnë çdo intervistë dhe kanë ikur nga Nju Jorku për t’u strehuar te një mik i familjes së tyre, në Filadelfia.

 Mendohet se mbreti Zog do të refuzojë autorizimin e kërkuar.

 Ishte pikërisht z. Samuel Goldwin, i cili, kohët e fundit, i kërkoi qeverisë egjiptiane leje për të marrë me qira « një apo disa piramida », me qëllim pajisjen e tyre me drita neoni, të cilat do të vinin në pah lavdinë e firmës së tij”.

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1938-telegrami-nga-hollywood-i-per-mbretin-zog-qe-motrat-e-tij-te-luanin-ne-filmin-graustark/

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Telegrami nga Hollywood-i… mbretit Zog i’u kërkua që motrat e tij të luanin në filmin ‘Graustark’”

  1. bukuria burgajetit says:

    NE kte vend sot muti kthehet ne hallv llamarina ne flori dhe gomarin ta servirin per kal , me kta gazetar dhe intelektual qe kemi sot injoranca hajvaneria antiatdhetarizmi gomarlleku turpi dhe degjenerimi kan mar rruget , tek fmit tuaj po e trasmetoni mashtrimin genjeshtren dhe idjotllekun tuaj po beshtyve lart te bie ne surrat o debil gazetar , ata qe jan njerez me dinjitet dhe kan dy pre mend duhet te largohen nga ky vend qe mos rrisin femij te çedukuar ku ter jeten te msojn genjeshtren mashtrimin te paverteten degjenerimin dhe budallallekun qe kaprekur fundin , nese nuk del njeri ta ndal hajvanerin gomarllekun dhe mashtrimin te udhehequr nga pjellat e antishqiptarve ky vend do shkoj drejt inekzistences , MOTRAT E ZOGUT NGA MATI ARTISTE HOLLIVUDI PORKA MIZERIA THOT ITALIANI gazetar debil injorant , nese gjyshi te tregoj prralla me zog apo ke mar nje grusht lek ,mos servir mutin per hallv o debil o debile gazetare çfar mutin te je ti ,HOLLIVUDI kerkonte motrat e zogut per film por ato nuk shkonin se ishin te nderçme o ju shkerdhefsha kurvat tuaja dhe kurvat e zogut , se zogut TUNES i vini onash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *